peja-sigali

Kjo është ora kur zhvillohet derbi i madh Sigal Prishtina-Peja

Sonte zhvillohet derbi i madh i basketbollit kosovar ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, fillon në ora 19:00.

Vendësve iu duhet fitorja patjetër, pasi që Peja momentalisht është në vendin e parë.

peja-3

Punimet e ndryshme nëpër rrugët e Pejës po i kushtojnë “Hidrodrinit”

Në disa pjesë të Pejës po kryhen punime të ndryshme, duke mos kursyer as shkatërrimin e infrastrukturës me kanalet që po hapen.

Periskopi.com Lajme

E nga këto gropime më së shumti po pëson rrjeti i gypave të ujësjellësit. Të gjitha këto dëme, siç thonë në Ujësjellësin e Pejës, po shkaktohen nga hapjet e pakujdesshme të kanaleve me buldozerë, pavarësisht se shumica e operatorëve i kanë marrë në “Hidrodrin” hartat informuese për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit, shkruan Koha Ditore.

E pasi i hapin kanalet po i lënë gypat e ujit të lirë e të ekspozuar pa asnjë mbrojtje derisa operatorët po i kryejnë punët e veta. Të gjitha këto dëme e prishje, siç thotë drejtori i ujësjellësit për Pejën, Lulzim Pupovci, po i kushton arkës së “Hidrodrinit”.

peja-sigali

Peja dhe Prishtina luajnë sot kundër këtyre skuadrave në FIBA Europe Cup

Dy ekipet më të mëdha të basketbollit në Kosovë, Prishtina dhe Peja sonte vazhdojnë me ndeshjet e radhës në "FIBA Europe Cup".

Periskopi.com Sporti

Derisa Prishtina e pret në shtëpi ekipin turk, Demir Insaat me fillim nga ora 18:30, Peja gjithashtu do të jetë nikoqire e ekipit rumun Cluj, në përballjen që do të zhvillohet nga ora 19:30 në palestrën “Karagaçi”, shkruan Sportali.net.

Prishtina ishte mposhtur me rezultat të thellë 100:58 si mysafir i Demir Insaat në Stamboll, në takimin që u zhvillua në kuadër të Grupit H.

Gjasat që prishtinasit të vazhdojnë tutje në fazën e radhës në “FIBA Europ Cup” janë minimale, pasi kryeqytetasit nuk kanë shënuar asnjë fitore deri tani.

Derisa Peja i ka punët pak më mirë pasi ka një bilanc prej 2 humbjeve dhe 1 fitoreje, dhe takimi i parë kundër Cluj, kishte përfunduar me fitoren e kësaj të fundit me rezultat 85:76. 

sigal

Prishtina dhe Peja sonte me sfida të vështira

Sigal Prishtina e Peja ndodhen para sfidave të vështira të radhës. Të dy skuadrat kosovare, të mërkurën, do të jenë mysafire në xhiron e tretë të FIBA Europe Cup dhe të dyja kanë përballë ekipe që llogariten favorite të mëdha, por edhe ato kanë shpresat e tyre.

Periskopi.com Sporti

Sigal Prishtina është mysafire e ekipit nga Rusia, Enisey, që është lider i Grupit H me dy fitore në po aq ndeshje, ndërkohë Peja do të përballet me skuadrën turke Gaziantep në kuadër të Grupit G, shkruan sot Koha Ditore.

Sigal Prishtina është e fundit në grup pas humbjeve nga Demir Insaati dhe Rilski Sportist, kurse Peja ka një fitore e një humbje, sikurse edhe kundërshtari i saj i radhës. Në grupin e Pejës prin Cluji rumun, që mposhti atë në sekondat e fundit javë më parë.

Prishtina luan ndeshjen në orën 13:10, kurse Peja në orën 17:00.
Trajneri i Sigal Prishtinës, Jeronimo Sharin, ka pranuar se ekipin e tij e pret një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë.

peja

Ky është çmimi i biletave për ndeshjen Peja-AEK Larnacad

Skuadra e Pejës do të debutojë në shtëpi në FIBA Europe Cup ndaj skuadrës AEK Larnacad.

Periskopi.com Sporti

Drejtuesit e klubit pejan kanë vendosur që çmimi i biletave të jetë vetëm dy euro shkruan GazetaOlle.com

Të kujtojmë që interesimi për këtë takim është shumë i madh.

