ramos-pepe

Futbollisti i njohur afër nënshkrimit me Realin

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe është shumë afër nënshkrimit të kontratës së re me madrilenët.

Periskopi.com Sporti

Lajmi është dhënë nga radio Marca, e cila sqaron se bisedimet për rinovimin e kontratës së portugezit janë duke shkuar mirë.

Është vetë dëshira e 33-vjeçarit që të vazhdojë të mbetet pjesë e Los Blancos. /Periskopi.com

(L-R) Sergio Ramos of Real Madrid, Pepe Kepler Laveran Lima Ferreira of Real Madrid, Cristiano Ronaldo of Real Madrid during the Spanisch Super Cup match between Real Madrid and Atletico Madrid at Estadio Santiago Bernabeu on august 19, 2014 in Madrid, Spain(Photo by VI Images via Getty Images)

Tronditet Real Madrid

Real Madridi ka marrë një lajm shumë të keq.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i njohur i kësaj skuadre, Pepe, ka pësuar një dëmtim, i cili do ta mbajë atë jashtë fushave të lojës për rreth një muaj.

Lajmin e kanë dhënë mediat spanjolle.

Portugezi pësoi një dëmtim në sfidën e fundjavës ndaj Alaves.

Pepe do të mungojë edhe në sfidën ndaj Atletico Madrid, që zhvillohet në nëntor. /Periskopi.com

mourinho3

Mourinho e do yllin e Realit te United

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është i interesuar të transferojë në Old Trafford mbrojtësin e Real Madridit, Pepe.

Periskopi.com Sporti

Braziliani me pasaportë portugeze ka shumë gjasa të largohet në verën e vitit të ardhshëm nga Bernabeu.

Për 33-vjeçarin është duke shfaqur interesim edhe kampioni i Serie A, Juventus.

Megjithatë, raportet e mira mes Mourinhos dhe mbrojtësit në fjalë, mund ta shtyejnë këtë të fundit të kalojë te 20 herë kampioni i Premier Ligës. /Periskopi.com

real_1470167812-4272996

Juve e do yllin e Realit

Juventus është duke shfaqur interesim për mbrojtësin e Real Madridit, Pepe.

Periskopi.com Sporti

Braziliani me pasaportë portugeze spekulohet se mund të kalojë te skuadra torineze në verën e vitit të ardhshëm.

Për 33-vjeçarin raportohet se interesohet edhe Milani. /Periskopi.com

(L-R) Sergio Ramos of Real Madrid, Pepe Kepler Laveran Lima Ferreira of Real Madrid, Cristiano Ronaldo of Real Madrid during the Spanisch Super Cup match between Real Madrid and Atletico Madrid at Estadio Santiago Bernabeu on august 19, 2014 in Madrid, Spain(Photo by VI Images via Getty Images)

Ku dëshiron të pensionohet ylli i Realit?

Ylli portugez i Real Madridit, Pepe e ka përsëritur edhe njëherë dëshirën e tij të përfundojë karrierën e tij te kjo skuadër.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi në fjalë ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me klubin mbretëror.

Ai gjatë një interviste ka rikonfirmuar dëshirën për të mbyllur karrirën si lojtar tek “los blancos”.

“Unë jam i qetë, dëshiroj të ndihmojë Madridin, klubin që e dashuroj”, tha Pepe për  Antenna 3.

“Shpresoj që klubi të më thërras dhe të zgjidhim çështjën e kontratës. Unë jam i qetë, njerëzit në klub e dinë se kjo është shtëpia ime”.

“Unë veç se e kam thënë edhe më herët se dua që edhe sekondin e fundit të karrierës të luajë në Madrid”, shtoi Pepe.

33-vjecarit në këtë sezon i përfundon kontrata me Real Madrid. /Periskopi.com

pepe-vfl-wolfsburg-real-madrid-champions-league-06042016_qmqqhgbxpkspzdmxk8r9f24r

Pepe nga Madridi në Londër

Real Madridi nuk e ka ndërmend të plotësojë kërkesat e portugezit Pepe.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i madrilenëve ka disa kërkesa të reja për të vazhduar qëndrimin e tij në Santiago Bernabeu.

33-vjeçari spekulohet se është në listën e trajnerit të Chelseat, Antonio Conte, shkruan The Mirror.

Pepe që nga viti 2007 është pjesë e klubit mbretëror. /Periskopi.com

reali3

Edhe Pepe mungon ndaj Las Palmas

Periskopi.com Sporti

Real Madridi nuk do të mund të llogarisë në tre futbollistë për sfidën e fundjavës ndaj Las Palmas.

Në listën e të ftuarve nga trajneri Zinedine Zidane nuk bëjnë pjesë Marcelo, Casemiro dhe Pepe.

Për dy të parët është raportuar dje se do të mungojnë, ndërsa për reprezentuesin e Portugalisë u mësua sot se nuk do të jetë gati për ndeshjen që zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45. /Periskopi.com

pepe-mourinho

Pepe shfryen mllefin ndaj Mourinhos

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe ka shfryer mllefin ndaj ish-trajnerit të tij, Jose Mourinho.

Braziliani me pasaportë portugeze thotë se njerëzit i urrenin lojtarët e Los Blancos, në kohën kur Mourinho drejtonte këtë skuadër, nga viti 2010 deri më 2013.

“Në kohën kur Mourinho ishte trajneri ynë, njerëzit na urrenin kur ne hynim në fushë”, tha Pepe.

“Kjo zgjati tre vjet dhe falënderoj Zotin se ajo kohë shkoi shumë shpejt”.

“Gjërat ndryshuan kur Carlo Ancelotti erdhi te ne. Ju kemi mundur ta shihni që njerëzit filluan të na shihnin ndryshe sërish”. /Periskopi.com

pepe

Dua të pensionohem te Reali

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe shpreh dëshirën që të qëndrojë deri në fund të karrierës te madrilenët.

Portugezi lë të kuptohet se nuk ka arsye për t’u larguar nga Bernabeu.

“Unë do të doja që ta mbyll karrierën në Real Madrid”, tha 33-vjeçari.

“Jam i lumtur në Madrid, vajza ime shkollohet këtu dhe për mua ky është një vendim i lehtë”. /Periskopi.com