Wenger shpërthen ndaj trajnerëve rivalë

Arsene Wenger shpërthen në fund të vitit duke deklaruar se Pep Guardiola, Jurgen Klopp, Jose Mourinho dhe Antonio Conte deri tani kanë qenë zhgënjyes në çdo aspekt.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Arsenalit në fillim të sezonit kishte deklaruar se ishte i entuziazmuar nga fakti se do të përballej me disa prej trajnerëve më të mirë në botë. Por sipas tij, asnjë prej tyre nuk ka arritur të prodhojë ndeshjet e paharrueshme për kampionatin anglez.

“Jemi në mes të një kampionati ku konkurrojnë trajnerët më të mirë në botë dhe ka qenë zhgënjyes në çdo këndvështrim të mundshëm. Mendohej se do të ishte një vit i jashtëzakonshëm, por nuk kemi arritur të prodhojmë ndeshjet për të cilat njihet futbolli anglez.

Një sezon në Angli shquhet gjithmonë për 2-3 ndeshje të shkëlqyera, që janë absolutisht spektakolare dhe deri tani ne nuk kemi dhuruar asnjë të tillë”, tha tekniku francez i “topçinjve”.

‘Çmendet’ Guardiola, dëshiron dy superyje në City

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka disa kërkesa për drejtuesit e klubit anglez.

Periskopi.com Sporti

Guardiola është duke menduar të përforcojë skuadrën e tij, pasi nuk po arrin të nxjerrë më të mirën nga skuadra aktuale e tij.

Edhe pse shpenzoi në Leroy Sane dhe Nolito këtë verë, ai nuk është ndarë i kënaqur me përformancat e tyre.

Pep është i vendosur të transferojë Antoine Greizman dhe Alexis Sanchez në Manchester City.

antoine-griezmann-
Antoine Greizman, Atletico Madrid

 

Këtë spanjolli do ta bëjë në afatin kalimtar të verës që do të vie.

sancehzz
Alexis Sanchez, Arsenal

 

Sanchez dhe Greizman ende nuk kanë rinovuar me klubet e tyre dhe këtë City do të mundohet të shfrytëzojë. /Periskopi/

Guardiola kërkon yllin e Southamptonit

Trajneri spanjoll i Manchester City, Pep Guardiola është duke menduar të përforcojë repartin defanziv.

Periskopi.com Sporti

Guardiola dhe stafi i tij kanë shënjëstuar mbrojtësin holandez të Southamptonit, Virgil Van Dijk.

Dijk konsiderohet si i pa shitshëm nga drejtuesit e skuadrës së Southampton, por ‘qytetarët’ nuk do të dorëzohen dhe janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë funte.

dijk
Van Dijk, Southampton

 

City në këtë  verë transferojë qendër-mbrojtësin anglez, John Stones, nga Evertoni për një shumë të njëjtë por që ende nuk ka arritur të justifikojë shumën që kanë paguar për të. /Periskopi/

 

Shaqiri: Guardiolas i pëlqeja por nuk më besonte

Mesfushori i Stoke City, Xherdan Shaqiri, ka treguar për të kaluarën e tij te Bayern Munichu dhe raportet me Pep Guardiolan.

Periskopi.com Sporti

‘Shaqaattack’ siç e thërrisnin tifozët bavarez ka treguar për marrëdhëniet e tij me ish trajnerin e Bayern Munchen, Pep Guardiola.

Shaqiri është shprehur se me ardhjen e teknikut spanjoll në krye të Bayernit, situata e tij ndryshoi.

iri
Xherdan Shaqiri, në fanelën e Bayern Munchen

 

“Situata ime ndryshoi me ardhjen e Guardiolas, por kurrë nuk kam pasur probleme me atë”.

“Isha i lënduar disa herë dhe rastësisht lojtarë më të dobët se unë vinin nga banka rezervë dhe luani para meje”.

stoke
Shaqiri tashmë anëtar i Stoke City

 

“Isha i dëshpëruar dhe jo i lumtur dhe dëshiroja t’i tregoja trajnerit se ishte gabim. Guardiola fliste gjëra të mira për mua, por unë nuk mund thosha atij: ‘Nëse jo flisni mirë për mua, pse nuk po më inkuadron”, ka thënë Shaqiri për Spox.com. /Periskopi/

 

Guardiola: Largohem nga City e nuk e ndryshojë stilin e lojës

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur pas disa ndeshjeve jo të mirë të skuadrës së tij.

Periskopi.com Sporti

Pep është shprehur se më parë largohet nga pozita e trajnerit të Manchester City se sa të ndërrojë stilin e lojës së tij, që njihet si ‘tika-taka’ dhe presionin e madh që ushtrojnë skuadrat e tij.

