Pension dhe pagë nga buxheti i shtetit, Muja i ‘hekurt’ që nuk i njeh dënimet e Gjykatës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja për shumë gjëra mund të hyjë në historinë e Kosovës, por për moshën që ka, e që ende ushtron detyrën e të parit të një komune, mund të thyejë rekord edhe në botë.

Periskopi.com Lajme

77 vjeçari që ka shumë probleme me shëndetin, është bërë një ‘kështjellë’ e pathyeshme në Prizren.

Që kur është bërë kryetar, është përcjellë me skandale e pakënaqësi të shumë qytetarëve. Qyteti ndër më të bukurit në Kosovë, nuk është ngjallur ekonomikisht në mandatet e tij.

Jo vetëm kaq, ai është i dënuar me dy vjet burgim dhe vazhdon të jetë në postin e të parit të Prizrenit, ngase dënimin e ka me kusht që të mos kryej vepra të tjera penale gjatë 3 vjetëve të ardhshëm.

Shumë herë është kërkuar dorëheqja e tij. Një ndër më të rëndësishmet është për shkak të tragjedisë që ndodhi në këtë qytet, ku është shembur një shtëpi në Zonën Historike në Prizren, dhe i mori jetën një fëmije 3 vjeç.

Ramadan Muja, siç mëson Periskopi pavarësisht që nuk shihet askund, dënimeve që ka dhe mospunëve, ai merr pagën e kryetarit, por edhe pensionin.

Nga buxheti i shtetit, Muja, brenda në viti merr rreth 21 mijë euro në vit.

Shtëpia ku banon Ramadan Muja, kryetar i Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës, ka 250 metra katror dhe kap vlerën prej 150 mijë eurosh, ndërsa ka para të gatshme në bankë 103,416 euro.

Ai vet ka deklaruar se ka rrogën vjetore prej 18,664 euro dhe pensioni prej 1,896 euro.

Nuk përfundon me kaq, kandidati i PDK-së dhe kryetari aktual i Prizrenit, Ramadan Muja, është në mandatin e tij të tretë si kryetar i Prizrenit.

I doktoruar në histori, nuk duhet lënë pa përmendur se ai ka përjetuar edhe Luftën e Dytë Botërore.

Pavarësisht se ai dyshohej për keqpërdorim pronash, PDK-ja e kishte të preferuar dhe e kandidoi gjithmonë për kryetar, raporton lajmi.net

I njohur si refuzues i debateve televizive, i daljes para publikut, shikuesve dhe kundër-kandidatëve, Muja qëndron në fron që rreth 10 vjet, e premtimi më i famshëm i partisë së tij, mbetet 100 milionëshi për Prizrenin, që kurrë më nuk është përmendur pas fushatës.

E në fillim të muajit që kemi lënë pas, më në fund, Gjykata e Apelit ia kishte dalë ta caktojë një datë për një seancë ndaj Ramadan Mujës dhe ish-zyrtarëve të tjerë të Komunës së Prizrenit.

Palëve në këtë proces u ishin dërguar njoftimet e nënshkruara për datën 14 mars, por pak ditë më pas seanca është anuluar.

Ndryshe, pas dënimit në shkallën e parë në mars të vitit 2014, rastin ndaj kryetarit Muja dhe 5 ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj komune, që akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Apeli e kishte kthyer në rigjykim.

Prokuroria ishte ankuar ndaj këtij vendimi në Gjykatën Supreme, që e kishte anuluar vendimin për rigjykim dhe e kishte kthyer rastin për rishqyrtim në Apel./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Mësohet pensioni i pjesëtarëve të FSK-së

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka treguar se të gjithë pjesëtarët e këtij institucioni të cilët janë aktiv në shërbimin civil të punës dhe janë të gatshëm ta mbrojnë vendin e vet, kanë një favorizim më të veçantë për marrjen e pagës së tyre pas daljes në pension.

Periskopi.com Lajme

Në një përgjigje për Indeksonline, MFSK-ja ka treguar se pensioni i rregullt i pjesëtarëve të shërbimit civil të FSK-së  dhe TMK-së është 40 përqind e pagës së përgjithshme që e kanë  pasur më herët dhe se pensioni rritet për 2% më tepër.

“Pensioni i  rregullt i pjesëtarëve të FSK-së është 40% e pagës së pjesëtarit në momentin e pensionimit dhe për çdo vit të shërbimit si pjesëtar i FSK-së dhe si pjesëtar i TMK-së  kjo  rritet për 2% por nuk mund të kaloj 60% e pagës bruto”, thuhet në përgjigjen e MFSK-së.

Ndërkaq kujtojmë se transformimi i ushtrisë në FAK aktualisht është bërë i pamundur për shkak të nevojës për ndryshimin e Kushtetutës. Ky ndryshim, nuk mund të bëhet pa mbështetjen dhe votat e deputetëve serb, të cilët janë deklaruar se nuk e shohin si moment të përshtatshëm diskutimin për ushtrinë e Kosovës në këtë fazë.

 

 

 

 

 

 

Reklamë
Reklamë

MPB e pa vendosur për pensionet e parakohshme të policisë

Asgjë konkrete nuk është arritur sa i përket Projektligjit për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Edhe pse një muaj më parë vet ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni kishte deklaruar se nëse arrihet një pajtim me Ministrinë e Financave dhe Fondin Monetarë Ndërkombëtarë, ky projektligj do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

E një pajtim i tillë akoma nuk është arritur me Ministrinë e Financave dhe FMN-në bënë të ditur  për TribunaChannel, Shkodran Manaj, këshilltarë i ministrit Hyseni.

“Dakordohemi që Projektligji për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, të procedohet me tutje”, thotë përmes postës elektronike Manaj.

Por, implikimet buxhetore janë ato që mund të paraqesin problem për pensionimin e parakohshëm të Policisë së Kosovës.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kishte shfaqur këtë shqetësim. Ky institucion pati deklaruar se sipas Projektligjit, policët mund të dalin në pension të parakohshëm pa asnjë kontribut shtesë duke i shkaktuar kosto shtesë buxhetit.

Përveç që rrezikon buxhetin por edhe ndikon që edhe pensionime të parakohshme bujar.

Minohet sistemi pension i Kosovës.

Edhe njohësi i rrethanave ekonomike Ibrahim Rexhepi deklaron se kjo do të kishte implikime buxhetore.

Sipas tij, Qeveria duhet të analizojë mirë këtë çështje. Policia e Kosovës e vlerëson pozitiv këtë projektligj.

U mundësohet një kategorie pensioni i parakohshëm dhe punësimin e kadetëve të rinj./ Periskopi

 

 

Reklamë
Reklamë