hetemaj (1)

Hetemaj me dhuratë për klubin e Super Ligës së Kosovës (FOTO)

Përparim Hetemaj i dhuron këpucë klubit të Drenicës.

Periskopi.com Sporti

Përparim Hetemaj ia ka dhuruar 23 palë këpucë sportive klubit të Drenicës.

Këto këpucë dhe disa doreza portierësh kanë ardhur si donacion për klubin.

“Klubi e falënderon Hetemajn për këtë donacion, dhe donacionet e vazhdueshme që ka dërguar për klubin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit të Drenicës. /Periskopi.comhetemaj

hetemaj

Hetemaj tregon arsyen pse zgjodhi Finlandën e jo Kosovën

Futbollisti i Finlandës, Përparim Hetemaj thotë se i është dukur më mirë të vazhdonte me Finlandën. Ai ka qenë shumë i përfolur kohë më parë se mund të zgjedhte Kosovën.

Periskopi.com Sporti

Futbollisti drenicas thotë se kjo ishte zgjedhja më e vështirë e jetës, por thotë se vendimi i tij për të luajtur me Finlandës edhe më tutje ishte më i mirë.

“Nuk ishte një gjë e thjeshtë. Janë dy vende që i dua dhe që do të doja t’i përfaqësoja të dyja, por kjo nuk është e mundshme”, ka thënë Hetemaj në konferencë për shtyp të hënën.

Ai e ka diskutuar këtë çështje për një kohë të gjatë me familjen dhe në fund e ka falënderuar Kosovën, por që vendosi të vazhdonte aty ku e kishte nisur. Ndikim në këtë zgjedhje pati edhe vëllai i tij i vogël, përcjellë Zëri.

“Mehmeti e kishte një rol të madh dhe tha se nuk do të bëja asnjë gabim sikur ta zgjidhja cilindo opsion, pasi të dyja opsionet ishin korrekte. Familja në Kosovë shpresonte ta përfaqësoja Kosovën, do të ishte nder për ta. Në fund, ndjeva që ishte më e mirë të vazhdoja me Finlandën”, ka përfunduar Hetemaj, i cili insiston se zgjedhja më e lehtë do të ishte pensionimi nga Kombëtarja. /Periskopi.com

Fudbalska reprezentacija Kosova svoju četvrtu međunarodnu prijateljsku utakmicu igra u nedelju, 7. septembra, protiv Omana. Selektor kosovske reprezentacije Albert Bunjaku. (Erkin Keçi - Anadolu Ajansı)

Hetemaj nuk luan për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku ka konfirmuar se Përparim Hetemaj nuk ka pranuar të luajë për Kosovën.

Mesfushori i Chievos luan prej vitit 2009 me Finlandën, pikërisht kundërshtarin e Kosovës në sfidën e parë për Kualifikimet ‘Russia 2018’.

“Hetemajt i kemi premtuar se nëse luan për Kosovën, nuk do ta grumbullojmë me Finlandën. Por, ai vendosi për Finlandën dhe duhet ta kuptojmë”, deklaroi Bunjaku. /Periskopi.com