Sulmi më i përgjakshëm në Siri, 35 të vdekur në një shkollë

Rritet në 35 numri i të vdekurve si pasojë e bombardimit të djeshëm ndaj çarshisë dhe një shkolle në qytetin Maret en-Numan në Idlib në veriperëndim të Sirisë

Periskopi.com Lajme

Sipas informacioneve të siguruara nga zyrtarë të spitalit fushor, është rritur në 35 numri i personave që humbën jetën në sulmin e djeshëm ajror të regjimit sirian dhe aleatëve ndaj një shkolle dhe çarshisë në vendbanimin Has në veri të Idlibit.

Zyrtarët të cilët publikuan emrat e të vdekurve, thanë se 22 nga viktimat janë fëmijë, ndërsa gjashtë të tjerë mësimdhënës.

Ekipet e Mbrojtjes civile paraprakisht kishin njoftuar se avionët rusë kanë ndërmarrë 12 sulme në vendbanimin Has ndaj një shkolle dhe çarshisë.

Ndërkaq, sipas vlerësimeve të para ishte bërë e ditur se jetën e kanë humbur 18 persona ndërsa 21 të tjerë janë plagosur.

Fondi për Fëmijët i OKB-së (UNICEF) më vonë doli me deklaratë duke njoftuar se si pasojë e sulmit jetën e kanë humbur 22 fëmijë dhe gjashtë mësues dhe se ky ishte “sulmi më i përgjakshëm” ndaj një shkolle që nga fillimi i luftës në Siri e cila po zgjat më shumë se pesë vite.

Kabul

Në sulmin ndaj tempullit shiit 14 persona humbën jetën

Të paktën 14 persona janë vrarë, ndërsa 36 janë plagosur në sulmin ndaj tempullit shiit në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Periskopi.com Lajme

Sulmi ka ndodhur gjatë tubimit në tempullin shiit Karte Sakhi, një nga më të mëdhatë në qytet, gjatë Ditës së Ashurës kur shiitët shënojnë vdekjen e Hussein-it, nipit të profetit Muhammed, raporton AA.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Sediq Sediqqi tha se në mesin e të vdekurve është edhe një polic.