Kjo është Pavarësia, vajza që u lind në ditën kur Kosova u bë shtet

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë

9 vjet pavarësi, Kosova me problemet e njëjta

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë

Tërmkolli flet për prapaskenat e ditës kur u shpall pavarësia: Sejdiu duhej ta lexonte deklaratën

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe veprimtarja e kamotshme, Melihate Tërmkolli, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se deklaratën e Pavarësisë me 17 shkurt 2008 do të duhej ta lexonte presidenti i atëhershëm, Fatmir Sejdiu, por kjo u bë e pamundur nga manifestimi i fuqisë politike të Hashim Thaçit.

Periskopi.com Lajme

Prandaj sipas Tërmkollit, deklaratën e lexoi Thaçi e jo Sejdiu.

“Deklaratën e Pavarësisë do të duhej ta lexonte Presidenti, Fatmir Sejdiu. Por, nuk ndodhi, për shkak të manifestimit të fuqisë politike nga atëherë kryeministri, Hashim Thaçi”.

Ajo ka treguar edhe përse nuk ishte ngritur në këmbë për himnin e Kosovës dhe flamurin e shtetit në ditën kur u aprovuan në Parlament, njofton Klan Kosova.

“17 shkurti në vitin 2008 është një moment jashtëzakonisht i veçantë, për të gjithë shqiptarët kudo ku kanë qenë, aq më tepër për deputetët që kanë qenë brenda asaj salle ku u bë shpallja e Pavarësisë së Kosovës”.

“Unë nuk jam ngritur në këmbë për flamurin dhe himnin dhe kam votuar kundër, por e them se unë sot e respektoj, sepse e dua dhe e respektoj shtetin tim – prandaj edhe e respektoj edhe himnin edhe flamurin. Por, besoj se flamuri i Dardanisë do të jetë një ditë flamuri i shtetit të Kosovës”.

Tërmkolli tha se do të donte që flamuri i shtetit të Kosovës të ishte propozimi i ish-presidentit, Ibrahim Rugova – Flamuri i Dardanisë.

“Por, propozimi për flamurin e Dardanisë dhe për himnin “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë” nuk u vu asnjëherë në rend dite në Parlamentin e Kosovës”.

“Madje, disa ‘komandanta’ e dogjën flamurin e Dardanisë dhe nuk reagoi asnjë institucion. Aty ishte shqiponja dhe elementet esenciale të historisë sonë kombëtare e politike si Kosovë dhe si shqiptarë”.

Tërmkolli pohoi edhe se 17 shkurt 2008 është padyshim “kontribut i shumë brezave”.

“Edhe unë në ato mundësitë e mia kam provuar të jap një kontribut, mbase modest, në këtë drejtim. Por, do të mbetet data më e rëndësishme në historinë e shqiptarëve”.

Reklamë
Reklamë

Thaçi pret nga deputetët votën për demarkacion, thotë askush s’ka të drejtë ta mbajë peng Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Samitin e Sigurisë që po mbahet në Munich të Gjermanisë, ka thënë se progresi nëntëvjeçar i Republikës së Kosovës, është vlerësuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, liderët evropianë dhe të vendeve tjera.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se pjesëmarrja në këtë Samit, është një mundësi e mirë për Kosovën, pasi takohen me liderë botërorë.

“Pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sigurisë këtu në Munich, ku marrin pjesë liderë të ndryshëm nga e gjithë bota, është një mundësi shumë e mirë për Kosovën që të takohemi me liderë botërorë, që t’i informojmë për sukseset që ka arritur Kosova, në veçanti në këtë përvjetor të 9-të të pavarësisë, të këtij suksesi dhe progresi të vlerësuar nga të gjithë, edhe nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Trump, gjithashtu edhe nga liderë të tjerë të Bashkimit Evropian dhe liderë të vendeve tjera”, tha Thaçi pas takimit me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Ai po ashtu theksoi se sot kishin mundësi që të dëgjojnë mesazhe konkrete dhe me vizion të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Mattis, dhe të liderëve të tjerë, ndërsa shtoi se Kosova është duke punuar maksimalisht që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe e OKB-së.

“Edhe në takimin që zhvillova sot me zonjën Mogherini, diskutuam gjithashtu për hapat e avancimit të agjendës evropiane për Republikës e Kosovës, në veçanti që të ndodhë shumë shpejt liberalizimi i vizave. E që të ndodhë kjo, unë dua të shpresoj që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, do ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe pastaj gjithçka është e mbyllur, sepse Bashkimi Evropian është i gatshëm për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave”, tha Thaçi dhe shtoi se askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng të ardhmen evropiane të Kosovës./KP

Reklamë
Reklamë

E dhimbshme-Babai i Ramush Haradinaj i gëzuar për pavarësi dhe i mërzitur për djemtë

Hilmi Haradinaj - babai i dy djemve të vrarë për lirinë e Kosovës dhe i Ramush Hradinajt, komandant i Zonës Operative të Dukagjinit - është shprehur i lumtur për 17 Shkurtin.

