dybala-higuain

Juve pa tre yje ndaj Sevillës

Juventus dhe Sevilla përballen në mesjavë në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Bardhezinjtë nuk mund të llogarisin në tre yje.

Gonzalo Higuain, Paulo Dybala dhe Mehdi Benatia nuk do të udhëtojnë me skuadrën e tyre drejt Spanjës.

Të tre futbollistët në fjalë po vuajnë nga dëmtimet. /Periskopi.com

dybala-higuain

Dybala pranë nënshkrimit me klubin e madh

Sulmuesi i talentuar i Juventusit, Paulo Dybala është pranë rinovimit të kontratës me klubin bardhezi.

Periskopi.com Sporti

Lajmi është dhënë nga Tuttosport, ku thuhet se argjentinasi është i vendosur të mbetet pjesë e klubit nga Torino.

Për ish-yllin e Palermos është raportuar kohëve të fundit se interesohet Manchester United, mirëpo largimi i tij duket se nuk do të ndodhë të paktën edhe për disa vite. /Periskopi.com

paulo-dybalacropped_1fhh1z96i9lb01p0hgyvtofsd9

Negociatat Dybala-Juventus ngecin, ky klub i gatshëm të reagojë

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala, është në bisedime për rinovimin e kontratës me Zonjën e Vjetër.

Periskopi.com Sporti

Argjentinasi ka bërë një kërkesë në drejtim të drejtuesve të klubit, ku ka kërkuar dyfishimin e pagës aktuale, e cila është 3.2 milionë në vit, ylli i skuadrës ka kërkuar 7 milionë në vit në kontratën e re.

Por, si duket Juventus nuk mund të përballojë atë kërkesë të sulmuesit të tyre, pasi ata i kanë ofruar vetëm 6 milionë euro në vit.

Këtë situatë besohet se është duke e përcjellur Real Madrid të cilët janë të gatshëm të i ofrojnë argjentinasit pagë prej 15 milionë euro në sezon.

‘Los Blancos’ dëshirojnë të mposhtin klubet si Barcelona dhe Bayern Munchen për shërbimet e 22 vjeçarit. /Periskopi.com/

dybala-higuain

Dëmtohet ylli i Juventusit, ja sa do të mungojë

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë për rreth tre javë.

Periskopi.com Sporti

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi bardhezi.

“Dybala iu ka nënshtruar testeve mjekësore në Vinovo. Ai do të jetë i gatshëm që të stërvitë me pjesën tjetër të ekipit në rreth tre javë”, shkruan në njoftimin e Juventusit. /Periskopi.com

messi

Real Madrid gjen ‘Messin’ e ri, e do në skuadër

Real Madridi është duke u interesuar për talentin e madh të Juventusit, Paulo Dybala.

Periskopi.com Sporti

E përditshmja katalane ‘Mundo Deportivo’ shkruan se presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez e dëshiron me çdo kusht argjentinasin në skuadër.

Dybala ka shkëlqyer te bardhezinjtë që prej kalimit te kjo skuadër nga Palermo më 2015. /Periskopi.com

dybala1

Juventus me kontrata të reja për Bonucci-Dybala

Skuadra e Juventus është duke përgaditur kontratat e reja për dy yjet e ekipit, Leonardo Bonucci dhe Paulo Dybala.

Periskopi.com Sporti

‘Zonja e Vjetër’ ka përshpejtuar gjërat rreth situatës së mbrojtësit italian, Bonucci, pas interesimit të shtuar nga Manchester City dhe Chelsea.

Tuttosport raporton se marrëveshja është shumë pranë për t’u arritur dhe qendërmbrojtësi do të nënshkruajë për pesë vite me përfitime prej 4.5 milionë euro për sezon.

Juventus gjithashtu e ka përgaditur një kontratë pesë vjeçare për sulmuesin argjentinas, Dybala. /Periskopi.com

dybala1

Juventus refuzon Barcelonën, por reagon ylli i njohur

Juventus ka refuzuar një ofertë të Barcelonës për sulmuesin Paulo Dybala.

Periskopi.com Sporti

Drejtuesit e klubit nga Camp Nou janë interesuar disa herë për transferimin e argjentinasit.

Por, bardhezinjtë nuk janë aspak të interesuar ta shesin atë.

Për këtë refuzim, ka folur edhe vetë lojtari në fjalë, i cili ka shkëlqyer me Juven që prej largimit nga Palermo.

“Jam shumë i lumtur që do të qëndroj te Juventus, pasi është një ndër klubet më të mira në botë. Juventus ka refuzuar një ofertë për mua dhe unë jam shumë i lumtur që ata më besojnë mua”, tha Dybala. /Periskopi.com

A do ta transferojë Barcelona Messin e ri për 120 milionë euro?

Barcelona interesohet prej kohësh për talentin e Juventusit, Paulo Dybala. Këtë e konfirmon edhe legjenda Carles Puyol. Por, a do të arrijnë katalunasit ta transferojnë argjentinasin për 120 milionë euro, aq sa kërkon Juventus.

Periskopi.com Video
messi

Ky futbollist mund të luajë si Messi

Trajneri i Argjentinës, Edgardo Bauza beson se Paulo Dybala mund të zëvendësojë Lionel Messin.

Periskopi.com Sporti

Ai beson se talenti i madh i Juventusit mund të ndryshojë rrjedhën e lojës.

“Ai mund të luajë sikurse Messi, në pozitën e tij me formën që ka”, deklaroi Bauza.

“Paulo është një lojtar që mund ta ndryshojë lojën në çdo moment, ai është rritur shumë si lojtar në gjashtë muajt e fundit duke shënuar gola dhe duke bërë asistime”, shtoi ai.

“Ai është në formë shumë të mirë dhe ne duhet të përfitojmë nga kjo”. /Periskopi.com

messi

Barcelona ‘gjen’ Messin e ri, ka gati 120 milionë euro

Barcelona duket e gatshme të transferojë talentin e madh të Juventusit, Paulo Dybala.

Periskopi.com Sporti

Bardhezinjtë vlerësojnë argjentinasin me shifrën e 120 milionë eurove, mirëpo kjo duket se nuk do të paraqesë problem për katalunasit.

Mundo Deportivo raporton se drejtuesit e gjigandit nga Camp Nou janë të gatshëm të paguajnë shifrën e lartëcekur, vetëm e vetëm që i riu argjentinas të zbarkojë te kampioni i La Ligas.

Raportohet se bashkëkombësi i Dybalas, Lionel Messi mund të ndikojë në kalimin e mundshëm të të riut te Barcelona. /Periskopi.com

Foto LaPresse - Daniele Badolato
25/10/2015 Torino ( Italia)
Sport Calcio
Juventus - Atalanta
Campionato di Calcio Serie A TIM 2015 2016 - Stadio "Juventus Stadium"
Nella foto: Paulo Dybala

Photo LaPresse - Daniele Badolato
25 October 2015 Turin ( Italy)
Sport Soccer
Juventus - Atalanta
Italian Football Championship League A TIM 2015 2016 - "Juventus Stadium" Stadium 
In the pic:  Paulo Dybala

Dybala pranë rinovimit me Juventusin

Periskopi.com Sporti

Talenti i madh i Juventusit, Paulo Dybala pritet të rinovojë kontratën me bardhezinjtë deri në vitin 2021, shkruajnë mediat evropiane.

Argjentinasi kaloi te torinezët në verën e vitit të kaluar nga Palermo, ndërsa ka shkëlqyer te skuadra e tij e re.

Rinovimi i kontratës nga 22-vjeçari do të largonte të interesuarit që e duan atë në skuadër. /Periskopi.com