edi-rama

Rama: Reformat çelën rrugën drejt BE-së. “Skenari grek” i PD-së dështoi

Kryeministri i vendit Edi Rama, në fjalën e mbajtur në seancën plenare foli për buxhetin e vitit 2017. Ai deklaroi se në këto vite është bërë një rritje e madhe e rrogave dhe pensioneve. Rama theksoi se reformat e ndërmarra çelën rrugën drejt BE-së.

Periskopi.com Lajme

Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, Rama akuzoi opozitën se skenari grek financiar që parashikuan se do të pësonte edhe Shqipëria, dështoi.

“Ky buxhet është një arritje shumë e rëndësishme pas përpjekjesh të madh dhe mundimesh jo të vogla. Besoj se një prej treguesve më kuptimplotë është spostimi i miliona dollarëve në buxhetin e qytetarëve.

Rritja më e lartë e rrogave dhe pensioneve në harkun e 25 vjetëve. Sa për të pasur një ide mjafton një krahasim i thjeshtë. Në 8 vitet e qeverisë së shkuar u spostuan 124 milionë dollarë. Ndërsa vetëm me këtë buxhet ne spostojmë 100 milionë dollarë. Ndërkohë nëpërmjet uljes së taksës së të ardhura personale kemi spostuar 140 milionë dollarë në harkun e katër viteve”, deklaroi Rama.

Rama u shpreh i bindur se kjo qeveri do të prezantojë edhe buxhetin e pestë të saj. “1.6 miliard dollarë të palikujduarn për rrugët. Po ju jap dhe një shifër tjetër meqe jemi tek gropat, për katandinë e doganeve dhe tatimeve.1.55 miliardë dollarë u munguan në 8 vjet qeverisje. E shtyu Shqipërinë një hap më shumë drejt greminës financiare, – vijoi kryeministri. – Tre buxhetet tona mundësuan shmangien e greminës, konsolidimin fiskal. Sot nga një ekonomi që luhatej me 0 dhe 1 përqind rritje kemi një ekonomi që këtë vit do të rritet mes 3.3 dhe 3.5% dhe do vazhdojë të rritet. Miqtë tanë këtu në të djathtë i parashikuan Shqipërisë një skenar grek, fantazuan dhe deflacionin që u mbiu në gjuhë disa kohë që do rezultonte fatale për qeverinë dhe PS që do përfundonte si PASOK. Por ja ku është qeveria dhe ku do të jetë dhe sot një vit për të paraqitur buxhetin e pestë. Por le të qëndrojmë tek buxheti i katërt. Jo vetëm rrisim rrogat dhe pensionet por financojmë reformat. Hyjmë në trajektoren e një ulje historike të borxhit ekonomik, stimulojmë miqeverisjen duke vendosur qytetarin më në qendër se asnjëherë më parë.

(gazeta-Shqip.com)

1

Berisha-Qeverisë: Ju jeni mafia e plehrave, nuk njihni kufi për të vjedhur këtë vend

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zbardhur në Kuvend sot, disa prapaskena dhe marrëveshje të fshehta të qeverisë me atë që ai e quan mafia e plehrave, dhe sipas tij po insiston për votimin e ligjit të importit të plehrave në Shqipëri. - See more at: http://www.noa.al/artikull/berisha-qeverise-ju-jeni-mafia-e-plehrave-nuk-njihni-kufi-per-te-vjedhur-kete-vend/630728.html#sthash.DCDZv1rW.dpuf

Periskopi.com Lajme

Berisha tha sot në fjalën e tij se veç të tjerave, “futja në kompaninë e pastrimit të Tiranës të kompanive të Ndragetës janë vetëm disa aspekte, ndërsa disa marrëveshje të tjera zbatohen në mënyrë sekrete si në shpellat mafioze në këtë qeveri.

Më tej ai shtroi pyetjes se “A e dini se sot duhet të ishte në Kuvend, duhet të ishte ligji për katastrofën e Pogradecit, që do ta shndërronte zonën më të pasur të Shqipërisë, në pellgun më të ndotur të Ballkanit dhe Evropës?!

Sipas Berishës ligji që i jepte jetë një projekti që nuk guxoi asnjë qeveri që nga viti 1992 deri sot t’i japë jetë ndërtimit të një megateci me torfën e kënetës së Maliqit, e cila në sipërfaqe që do të jepej për këtë qëllim për 157 milionë metër kub, e cila, sipas ekspertëve të shquar të fushës, për shkak të koeficientit të ulët energjitik, do të prodhonte 50 milionë metër kub hi me të gjitha mbetjet toksike.

“Ky është peshqeshi që Peleshi i bën Korçës me mafiozin?! Po ka mendje të sëmurë t’i lejojë vetes një vendim të tillë dhe duke bërë në sekret çdo ligj të vendit dhe duke mos patur asnjë opozitë tjetër. Si mund të veproni prapa shpinës o të babëzitur? A doni t’ju jap dokumenta të plotë? Ju jeni të mbërthyer kokë e këmbë nga mafia e plehrave! Ju jeni mafia e plehrave! Kufi nuk njihni për të vjedhur këtë vend”, tha Berisha.

Më tej në fjalën e tij Berisha ka folur edhe lidhur me shëndetësinë falas, ku sipas tij emrat e 90 mijë personave që kanë ndërruar jetë rezultojnë në lista sikur kanë bërë check-up. Berisha tha se Rama, Beqaj dhe koncensionari i Vilma Nushit nuk ngopen, ata po përçudnojnë edhe të vdekurit.

“Për të mbushur listat, për të mashtruar shqiptarët dhe për të shtuar fondet për kumbarin Rama dhe ndrikullën Nushi janë futur në lista emrat e personave që kanë vdekur prej vitesh. Emrat e 90 mijë personave që kanë ndërruar jetë rezultojnë në lista sikur kanë bërë check-up”, u shpreh Berisha. Ai kërkoi të mbahet përgjegjësi për këtë skandal me koncensionin e check-up që sipas tij është afera më e madhe korruptive në shëndetësi.

 

Basha-7

Basha: Rama synon që me paratë e drogës të blejë zgjedhjet e ardhshme

Periskopi.com Lajme

“Pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim, Edi Rama nuk mund të përballet me qytetarët në zgjedhje të lira dhe të ndershme, prandaj është kundër votimit dhe numërimit elektronik dhe shpreson që me presionin e krimit dhe paratë e drogës e korrupsionit të deformojë vullnetin e zgjedhësve”, ka deklaruar Basha.

Këtë deklaratë kryetari i opozitës e ka bërë në një bashkëbisedim me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Korçë. Në fjalën e tij, Basha ka vënë në dukje se zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe largimi i Edi Ramës janë themeli i garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Nuk e deshën votimin elektronik, nuk e duan votimin elektronik se kanë bërë një investim të madh tek droga, tek krimi dhe duan që përmes drogës dhe krimit të diktojnë zgjedhjet e ardhshme”, ka vijuar Basha.

Sipas tij, këtë tashmë nuk e thonë vetëm demokratët dhe qytetarët shqiptarë, por e gjithë bota përmes mediave më prestigjoze.

“Portali më i madh amerikan, gazeta e Kongresit Amerikan thotë qartë se Edi Rama e ka mbushur Shqipërinë me drogë me qëllim që të diktojë përmes drogës zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Basha.

Ai ka shtuar se, “zbatimi i ligjit të dekriminalizimit do të jetë një nga kushtet thelbësore për zgjedhjet e ardhshme, së bashku me kushtin tjetër madhor që PD dhe elektorati kanë vendosur: “Që me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka shtuar Basha.

/ Top Channel