“Ne do të luajmë ashtu siç mendojë unë, duke bërë gabime dhe duke u përmirësuar. Nuk mund të bëjë diçka që nuk është në stilin tim. Ky është futbolli i sotëm”.   “Unë besoj në stilin tim të lojës. Por nëse nuk jap rezultatet atëherë do të vendos pronari i klubit”, ka thënë Guardiola.

Cityt do t’i bashkohet sulmuesi Gabiel Jesus në janar dhe pritet që ai të shkëlqejë nën drejtimin e teknikut spanjoll. /Periskopi/

 

 

Guardiola i lumtur me kalimin e grupeve

Tranjeri i Manchester City, Pep Guardiola është shprehur i kënaqur me kalimin tutje të skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Manchester City nuk arriti më shumë se një barazim me Celtic në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

“Qytetarët” mbyllën fazën e grupeve në pozitën e dytë të Grupit C pas Barcelonës, me barazimin në xhiron e fundit 1 me 1 ndaj Celticut.

“Jam shumë i lumtur që jemi kualifikuar nga një grup shumë i vështirë. Duhet të fitojmë respektin në këtë garë dhe po e presim shortin”, ka thënë ai pas takimit. /Periskopi/

Ky është trajneri më i mirë në botë

Ish-ylli i Barcelonës, Real Chelseat dhe Interit, Samuel Eto’o beson se Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë.

Periskopi.com Sporti

“Pep ka gjithçka për të pasur sukses te City. Për mua ai ende është trajneri më i mirë në botë”, deklaroi kamerunasi.

“Ai gjithmonë i bënë skuadrat të luajnë sipas ideve të tij dhe kështu po bën edhe në Angli”,

“Në aspektin taktik ai vazhdon të jetë më i miri, nuk ka nevojë të shtojmë diçka më shumë këtu”, ka thënë Eto’o. /Periskopi.com

Barcelona do ta fitojë El Clasicon

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për El Clasicon e nesërme.

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i Barcelonës thotë se katalunasit janë në garë për ta fituar titullin.

Ai beson se ish-skuadra e tij do të fitojë nesër.

“Unë nuk mendoj se Barcelona ka pasur një fillim të keq të sezonit”, deklaroi Guardiola.

“Ata janë në garë për të fituar titullin dhe besoj se do të fitojnë nesër”, shtoi ai. /Periskopi.com

Kurrë nuk do të luajë për këtë skuadër

Joe Hart ka deklaruar se më nuk do të luajë për Manchester Cityn ndërsa kalimin e tij në Torino e sheh si urë lidhëse për ndonjë transfer të ndonjë klub tjetër.

Periskopi.com Sporti

Gardiani numër një i Anglisë ishte informuar nga menaxheri Pep Guardiola se nuk ishte në planet e tij. Me ardhjen e Claudio Bravos nga Barcelona, ishte e qartë se Hart nuk ishte i dëshiruar më nga spanjolli.

“Nuk jam këtu për të treguar se çfarë mund të bëj, jam këtu sepse duhet të shikoj për tjetër klub pasi nuk kisha mundësi që të rregulloja gjërat përfundimisht”, ka thënë Hart në një intervistë për Sky Sports.

1hart-barcelona
Joe Hart, Manchester City

“Dua të luaj mirë, ashtu si për Torinon dhe nëse interesohet ndonjë ekip nuk mendoj se Manchester City do të bllokonte kalimin”, ka shtuar ai. /Periskopi/

Mourinho dhe Guardiola kanë një marrëveshje

Oraret e ndeshjeve të Premier League kanë formuar një aleancë që nuk është parë asnjëherë deri më sot: atë mes Pep Guardiolës dhe Jose Mourinhos.

Periskopi.com Sporti

Tekniku i Manchester City u ankua për kalendarin e kësaj fundjave, pasi ishte skuadra e “Citizens” ajo që hapi këtë javë të kampionatit me ndeshjen ndaj Burnley, vetëm 72 orë pas sfidës me Mönchengladbach në Ligën e Kampioneve.

“Nëse të thonë të luash në 13:30, duhet ta bësh. Edhe po të ankohesha në Federatë, nuk do të ndryshoja gjë. Megjithatë, kjo nuk ndodh vetëm me ne, por me të gjitha skuadrat. Është e nevojshme që kalendari të përcaktohet duke u bazuar edhe te ndeshjet evropiane të skuadrave”, deklaroi Guardiola.