Periskopi.com Lajme

Por nuk ka mundur ta fshehë mërzinë që ia ka shkaktuar mbajtja në Francë e djalit të tij Ramush Haradinaj, pas ndalimit që iu bë atje më 4 janar nga një urdhërarrest që Serbia e kishte lëshuar përmes INTERPOL-it në vitin 2004.

“Jam i lumtun për ditën e Pavarësisë, edhe pse shumë na ka kushtu kjo Pavarësi. Shumë djem e vajza kanë dhanë jetën për këtë ditë. Për ne si familje është ma e zorshme kjo ditë, arsyeja se, ai thuaja se e ka pru këtë ditë, dej te pavarësia, dej te shteti, ai sot gjindet në Francë, me ato aktakuza të Serbisë”, tha Haradinaj në një bisedë të shkurtër për televizionin publik të Kosovës.

Reklamë
Reklamë

Kjo është Pavarësia, vajza që u lind në ditën kur Kosova u bë shtet (Foto)

Pavarësie Sopa është vajza e cila u lind me 17 shkurt 2008, në ditën kur Kosova u bë shtet i pavarur me ç’rast edhe u pagëzua me këtë emër.

Periskopi.com Lajme

Si Kosova edhe ajo sot (e premte),  feston përvjetorin e nëntë të lindjes, shkruan Magazina.al.

Pavarësia kishte lindur, vetëm pesë minuta pasi kryeministri Thaçi kishte paraqitur Deklarata e Pavarësisë së Kosovës dhe është foshnja e parë e lindur në shtetin e ri.

Ndërsa tani kur ajo ka mbushur 9 vjet dhe vijon mësimet në klasën e tretë, duket kështu….

Reklamë
Reklamë

Presidenti gjerman uron Kosovën, përmend përmend medaljen olimpike e MSA-në

Presidenti i Republikës Federative të Gjermanisë, Joachim Gauck, i ka dërguar një letër urimi presidentit Thaçi me rastin e nëntëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit.

Periskopi.com Lajme

Në urimin e tij, kreu i shtetit gjerman ka shkruar se vitin që shkoi Kosova ka arritur prezantim dhe njohje më të gjerë ndërkombëtare, së fundmi, siç thuhet në letrën e urimit, përmes pjesëmarrjes së suksesshme në Lojërat Olimpike.

“Në emrin tim dhe në emër të bashkatdhetarëve të mi, Juve dhe të gjithë qytetarëve të vendit Tuaj ju përcjell urimet e mia të përzemërta për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Vitin e kaluar Kosova ka arritur prezantim më të gjerë dhe njohje ndërkombëtare, së fundmi përmes pjesëmarrjes së suksesshme në Lojërat Olimpike. Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Kosova ka shënuar një tjetër moment vendimtar në rrugën e saj drejt afrimit me Bashkimin Evropian. Kjo i ofron ekonomisë kosovare perspektiva të rëndësishme zhvillimore”, thuhet në letrën e urimit të presidentit Gauck.

Ai ka inkurajuar presidentin Thaçi për veprimet e tij, ashtu që Kosova në mënyrë konsekuente të vazhdojë edhe më tej rrugën e reformave dhe të përmirësimit të marrëdhënieve fqinjësore edhe me Serbinë.

“Edhe në emër të bashkatdhetarëve të mi, kosovarëve iu dëshiroj një të ardhme në paqe, mirëqenie dhe liri – dhe Juve personalisht mbarësi”, ka shkruar presidenti gjerman Joachim Gauck në urimin e tij.

Reklamë
Reklamë

Thaçi thotë se Brukseli pret ratifikimin e demarkacionit për heqjen e vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se Brukseli pret që Kosova të përmbush kushtin e fundit: ratifikimin e demarkacionit me Malin e zi që të liberalizohen vizat.

Periskopi.com Lajme

Thaçi ka takuar Mogherinin në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munich. Ai ka biseduar me Përfaqësuesen e Lartë për zhvillimet në Kosovë dhe në Ballkan.

“U pajtuam se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në politikë, ekonomi dhe sundim të ligjit, ndërsa në rajon është promovuese e paqes dhe dialogut”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Për çështjen konkrete të liberalizimit të vizave, Brukseli tani pret që Kosova të përmbushë edhe kushtin e fundit, atë të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, që kosovarët të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen”, ka shkruar ai.

Reklamë
Reklamë

Mitrovicasit s’e ndjejnë as lirinë e as pavarësinë e Kosovës

Në përvjetorin e 9-të të Kosovës si shtet, rrënojat e një muri që synonte ndarjen mes jugut dhe veriut në Mitrovicë vazhdojnë të jenë aty, e veç dy metra më tej, vendit po i bëhet gati një bazë e re betoni.

