Mustafa dhe norvegjezi

Mustafa: Norvegjia partner i rëndësishëm i Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të mërkurën në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Periskopi.com Lajme

Mustafa e njoftoi ambasadorin Sjaastad për të arriturat në Kosovë si dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e avancim të proceseve tjera.

Duke i uruar ambasadorit mirëseardhje dhe sukses gjatë misionit në Kosovë, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohje për përkrahjen e Norvegjisë për popullin dhe shtetin e Kosovës, në shumë drejtime.

Mustafa, gjithashtu, theksoi përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit me Norvegjinë, si një partner i rëndësishëm i Kosovës.

Ambasadori Per Strand Sjaastad, shprehu përkrahjen e mëtejme të Norvegjisë për Kosovën, duke theksuar edhe angazhimin e tij për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve./ Periskopi

Per Strand Sjaastad

Ambasadori i ri norvegjez: Dialogu Kosovë-Serbi kontribut drejt stabilitet rajonal

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Norvegjisë për Kosovë, Per Strand Sjaastad ,të cilit i uroi mirëseardhje dhe suksese në postin e ri, duke shprehur besimin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe për të thelluar edhe më shumë këtë bashkëpunim në të ardhmen në të gjitha sferat e rëndësishme për të dyja vendet, raporton Periskopi

Periskopi.com Lajme

Tahiri tha se Norvegjia është mbështetëse e madhe e Kosovës jo vetëm në dimensionin bilateral, por edhe në kuadër të aspiratës së Kosovës për integrime euroatlantike. Jemi të bindur në vazhdimin e përkrahjes së vendit tuaj në forcimin e shtetit të Kosovës.

Në vazhdim ministrja Tahiri foli për rrjedhat e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian duke theksuar se Kosova vazhdon angazhimin e saj në këtë dialog si një proces që po i ndihmon Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, fuqizon paqen në rajon si dhe po shtrijmë çdo ditë e më shumë sovranitetin shtetëror edhe në pjesën veriore të vendit duke shuar  strukturat paralele dhe integruar komunitetin serb të asaj pjese.

Ajo vuri në dukje se kjo fazë e dialogut është e shoqëruar me tensione të krijuara nga Serbia e cila ka provokuar rëndë me rastin e arrestimit të zyrtarit të lartë të policisë së Kosovës, Nehat Thaqi, si dhe duke sabotuar marrëveshjen për kodin telefonik.

Ndërsa, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Sjaastad shprehu kënaqësinë që është në krye të Ambasadës Norvegjeze dhe që do të ketë mundësi të angazhohet për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, ndërkaq siguroi se përkrahja e Qeverisë norvegjeze do të jetë e vazhdueshme në forcimin e shtetit të Kosovës, përpjekjet për reforma dhe zhvillim në të gjithë sektorët, perspektivën euroatlantike të Kosovës, si dhe në  rrugën e integrimit të Kosovës në BE. Ai foli edhe për rolin e Kosovës në dialogun e Brukselit duke vlerësuar në këtë rast edhe punën e madhe që po bënë Qeveria e Kosovës dhe ministrja Tahiri si kryenegociatore e këtij procesi gjithë këto vite.

Ambasadori Sjaastad po ashtu ka thënë se Norvegjia është partnere e rëndësishme e Kosovës, Norvegjia ka pasur një prani të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor që nga vitet e ’90-ta.

“Si Ambasador i Norvegjisë në Kosovë dhe Shqipëri, unë do të punojë shumë për të ruajtur dhe për të forcuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona edhe më tej. Ne jemi të angazhuar për të mbështetur stabilitetin rajonal, normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe zhvillimin ekonomik, dhe ne do të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta në integrimin e mëtejshëm të Kosovës dhe të Shqipërisë në bashkësinë euroatlantike”, deklaroi ambasadori Sjaastad.

Njëkohësisht ai shtoi se shteti i tij përkrah dialogun e Brukselit si një kontribut drejt fqinjësisë së mirë dhe stabilitet rajonal dhe vlerësoi se zbatimi i marrëveshjeve të këtij procesi  kanë rëndësi qenësore.

Në fund të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për të vazhduar bashkëpunimin si dhe për të qenë në kontakt të përhershëm për gjitha proceset që po kalon Republika e Kosovës./ Periskopi