Çështja e orareve të ndeshjeve në Premier League është diskutuar me forcë nga Jose Mourinho prej kohësh. Në një intervistë për “Daily Mail”, trajneri portugez i Manchester United theksoi se drejtuesit e ligës angleze kanë krijuar një situatë të vështirë për klubet. Sipas tij, më shumë rëndësi i jepet kampionatit dhe jo sfidave në Ligën e Kampioneve apo Europa league.

/ Top Channel

Zyrtare: Guardiola tregon nëse Messi do të transferohet te City

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur rreth të ardhmes së Lionel Messit.

Periskopi.com Sporti

Strategu katalunas thotë se argjentinasi do ta përfundojë karrierën te Barcelona, duke hedhur poshtë mundësinë e transferimit të tij në Etihad Stadium.

“Unë e kam thënë këtë më shumë se një herë”, tha Guardiola.

“Messi do ta përfundojë karrierën në Barcelona. Dhe, kjo është ajo që unë thellësisht e dëshiroj”, shtoi ai.

29-vjeçari nuk po gjen gjuhë të përbashkët me klubin rreth rinovimit të kontratës, gjë e cila ka nxitur spekulimet për një largim të mundshëm të tij nga Camp Nou. /Periskopi.com

Kur Gerrard donte t’i shtrëngonte dorën Guardiolas (Foto)

Në vitin 2001 Barcelona dhe Liverpooli ishin takuar në një ndeshje në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Mirëpo, tani iu sjellim një foto të marrë nga interneti, ku Steven Gerrard shihet shumë i ri në moshë, duke dashur t’i shtrëngojë dorën pas lojës ish-yllit të Barcelonës, Pep Guardiola, aktualisht trajner i Manchester Cityt.

Ndërsa, vlen të ceket se Gerrard i dha dje fund karrierës si futbollist. /Periskopi.com

gerrard

Guardiola ‘voton’ Piquen për president të Barcelonës

Gerard Pique muaj më parë kishte thënë se një ditë do të kandidonte për president të Barcelonës.

Periskopi.com Sporti

Kjo fjali e tij kishte bërë bujë në mediume, por kishte marrë shumë përkrahje.

I fundit që i del në krahë mbrojtësit katalunas është trajneri i  Manchester Cityt, Pep Guardiola.

“A do të ishte Pique president i mirë? Unë do të votoja për të”, ka thënë Guardiola.

Pique ishte ndër më meritorët që Barcelona nënshkroi me kompaninë Rakuten një kontratë miliona euro.

Guardiola zbulon skandalin që i kishte ndodhur vite më parë

Pep Guardiola i ka dalë në mbrojtje Wayne Rooneyt.

Periskopi.com Sporti

Rooney është përfshirë në një skandal të madh, pas publikimit të disa fotografive pas ndeshjes me Sllovakinë, ku sulmuesi anglez shihet i dehur.

Rreth kësaj situate ka reaguar edhe Guardiola, ku ka kërkuar mirëkuptim, me arsyen se të gjithë janë dehur, madje ai zbulon edhe një rast të tijin, kur ishte lojtar i Spanjës.

“Isha në ndeshje ndërkombëtare gjatë karrierës time si lojtar dhe shpesh herë isha i dehur”, deklaroi Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Isha më fat që nuk doli asnjë fotografi. Edhe ju gazetarët jeni dehur ndonjëherë. Unë isha përgjegjës, ju poashtu ishit përgjegjës. Wayne Rooney poashtu është përgjegjës”, shtoi ai.

Nasri: Pep më tha se duhet të isha lojtar i këtij ekipi

Samir Nasri, ka deklaruar se Pep Guardiola i kishte thënë se duhet të ishte pjesë e Barcelonës.

Periskopi.com Sporti

Ylli i ri i Sevillas beson se ai ka një të ardhme nën urdhërat e trajnerit katalunas në Manchester City dhe se i kishte kërkuar të qëndroj para se të vendoste të nënshkruante për Servillan.

Nasri është i huazuar tek Sevilla nga Manchester City.

“Guardiola më tha se ‘me kualitetet që posedojë duhet të isha në Barcelonë dhe jo tek Manchester City” tha Nasri për L’Equipe du Soir.

“Ne kishim disa diskutime, ai dëshironte të qëndroj dhe të luaj për të. Unë i thash ‘jo’ sepse ai nuk më garantonte një vend në ekipin bazë. Unë dëshiroja të luaj”.

Nasri ishte dënuar nga Pep për shkak të mbipeshës para sezonit dhe nuk i besonte më para se të kthente francezin në skuadër.

Nasri shtoi më tutje “ Ai më tha se isha duke gabuar, por unë kam edhe dy vite kontratë me City”

Francezi pranoi se trajneri katalunas ishte rigoroz me të në verë, që të rikthente në formën ideale.