Periskopi.com Lajme

Qyteti i ndarë tash e 18 vjet vazhdon të jetë prioritet deklarativ i politikës kosovare.

Vendi që ka pasurinë më të madhe nëntokësore, Trepça, ka mbetur njëri ndër qytetet më të varfra në Kosovë.

Asamblisti shqiptar në veri Gezim Alushi thotë se pavarësia nuk mund të ndjehet, derisa të mos bëhet kthimi i plotë i banorëve në pronat e tyre në veri.

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Faruk Mujka, që vjen nga Vetëvendosje, thotë se niveli qendror për Mitrovicën flet vetëm më 17 shkurt apo në seanca plenare për poenë politikë.

Thotë se ky pushtet shqiptarët matanë urës i ka gjuajtur në një komunë artificiale, siç është ajo e veriut.

Ndërsa qytetarët thonë se jeta në Mitrovicë është sikur në vitin 1999.

Reklamë
Reklamë

Shqipëria, Estonia dhe Panamaja urojnë presidentin Thaçi për Ditën e Pavarësisë

Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, kanë vazhduar t’i vijnë urime nga homologë të tij për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Letra urimi për këtë ditë kanë dërguar edhe Presidenti i Shqipërisë, Presidentja e Estonisë dhe Presidenti i Panamasë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, në urimin e tij ka siguruar se Shqipëria, bazuar në frymën dhe vizionin evropian e euroatlantik, do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit dhe do ta mbështesë pa asnjë rezervë në ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit shtetëror.

“I nderuar Zoti President, me rastin e 9-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të përzemërta e vëllazërore, për ju dhe të gjithë shtetasit e Kosovës. Përfitoj nga rasti të përshëndes, gjithashtu, të gjitha arritjet e deritanishme të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj për ndërtimin e shtetit të pavarur dhe funksional të Kosovës, si dhe kontributin e rëndësishëm të dhënë në funksion të paqes, sigurisë dhe zhvillimit të rajonit. Jam i bindur se falë këtij progresi, por edhe mbështetjes domethënëse të organizatave më të rëndësishme të partnerëve, Kosova shumë shpejt do të bëhet anëtare aktive e organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare, si dhe do të avancojë krahas vendeve të tjera të rajonit, në agjendën e saj evropiane”, thuhet në letrën e presidentit Nishani.

Presidenti Nishani është shprehur se marrëdhëniet ndërshtetërore mes Shqipërisë dhe Kosovës janë shumë të veçanta dhe të një rëndësie thelbësore, si për të ardhmen e kombit shqiptar ashtu edhe për stabilitetin dhe përparimin e rajonit.

“Ndaj edhe ju siguroj se Shqipëria, bazuar në frymën dhe vizionin evropian e euroatlantik, do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit dhe do ta mbështesë pa asnjë rezervë në ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit shtetëror. Me urimet më të mira e vëllazërore në këtë ditë të shënuar, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, përfundon letra e urimit e presidentit Nishani dërguar presidentit Thaçi.

Presidentja e Republikës së Estonisë, Kersti Kaljulaid, në letrën e saj të urimit për presidentin Thaçi ka shkruar se është e sigurt se marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimi mes dy shteteve do të vazhdojë të intensifikohet në të ardhmen.

“Më lejoni të ua përcjell juve dhe popullit të Kosovës urimet dhe dëshirat më të mira me rastin e lumtur të festës shtetërore të Republikës së Kosovës. Jam e sigurt se marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimi mes dy shteteve do të vazhdojë të intensifikohet në të ardhmen. Ju lutem, Shkëlqesia Juaj, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë si dhe dëshirat e mia më të mira për mirëqenien e Republikës së Kosovës dhe popullit të saj”, thuhet në letrën e presidentes Kaljulaid dërguar presidentit Thaçi.

Edhe Presidenti i Republikës së Panamasë, Juan Carlos Varela Rodríguez, e ka uruar presidentin Thaçi duke shprehur përkushtimin e tij për të punuar drejt konsolidimit të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Zotëri President, me rastin e kremtimit të përvjetorit të nëntë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në emër të popullit dhe qeverisë sime, me kënaqësi shpreh urimet më të ngrohta për popullin kosovar. Ju shpreh, Shkëlqesia Juaj, përkushtimin tim për të punuar drejt konsolidimit të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit, që fatmirësisht ekziston mes shteteve tona. Pranoni, zotëri President, respektin tim të thellë dhe shprehjen e konsideratës sime më të lartë dhe të veçantë”, ka shkruar presidenti Juan Carlos Varela Rodríguez në urimin e tij dërguar presidentit Thaçi.

