Kryesia e PDK-së mblidhet në ora 11:00

Periskopi.com Lajme

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në ora 11:00, për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar në vend.

Gjithashtu, pritet të diskutohet edhe për zgjedhjet lokale.

‘Mbretëria e Kosovës’ – mbesa e Thaçit tregon se a do të jetë deputete

Periskopi.com Lajme

Kandidatja për deputete, Evgjeni Thaçi Dragusha, ka thënë se nuk dëshiron të jap shifra të pasakta të votave deri sa KQZ nuk shpall rezultatet zyrtare.

Dragusha ka shkruar se pret rezultatet e KQZ-së dhe se falënderon të gjithë për mbështetjen gjatë kandidaturës së saj si deputete.

“Në pamundësi për t’iu përgjigjur një nga një numrit të madh të njerëzve të cilët janë të interesuar për rezultatin tim nga zgjedhjet e së dielës, iu informoj se unë ende po pres rezultatet zyrtare nga KQZ-ja. Duke mos dashur të iu jap shifra që mund të mos jenë të sakta, dhe duke mos paragjykuar asgjë, iu falënderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen dhe vullnetin që me keni dhënë që nga shpallja e kandidaturës sime. Si emër i ri në këtë garë zgjedhore kjo mbështetje nga ju është thelbësore qe unë të vazhdoj më tej dhe me sukses t’iu përfaqësoj në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës” ka shkruar Thaçi Dragusha.

Kusari-Lila tregon se kur do e braktis LDK’në

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari, e cila drejton Alternativën që në zgjedhjet e 11 qershorit u bë pjesë e listës së Lidhjes Demokratike, në emisionin Komiteti, ka folur për opsionet që ka para vetës koalicioni LDK-AKR-Alternativa, që u rëndit i treti në zgjedhje.

Kusari ka treguar nëse LDK po mendon të bëhet pjesë e ndonjë koalicioni qeveritar, formimin e së cilit fillimisht do ta provojë koalicioni PDK-AAK-Nisma, e cili doli i pari në zgjedhje.

Ajo ka bërë të ditur qëndrimet e Alternativës, e cila, sipas Kusarit, do të ketë së paku dy ulëse në Kuvend, në lidhje me koalicionet që mund ta bëjnë LDK-në pjesë të Qeverisë.

Kusari ka treguar se do të jetë në çdo formë së bashku me LDK-në, përveç në rast se kjo e fundit vendos të formojë koalicion me PDK-në në Qeveri.

Ajo bën të ditur se diçka e tillë do ta prishte marrëveshjen parazgjedhore LDK-Alternativa.

Mësoni çka shkruhet në letrën e Kusari-Lilës për drejtorët dhe nënkryetarin e shkarkuar të PDK’së (Dokument)

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka prishur koalicionin me PKD’në në Gjakovë.

Ajo i ka dërguar letër kryetarit të degës së PDK’së në Gjakovë, Hajdar Beqës ku e ka njoftuar për këtë vendim dhe për shkarkimin e nënkryetarit të Komunës nga kjo parti dhe tre drejtorëve.

Në dokumentin e siguruar nga Periskopi ajo i ka falënderuar për bashkëpunimin dhe i thotë se Beqës që sikur që e ka njoftuar disa herë deri më tani, kishte pakënaqësi me performancën e drejtorëve të deleguar nga PDK.

Ajo ka shkarkuar nënkryetarin, Ramadan Hotin, drejtorin e Shërbimeve Publike, Shkumbin Kastratin, drejtorin e Arsimit, Diana Qarkaxhijan dhe drejtorin e punëve Inspektuese, Gani Veselin.