“Kur u ktheva nga pushimet, kisha një vit me lëndime dhe probleme private, isha mbipeshë pak, por jo aq sa thuhej isha vetëm 4 më shumë.

“Për Guardiolën, mbi 2.5 kg dhe ti nuk do të stërvitesh me ekipin.”

Ish lojtari i Arsenalit është duke shkëlqyer në këtë fillim sezoni me skuadrën e Sevillas në La Liga. /Periskopi.com/

 

‘Çmendet’ Guardiola, kërkon dhjetë lojtarë

Trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiolas si duket nuk po i mjaftojnë të gjithë ata superyje që ka në skuadër.

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich është i interesuar të transferojë edhe dhjetë lojtarë, të cilët i ka në listë.

Në afatin e parë kalimtar si trajner i Cityt, Guardiola shpenzoi plot 160 milionë funte për transferime, duke përfshirë edhe mbrojtësin John Stones dhe brazilianin Gabriel Jesus.

Mirëpo, duket se këto përforcime nuk po i mjaftojnë 45-vjeçarit dhe tani është i gatshëm të bëjë edhe një revolucion të madh në skuadër. /Periskopi.com

Bayerni do bëhet më i mirë me Ancelottin sesa me Guardiolan

Giovanni Trapattoni ka mbështetur bashkëkombësin e tij, Carlo Ancelotti, në punën si trajner i Bayern Munich.

Periskopi.com Sporti

Italiani thotë se Ancelotti po bënë më mirë punën te bavarezët sesa paraardhësi i tij, Pep Guardiola.

“Bayerni tashmë është duke luajtur një lojë ndryshe nën drejtimin e Carlo, për dallim nga koha e Guardiolas”, tha Trapattoni.

“Bayerni do të jetë edhe më dominues dhe më i suksesshëm nën drejtimin e tij. Carlo ka një shans të mirë për të fituar Ligën e Kampionëve me Bayernin”. /Periskopi.com

Guardiola u përzihet lojtarëve të Cityt edhe në jetën intime

Pep Guardiola u kërkon futbollistëve të tij të mos bëjnë marrëdhënie intime pas mesnatës.

Periskopi.com Sporti

Një gjë të tillë e ka zbuluar Samir Nasri, i cili për një kohë të shkurtër ka qenë nën urdhërat e strategut katalunas.

“Marrëdhëniet seksuale duhet kryhen para mesnatës”, tha Nasri.

“Ju duhet të flini mirë gjatë natës. Në këtë formë ka nxjerr më të mirën prej Messit dhe Leëandoëskit. Kështu do t’iu shmangeni problemeve muskulore”, theksoi ai. /Periskopi.com

Guardiola i befasuar nga ylli i Kosovës, e fton në skuadër

Nuk ka zgjatur shumë aventura e Bersant Celinës te skuadra holandeze e Twente-s. Ylli që mbron ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës u huazua në fillim të sezonit, por tashmë do të detyrohet të rikthehet, shkruan Albeu.

Periskopi.com Sporti

Ai ka shënuar katër gola në këtë fillim duke impresionuar Guardiolën që kërkon ta ketë nën urdhëratë e tij. Në Angli janë të sigurt se ai do të kthehet së shpejti në skuadrën e parë të Cityt.

Celina ndërkohë është shprehur se do të ishte shumë i lumtur në rast të një rikthimi.

Guardiola-Toure, e pabesueshme

Problemet ndërmjet trajnerit Pep Guardiola dhe mesfushorit Yaya Toure duket se nuk kanë të ndalur.

Periskopi.com Sporti

Trajneri dhe mesfushori i Manchester Cityt duket se prej kohësh nuk kanë raporte shumë të mira.

Kjo, sidomos ndodhi pas përfshirjes në debat të agjentit të Toures, i cili adresoi një varg akuzash ndaj Guardiolas muaj më parë.

Por, ky i fundit thotë se sot ka folur me futbollistin 33-vjeçar, mirëpo ai nuk ka vendosur që ta rikthejë në skuadër për ta aktivizuar.

“Kam folur me Touren në këtë mëngjes, kështu që natyrisht se është bisedë private”, deklaroi Guardiola.

“Kam lexuar se çfarë tha ai dhe kjo është e rëndësishme për të dhe Manchester Cityn. Yaya vazhdon të stërvitet me ne, por ju e dini situatën e tij. Asgjë nuk ka ndryshuar”, shtoi ai.

Toure sot i kërkoi falje Guardiolas për sjelljet e menaxherit të tij, mirëpo kjo nuk ka ndryshuar mendimin e trajnerit 45-vjeçar për të. /Periskopi.com