perdhunim

E përdhunon dy herë vajzën 14 vjeçare

Një person me inicialet I.M. nga Koçani ka përdhunuar një vajzë 14-të vjeçare, ndërsa rastin e ka paraqitur dje nëna e vajzës S.M.(31).

Periskopi.com Lajme

Siç kumtoi policia maqedonase, ngjarja ka ndodhur pardje, kur I.M së pari e ka dërguar vajzën  në vendin “Gumata”  në afërsi të fshatit “Gërdovci, e ka nxjerrë nga automjeti dhe me përdorimin e dhunës e ka zhveshur dhe e ka prekur nëpër trup. Më vonë, e ka dërguar në periferinë e qytetit, ku në automjet, në mënyrë të ngjashme e ka kryer veprimin e njëjtë.

E mitura është mbrojtur dhe është munduar ta largojë I.M. njëkohësisht duke kërkuar ndihmë.

Ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.