Në dokument mes tjerash shkruan:

“Nëpërmjet këtij vendimi, nga sot, ju informoj se është ndërprerë bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Kosovës, dega në Gjakovë si dhe rrjedhimisht liroj drejtorët dhe nënkryetarin e Komunës nga detyrat e tyre. Ky vendim është efektiv që nga dita e enjte, 15 qershor me ç’rast janë caktuar personat tjerë tek të cilët do të dorëzohen detyrat”, ka shkruar mes tjerash Kusari-Lila./ Periskopi

 

Nis përçarja e PAN-it, shenjat e para që PDK do ta lë pa post Ramush Haradinajn

Periskopi.com Lajme

Ramush Haradinaj duhet t’i ketë 12 deri në 15 deputetë nga radhët e AAK-së dhe Nismës në mënyrë që ta marr mandatin nga partneri i madh PDK për ta bërë Qeverinë.

Kështu ka thënë një zyrtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës për KosovaPress.

Ky zyrtar, i cili nuk ka dashur që të dalë me emër është  shumë i afërt me kryetarin e partisë Kadri Veseli dhe ka qenë pjesë e negociatave për koalicionin parazgjedhor në orët e fundit të datës 10 maj mes PDK-së në njërën anë dhe AAK dhe Nismës në anën  tjetër.

Ky zyrtar  tha se koalicioni PDK-AAK dhe Nisma do ta formojë Qeverinë me njërën nga partitë që kanë vota më pak se PAN-i që nënkuptohet me Lëvizjen Vetëvendosje ose LDK-në.

Sipas këtij zyrtari pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja do të fillojnë negociata me partitë që janë renditur e dyta dhe e treta.

PDK-AAK- NISMA me potencial për probleme serioze të brendshme

Periskopi.com Lajme

Tash që janë numëruar mbi 99% e votave nga KQZ-ja, pritet që së shpejti të nisë numërimi i votave që ka fituar secili kandidat në listat zgjedhore. Kjo çështje duket se mund të krijojë ndërlikime brenda dy koalicioneve më të mëdha, e veçanërisht për koalicionin shumëpartiakë PDK-AAK- NISMA.

Bashkimi i shumë partive brenda një koalicioni të madh, si në rastin e PDK-AAK- NISMA dhe partitë e tjera pjesë të këtij koalicioni, mund ta vështirësojë procesin e numërimit të votave dhe të ndarjes së mandateve të deputetëve për secilën parti pjesë të këtij koalicioni.

Duhet kujtuar se kërkesa në KQZ për të lejuar nga një komisionerë shtesë për AAK-në dhe NISMËN nëpër vendvotime është paraqitur pikërisht për shkak të mosbesimit të thellë që këto parti kanë ndaj njëra-tjetrës edhe pse bëjnë pjesë në të njëjtin koalicion.

Tashmë që është bërë e qartë se koalicioni PDK-AAK- NISMA nuk ka arritur të fitojë as mandatet që këto parti kishin siguruar në zgjedhjet parlamentare 2014, tkurrja në numrin e deputetëve fitues brenda secilës prej këtyre partive ka për të qenë e ndjeshme.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, PDK ka patur 26 deputetë që kanë fituar më shumë se 10,000 vota, ndërsa AAK dhe NISMA kanë patur secila vetëm nga dy deputetë që kanë arritur të fitojnë në vitin 2014 mbi 10,000 vota. Duke qenë se në këto zgjedhje kanë qenë të gjithë bashkë në të njëjtën listë, vota pritet të jetë më e përqëndruar për të tre këto subjekte, që nënkupton se pragu për të fituar si kandidat brenda listës PDK-AAK- NISMA në këto zgjedhje ka për të qenë edhe më i lartë se 10,000 vota për një kandidat.

Duke u bazuar mbi rezultatet preliminare të KQZ-së, koalicioni PDK-AAK- NISMA mendohet të arrijë të fitoje në total rreth 38-39 kandidatë. Ky numër është tejet u ulët në raport me zgjedhjet 2014, dhe humbësit më të mëdhenj brenda këtij koalicioni parashikohet të jenë AAK dhe NISMA.