Ramiz Kelmendi dhe Gazmend Muhaxheri

Ramiz Kelmendi tash tregton lirshëm, kolegun e partisë e ka kryetar

Lajmin për aderimin zyrtar të deputetit të Kuvendit të Kosovës e ka konfirmuar sekretari i Degës së LDK-së në Pejë, Engelbert Zefaj.

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi sot pasdite zyrtarisht ka aderuar ne Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, sekretari i Degës së LDK-së në Pejë, Engelbert Zefaj.

Po ashtu, në rrjetin social “Facebook”, vetë Ramiz Kelmendi  ka postuar një fotografi me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe stafin e tij, ku edhe ka konfirmuar aderimin në LDK.

“Një foto me kryetarin e Pejës dhe stafin e tij, njëkohësisht ju informojë që nga sot do jem pjesë aktive e LDK-së”, thuhet në postimin e deputetit Kelmendi.

Ditë me parë, tashmë ish-deputeti i pavarur, Ramiz Kelmendi në prononcim për KALLXO.com ka konfirmuar përafrimin e tij me subjektin e LDK-së.

peja

Suspendohet Karagaçi dhe Peja gjobitet me mbi 2 mijë euro

Fitorja e skuadrës së Pejës në superderbi ndaj Sigal Prishtinës i ka kushtuar 2 mijë e 150 euro dhe një ndeshje moslojë në terrenin vendas.

Periskopi.com Sporti

Ky është njoftimi që e ka lëshuar Komesari i Garave të Superligës sot, në Informatorin e dytë të stinorit.

“Gjatë pushimit në mes të çerekuttë katërt dhe vazhdimittë lojës, nga hudhjet e shikuesve që kanë qenë mbi bankën e KB Prishtinës, është gjakosur në kokë ndihmës trajneri i ekipit mysaÖr, Albert Sylejmani, ndërsa gjyqtarët kanë marrë vendim që ajo pjesë e shikuesve të largohet nga palestra.

Për këtë, konform nenit 49.9 të Propozicioneve të Garave KB Peja dënohet me €2.000,00 (dy mijë euro) dhe me një ndeshje moslojë si vendas,” ka shkruar njoftimi i sotëm në faqen zyrtare të FBK-së.

Për më tepër, edhe për shkak të lëshimit në organizim të ndeshje, KB Peja, konform nenit 48.17 të PG gjobitet me 150 euro tjera, ka shkruar ky njoftim.

Sipas dënimit të terrenit, Peja do të duhet që ndeshjen e xhiros së katërt ndaj Kerasan Prishtinës ta zhvillojë jashtë qytetit, pasi që në xhiron e tretë është mysafire e Trepçës.

Në anën tjetër, nga superderbi, prej lojtarëve është gjobitur vetëm Granit Rugova i Prishtinës, me 50 euro për shkak të gabimit teknik. Peja e Ötoi superderbin ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 81-73 dhe atë vetëm pas vazhdimeve.

Peja ka bilanc 2-0 pas dy xhirove të para, ndërsa Sigal Prishtina 0-2.

ARKIV

Peja fiton dramën ndaj Prishtinës

Klubi basketbollistik Peja ka bërë një rikthim sensacional në derbin kryesor kundër Sigal Prishtinës duke fituar në palestrën “Karagaçi” me rezultat 81-73.

Periskopi.com Sporti

Skuadra mysafire ishte më e mirë në çerekun e parë, të cilin e mbylli me epërsi prej 12 pikësh (8:20).

Me mbështetje të madhe të tifozëve, vendasit u përpoqën të ktheheshin në fraksionin e dytë, por vizitorët nuk lëshonin pe.

Sidoqoftë, pejanët ia dolën që ta ngushtonin rezultatin dhe pas pjesës së parë ishin prapa tetë pikë (24:32).

Sensacional ishte rikthimi i nikoqirëve në çerekun e tretë, në të cilin arritën në një moment që ta barazonin rezultatin (36-36) dhe pastaj për herë të parë kaluan në epërsi (43-41).

Pas disa barazimeve të disahershme, pjesëloja e tretë u mbyll me rezultat 48:47 dhe ky ishte çereku i parë të cilin Peja e përfundonte me avantazh.

Në dhjetëminutëshin e fundit, basketbollistët e ekipit vendas vazhduan të ishin më të përqendruar dhe pos që e ruajtën epërsinë, edhe e rritën shumë atë.

Mirëpo, kur besohej se pejanët e kishin në dorë fitoren, ata dështuan në disa raste dhe Prishtina kaloi në epërsi duke e bërë sërish dramatik fundin e derbit.