Më herët, presidenti Thaçi është uruar edhe nga krerë shtetesh dhe liderë të tjerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Zvicrës, Austrisë, Italisë, Hungarisë, Kroacisë, Malit të Zi, Belgjikës, Suedisë, Holandës, Emirateve të Bashkuara dhe San Marinos.

 

Reklamë
Reklamë

Hoxhaj merr letra urimi nga homologët: Kosova ka ecur shumë përpara në nëntë vite pavarësi

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar letra të shumta urimi nga homologët e tij me rastin e shënimit të përvjetorit të nëntë të pavarësisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

I pari që e ka uruar Hoxhajn ka qenë Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i cili përmes një letre të dërguar ka vlerësuar progresin e Kosovës në këto nëntë vite.

“I gëzohemi progresit që Kosova ka bërë në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe multietnike në këto nëntë vite të pavarësisë”, shkruan Tillerson, duke shtuar se ShBA e çmon miqësinë e fuqishme me Kosovën, e cila bazohet në aspiratat e përbashkëta për stabilitet, paqe e prosperitet për qytetarët.

Në adresë të kryediplomatit kosovar Hoxhaj kanë arritur urime edhe nga vendet e Evropës. Homologët nga Republika Çeke, Belgjika, Estonia, Lituania, Hungaria, po ashtu kanë vlerësuar arritjet e Kosovës në këto nëntë vite pavarësi, dhe kanë shprehur mbështetjen për Kosovën në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike.

Ministri Hoxhaj ka pranuar letra urimi edhe nga homologët e vendeve të rajonit, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kroacia, si dhe nga Senegali në Afrikë.

Reklamë
Reklamë

Llapjanët falin xhumanë me plisa dhe ndihmojnë familjet në nevojë për nder të ditës së pavarësisë (Foto)

Banorët e Podujevës të cilët falin namazin e xhumasë në Xhaminë e Vjetër të këtij qyteti, sot për nder të 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës kanë bartur plisa në shenjë atdhedashurie.

Periskopi.com Lajme

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Imami i kësaj xhamie Imri Llugaliu, ka këtë të ditur se pas faljes së xhumasë, ata kanë shpërndarë edhe ndihma ushqimore për 20 familje në nevojë, transmeton Gazeta e Re.

Ky është postimi i plotë i Llugaliut:

Sot në përvjetorin e 9 të shtetit tonë tek Xhamia E Vjetër Podujevë u bashkuan festa kombëtare e Pavarësisë së Kosovës dhe festa fetare e xhumasë ku së bashku me xhematin e nderuar në shenjë atdhedashurie në xhami ishim me plisa, me këtë organizim përçuam porosinë se feja dhe kombi janë sikur dy binjakë që së bashku rriten, jetojnë dhe njëri tjetrin e ndihmojnë.

Pas faljes së xhumasë xhemati shpërndau edhe ndihma ushqimore për 20 familje në nevojë për nderë të festës së 17 shkurtit.

Zoti na mundësoftë me prit ditë më të mira në të ardhmen tonë dhe Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që në çfarëdo mënyre kontribuan për lirinë tonë…

Këtë lloj organizimi xhamia jonë tani e ka bërë tradicional dhe falënderojmë të gjithë ata që na u bashkangjitën deri më sot e tutje..

 

Reklamë
Reklamë

Video mesazhi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për 9-vjetorin e pavarësisë

Periskopi.com Lajme

Reklamë
Reklamë

Thaçi: Mbetemi edhe më tutje të izoluar padrejtësisht nga BE’ja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se, pavarësisht prej vështirësive, nëntë vjet të pavarësimit të Kosovës kanë qenë vite suksesi.

Periskopi.com Lajme

Ai ka vlerësuar se shteti i Kosovës gjatë kësaj periudhe, si në aspektin e brendshëm, po edhe në atë ndërkombëtar, ka avancuar shumë.

Thaçi ka thënë për “Epoka e re” se prioritet shtetëror mbetet anëtarësimi në NATO, në Bashkimin Evropian, por edhe ruajtja e partneritetit special me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka theksuar se Kosova mbetet edhe më tutje e izoluar padrejtësisht nga BE’ja.

Në këtë kontekst, Thaçi ka thënë se Kosovës nuk do t’i njihet e drejta e lëvizjes së lirë, pa u përfunduar demarkacioni me Malin e Zi.

Thaçi i ka ftuar të gjithë të ngrihen mbi interesat individuale e partiake, dhe të jenë në shërbim të interesit të shtetit.

Sipas tij, Kosova ka bërë më tepër se të gjitha vendet e tjera në rajon në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kurse, sa i përket Gjykatës Speciale, Thaçi ka thënë se kjo gjykatë nuk do ta destabilizojë shtetin, por do t’i ndihmojë drejtësisë.

