berisha

Këtë nuk e kemi pritur, lajmi i tmershëm për Kosovën vjen nga Besart Berisha

Besart Berisha nuk do të mund të ndihmojë Përfaqësuesen e Kosovës as në ndeshjet e vitit të ardhshëm. Shkak për këtë është bërë shtyrja e tij për të marrë nënshtetësinë e Australisë, shkruan gazeta Olle.

Periskopi.com Sporti

Pikërisht për shkak të këtij privilegji, Berisha nuk mundi të grumbullohet në katër takimet e këtij viti, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2016.

Sulmuesi prishtinas i Melbourne Victory, pasi mori lejen për qëndrim të përhershëm në Australi, shpresonte që këtë vit të merrte shtetësinë australiane, mirëpo sipas ligjeve të Australisë, ai duhet të presë deri në tetor të vitit të ardhshëm, shkruan “Perthnow.com.au”.

Për të marrë ligjërisht shtetësinë e Australisë, një person duhet të ketë qëndrim të përhershëm të paktën një vit, që i bie se Besarti nuk mund të largohet nga Australia deri në tetor të 2017-ës.

31-vjeçari, që javë më parë mori lejen nga FIFA për të luajtur me Kosovën, pasi më parë ka zhvilluar 13 ndeshje me Shqipërinë, i duhet të pres ndeshjet e tetorit me Ukrainën dhe Islandën, për të shpresuar nëse do ta shohim në fanellën e Kosovës.

tord-grip-2-515x343-780x439

Këshilltari i Albert Bunjakit, nderohet me çmimin e karrierës në Suedi

Ndihmës trajneri i Albert Bunjakut, Tord Grip, është nderuar sonte me një çmim të veçantë nga Federata e Futbollit të Suedisë.

Periskopi.com Sporti

Në një Gala mbrëmje, ku nuk mungonte edhe ylli i futbollit botëror, Zlatan Ibrahimoviç

Grip ka marrë çmimin e karrierës, derisa është duartrokitur gjatë nga qindra personalitete të larta të shtetit suedez.

Tord, që nuk linte ndeshje të Kosovës, pa qenë i pranishëm, sot ka mbetur vetëm këshilltar i Bunjakut. Ai gjatë karrierës së tij ka qenë ndihmëstrajner i të mirënjohurit, Sven Goran Eriksson tek Anglia e Meksika.

muharremi

Në intervistën për mediat suedeze pas marrjes së çmimit, është pyetur edhe për Kosovën.

“Nuk jam më atje. Isha në ndeshjen me Finlandën, por më pastaj nuk kam qenë në ndeshjet tjera”, deklaroi Grip për “Expressen.se”, raporton Gazeta Olle.

Tord tani ka mbetur vetëm këshilltar i Bunjakut.

 

dardanet-2

‘Dardanët’ me rregullore të re

Tifo grupi i Kosovës, “Dardanët” e ka publikuar rregulloren e vendosur, së cilës duhet t’i përmbahen anëtarët e tij në të ardhmen.

Periskopi.com Sporti

Sipas ligjit të tyre, trajnerët stërvitin, lojtarët luajnë dhe “Dardanët” bëjnë tifo.
“Detyrë e jona është që ta mbështesim përfaqësuesen tonë në të gjitha aktivitetet sportive që do të marrë pjesë”, shkruajnë tifozët zyrtarë të Kosovës.
Ndër të tjera, ata kanë njoftuar se thirrjet raciste, fyerjet, pankartat pa lejen e kryesisë së “Dardanëve” dhe rekuizitat e klubeve lokale, janë rreptësisht të ndaluara.
Kryesia e këtij tifo-grupi këshillon tifozët anëtarë që t’i respektojnë rregullat dhe kodet e mirësjelljes në stadium apo në palestra sportive, përfshirë këtu edhe veshjen e rekuizitave të “Dardanëve” ose të Kosovës, në ndeshjet që i zhvillon Përfaqësuesja e Kosovës si vendës apo mysafire.
Gjithashtu, “Dardanët” shkruajnë se për mosrespektim të rregullave të lartcekura, do të ketë ndëshkime nga “Dardanët” në bashkëpunim me organet shtetërore.
Shumë shpejt, “Dardanët” do të fillojnë me anëtarësimin zyrtar të tifozëve.
Të udhëhequr nga kryetari Lulzim Berisha – Luli, “Dardanët” synojnë të jenë shembull në Evropë për kulturë dhe moral.

kosovaekipi0306

Kjo është pozita e re e Kosovës në FIFA

FIFA pritet të dalë me renditjen e re të muajit nëntor.