Në sekondat e fundit rezultati u barazua dhe koha e rregullt përfundoi me rezultat 67:67 duke bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime.

Në vazhdime, Peja u tregua skuadër shumë më e fortë dhe arriti që t’i gëzohet fitores me rezultat 81-73.

Kjo ishte fitorja e dytë sezonale e Pejës që e ka nisur më së miri garën për ta kërkuar titullin e Superligës së Kosovës në basketboll, derisa Sigal Prishtina e ka regjistruar humbjen e dytë.

basket

Sot zhvillohet derbi i madh në basketbollin kosovar

Kryendeshja e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohet të shtunën në “Karagaçi” me fillim nga ora 19:30, ku Peja është nikoqire e Sigal Prishtinës.

Periskopi.com Sporti

Verdhezinjtë e kanë nisur edicionin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, ku së pari kanë triumfuar në xhiron e parë ndaj Golden Eagle Yllit në Therandë, ndërsa së fundi kanë shënuar fitore edhe në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) kundër Feni Industries në “Karagaçi”.

Ndërkaq e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për bardhekaltrit, të cilët e kanë filluar edicionin e ri në elitën e basketbollit kosovar me humbje nga Bashkimi në Prizren, si dhe në kuadër të BIBL-it kanë pësuar disfatë nga Beroe në Stara Zagora të Bullgarisë.

Por pavarësisht këtij starti të dobët të Prishtinës, ndeshja që do të luhet nesër në Pejë pritet të jetë e fortë dhe me rivalitet të madh.

Ndërkohë në xhiron e dytë të Superligës, Trepça udhëton në Therandë për t’u ballafaquar me Golden Eagle Yllin, kurse Bashkimi është mysafire e Kerasan Prishtinës, si dhe Vllaznimi është nikoqire e Rahovecit.

E shtunë

Kerasan Prishtina – Bashkimi 13:00

Golden Eagle Ylli – Trepça 19:00

Peja – Sigal Prishtina 19:30

E martë

Vllaznimi – Rahoveci 19:00

Lopa / ilustrim

Skandaloze: Mishtoret në Pejë u kërkuan pronarëve t’ua blejnë lopët e ngordhura

Një pronar i disa lopëve në Pejë ka shprehur se pasi lopët i kishin ngordhur nga sëmundja gungore ishte kontaktuar nga pronarë të mishtoreve të cilët dëshironin t'i blinin lopët me çmim të arsyeshëm. Sipas tij ata kanë ofruar 200 euro për një lopë të ndordhur.

Periskopi.com Lajme

Personi në burime anonimiteti ka thënë për Indeksonline se pasi i ka ngordhur lopa, ai është kontaktuar nga dy pronarë mishtoresh të cilët i kanë ofruar nga 150 deri në 200 euro për blerjen e lopës së ngordhur.

“Kur e morën vesh se lopa më ka ngordhë, më telefonuan për ta shitur. Njëri më tha ta shes për 150, ndërsa tjetri 200. E refuzova sepse ato të holla nuk të nevojiten asgjë kur dikë e merr në “qafë” ka thënë personi në fjalë.

Në anën tjetër, Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës nuk ka njohuri për këto raste për shkak se vetë pronarët nuk i kanë lajmëruar rastet në institucionin adekuat. Lamir Thaçi, zyrtar për informim në AVUK  ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për këtë, ndërsa ka jepur informacione nga sëmundja gungore dhe procesi i vaksinimit.

“Tani ka përfunduar vaksinimi i kafshëve, e po ashtu edhe rastet e paraqitjes së sëmundjes janë në rënie, dhe është zvogëluar numri i ngordhjeve. Vaksinimi i gjedheve është bërë në tërë territorin e vendit. Kur kafsha vaksinohet pas afatit kohor të efektit dhënë nga prodhuesi i vaksinës kafshët imunizohet dhe nuk ka mundësi të ketë ngordhje. Në rastet kur kafsha është në periudhën e inkubacionit e cila nuk tregon shenja të sëmundjes, dhe pas disa ditësh mund te shfaqen shenjat klinike te sëmundjes, në këto raste mund të ketë ngordhje. Gjate vizitave të fermave nga doktorët e mjekësisë veterinare kafshët te cilat janë vaksinuar kane qene ne gjendje të mire shëndetësore” ka thënë Thaçi

BC Sigal Prishtina - KK Kumanovo 2009 (6)

Nesër fillon Liga Ballkanike për Sigal Prishtinën, Bashkimin dhe Pejën

Ekipi debutues nga Kosova në Ligën Ballkanike këtë stinor, Trepça, hapi me disfatë stinorin e ri, duke u mposhtur nga Tirana mbrëmë në “Asllan Rusi”.