Reklamë
Reklamë

Albin Kurti: Nuk gjej arsye për të festuar pavarësinë e Kosovës

Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga 9-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Ishlideri i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pohuar se Pavarësia e Kosovës ka ardhur pikërisht nga protestat e 10 shkurtit 2007 të organizuar nga Vetëvendosje.

Periskopi.com Lajme

Ai ka deklaruar se ishte pikërisht ky manifestim masiv që i ndryshoi mendjen ndërkombëtarëve dhe vetë Ahtisaarit se Kosovës nuk mund t’i jepej një pavarësi e cunguar, ndonëse edhe pse pas 9 vitesh ai ende nuk gjen arsye për të festuar, transmeton tch.

Tch: Vjet ju nuk ia uruat pavarësinë Kosovës, do ia uroni këtë vit?

Albin Kurti: Kosova nuk ka fituar substancë të pavarësisë, vazhdon të mbetet vendi me papunësinë dhe varfërinë më të madhe në Evropë, ndërkohë që nuk e kemi bashkuar Mitrovicën dhe nuk po lejohet bashkimi i ushtrisë në Kosovë që do të mundësonte edhe integritetin territorial.

Metodat e reja që po ndjek Serbia ndaj Kosovës

Tch: Ishit ju që në 2014 bojkotuan nisëm për krijimin e ushtrisë?

Albin Kurti: Kushtëzimi i listës serbe është një çmim shumë i lartë për të thënë që kemi një ushtri. Ushtria nuk bëhet me Beogradin. Të tillë e ka edhe Bosnja, mirëpo Bosnja, po i hyre brenda i sheh nja tre shtete të tjera ! Treni “Kosova është Serbi” u ndal në Rashkë, por ka një tren tjetër që vjen dy herë në ditë prej Krajlevës dhe nuk do të ndalet dhe ai është “Kosova do të bëhet Bosnje” . pra Serbia ka kaluar nga ideja e riokupimit të Kosovës, në idenë e bosnjëzimin e Kosovës dhe fatkeqësissht nuk mund të them që është e pasukseshme.

Tch: Ku për shembull? Ku ka qenë e suksesshme?

Albin Kurti: Ka qenë e suksesshme në operatorin e tretë të telefonisë mobile, në operatorin e tretë të energjisë në Kosovë. Ka qenë e suksesshme në sistemin e drejtësisë dhe konkretisht në regjionin e Mitrovicës gjykatësi është detyrimisht serb. Shqiptarët sipas rastit mund ti qëllojë gjykatësi ose shqiptar ose serb, por serbët e kanë gjykatësin detyrimisht serb a thua se të qenit serb është kategori profesionale jokombëtare. Po ashtu kanë pasur sukses në faktin që Kosova mbetet në decentralizimin mbi baza etnike e ndarë për së brendshmi, ku serbët u ndanë prej nesh në 10 komuna dhe tash duan të bashkohen kundër nesh në atë që e kemi quajtur asosacioni i komunave me shumicë serb, por më e drejtë është të quhen Zajednica.

Tch: Asosacioni, në një këndvështrim tjetër, do t’i bënte serbët të ishin më të hapur ndaj republikës së Kosovës, por ju duke i mbajtur larg, praktikisht po ia lini Beogradit ata?

Albin Kurti: Mund tu japësh serbëve të Kosovës çfarëdolloj asosacioni, por kurrë Beogradi nuk do ta konsiderojë një gjë të tillë që është rezultat i bujarisë shqiptare, por i kokëfortësisë së tyre. Ata gjithmonë do të thonë: e shihni, dhuna jonë me strukturat paralele tonat dha këto rezultate. Asnjëherë nuk do të thonë që shqiptarët janë zemërgjerë. Serbët thonë: Çka është e jona, është e jona, çka është e juaja është e negociueshme dhe vazhdimisht e kanë ndjekur një politikë të tillë. Politikanët shqiptarë kanë qenë nga njëherë naiv, nganjëherë moskokëçarës dhe shpeshherë të korruptuar dhe të shantazhuar dhe na kanë sjellë në një situatë ku 9 vite pas shpalljes së pavarësisë nuk po mund të festojmë siç duhet.

 

 

 

 

Reklamë
Reklamë

Kurti tregon si u detyrua Ahtisaari të kërkonte pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën

Ish-kreu i Vetëvendosjes, deputeti Albin Kurti thotë se fjala pavarësi për Kosovën, për herë të parë është përmendur pas dy demonstratave të mëdha që u mbajtën në Prishtinë.

Periskopi.com Lajme

Ai shpjegon se kishin kundërshtuar pakon e Martti Ahtisaarit duke dhënë detaje për padrejtësisë që ishin në të, sipas tij, por thotë se vetëm pas protestave që pastaj u shndërruan në të dhunshme, Ahtisari shkroi një letër që kërkonte : Pavarësi të Mbikëqyrur për Kosovën.