Kjo situatë do t’i tensiononte edhe më tej marrëdhëniet edhe ashtu të tendosura mes PDK-AAK- NISMA, dhe mund të shkaktoj parregullsi mes këtyre tre partive në procesin e numërimit që pritet të nisë për mandatet e kandidatëve për deputet.

PDK e humbi bastionin më të fuqishëm, ia mori Vetëvendosja

Periskopi.com Lajme

Vushtrriu njihet si bastion i PDK-së.

Komuna të cilën e udhëhoqi dhe u mundu të bëjë investime rrugore, nuk ndikoi që të qytetarët të ia japin sërish besimin.

Kësaj radhe Vetëvendosje prin në këtë komunë.

Gara është e ngushtë, por janë në pyetje ende edhe rreth 2 mijë vota.

Deri më tani në këtë komunë janë numëruar 92% e votave.

Besohet se është kandidatja Aida Dërguti ajo që përveç të tjerëve ka sjellë vota në këtë subjekt, kur dihet se vjen nga kjo komunë./ Periskopi

Ish-zëdhënësi i LDK-së, kalon në PDK (Foto)

Periskopi.com Lajme

Ish nënkryetari i LDD-së, Lulzim Zeneli që dikur ka qenë edhe pjesë e LDD-së së Nexhat Dacit i është bashkuar PDK-së së drejtuar nga Kadri Veseli.

Lajmin për aderimin e tij në këtë subjekt politik e ka konfirmuar vetë kryetari i saj, Veseli.“E mirëprita në ekipin e Fillimit të Ri Prof. Dr. Lulzim Zenelin, bashkëpunëtorin e afërt të ish presidentit të ndjerë, Dr. Ibrahim Rugova, njëherësh ish nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë”.

“Fillimi i Ri është një platformë qeverisëse për bashkimin e të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie partiake. Ftoj të gjithë intelektualët t’i bashkohen koalicionit të madh, koalicionit të fitores”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ish zëdhënësi i LDK-së për shumë vite, Lulzim Zeneli ka kohë të gjatë që është zhdukur nga jeta politike.

Xhavit Haliti tregon me kë do bëjnë koalicion

Periskopi.com Lajme

Në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit të gjitha partitë politike  të vendit janë mobilizuar në mënyrë që të jenë sa më pranë fitores.

Fushatat e tyre nuk kanë të ndalur, e sigurisht që edhe premtimet janë të shumta në numër.

Ndërkohë qe thuajse çdo ditë publikohen sondazhe nga organizata të ndryshme  për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit.

Xhavit Haliti anëtar i Kryesisë se PDK-së DHE kandidat për deputet nga kjo parti, u shpreh i sigurt në fitoren e koalicionit PDK-AAK-NISMA në zgjedhjet e 11 qershorit.

Haliti tha se tashmë edhe sondazhet e kanë nxjerrur fitues koalicionin në të cilin ai bënë pjesë.

Ndonëse nuk përmendi shifra të sakta, se sa janë mundësitë që të fitojnë, ai tha se përqindja do të  jetë e lartë.

“Fitues të këtyre zgjedhjeve sigurisht që e shohim koalicionin PDK-AAK-NISMA, por për përqindje nuk mund të flas. Për përqindje më saktë flasin sondazhet e kryera nga organizata të ndryshme, të cilët na nxjerrin fitues bindshëm”, tha Haliti për ‘Indeksonline’.

Sipas Halitit, ndonëse si koalicion po përpiqen që të bëjnë një fushatë sa më të mirë,  përsëri gjithmonë ka vend për kritika. Ai tha se e rëndësishme në këtë rast është se po respektohet rendi i partive politike në vend dhe që nuk ka probleme të theksuara.

E, sa i përket formimit të qeverisë së ardhshme, Haliti edhe njëherë u shpreh i bindur se qeveria do të udhëhiqet nga koalicioni i madh. Ndërsa, beson se nuk do të ketë nevojë për ndonjë parti tjetër shqiptare, pasiqë pakicat do të jenë të mjaftueshme.

