pedro

Pedro-Barcelona, a e keni ditur këtë?

Pedro Rodriguez pranon se ka zhvilluar bisedime me Presidentin e klubit të Barcelonës, për t’u rikthyer në Camp Nou.

Periskopi.com Sporti

Anësori i Chelseat thotë se bisedoi me Jose Maria Bartomeun, për një rikthim të mundshëm në Camp Nou në verën e kaluar.

“Kam biseduar me Bartomeun”, tha Pedro.

“Është e vështirë të rikthehesh diku, por ju gjithmonë keni kujtime nga aventura në një klub”, shtoi ai.

Mirëpo, në fund drejtuesit e klubit katalunas vendosën të transferonin sulmuesin e Valencias, Paco Alcacer, gjë që rezultoi me mosrikthimin e Pedros në Camp Nou. /Periskopi.com