divorce-640x414

Rritet numri i divorceve në Pejë

Në Komunën e Pejës ka shënuar rritje trendi i divorcit.

Periskopi.com Lajme

 

Shefi i Ofiqarisë në Pejë, Shefqet Thaçi, thotë se nuk ka javë që nuk janë sjellë nga gjykata 4 deri 5 shkurorëzime vetëm në Pejë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Trendi i shkurorëzimeve është në rritje. Shkurorëzimet po ndodhin kryesisht për interesa të ndryshme ekonomike e familjare, që të zgjedhin martesën me marrëveshje, që njëri të lirohet dhe përmes martesës jashtë të gjejë mundësinë e depërtimit e të lidhë martesa atje për shkak të kushteve të vështira ekonomike, në të cilat po jetojnë në vendin tonë”, tregon Thaçi njërën nga arsyet e shkurorëzimeve.

Hajnat vjedhin lokalin në qendër të Ferizajt – 60 mijë euro dëme (VIDEO)

Hajnat kanë thyer pasmesnate lokalin “Ardi Fashion” në qendër të Ferizajt duke vjedhur materiale në vlerë prej 60 mijë eurosh.

Periskopi.com Uncategorized

Pa ndonjë nguti hajnat bënë punën e tyre për rreth 12 minuta në lokal.

Ata morën orët, syzet dhe gjërat e tjera të shtrenjta.

Me të mbushur dy çantat, grabitësit u larguan pa nguti.

Pronari i këtij lokali, Ardian Jaha, që u informua nga policia mëngjesin e së shtunës, tregoi se pas kësaj vjedhjeje është në rrezik që t’i falimentojë biznesi.

Për kthimin e mallit të vjedhur ai po shpreson shumë në punën e policisë.

Nga kjo e fundit, Zëvendës Drejtori i Rajonal, Besnik Shabani, bëri me dije se nuk ka akoma ndonjë të dyshuar me atë që i ngjau këtij biznesmeni.

Megjithëkëtë hetuesit janë duke e bërë intensivisht punën e tyre.

 

rrahje

Meshkuj e femra përfshihen në rrahjen masive para Gjykatës së Pejës

Një rrahje grupore ka ndodhur dje në qytetin e Pejës në të cilën janë përfshirë nëntë meshkuj dhe një femër.

Periskopi.com Lajme

Sipas Policisë dje pasdite janë arrestuar nëntë meshkuj dhe një femër pasi që të njëjtit pas përfundimit të një seance gjyqësore përballë Gjykatës Themelore në Pejë janë rrahur mes veti.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.

Arrestohet drejtori i Inspeksionit në Pejë, dikur kandidat i LDK-së

Është arrestuar sot drejtori i Inspeksionit në Komunën e Pejës Demë Dashi.

Periskopi.com Lajme

Lajmin për arrestimin e Demë Dashit e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Komunës së Pejës Engelbert Zefaj.

“Jemi në dijeni që është arrestuar nga policia drejtori i Inspektoratit Demë Dashi, por nuk e dimë arsyen e arrestimit të tij,” tha shkurt Zefaj.

KALLXO.com kontaktoi edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës Baki Kelani për të mësuar rreth arsyes së arrestimit të drejtorit Dashi.

Kelani tha se sot është arrestuar një person në rajonin e Pejës.

“Ju informojmë së sot në rajonin e Pejës, Polica e Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në bazë të nenit 442 të KPK-së,” tha Kelani.

Demë Dashi

Gjykata

30 ditë paraburgim për zyrtarin komunal në Pejë

Zyrtari i Drejtorisë për Komunitete e Kthim dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndërhyrje në sistem kompjuterik.

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditës së djeshme, Policia ka arrestuar zyrtarin komunal të Drejtorisë për Komunitete dhe Kthim të Komunës së Pejës nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndërhyrje në sistem kompjuterik.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar punonjës në Zyrën për Komunitete dhe Kthim në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se që nga viti 2010 e deri më tani në mënyrë të kundërligjshme ka ndërhyrë në programin e tatimit në pronë dhe ka shlyer shuma të ndryshme të tatimpaguesve, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm në buxhetin e Kuvendit Komunal Pejë”, thuhet në raportin e përditshëm të Policisë.

KALLXO.com merr vesh së zyrtari i arrestuar nga Policia është H.K.

Dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndërhyrje në sistem kompjuterik i konfirmoi edhe prokurori Ardian Hajdaraj.

I pandehuri sot ka dalë para Gjykatës Themelore të Pejës, e cila ia caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Rastin e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës, Selvane Bukleta.

“I është caktuar paraburgimi në afat prej 30 ditëve”, tha Bukleta.