Salihu takon mësimdhënësit e Skenderajt: Fillimi i Ri do ta ngritë cilësinë në arsim

“Besojmë se qeverinë e ardhshme do e formojmë ne si koalicion PDK-AAK-NISMA së bashku me pakicat, gjë e cila është obligim kushtetues, ndërkaq besojmë se nuk do të kemi nevojë për ndonjë parti tjetër”, tha Haliti.

Ndërkaq, i pyetur se cilën prej partive e sheh në vend të dytë, Haliti nuk pati ndonjë ide, pasi që si koalicioni LDK-AKR ashtu edhe Vetëvendosja qëndrojnë afër njëra tjetrës.

LDK: Thaçi përfshihet në fushatë, në Prizren koordinohet me Kryeziun e PDK-së

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është fotografuar në Prizren në shoqëri të Njazi Kryziut, zyrtarit të shkarkuar të komunës së Prizrenit, pas publikimit të “Dosjes Pronto” dhe një serie skandalesh të udhëheqjes së Komunës së Prizrenit prej Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), por të shpërblyer prej pasuesit të Hashim Thaçit në krye të PDK-së, Kadri Veselit, me një pozitë këshilltari në kabinetin e tij të stërmadh si ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Njazi Kryziu, për më tepër, është një prej drejtuesve të PDK-së në Prizren.

Prandaj, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), të cilës të martën i ka mbërritur kjo fotografi nga një qytetar i Prizrenit, të kulturës dhe traditës, shpreh shqetësimin se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kundërshtim me mandatin e tij kushtetues, po vazhdon të përfshihet në fushatën parazgjedhore në Kosovë, në përpjekje për t’u dalë në ndihmë bashkëpartiakëve të tij të PDK-së.

LDK konsideron se nuk ka asnjë shpjegim objektiv që e arsyeton praninë e një Presidenti të shtetit nëpër aktivitete jozyrtare, në kohë fushate dhe me eksponentë të njohur të një subjekti politik. Sigurisht PDK-së.

Kabineti i Presidentit të Kosovës, për të martën, kur është zhvilluar “vizita” e Hashim Thaçit në Prizren, nuk ka njoftuar për asnjë aktivitet zyrtar të tij.

Siç duket, vërejtja publike që iu bë atij nga LDK dhe shoqëria civile e mediat, për denoncim në Gjykatën Kushtetuese, ka bërë që Thaçi të mos e vazhdojë fushatën e tij në mbështetje të PDK-së nëpër shkolla.

Por, ai tashmë, fshehtas, siç dinë të punojë ai dhe bashkëpartiakët e tij, po mundohet ta shpëtojë PDK-në dhe satelitët e saj nga humbja e zgjedhjeve.

LDK kërkon nga vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe përfaqësuesit e korit diplomatik në Kosovë që të ushtrojnë ndikimin e tyre, për të penguar Thaçin që të keqpërdor institucionin e Presidentit për interesa të ngushta politike, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Por, LDK dhe partnerët e saj të koalicionit, të mbështetur nga qytetarët e Kosovës, më 11 qershor do ta qesin në opozitë Koalicionin e Mesnatës.

Kurse Thaçit do t’i duhet të japë përgjegjësi për ndërhyrjet e tij të shumta në punë që nuk i takojnë një Presidenti të shtetit.

E pranon anëtari i PDK-së: Nuk e mirëpritëm lëshimin e postit të kryeministrit

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokatike e Kosovës, Fatmir Xhelili në debatin Tribunë Zgjedhore është shprehur se fillimisht ka pasur pakënaqësi që Veseli ia la postin e kryeministrit Haradinajt.

Por, më tej ka nënvizuar se ky vendim u mirëkuptua pasi ishte në të mirën e Kosovës.