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës nuk pritet të ndryshojë pozitë edhe pse humbi ndeshjen ndaj Turqisë 2-0.

Kosova do të vazhdoi të mbetet në pozitën e 164-të duke mos rënë në pozitë edhe pse u mposht por që tregoi lojë të bukur.

Kujtojmë që lista zyrtare nga FIFA pritet të dalë pas katër ditëve. /Periskopi.com/

bunjaku

Bunjaki: Rummenigge shihemi në Euro 2020

Fitorja e Gjermanisë ndaj San Marinos me rezultat 8:0 ka ngjallur temë debati në botën e futbollit. Gjermanët janë çuar në këmbë, duke propozuar që kombëtaret e mëdha të mos ndeshen fare me ato të voglat

Periskopi.com Sporti

Madje, Karl-Heinz Rummenigge e ka futur Kosovën në të njëjtin rang me Gjibraltarin, Andorrën e San Marinon. Edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen shtetet e vogla të luajnë në mes vete në parakualifikime. Por, Albert Bunjaki deklaron se Kosova nuk është e këtij niveli nënçmues dhe se shpejt do ta befasojë botën

Fitorja prej 8:0 e Gjermanisë si mysafire e San Marinos në kualifikimet e Kampionatit Botëror “Rusia 2018” ka hapur temë debati në botën e futbollit, e cila e ka prekur edhe Kosovën dhe si e tillë konsiderohet në disfavor të vendit tonë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Fillimisht sulmuesi gjerman, Thomas Muller, kishte shprehur neveri për kombëtaret e vogla. Pas ndeshjes me San Marinon, Muller kishte thënë se nuk e kupton FIFA-n se pse lejon që edhe skuadrat më të dobëta në planet të marrin pjesë nëpër kualifikime, kur dihet se ekipet si ai i San Marinos nuk mund t’i bëjë ballë aspak një skuadre të madhe siç është ajo e Gjermanisë. Sipas tij, duke i lejuar ekipet e vogla të garojnë nëpër eliminatore, FIFA po u shkakton dëme të mëdha kombëtareve të nivelit të lartë.

Kjo temë nisi nga Muller, për t’u përhap shpejt nëpër mediet botërore dhe duke u dhënë material analistëve për debatim. Së fundmi idenë dhe vërejtjen e Mullerit e përkrahi edhe ish-futbollisti i famshëm gjerman, Karl-Heinz Rummenigge. Madje, shefi ekzekutiv i Bayern Munichut e injoroi edhe Kosovën, e cila po merr pjesë për herë të parë në një kampanjë kualifikuese për Botëror.

Zëri shkruan se tri humbjet e fundit rresht të pësuara nga Kroacia (6:0), Ukraina (3:0) dhe Turqia (2:0) kanë bërë që Rummenigge ta fusë Kosovën në të njëjtin “thes” me San Marinon, Andorrën e Gjibraltarin, që nuk kanë pikë respekti në botën e futbollit. “Tani po luajmë kundër San Marinos, Kosovës, Gjibraltarit. Pyes veten përse nuk ka kualifikime për këto shtete të vogla?”, ka thënë Rummenigge në një intervistë për “Sport-Bild”. Madje, ai është ankuar se këto shtete kanë të drejtë të barabartë votimi në UEFA e FIFA me shtetet e mëdha si Gjermania.

Në anën tjetër, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, thotë se nuk ka asgjë të keqe nëse shtetet e mëdha vazhdojnë të takohen me ato të vogla. Megjithëkëtë, ai thekson se FIFA do ta analizojë këtë punë. “Magjia e futbollit është se skuadrat e vogla dhe ato shumë të vogla mund të luajnë ndaj skuadrave të mëdha. Kjo nuk ndodh shpesh. Këtë nuk e shoh si diçka dramatike”, ka thënë ai. “Ndërkohë, ne duhet ta analizojmë këtë punë. Do ta bëjmë më të mirën, do të vendosim për zgjidhjen më të mirë”, është shprehur Infantino.