Periskopi.com Sporti

Skuadrat tjera kosovare Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi, ia nisin stinorit nesër mbrëma (e mërkure).

 

Prej tyre, vetëm Peja është vendase, ndërsa Sigal Prishtina e Bashkimi janë mysafire. Peja pret ekipin e fortë maqedonas, Feni Industries në “Karagaç” (19:30) që do të jetë edhe dueli i parë i verdhezinjëve para shikuesve të vetë këtë stinor (në Superligë Peja ia nisi si mysafir ndaj Yllit).

 

Sigal Prishtina udhëton në Bullgari, ku do të ndeshet ndaj Beroes (17:00), ndërsa Bashkimi në Maqedoni, ku takohet me Kozuvin (19:00).

 

Sonte luhet vetëm një ndeshje në BIBL, ndërmjet Kumanovës dhe Teodos

Spitalin e Pejës e merr uji (Video)

Në një video që ka publikuar një qytetarë i Pejës, N. H., në rrjetin social Facebook shihet se pas të reshurave të shiut Spitalin Regjional të Pejës, gjegjësisht Repartin e Internos, ku janë të shtrirë pacientë me sëmundje të zemrës, i ka marrë uji.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij kjo ndodhë për herë të dytë brenda gjashtë muajsh.

“Në këtë repart janë dhënë hiç më pakë se 100 mijë euro në emër të riparimit apo intervenimit në pranverë, ndërsa tash pacientët i merr uji!!!”, shkruan Haxhosaj.

 

prishtina-peja

Sigal Prishtinës i hiqet ndalesa e transfereve, Peja në pritje

Kampioni aktual i Kosovës, Sigal Prishtina do të mund t'i regjistrojë të gjitha transferet e paralajmëruara për edicionin 2016/17, pasi FIBA ka hequr ndalesën e transfereve të shqiptuara ndaj këtij klubi në korrik të këtij viti.

Periskopi.com Sporti

Sigal Prishtina për shkak të dy lëndëve të humbura në Tribunalin e Arbitrazhit në Basketboll (BAT), e ka pasur të ndaluar transferimin e lojtarëve.

Në saje të angazhimit të kryesisë së klubit dhe krerëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), klubi ka arritur ti kryejë obligimet dhe tashmë me përbërje të plotë mund të paraqitet në garat vendore dhe ndërkombëtare.

Ndalesë të transfereve, të shqiptuar nga BAT ka edhe Peja dhe ky ekip është në fazën përfundimtare të negociatave për kryerje te obligimeve dhe heqje të ndalesës së transfereve.

FBK është në pritje edhe të konfirmimit për KB Peja para se të bëjë regjistrimin e lojtarëve që ky ekip i ka lajmëruar si transfere për edicionin 2016/17.

FBK vazhdon të jetë në dispozicion të klubeve dhe njëkohësisht falënderon Sigal Prishtinën e Pejën dhe organet përkatëse të FIBA-s për sjellje profesionale dhe qasje konstruktive deri më tani dhe presim që klubet tona të shmangin situatat e këtilla në të ardhmen.

superkupa

Shtyhet ndeshja e Super-Kupës së Kosovës në Basketboll

Periskopi.com Sporti

Finalja e Super-Kupës së Kosovës në basketboll e paraparë të zhvillohet më 28 shtator në mes Sigal Prishtinës dhe Pejës është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Një vendim të tillë e ka marrë Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, pas kërkesës të së dyja klubeve në fjalë, me arsyetimin se dëshirojnë të përgatiten më mirë për FIBA Europe Cup, Ligën Ballkanike dhe për garat vendore.

“Bordi i FBK-së ka votuar pro shtyrjes për kohë të pacaktuar të Superkupës së Kosovës, pasi një kërkesë e tillë është bërë nga Sigal Prishtina dhe Peja. Duke marr parasysh itenerarin e ngjeshur që do ta kenë këto dy klube në muajt e ardhshëm dhe ngarkesës së madhe, pasi që do të garojnë në tri kompeticione, atëherë Bordi ka votuar që Superkupa të luhet në një datë tjetër, për të cilën opinioni, por edhe klubet do të njoftohen me kohë”, ka deklaruar Leart Hoxha, sekretar i përgjithshëm i FBK-së. /Periskopi.com