“PDK, por edhe lideri i saj nuk e ka synim qeverisjen por që Kosova të ecë përpara, që Kosova të kthejë besimin e partnerëve e këtë e ka dëshmuar më mire Veseli duke ia dhënë postin e kryeministrit Haradinaj. Kjo është dëshmi që lideri i PDK mendon për Kosovës. Këtë e ka dëshmuar edhe ish lideri i PDK”, ka nënvizuar përfaqësuesi i PDK.

A do dënohet Kadri Veseli për këtë poster? (Foto)

Periskopi.com Lajme

Ka vetëm dy ditë që kandidati i PDK-së, Bekim Haxhiu është dënuar me gjobë 1 mije e 200 euro për vendosjen e një posterit në një objekt publik.

Gabimin e njëjtë e ka bërë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Një poster me përmasave tepër të mëdha ai e ka vendosur në një nga konviktet e studentëve.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa PZAP e ka bërë shumë të qartë se nuk lejohet asnjë material reklamues në institucione publike, dhe jo sidomos në objekte të institucioneve arsimore.

Mbetët të shihet nëse Veseli do dënohet për këtë./ Periskopi

Bardhyl Meta zbulon kush nuk po i lejon anëtarët e PDK-së të marrin pjesë në debate

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Bardhyl Meta thotë se Kadri Veseli nuk po i lejon anëtarët e PDK-së me shku në debate.

Kjo ka ndodhur sërish sot, ku Xhavit Haliti edhe pse ka konfirmuar pjesëmarrjen në RTK në një debat me Metën dhe Glauk Konjufcën e Vetëvendosjes, një orë para debatit e ka anuluar atë.

Meta thotë se Fillimi i RI, përkthyer i bie shkuarja në opozitë.

Shkrimi i plotë:

Xhavit Haliti i koalicionit PDK-AAK-Nisma, s’erdhi në debatin Live – përballë z. Bardhyl Metajt te LDK-AKR-Alternativa-LD, dhe karshi z.Gllauk Konjufcës te VV;

– Njejtë sikur që s’po vjen as Ramush Haradinaj përballë, Dr.Avdulla Hotit e Albin Kurtit.

– Me nje dallim – Xhavit Haliti ka konfirmuar ardhjen, nje ore para fillimit te tij – dhe s’erdhi!

-Spo i len Kadri Veseli me u perballe me askend… Po e dine se Fillimi i Ri, peekthyer po i bie, shkuarje n’opozite e “Shtabit të Milionereve”!

Apo’jo?

P.S. Foto: Moderatori – RTK – z. Meta e z. Konjufca, presin kot, “të Guximshmit”! …

PDK- assesi kësaj radhe!

Xhemal Ahmeti Opinione

Partia e Hashim Thaçit është përgjegjëse për përdhosjen e Republikës gjithandej ku ajo ka ngecur ose ka dështuar rëndë. Zgjimi për korrigjim në fillim ishte shou, ndërsa sot kur pasardhësi zotohet e premton mungojnë ende dëshmitë konkrete e sidomos besimi i masave.

PDK nuk ka të drejtë të kërkojë edhe një shans para se të dëshmojë katarsisin total nga elementet që kanë demoluar shtetin deri më tani. As kësaj radhe ajo nuk del para votuesit me lista të pastra. Përkundrazi aty ka njerëz që drejtpërsëdrejti janë përgjegjës për katrahurën në arsim, shëndetësi, si të akuzuar për vjedhje maratonike dhe dështues gjithandej ku kanë pasur përgjegjësi. Madje aty kanë mbetur edhe «babaxhanë», pa bekimin e të cilëve rëndë të ketë ndodhur ndonjë keqpërdorim i përmasave të mëdha.

Po që se Kadri Veseli vërtet ia dilte të ofroj lista po aq të pastra siç organizon rrethin veprues të tij para zgjedhjeve, atëherë mund t’iu drejtohej votuesve me mëshirë edhe për një shans, kështu assesi.