Bunjaki: Kosova do të befasojë në eliminatoret e ardhshme

Por, ndaj Mullerit, Rummenigges dhe gjithë atyre që po e krahasojnë Kosovën me Gjibraltarin, San Marinon e Andorrën ka reaguar përzgjedhësi kosovar, Albert Bunjaki.

Përzgjedhësi kosovar beson se shtetet e vogla si ato të lartpërmendura në një të ardhme pjesëmarrjen në kualifikime do ta kërkojnë nëpërmjet parakualifikimeve. Por, thotë se Kosova nuk është e atij niveli, andaj do të marrë pjesë direkt nëpër kualifikime.

“Kjo temë daton edhe më moti. Sigurisht se në një të ardhme sistemi do të ndryshojë. Pra, skuadrat e vogla do të luajnë në parakualifikime”, thotë Bunjaki në një bisedë me “Zërin”.

Por, ai qetëson tifozët duke i siguruar se Kosova nuk do të jetë e rangut të San Marinos, Gjibraltarit e Andorrës. “Kosova është ekipi më i ri në botë që i ka zhvilluar deri më tani vetëm katër ndeshje. Loja jonë ka treguar se nuk jemi të atij niveli, madje qysh në fillimin tonë. Ne brenda një kohe të shkurtër kemi bërë përparim në ranglistën botërore. Ndërsa, synimi ynë është që pas këtyre kualifikimeve ta shohim veten në mesin e 100 kombëtareve më të mira të ranglistës së FIFA-s”, shtoi seleksionuesi kosovar.

Ai është i bindur se në eliminatoret e “Kampionatit Evropian 2020”, Kosova do ta befasojë botën e futbollit. “Këto kualifikime po na shërbejnë për t’u komponuar dhe për t’u rritur si skuadër. Prej lojës në lojë po dëshmohemi më të mëdhenj. Dhe, në kualifikimet e ‘Evropianit 2020’ do ta shihni se si do të përflitet nëpër botë për Kosovën, normalisht për të mirë”, potencoi Bunjaki me plot optimizëm.

16 shtetet e rrezikuara

Mediet e huaja theksojnë se 16 shtete, si: Lituania, Finlanda, Letonia, Estonia, Gjeorgjia, Armenia, Luksemburgu, Qipro, Maqedonia, Kosova, Moldavia, Malta, Lihtenshtajni, San Marino, Andorra e Gjibraltari mund të marrin pjesë në parakualifikime. /Zëri/

 

stervitje-kosova

‘Do të sakrifikoja gjithçka për të ndihmuar Kosovën’

Mungoi gjashtë javë për shkak të lëndimit dhe kësisoj i humbi dy ndeshjet e Kosovës ndaj Kroacisë dhe Ukrainës.

Periskopi.com Sporti

U rikthye nga lëndimi por ende nuk kishte luajtur me skuadrën e tij Nurnberg, edhe pse kishte stërvitur individualisht.

Kur erdhi ftesa e Kosovës nuk mendoi dy herë, për ta përfaqësuar shtetin e tij denjësisht siç e ka bërë këtë gjë që nga kohët më të vështira kur ka filluar aktivitetet e saja Përfaqësuesja jonë.

Enis Alushi tani mund të përjashtohet nga klubi gjerman, pasi luajti ndaj Turqisë pa marrë lejen e tyre, shkruan Telegrafi.com

Në një rrëfim ekskluziv për Telegrafin, Alushi rrëfen ngjarjen se si mori vendimin për të luajtur me Kosovën edhe pse e kishte të ndaluar nga klubi i tij.

“E kisha të ndaluar nga klubi të luaja për Kosovën, pasi kam qenë i lënduar për gjashtë javë dhe nuk kisha ndeshje me klubin. Gjatë gjithë kësaj kohe kam pasur stërvitje individuale dhe kam qenë në gjendje shumë të mirë fizike”.

“Ka qenë rastësi shërimi nga lëndimi pikërisht afër ndeshjeve të Kombëtares dhe kam vendosur t’i bashkohem Kosovës. E kam ditur vendimin e klubit, mirëpo pasi kam qenë në gjendje të mirë kam vendosur të udhëtoj drejt Antalyas për t’i ndihmuar Kosovës”, shprehet fillimisht Alushi.

