krimi

Përleshje masive me sakica në Mitrovicë, ka të lënduar (Foto)

 Një rrahje masive ka ndodhur para pak çastesh në Mitrovicë, konkretisht në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

Periskopi.com Lajme

Sipas dëshimtarëve të rastit thuhet se përleshja ka ndodhur mes gati 14 personave mosha e të cilëve sillet rreth 15 vjeç deri në 21.

Njërit prej tyre thuhet se i është prerë veshi me sakicë ndërkohë ka edhe të tjerë që janë therë, raporton Lajmi.net

Gjatë konfliktit janë përdorur sakica dhe shkop druri. Ndërkaq Policia shihet të jetë në vendin e ngjarjes.

mitro-1

mitro-2

Mitrovice, perleshje



 

 

Përleshje masive mes shqiptarëve të Renovës e maqedonëve të Vardarit (Video)

Ekipi i Renovës ka humbur në udhëtim te Vardari i Shkupit me një gol të shënuar nga Bllazhevci në minute e ’78.

Periskopi.com Sporti

Por kjo ndeshje përfundoi me një përleshje mes lojtarëve. Ekipi i Renovës është ekip shqiptar, që një kohë është udhëhequr nga trajneri kosovar, Bilbil Sokoli.

Kjo përleshje thuhet se ka vazhduar edhe në dhomat e zhveshjes, teksa ekipi i Renovës është deklaruar në Facebook për këtë çështje.

“Fyerje në baza nacionale gjatë gjithë ndeshjes, një gol i shënuar nga pozita jashtë loje dhe shumë padrejtësi të tjera. S’kishe sit ë ndodhte ndryshe”, është shkruar nga Renova.

 

 

therrje

Policia jep detaje rreth përleshjes në Prishtinë ku u therr një nxënës

Një nxënës është therur me thikë pas një përleshje mes nxënësve të shkollës së mesme “Hoxhë Kadri Prishtina” dhe shkollës “28 Nëntori”.

Periskopi.com Lajme

Një dëshmitar ka thënë për KTV-në se nga kjo përleshje është lënduar një nxënës, i cili është therur me thikë. Ai është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Pjesëtarë të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Për këtë rast më parë është raportuar se ka pasur edhe të shtëna me armë.
Në orët e pasditës Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke konfirmuar rastin dhe duke dhënë detaje:
Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në afërsi të shkollës së mesme “Hoxhe Kadri Prishtina”, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor jugu në Prishtinë, si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor ku viktima o E.I, mashkull , 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ka marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor .
Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
Si rezultat i kësaj pak çaste më vonë policia ka arritur të identifikoj dhe të shoqëroj në stacion 5 persona lidhur me ketë rast, ndërkohë që njësitet policore janë në kërkim të personave të tjerë që dyshohen të jenë të përfshirë në rast.
Aktualisht hetuesit policor të stacionit jugu në Prishtinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore para se rasti të procedohet në institucionet përkatëse.