Toka

1/4 e tokës bujqësore të punueshme në Kosovë është e trajtuar me pesticide

Sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore në Kosovë është 410 478.8 hektarë (përfshirë tokën e përbashkët).

Periskopi.com Lajme

Nga gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore, pjesa më e madhe i përket: livadheve dhe kullosave (përfshirë tokën e përbashkët) me 52.7 %; si dhe tokës së punueshme, ku arat marrin pjesë me 45.2 %, kulturat shumëvjeçare (pemët, vreshtat, fidanet) 2.0% dhe kopshtet 0.1 %.

Këtë e bënë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ku thuhet se nga gjithsej tokë e punueshme – ara (185 385.5 ha), pjesa më e madhe është me drithëra 134 886.3 ha (72.8 %); bimë foragjere me 28 472.4 ha (15.4 %); perime me 7 859.2 ha (4.2%); patate 3 352.8 ha (1.8%); bishtajore 3 098.1 ha (1.7%) dhe kultura të tjera 7 732.3 ha (4.2%).

Sipërfaqe e ujitur, të paktën një herë gjatë periudhës referuese të anketës, është 20 456 ha. Kurse, gjithsej sipërfaqja e trajtuar me pesticide është 115 083 ha.

Sipas rezultateve, numri i gjedheve është 258 505 krerë; i deleve është 198 703 krerë; i dhive është 30 393 krerë; i derrave është 44 149 krerë; i njëthundrakëve (kuaj, mushka, gomarë) është 2 577 krerë; i shpezëve (pula, qura, rosa dhe pata) është 2 576 167 krerë; dhe gjithsej numri i koshereve të bletëve është 157 005./ Periskopi