Ai tutje ka rrëfyer me emocione se si ka luajtur me Përfaqësuesen e Kosovës në kohët më të vështira dhe me kushte katastrofale dhe se tani është në gjendje të bëjë gjithçka për ta ndihmuar atë.

“Shumë vite kam luftuar për pranimin tonë në UEFA e FIFA. Kam luajtur në kushte katastrofale për ta përfaqësuar vendin tim në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse un ndihme mirë fizikisht është gjë normale që të shkoj e ta përfaqësojë vendin tim”.

“E kuptoj shqetësimin e klubit tim, por edhe ata duhet të kuptojnë se ka qenë një rrugë e gjatë për ne si shtet dhe si Kombëtare për të arritur deri këtu. Unë dua ta ndihmojë gjithmonë vendin tim dhe kjo është ajo që kam marrë këtë vendim”, shprehet Alushi.

30-vjeçari thotë se do ta kishte përsëritur përsëri këtë gjë edhe herëve tjera.

“Asnjëherë nuk kam bërë asgjë të keqe kundër klubit tim. Kam qenë i shëruar dhe pasi nuk kishim ndeshje vendosa të udhëtoja drejt Antalyas. Në të tilla raste gjithmonë do ta merrja vendimin të luaja me Kosovën”, vazhdon tutje Alushi që shpjegon si si ka pasur bisedat me klubin pasi u rikthye në Gjermani.

“Kam pasur biseda me klubin, unë i kam dhënë arsyejet e mija ndërsa klubi të vetat. Çfarë do të bëhet në të ardhmen nuk e di, unë jam profesionist dhe do të jap gjithmonë 100% për klubin tim”, tha Alushi për Telegrafin.

Tutje mesfushori nga Podujeva ka folur edhe për ndeshjen që Kosova e humbi 2-0 ndaj Turqisë, duke thënë se ka përmirësime në lojë.

“Në mënyrën defensive ndeshja ndaj Turqisë ka qenë më e mira deri më tani. Ka përmirësime në të gjitha repartet, kemi bërë një hap pozitiv dhe jemi duke përparuar në këtë drejtim”, vazhdoi ish-anëtari i Paderborn, St Pauli e Kaiserslautern.

“Sa i përket se sa pikë do të kemi deri në fund të kualifikimeve, nuk mund të them saktë sa por do të mundohemi të mbledhim sa më shumë. Ka përmirësime në lojë dhe nuk do të mungojnë as rezultatet”.

Në fund Enisi ka folur edhe për kritikat dhe lëvdatat që ka marrë Përfaqësuesja e Kosovës.

“Dua t’i falënderojë të gjithë për përkrahjen e madhe që na kanë dhënë. Të gjithë duhet të kuptojnë se jemi në fillim dhe duhet kohë për të arritur nivelin e Kroacisë, Turqisë, Ukrainës apo Islandës”.

“Mendoj dhe besoj se jemi në rrugë të mirë por na duhet përkrahje e madhe pasi bashkë do të arrijmë shumë në të ardhmen”, përfundoi Alushi për Telegrafin.

Kujtojmë që Alushi ka një karrierë shumë të pasur në futbollin gjerman, ai ka filluar karrierën në akademinë e Borussia Dortmundit.

30-vjeçari ka luajtur për skuadra të respektuara në Gjermani si Koln, Paderborn, Kaiserslautern, St Pauli e Wehen.

enis-alushi-1
Enis Aushi
b

Ja sa paguhet Albert Bunjaki

Trajneri i Përfaqësues së Kosovës ka treguar se nuk ka ndonjë pagë të majme.

Periskopi.com Sporti

Në kombëtaret tjera trajnerët paguhen me shuma të majme por kjo nuk ndodhë edhe me Albert Bunjakun.

Ai ka deklaruar se po të dëshironte pagë më të madhe nuk do të drejtonte Përfaqësuesen e Kosovës.