*

PDK ka gabime historike nga paslufta e deri dje. Gjithçka nisi me ndarjen e Mitrovicës. E bëri Hashim Thaçi këtë rrëshqitje fatale me qëllim apo nga padija do ta thotë me siguri shumë shpejtë historia. Mitrovica de facto u nda në atë fazë kur serbët as që guxonin të kërkojnë diçka. Shumëçka në Kosovë dështoi në fillimet e saj për shkak të serviliteteve jodinjitoze të udhëheqësisë së pushtetit kosovar karshi të huajve. Nënshtrimi shkoi aq larg e aq i pervertuar saqë as Brukseli e Uashingtoni nuk e dinin saktësisht se cilat qendra në të vërtetë janë duke komanduar me Prishtinën.

Se kush gjithkush përzihej në fatin e Kosovës u pa shumë vonë dhe atëherë pasi u denacionalizuan edhe pikat më nevralgjike të ekonomisë kosovare si infrastruktura, komunikacioni, energjia dhe plotë të këtij drejtimi. Si pasojë e kësaj shitjeje gatifalë e damarëve gjenerues të kapitalit kosovar u stagnuan gjasat për mirëqenie dhe shkaktuan ikje masive të të rinjve gjeografikisht e idealisht drejt „opsioneve“ si ekstremizmi fetar, kriminaliteti, perëndimi e lindja.

Ekstremizmi i prodhuar nga keqqeverisja, pamundësia për tu shëruar, shkolluar apo realizuar në vend ua mundësoi organizatave religjiofanatike, politagjenturore të përlajnë e përvetësojnë shoqërinë edhe aty ku njerëzit as që e parafytyronin. Përndryshe si ecë pas Gëzim Kelmendit, Ramiqit apo Hoxhë Krasniqit shqiptari normal?

*

Duke pasur parasysh këto që listohen më lartë akuzat për veprimtarinë e SHIK-ut dhe ato të «Prontos», duken sikur partia t’i ketë lansuar vetë. SHIK ishte organizatë e domosdoshme informative e asaj kohe. Nuk ka ushtri e as shtet apo parashtet për organizma të tilla. Ish – pjesëtarë/e të saj ke sot në të gjitha partitë pa përjashtim, në shoqërinë civile, media dhe gjithandej. Për atë kohë ata kanë bërë punë patriotike. Nëse ka devijime dhe krime ato do të zbardhen, por jo në fushatë elektorale ku shohim edhe informatorët e saj më të regjur dikur ta akuzojnë për gjëra që edhe s’mund t’i ketë bërë ajo në konkurrencë me atë të «pandave» dhe krimeve tjera pasi as mundësitë nuk i kishte. Afera dhe metoda „pronto“ është ves i të gjitha partive jo vetëm në Kosovë. Të njëjtën e bëjnë të gjitha, varësisht se ku e kanë pushtetin. Me këto pseudoakuza nuk e dëmton kush partinë e Hashim Thaçit, sot të Kadri Veselit.

*

Nuk ka dilemë se Kadri Veseli del të jetë më i zgjuari nga të gjithë. Ai i dinë dhe me lëvizjet e tij i pranon këto gabime, prandaj donë ta shpëtojë partinë duke mos i dhënë prioritet për qeverisjen e ardhshme por duke mos e lënë edhe pa pushtet fare. Tash varret nga koalicionarët e kësaj partie se a do të groposen të gjithë bashkë apo do të shpëtojnë të gjitha. Ramush Haradinaj është figura nëpërmjet të cilit PDK sheh shpëtimin – ky i ka vetëm 100 ditë në qeveri, me Rugovën dhe jo me dështime që mbahen mend gjatë. Përkundrazi. Ai as që rrezikohet nga gjykatat dhe doli i pastër në çdo drejtim.