“Vetëm atëherë Ahtisari e solli faqen e parë të paketës së tij, që kërkonte pavarësi të mbikëqyrur. Kur ti ecë ndërkombëtarët të ndjekin, kur ti ngecë ata të shtypin nga lartë”, tha Kurti në Top SHow.

I pyetur nëse Vetëvendosje ishin arsyeja që sollën Pavarësinë e Mbikëqyrur, ai tha se bënë qytetarët në protestat e 10 shkurtit dhe një tjetre në mars të vitit 2007, ku u vranë njerëz, u plagosën shumë e plotë mbetën me lëndime të përjetshme.

“Vetëm atëherë faktori ndërkombëtar u ndal dhe mendoi se po e privilegjonte Serbinë kur e pa se qytetarët po reagojnë në masë të madhe. Fjala pavarësi u tha për herë të parë vetëm pas këtyre protestave”, tha Kurti, përcjellë Periskopi

Kurti pranoi se ndihma e NATO’s solli çlirimin, por tha se shqiptarët e kanë paguar vet atë, ku përmendi të vrarët, gratë e dhunuara, të dëbuarit e të zhdukurit./ Periskopi

 

 

Intervista:

Protestat e Vetëvendosje sollën Pavarësinë

Alban Dudushi: Ju nuk po mund të festoni si duhet shpalljen e pavarësisë, por keni 10 vjetorin kundër pakos së Ahtissarit. Në këto 10 vjet keni ndryshuar qëndrim ndaj pakos së Ahtisaarit, apo jeni njësoj refuzues?
Albin Kurti: Pakoja e Ahtisaarit nuk ka ndryshuar, ndaj edhe ne s’kemi përse ndryshojmë qëndrim. Pakoja e Ahtisaarit ka aderuar në Prishtinë në 2 shkurt të vitit 2007, në 10 shkurt 2007 ne mbajmë një demonstratë të fuqishme, shkrepën 232 plumba nga policët rumunë, polakë e ukrainas mbi trupat e protestuesve . Arben Xheladini dhe Mon Balaj, shumë të tjerë janë ende me pasoja. Disa javë më pas e dërgon një shtesë Ahtisaari  te sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ku thotë se Kosovës duhet ti jepet pavarësia e mbikëqyrur. Fjala Pavarësi nuk figuron kurrkund në paketën e Ahtisaarit, por kur e panë që ka një kryengritje të vërtetë të popullit shqiptarë është shumë e madhe, dhe Ahtisaari solli mandej edhe një letër shtesë për pavarësinë e mbikëqyrur. Është pikërisht kjo lëvizje e mbarë popullit jo vetëm e Vetëvendosjes me që e bëri të mendojë edhe Ahtisaarin.
Alban Dudushi:  Ju po thoni që ajo lëvizje e vitit 2007, ishte praktikisht ajo që solli më pas Pavarësinë? Që bëri të ndryshojnë mendje ndërkombëtarët?
Albin Kurti: ishin dy lëvizje të fuqishme, ajo më 10 shkurt dhe tjetra në 3 mars 2007, që e bënë opinionin publik ndërkombëtar, por posaçërisht diplomatët ndërkombëtarë që ta ri-mendojnë se mbase janë duke e privilegjuar së tepërmi Serbinë e bërë një padrejtësi të radhës  Kosovës.
Alban Dudushi: Nëse ju thoni që pritën të shikonin protestat dhe pastaj të bindeshin për pavarësinë, kjo duket si improvizim? Ndërkohë që nga viti 1999 të gjithë, përfshi ne dhe serbët, në koshiencën e tyre  mendonin Kosovën një etnitet të pavarur nga Serbia….
Albin Kurti: E mendonin, por nuk e thonin! Edhe ndërkombëtarët thoshin standardet para statusit. Fjalën pavarësi për herë të parë thuhet disa javë pas këtyre protestave.
Alban Dudushi: Pakoja e Ahtisaarit ishte paraprijëse e pavarësisë së Kosovës, këtë meritë ia njihni?
Albin Kurti: Pakoja e Ahtisaarit u mendua nga politikanët e atëhershëm është një konçension i Serbisë për pavarësinë që ajo na e njeh neve, dhje këtu u bë gabimi. Se ne e shpallëm pavarësinë më 17 shkurt 2008, Serbia i mori elementët përbërëse të pakos së Ahtisaarit,  por e refuzoi pakon e Ahtisaarit si ambalazh dhe vazhdoi te mos na e njihte pavarësinë. Nuk kishte pse pakoja e Ahtisaarit t’i mbivendosej pavarësisë sonë, përderisa Serbia nuk e njihte pavarësinë. Në këtë mënyrë ne e kemi pranuar një lloj Serbie brenda Kosovës, në kushtet kur Serbia nuk e pranonte Kosovën jashtë Serbisë.