“Është një shumë që më bën të jetoj mirë dhe t’i paguaj obligimet. Është pagesë që më mundëson të jetoj nga futbolli. Sikur t’i doja paratë do të shkoja diku tjetër e nuk do të isha në Kosovë”, ka thënë Bunjaki. /Periskopi.com/

donis

Flet Donis Avdijaj: Shqipëria nuk më deshi, Kosovën e zgjodha me zemër

Sulmuesi i Schalke 04, Donis Avdijaj së fundmi ka vendosur të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Talenti kosovar që është i huazuar në Sturm Graz të Austrisë nga skuadra gjermane Schalke, ka një kluazolë të vendosur prej 50 milonë euro.

Ai para ca ditësh ka dhënë lajmin se ka vendosur të luajë për Kosovën, sot ai ka shkruar një letër ku ka sqaruar gjithçka rreth vendimit të tij.

“Por gjithë këto që i përmenda sipri, lajmi se Kosova ime e shtrenjtë, vendi i lindjes së prindërve e i të parëve të mi u pranua në UEFA dhe në FIFA, pra kur asaj iu bë e mundshme tashme të luajë me kombëtaret e botës, për mua dhe familjen time ishte lajmi dhe surpriza më e ëmbël e jetës, sepse tashme isha i sigurt se unë do t’i bashkëngjitëm kombëtares më të re të botës”, shkruhet në letrën e Avdijajt.

Tashmë kontaktet sipas tij janë vënë dhe pritet në ndeshjet e ardhshme të luajë për Kosovën. /Periskopi.com/

avdijaja

1707222018-karl-heinz-rummenigge-2spaocvoef

Rummenigge: Nuk luhet ndaj Kosovës

Edhe presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, është përfshirë në debatin për rolin që kanë kombëtaret e vogla në kualifikimet në Kampionatin Botëror.

Periskopi.com Sporti

E gjitha kjo nisi kur Thomas Muller kritikoi FIFA pas fitores 8:0 të Gjermanisë ndaj San Marinos, me pretekstin se kombëtaret e mëdha nuk duhet të luajnë ndaj atyre të voglave.

Për këtë deklaratë Muller ka marrë një përgjigje të gjatë nga San Marino.

Kjo duket ka bërë që në këtë debat të përfshihet edhe Karl-Heinz Rummenigge, në një intervistë të dhënë për ‘SportBild’, e cila do të publikohet nesër, përcjell lajmi.net.

“Ne tani po luajmë ndaj San Marinos, Kosovës, Gjibraltarit. Jam duke pyetur veten pse nuk ka kualifikime për kombëtaret e vogla”, ka deklaruar Rummenigge.

Rummenigge kërkon kualifikime shtesë për kombëtaret e vogla, para se të mbërrijnë te ato më të mëdha, ndërsa këtu ka përmendur edhe Kosovën.

januzaj

Januzaj vendosë, Kosova apo Belgjika?

Kosova apo Belgjika, për herë të parë, Adnan Januzaj, flet për vendimin e tij, dhe këtë e bënë për mediat belge.

Periskopi.com Sporti

Ai shpreh synimin e tij që ka për t’u kthyer sërish tek Belgjika, derisa Kosovën nuk e përmend fare, përkundër pyetjes së gazetarit belg, përcjell Gazeta Olle.

Grumbullimi i fundit i Adnan Januzajt me Belgjikën ishte në shtator 2015, përderisa këtë vit nisën thashethemet se ai ka vendosur të zgjedhë Kosovën, por cili është komenti i tij për këtë?

“A e kam zgjedhur përgjithmonë Belgjikën? Nuk mund ta mohoj se synimet e mia janë të luaj sërish me Belgjikën në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’”, përgjigjet Januzaj për “Het Laatste Nieuws”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ai komenton edhe kritikat e njerëze për formën e tij. Januzaj u huazua në verë nga Manchester United tek Sunderland, por edhe këtu nuk është se po shkëlqen.

“E di se ka shumë dyshime për mua, por unë jam duke bërë çmos për t’i demantuar të gjithë ata që nuk besojnë në mua. Jam gati për këtë sfidë. Njerëzit po harrojnë se unë jam vetëm 21-vjeçar”, shtoi ai.

Januzaj, me prejardhje nga Istogu, asnjëherë nuk ka kthyer përgjigje për Kosovën.

bunjaku-copy

Celina refuzoi Kosovën?

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, në një prononcim ekskluziv për Borozani.com sot ka bërë të ditur se është falënderues ndaj trajnerit, Albert Bunjaki për lejen e dhënë.