Edhe kësaj radhe të gjithë indikatorët flasin se PDK do të dalë sërish më e forta. Kjo se në krahasim me tjerat luan me kartën e premtimit të thyerjes me atë biografi të dështuar dhe kërkesën për një fillim të ri. Dhe në konkurrencë nuk ka subjekt që s’mund ta akuzosh për diçka, ngase secila është me trastën e saj plot thera biografike, strukturore apo në kundërshti me dëshirat dhe kërkesat e shumicës.

*

PDK e meriton sanksionimin e votuesve. Në kushtet normale, me masa të shkolluara përtej nivelit të PISA-s dhe me shtet ligjor si duhet PDK do të dilte këtyre zgjedhjeve duke paguar faturën për gabimet e saja të shumta. Ajo po si LDK nuk e meriton votën e qytetarit që donë Kosova të ecë përpara jo për shkak të konsistencës në orientim dhe paaftësisë se i ka dëshmuar të dyja kohëve të fundit, porse njëherë duhet vërtetë të bindë se ka ndryshuar stil, njerëz dhe bindje.  Jo kësaj radhe, këtë herë ajo më së paku meriton votë!

Blerand Stavileci tregon nëse do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Blerand Stavileci nga PDK ka folur rreth kandidimit të tij për kryetar të Prishtinës.

Në emisionin E’ Zone te Albba Morina ai e ka pranuar se e ka dëshirë të jetë kryetar.

“Është diçka që unë kam qejf, mendoj që janë dhe kam mundësi dhe potencial për diçka të tillë. Jo me këto inatet politike dhe partiake, por me marr atë që kemi bërë për disa vite, kemi bërë shumë nëse flasim veç për sport, e le më shumë”, ka thënë Stavileci.

Ndër të tjera, tha se krejt çka do të bënte është modeli i Erion Veliajt në Tiranë.

“Ka mundësi shumë me u ba për qytetin tonë, për kryeqytetin. Nuk jam i prirur për me fol për ato që nuk janë ba që shumë vite, por du me fol për ato që kanë me u ba”, ka thënë ai.

Stavileci ka thënë se nuk dëshiron garë, por dëshiron me ba punë dhe me qu para projektet dhe idetë./ Periskopi

Kandidatja e PDK-së kopjon Melanie Trump

Periskopi.com Showbiz

Fushatat zgjedhore të partive politike kanë ndryshuar nga viti në vit, që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Sidomos këto të fundit janë dukur sikurse fushatat e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por jo vetëm kaq, tashmë po kopjohen edhe veshjet.

Është Zonja Mexhide Mjaku-Topalli, kandidatja për deputete nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, ajo e cila ka kopjuar veshjen e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump.

Mjaku-Topalli, është kujdesur që modelin e njëjtë me ngjyrë thuajse të ngjashme ta vesh në tubimin zgjedhor në Ferizaj, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kandidatë të tjerë për deputetë nga Ferizaj dhe vende të tjera.

Kandidatja për deputete edhe këpucët i ka mbathur thuajse të njëjta me Zonjën Trump, asaj i mungojnë vetëm dorëzat ndoshta pse aktivitetet politike janë zhvilluar në stinë të ndryshme, njofton Klan Kosova

Zonja Trump, kështu ishte veshur më 20 janar në ditën e inaugurimit të burrit të saj, Presidentit Donald Trump.

 

Korab Shaqiri në fushatën e PDK-së

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari i njohur Korab Shaqiri, është parë të jetë pjesë e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, në Kaçanik.

Duket se ai ka bërë dhe hapjen e tubimit elektoral para gjithë simpatizantëve të PDK-së në atë komunë, transmeton Klan Kosova.

Ahmeti: Ikja e PDK’s nga debatet është frikë nga dështimet e saj në të kaluarën

Periskopi.com Lajme

Analisti politik Xhemal Ahmeti mos shkuarjen e PDK-së në debate televizive e konsideron si frikësim të saj nga debatet publike me kundërshtarët politikë.