Reklamë
Reklamë

Pse nuk parakalon FSK-ja në Ditën e Pavarësisë? (Video)

Është publikuar agjenda shtetërore në shënim të nëntë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Në këtë agjendë përfshihen aktivitete nga Presidenca, Kuvendi i Kosovës, Qeveria, dhe Komunat, të organixuara nga dita e sotme e deri më 17 shkurt.

Faton Peci, nga Ministria e Kulturës, njëheri edhe kryesues i Këshillit Organizativ për shënimin e festës thotë se këtë vit nuk do të parakalojnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ashtu sikurse edhe vitet e tjera, pasi që kjo do të ndodhë në 10 vjetorin, atëher kur pritet të ketë misionin si ushtri e Kosovës.

 

 

Reklamë
Reklamë

Ky është plani festiv për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Na ndajnë vetëm edhe pak ditë deri në shënimin e nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

 

Në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, Faton Peci nga Ministria e Kulturës shpalosi se çfarë aktivitetesh do të ketë shënim përvjetori.

“Shënimi për 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës do të ketë angazhime nga disa institucione në vend duke filluar nga aktivitete nga presidenca, qeveria e kuvendet komunale në nivel lokal”.

“Aktivitetet do të fillojnë që nga nesër me dekorimet nëpër sheshe në kryeqytet dhe në të gjitha qytetet e tjera të Kosovës”.

“Me datën 15 të gjitha institucionet arsimore, ora e parë e mësimit do t’i dedikohet historikut të Pavarësisë së Kosovës, duke vazhduar më tej me aktivitete të tjera”.

Në dallim nga vitet e tjera, Peci tregoi se këtë vit nuk do të ketë parakalim të FSK-së e as Policisë.

“Aktivitet e tjera do të fillojnë me datën 16:00. Në ora 15:00 kuvendi do të ketë seancën solemne, nga ora 18:00 Presidenti dhe Kryeministri do të organizojnë pritje shtetërore”.

“Me datën 17 nga ora 09:00 deri në orën 11:00 të gjithë përfaqësuesit e institucioneve do të bëjnë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës duke vazhduar më pas edhe në Prekaz. Në orën 20:00 në teatër do të ketë një performancë nga ansambli Shota në teatër”.

“Edhe në nivel të komunave, me datën 17 do të organizojnë nga një seancë solemne”

Reklamë
Reklamë

Spanja se ka ndërmend ta njohë Kosovën

Ambasadori i Spanjës në Beograd Miguel Fuertes ka deklaruar sot pas takimit me Drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë,  Marko Gjuriq se Madridi zyrtar nuk e ka njohur Kosovën dhe se do të mbajë këtë pozicion edhe në të ardhmen.

Periskopi.com Lajme

 

Nga ana e tij, Gjuriq ka thënë se Spanja kështu mbështet parimet e të drejtës ndërkombëtare.

Ambasadori spanjoll në Serbi poashtu ka thënë se të dyja vendet kanë raporte të jashtëzakonshme dhe se në çdo kohë kur Serbia ka nevojë për ndonjë mik mund të llogarisë në Spanjën  dhe anasjelltas, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Reklamë
Reklamë

Historia e sakrificës shqiptare për pavarësi

Sot mbushën 104 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë erdhi pas përpjekjeve gati 500 vjeçare të popullit Shqiptarë nga perandoria osmane, e cila pushtoi trojet shqiptare, 10 vjet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu më 17 janar 1468.

Periskopi.com Lajme

Përpjekja për çlirim e popullit shqiptar dhe popujve të tjerë evropianë nga perandoria osmane nuk janë ndalur asnjëherë deri në dëbimin e saj më 1912-të. Përveç trojeve Shqiptare, Parandoria Osmane për disa shekuj kishte të pushtuara edhe vendet e tjera të Ballkanit, si dhe tentojë të marrë edhe Austrinë, ku pas një lufte dy mujore me Vjenën, më 1683 pëson humbje të mëdha dhe tërhiqet. Në vitin 1684 u krijua një koalicion kundërosman me emrin “Lidhja e Shenjtë”.