Periskopi.com Sporti

Celina nuk morri pjesë në ndeshjen e fundit të kualifikimeve ndaj Turqisë, për arsyeje personale të tij.

“Mua më vjen keq që kësaj radhe nuk isha me përfaqësuesen. Kam kërkuar leje nga trajneri për shkaqe private  shumë të rëndësishme dhe selektori më ka dhënë lejen”, ka shkruar fillimisht Celina.

“Jam shumë falënderues ndaj selektorit për lejen. Të jeni të bindur se jam 110 përqind me grupin tonë (të Kosovës v.j.) dhe e di që pas pak kohe do të fillojmë me i fituar edhe ndeshjet që do t’i zhvillojmë”, ka përfunduar sulmuesi i ri i Kosovës, i cili aktualisht është i huazuar te holandezët e Twentes prej gjigantit anglez Manchester City.

Sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar katër gola në tetë ndeshjet e para të këtij stinori për Twenten.

kosov

Fatih Terim i habitur nga përformanca e këtij lojtari të Përfaqësues së Kosovës (Foto)

Kosova ka humbur me rezultat 2-0 ndaj Turqisë, mirëpo ka bërë një lojë tejet të bukur.

Periskopi.com Sporti

E futbollisti më i mirë në fushë për Kosovën, padyshim që ishte mesfushori Herolind Shala.

Djaloshi nga Drenasi nuk u ndal në asnjë moment duke vrapuar, duke kontrolluar lojën, ndërpreu aksione të shumta por edhe organizoi disa të tillë.

Paraqitja e tij e mrekullueshme ndaj Turqisë, padyshim që ra në sytë e trajnerit Fatih Terim.

‘Imperatori’, pas ndeshjes ka shkuar tek zhveshtorja e Kosovës dhe e ka nxjerrë jashtë futbollistin kosovar për ta përshëndetur atë dhe për ta përgëzuar për paraqitjen fantastike, përcjell Telegrafi.com

“Ishe më i miri në fushë sonte nga të dyja skuadrat. Ke shkëlqyer në mesfushë. Të kam përcjellë edhe në kampionatin turk me Kasimpasan dhe më pëlqen shumë si futbollist. Vazhdo kështu se do të arrish shumë në karrierë”, i tha Terim yllit kosovar Herolind Shalës.

Kujtojmë që Shala ka zhvilluar tri ndeshje me Kosovën dhe në të trija ato ka pasur paraqitje të mira.

Ai fillimisht u inkuadrua në lojë ndaj Kroacisë në pjesën e dytë për të ngjallur lojën, ndërsa ndaj Ukrainës dhe Turqisë ishte më i miri në fushë.

Kosova tani ka fituar një lojtar të mrekullueshëm në mesfushë i cili është i ri në moshë vetëm 24 vite dhe pritet të jetë lider i Përfaqësueses sonë për ndeshjet e radhës. /Periskopi.com

terim

 

KOSOVA / DARDANET/ Foto: NYT

“Dardanët” fillojnë festën para ndeshjes (Foto)

Grupi i tifozëve “Dardanët” kanë filluar festën para ndeshjes së Kosovës kundër Turqisë.

Periskopi.com Sporti

Tifozët kanë filluar festën para hotelit në Antalya ku po qëndron përfaqësuesja e Kosovës. /Periskopi.com

mutat

stervitje-kosova

Pëfaqësuesja e Kosovës vizitohet nga sponzori (Foto)

Drejtori gjeneral i Valës, Agron Mustafa, ka vizituar sot Përfaqësuesen e Kosovës, e cila është akomoduar në Hotelin “Kremlin Palace” në Antalya të Turqisë.

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja ka pozuar edhe një foto me Mustafën, përcjell Gazeta Olle.

Vala është sponzor gjeneral i Kosovës. /Periskopi.com

ag

 

 

kosovaekipi0306

Kosova mund të startojë me këtë formacion

Kosova sot ndeshet me Turqinë dhe tani po qarkullojnë disa formacione që mund të përdoren sonte nga trajneri Bunjaki.

Periskopi.com Sporti

Formacioni më i mundshëm është përsëri me Pnishi-Rrahmani në qendër të mbrojtjes. Shala mund të luaj para mbrojtjes dhe Muriqi mund të startoj edhe sot.

