lazio-roma

Ndaj Pescaras është më vështirë se ndaj Lazios

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan ka thumbuar rivalët lokal pas fitores së arritur në derbi.

Periskopi.com Uncategorized

Roma mposhti Lazion me rezultat të pastër 0-2, belgu shënoi golin e dytë dhe të fitores për Romen.

‘Goli? FedericoMarchetti nuk e pa pasi Stefan Radu e kishte bllokuar pamjen”.

“Ta shohim ndeshjen me Pescaran, ishte më e vështirë se ndaj Lazios”.

“E pamë edhe Milanin me Crotonen, doli të jetë ndeshje shumë më e vështirë se që u mendua”, ka thënë Nainggolan. /Periskopi/

 

manaj-pescara-638x425

Oddo rikthenë në skuadër Rey Manaj

Trajneri i Pescarës Masimo Oddo ka vendosur t'a falë sulmuesin shqiptarë Rey Manajn dhe e ka kthyer atë përsëri në skuadër.

Periskopi.com Sporti

Manaj ishte përjashtuar pak ditë më parë, për shkak të një përleshje me portierin e Pescaras në stërvitje.

Madje Oddo e ka kritikuar mjaft shumë duke i thënë se “Manaj nuk është as Totti e as Cannavaro”.

Oddo ka shpjeguar se nuk ekzistonte asnjë “çështje Manaj” në klubin e tij, por ka dhënë një mesazh paralajmërimi për djaloshin shqiptar në konferencën e sotme për shtyp, shkruan panorama.al.

Me këto fjalë të Oddos, është bërë e qartë se Manaj duhet të ulë kokën dhe të punojë shumë për të fituar një vend në formacion.

manaj-pescara-638x425

Rey Manaj përjashtohet nga ish legjenda e Milanit

Trajneri i skuadrës së Pescarës, Massimo Oddo u tregua i ashpër me sulmuesin e kombëtares shqiptare të futbollit, Rei Manaj, të cilin e ka dënuar për shkak të motiveve disiplinore, duke e lënë jashtë Serisë A këtë fundjavë.

Periskopi.com Sporti

Ish-mbrojtësi i njohur i Milanit, që tani drejton skuadrën e Adriatikut, nuk përdori aspak një lojë fjalësh për talentin nga Lushnja, që është huazuar nga Interi, shkruan top-channel.

“Rei Manaj është lënë jashtë për shkak të thyerjes së disiplinës. Nuk dua të diskutoj këtu gjërat që ndodhin në dhomat e zhveshjes, por kanë ndodhur gjëra që nuk duhej të ndodhnin. Preferoj më mirë të grumbulloj një lojtar të të rinjve, në krahasim me Manajn që nuk di të sillet. Kush pëlqen parimet e këtij grupi është i mirëseardhur, kush nuk e bën këtë veprohet edhe kështu”, tha trajneri i Pescarës.

Mediet italiane nuk kanë bërë ende të ditur detaje nga përjashtimi i një lojtari, që konsiderohet e ardhmja e përfaqësueses shqiptare, por përplasjet e tij me trajnerët nuk janë një risi. Pak kohë më parë, Rei Manaj u konfliktua dhe me trajnerin e Shqipërisë, Gianni De Biasi, duke kërkuar më pas falje e duke ia faturuar shpërthimin publik gabimeve të rinisë.

Rei Manaj është në pronësi të Interit, por është huazuar te Pescara, ku deri më tani ka shënuar dy gola.

manaj2

Manaj: Nuk jam si Messi e Ronaldo

Sulmuesi i huazuar te Pescara, Rey Manaj flet rreth barazimit të skuadrës së tij në këtë javë dhe thotë se i duhet më shumë bashkëpunimi me shokë, për shkak se nuk është lojtar i nivelit të Messit ose Ronaldos.

Periskopi.com Sporti

Anëtari i Kombëtares Shqiptare është i huazuar te skuadra në fjalë nga Interi, ndërsa po shkëlqen te skuadra e tij e re.

Ai madje shënoi dje golin e barazimit në ndeshjen e rëndësishme ndaj Genoas, por thotë se skuadra e tij ka mundur të fitojë ndeshjen në fjalë.

“Kemi marrë një pikë nga një ndeshje në udhëtim dhe kjo nuk ishte e lehtë. Ne duhet të luajmë me shpirt në pjesën e dytë dhe duhet t’u dhurojmë fitore tifozëve”, deklaroi Manaj.

“Në klasifikim kemi fituar një pikë, por mund të fitonim edhe dy tjera, por megjithatë jemi të kënaqur”.

“Titullar? Jam në dispozicion të trajnerit dhe skuadrës. Nuk jam si Messi e Cristiano Ronaldo, të cilët e marrin topin dhe shënojnë gol të vetëm, kam nevojë për bashkëlojtarët”, përfundoi ai. /Periskopi.com

cana

Cana hedh poshtë spekulimet që e lidhin me Pescaran

Periskopi.com Sporti

Ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin atë me një kalim te skuadra italiane Pescara.

Ditëve të fundit është raportuar shumë se 33-vjeçari mund të kalojë te skuadra në fjalë në afatin kalimtar të janarit, mirëpo ai mohon të ketë diçka konkrete në këtë drejtim.

“Nuk kam pasur ndonjë kontakt me Pescarën. Këto informacione i kam dëgjuar nga mediat dhe dua të theksoj se asgjë nuk është e vërtetë në lidhje me këto zëra të përhapura”, deklaroi Cana.

Aktualisht Cana është pa skuadër.  /Periskopi.com

manaj

Manaj kërcënon Interin

Periskopi.com Sporti

Talenti shqiptar i cili luan për Pescaran, Rey Manaj dëshiron të mposhtë skuadrën e tij prej së cilës është huazuar, Inter.

Të dy skuadrat takohen në këtë fundjavë, ku Manaj shpreh dëshirën që t’i shënojë gol zikaltërve.

“Në rast se do ti shënoj gol Interit do të isha i lumtur për vete por edhe për ekipin, megjithatë gjëja më e rëndësishme është që të dalim nga kjo ndeshje me një fitore ose të paktën me një barazim”, deklaroi sulmuesi i Kombëtares Shqiptare. /Periskopi.com