Në koalicion merrnin pjesë Austria, Polonia, Venediku, Malta dhe pas dy vjetësh hyri edhe Rusia. Pas kësaj, ushtria austriake përparoi në Bullgari dhe në tokat e shqiptarëve. Në Prishtinë forcat austriake u pritën nga 5000 kryengritës shqiptarë, kurse në Prizren nga 6000 kryengritës të tjerë shqiptarë. Shqiptarët luftuan përkrah austriakëve në Novobërdë e në disa qytete të tjera. Këto beteja përfunduan me fitoren e ushtrisë osmane. Pas këtyre disfatave, me austriakët u tërhoqën nga Kosova mjaft kryengritës. Faktin e largimit të mjaft kryengritësve nga Kosova e shfrytëzoi më vonë monarkia serbe e cila krijoi legjendën e së ashtuquajturës “shpërngulja e serbëve” nga Kosova dhe popullimin e saj prej shqiptarëve. Përpjekje e madhe e popullit shqiptarë ishte edhe pas luftës së re Ruso-Turke (1877-1878). Rusia se bashku me Austro-Hungarinë në Budapest, më 15 janar 1877, nënshkruan një marrëveshje e quajtur si Marrëveshja e Budapestit.  Sipas tyre, Austro-Hungaria do të qëndronte asnjanëse në luftën ruso-turke. Si shpërblim ajo fitonte të drejtën të pushtonte ushtarakisht Bosnjën dhe Hercegovinën, kurse fati i sanxhakut të Novi Pazarit (Pazarit të Ri) do të caktohej me një marrëveshje të veçantë që do të lidhnin Peterburgun me Vjenën. Perandoria dualiste zotohej të mos i prekte Rumaninë, Serbinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, të cilat Rusia i mbante si territore të zonës së saj të ndikimit. Perandoria Ruse do të kënaqej me aneksimin e Besarabisë në Ballkan dhe të Batumit në Kaukaz. Por, në rast se Perandoria Osmane do të shembej krejtësisht, Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria do të bëheshin shtete autonome; Kreta, Thesalia dhe Epiri do të aneksoheshin nga Greqia, kurse Stambolli me rrethinën e tij do të shpallej qytet i lirë.

Megjithatë, duhet pranuar se marrëveshja e Budapestit, pavarësisht nga këto aspekte negative, ishte akti i parë diplomatik ndërkombëtar që pranoi në parim idenë e krijimit të një shteti shqiptar. Kjo ide ishte e Austro-Hungarisë, e cila u nis nga interesi për të krijuar në Ballkanin Perëndimor një barrierë kundër ekspansionit serb drejt Adriatikut e Maqedonisë. Më 10 qershor 1878 shqiptarët u mblodhën në Prizren dhe formuan Lidhjen e Prizrenit. Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut. Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë. Pas firmosjes së Marrëveshjes të Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë, ku Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale, dhe në pritje të kongresit të Berlinit, i cili më shumë mundësi do t’i hiqte hartës shqiptare krahina të shumta, atdhetarët shqiptarë ideuan këtë mbledhje, në përpjekje për t’u larguar nga sundimi osman. Më 10 qershor 1878, në Prizren u bashkuan katër vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës. Kongresi i Berlinit u hap më 13 qershor 1878, me rend dite rishikimin e Traktatit të Shën-Stefanit. Në të morën pjesë gjatë fuqitë e mëdha të Evropës:  Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Copëtimi i parë i trojeve shqiptare u realizua pas vendimeve të Kongresit të Berlinit për të shpërblyer Malin e Zi me Plavën e Gucinë. Gjatë kësaj kohe, iu kaluan Serbisë zonat e Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë, Nishit, Vranjes dhe Leskovacit. Popullsia shqiptare në këto zona u përzu me dhunë, dhe e gjithë u spastrua etnikisht, duke krijuar 70 000 refugjatë shqiptarë që u vendosën në Kosovë e 60 000 të tjerë që u vendosëm në zonën që sot është në Maqedoni.

Kongresi i Berlinit i dha Malit të Zi edhe tokat tjera shqiptare, qytetin e Tivarit dhe Podgoricën. Përpjekja e popullit shqiptar u shua më pas me mosnjohjen e trojeve nga Kongresi i Berlinit dhe luftën e popullit shqiptar kundër perandorisë osmane, e cila rezultoi me copëtimin e Shqipërisë dhe mbetjen e pjesëve tjera nën perandorinë osmane. Lufta e popullit shqiptar nuk u ndalë deri më 1912, ku në Vlorë u shpallë pavarësia e Shqipërisë dhe përfundimisht populli shqiptarë dëbon nga trojet e veta perandorinë osmane. Pas kësaj u mbajt Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 1912-1913 e njohur ndryshe edhe si “Konferenca e Paqes në Londër”, i cili ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia). Këto fuqi u mblodhën në dhjetor 1912. Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morrën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane, duke e copëtuar edhe njëherë dhe duke marrë dy të tretat e trojeve shqiptare. Më poshtë shihni hartën e propozimit të qeverisë shqiptare, propozimit të Francës, Rusisë dhe Ligës së krijuar Ballkanike ( Bullgaria, Greqia , Serbia dhe Mali i Zi), si dhe vendimin e marrë nga konferenca e ambasadorëve. /KP/

Reklamë
Reklamë