Qeveria

Paralajmëruan qysh moti riformatim, nuk japin emra

Partitë e koalicionit janë duke zhvilluar takime intensive për të diskutar rreth riformatimit të Qeverisë, ani pse publikisht nuk kanë dalë me rezultatet e takimeve.

Periskopi.com Lajme

Ndryshimin e disa ministrave, dhe largimin e disa prej tyre e pranojnë të dy partitë e koalicionit, edhe pse takimet për këtë çështje më shumë po i zhvillojnë ndaras se sa bashkë.

Lidhja Demokratike e Kosovës është   takuar në vazhdimësi për t’u dakorduar rreth tkurrjes së Qeverisë, dhe këshilli i kësaj partie pohon se disa ministra të saj duhen ndërruar.

Nënkryetari i LDK-së Haki Rugova ka thënë për Tribuna Channel se partia e tij është takuar shpesh për këtë çështje por se barrën kryesore për ta dizajnuar riformatimin ia kanë lënë kryetarit, Isa Mustafa.

Ndonëse nuk ka dashur të  flasë me emra ai ka pohuar se është diskutuar për ndërrimin e disa ministrave të partisë së tij, por se takimet dhe konsultimet po vazhdojnë edhe me partnerin e koalicionit.