Ky është formacioni i mundshëm, 4-2-3-1:

Ujkani ; Perdedaj, Pnishi, Rrahmani, Paqarada ; Shala, Alushi ; Rashica, Zeneli, V.Berisha ; Muriqi.

kosova

Mediat turke me vëmendje të veçantë për Përfaqësuesen e Kosovës

Në stërvitjet e sotme të Përfaqësueses së Kosovës është parë një interesim i madh nga të gjithë.

Periskopi.com Sporti

I veqantë ishte edhe interesimi i mediave turke, të cilat ishin sot të pranishme në numër të madh, përcjell Sportali.Net

”Edhe sot ka vazhduar interesimi i madhe i mediave turke, ku morën në intervitsa shumë futbollistë, ndërkaq kryetari i FFK-së Fadil Vokrri ishte edhe në transmetim të drejt për drejt në disa TV”, njofton FFK.

Stërvitja e fundit e Kosovës do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:00.

av

50 Milionëshi i thotë po Kosovës

Sulmuesi 60 milionësh i Schalke 04, Dionis Avdijaj i ka thënë ''PO'' Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Këtë lajm e ka konfirmuar Supersport.Al duke potencuar edhe më tej se sulmuesi i talentuar i është bashkuar Kosovës në Antalya për stërvitje por nuk do të luaj këtë fundjavë përshkak të dokumentacioneve.

milot-rashica

Rashica ka një porosi për ‘Dardanët’

Anësori i Vittese, Milot Rashica, ka deklaruar se kërkon përkrahje maksimale nga ‘Dardanët’,

Periskopi.com Sporti

Ish mesfushori i Kosova Vushtrrisë, është shprehur se Kosovën e pret një sfidë e madhe ndaj Turqisë dhe pret në mbështetje nga tifozët e Kosovës.

“Gjithsesi pres një ndeshje të vështirë. Turqia është një kundërshtar i fortë. Ishte në kampionatin evropian”.

“Turqia luan para adhuruesve të vet, por besojë që edhe nga Kosova do të vijnë adhurues dhe shpresoj në një rezultat të mirë”, deklaroi Rashica. /Periskopi.com

ujkani

Ujkani: Dita ditës po përmirësohemi

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, ka deklaruar se ekipi është duke u kompozuar mirë para ndeshjes me Turqinë.

Periskopi.com Sporti

Kosova luan të shtunën si mysafire e Turqisë ndeshjen e katërt në fazën e grupeve eliminuese për “Rusia 2018”.

Ujkani pas stërvitjes së sotme të Kosovës ka thënë se e di që Turqia është e fortë, por beson që kosovarët do të bëjnë lojë të fortë dhe do të përmirësojnë gabimet nga ndeshjet e kaluara.

“Atmosfera është e mirë. Jemi një grup i ri interesant dhe kemi shumë talent dhe ngadalë po komponohemi dita ditës. Të jemi real sërish e kemi një ekip të fortë si Turqia, por ne duhet të kemi vetëbesim dhe të bëjmë lojë të mirë. Tash i dimë defektet tona dhe po përpiqemi që t’i mënjanojmë gabimet. Edhe Turqia është në krizë dhe ka ftuar lojtarë që më herët nuk ishin në përbërje. Do të ketë publikun e tij, por edhe ne do të bëjmë një lojë të fortë”, ka thënë ai.

bognar-tamas

FIFA vendos për trajnerin që do të ndaj drejtësinë në ndeshjen, Turqi-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë kundër Turqisë ditën e shtunë në Antalya, në kuadër të kualifikimeve për ‘Rusia 2018’.

Periskopi.com Sporti

UEFA ka përcaktuar që ky takim të drejtohet nga gjyqtari hungarez, Tamas Bognar, i cili për asistent do të ketë dyshen, Balazs Buzas dhe Zsolt Varga, transmeton KP.

Bognar së fundmi ka gjykuar ndeshjen në mes të Lihtenshtajnit dhe Shqipërisë e luajtur më 6 tetor në Vaduz, e cila u mbyll me fitoren e kuqezinjve.

Takimi i përfaqësueses sonë do të zhvillohet nga ora 18:00, ditën e shtunë. /Periskopi.com