Sipas Ahmetit mos interesim për debate, koalicioni parazgjedhor PDK-AAK-NISMA, ka shprehur ende pa nisur fushata zgjedhore duke arsyetuar atë me kërkesën e Këshillit të Pavarur të Mediave, se nuk lejohen debatet zgjedhore para nisjes së fushatës,“PDK por edhe Koalicioni PAN në përgjithësi shihet se nuk janë gjithë të interesuar për debate televizive. Qysh në start ata ikën nga debati, duke u arsyetuar me një kërkesë joserioze nga ana e KPM-së. Nuk besoj se e kanë më shumë nga frika se s’janë oratorë të zgjuar, ngase kanë të tillë në parti” u shpreh Ahmeti për Gazeta Blic.

Refuzimin e PDK-së, analisti Ahmeti e ndërlidhë edhe me qeverisjen e kaluar e cila drejtohej nga koalicioni PDK-LDK, gjë që sipas tij me mos shfaqje në debate po përpiqen t’i fshehin dështimet e qeverisë.

“Ky refuzim i debatimit për analistin është edhe një lloj pranimi se qeverisja në të kaluarën nuk ishte gjithaq e dinjitetshme siç e vetë-glorifikonin deri dje”, tha ai.

Ndërkaq duke komentuar mos pjesëmarrjen e PDK-së në debatin zgjedhor tek Jeta Xharra, Ahmeti vlerëson se atij ai më tepër është refuzim estetik, pasi që sipas tij, ky debat zgjedhor “nuk është debat i kulturës politike, por i ulërimave, banalishtes në gjuhë e formë komunikimi dhe jo vetëm emisionin por edhe partitë t’i bën si ata gladiatorët e parodizuar të kohës pararomake.

Formati është jo i debatimit dhe polemikës por i stilit “Kush fitoj ne qeshjen e politikës së jashtme në DebatinPërnime  është vetë-tallje”

Kujtojmë që ditë më parë edhe kandidati i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj ka refuzuar të merr pjesë në debate televizive sepse sipas tij kandidat tjerë për kryeministër të Kosovës nuk janë të nivelit të cilit Haradinaj i përket.

Zgjedhjet e parakohshme institucionale janë përcaktuar të mbahen më 11 qershor.

Në garë në këto zgjedhje janë gjithsej 26 subjekte politike nga to mbi 530 kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Nitaj: Koalicioni me PDK-në nuk ka qenë ndoshta zgjidhja më e mirë! (Video)

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj në “Click” të RTV21 ka thënë se koalicioni mes PDK-AAK-Nisma më të nominuar për kryeministër, Ramush Haradinaj nuk ka qenë zgjidhja ndoshta më e mira apo perfekte.

Mirëpo, sipas Nitajt, ky koalicion ka qenë zgjidhja e vetme e mundshme në raport me situatën e krijuar politike në vend.

“Kosova është përballë një ngërçi dhe pafuqie totale politike për t’i shtyer disa procese përpara dhe për t’i marrë disa vendime që janë jetike dhe në situatë të tillë është vlerësuar se ka qenë i domosdoshëm bashkimi i këtyre forcave politike për të krijuar një fuqi politike që ka vizion që se si duhet qeveria t’i qaset problemeve të ardhshme”, ka thënë ai.

Armend Ibrahimi zyrtarisht në PDK

Periskopi.com Lajme

Ish-kryetari i rinisë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-këshilltari i Isa Mustafës, Armend Ibrahimi i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Zyrtarizimi i tij në PDK është konfirmuar pas publikimit të një fotografie së bashku me liderin e kësaj partie, Kadri Veseli.

Kujtojmë, se Armend Ibrahimi ishte larguar nga pozita e këshilltarit të kryeministrit Isa Mustafa për shkak të pakënaqësisë me udhëheqjen e vendit.

Gjithashtu, ai ishte edhe në listën e kandidatëve për deputetë nga LDK në zgjedhjet e vitit 2014.