Mourinho: Pogba është mesfushori më i mirë në botë

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka thurur elozhe për mesfushorin francez, Paul Pogba së është më i miri në botë në pozitën ku luan.

Periskopi.com Sporti

Mancheshter United rikthen mesfushorin në OldTrafford për një shumë rekorde të paguar në drejtim të Juventusit.

Mourinho beson se Pogba mund ta fitojë ‘Topin e Artë’ në të ardhmen, nëse Topi i Artë nuk vlerësohet vetëm nga golat e shënuar, atëherë Pogba do ta fitojë atë.

pogba-rooney
Paul Pogba, Manchester United

 

“Njerëzit duhet të ndryshojnë mënyrën se si ata e shohin Topin e Artë, dhe për momentin, nëse nuk jeni golashënues, ju nuk mund ta fitoni atë. Nëse ky perceptim ndryshon, Pogba mund të triumfojë, dhe sipas mendimit tim, ai është mesfushori më i mirë në botë”, ka thënë Mourinho për SFR Sport.

Manchester United viziton fëmijët në prag të Krishtlindjëve

Futbollistët e klubeve nga Liga Premier, si Manchester United, Tottenham e Chelsea, ua kanë zbukuruar ditën fëmijëve me vizitën e tyre të përvitshme për festat e fundvitit.

Periskopi.com Sporti

Yjet e Djajve të Kuq, Zlatan Ibrahimovic dhe Paul Pogba, ishin kryesorët që vizituan Spitalin Mbretëror të Fëmijëve në Mançester, të shoqëruar nga bashkëlojtarët e tyre, Marcos Rojo, Marouane Fellaini, Anthony Martial dhe Daley Blind.

fella

Ata bënë vizita edhe në disa spitale tjera të fëmijëve, në prag të ndeshjes kundër Sunderlandit.

roj

“Jemi me fat që kemi shëndet të mirë dhe për ne është shumë e veçantë që t’u sigurojmë fëmijëve buzëqeshjen”, thuhet në njoftimin e Unitedit.

 

Dybala: Pogbas i mungon Juventusi, shikojeni poiztën e Manchester United

Sulmuesi argjentinas i Juevntus, Paulo Dybala është shprehur se ende është në kontakt me mesfushorin francez, Paul Pogba.

Periskopi.com Sporti

Dybala dhe Pogba ishin shok të ngusht gjatë kohës se francezit në Torino.

Argjentinasi ka treguar se ai është në kontakt me anëtarin e ‘djajëve të kuq’ dhe se atij i mungon Juventusi.

“Ne jemi në kontakt”, tha Dybala për Corriero dello Sport.

“Na mungon kualiteti i tij në fushë dhe poashtu humori i tij në zhveshtore. Po edhe atij i mungojm ne, shikojeni pozitën e Manchester United në tabelë dhe shikojeni të Juventusit”, përfundoi Dybala.

Pogba dje ishte lojtari kryesor i Manchester United në fitoren 1 me 2 ndaj Crystal Palace, ku asistoi dhe shënoi gol. /Periskopi/

 

 

Manchester United në epërsi ndaj Crystal Palace (Video)

Manchester United ka arritur të shënojë golin e parë të takimit.

Periskopi.com Sporti

Ishte mesfushori francez Paul Pogba i cili shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë, pas një asistimi nga Ibrahimovic. /Periskopi/

Pogba? Më e mira është të qeshim me të

Beppe Marotta i është përgjigjur francezit Paul Pogba, i cili kishte thënë se kishte qenë në pushime në Juventus.

Periskopi.com Sporti

Drejtori gjeneral i Juventus, Beppe Marotta iu është kundërpërgjigjur duke e thumbuar ish mesfushorin francez, Paul Pogba, pasi ky i fundit kishte deklaruar se në Juventus isha në pushime.

Ai tha se ata kanë nxjerrë më të mirën nga Pogba dhe më mirë është vetëm të qeshin me deklaratën e tij.

“Shpresoj se pushimet e tij me ne të kenë qenë mësim i mirë. Nëse ai u kthye në United, kjo është për shkak se ne morëm më të mirën nga ai. Më e mira është të qeshim me deklaratën e tij”, tha Marotta për Medisaet Premium. /Periskopi/

Juventus gjen zëvendësuesin e Pogbas

Juventus është duke u interesuar për mesfushorin e Sevillas, Steven N’Zonzi.

Periskopi.com Sporti

Kampioni aktual i Serie A është në kërkim të një zëvendësimi afatgjatë për të larguarin drejt Manchester United, Paul Pogba.

Prandaj, për drejtuesit e bardhezinjve N’Zonzi është alternativa më e mirë. /Periskopi.com

Formacioni i javës në Premier Ligë (Foto)

Tabloidi Goal ka përzgjedhur formacionin e javës në Premier Ligën angleze.

Periskopi.com Sporti

Në këtë formacion janë përfshirë yje të shumtë si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Eden Hazard apo edhe Sadio Mane.

formacioni i mire /Periskopi.com

Këta janë lojtarët që mund ta zëvendësojnë Pogban te Juventus

Nuk do të jetë vetëm Bentacur si transferim për të freskuar mesfushën te bardhezinjtë.

Periskopi.com Sporti

Kampionët e Italisë po mendojnë dhe për tri lojtarë të tjerë që janë në moshë të re, por edhe kanë fituar një eksperiencë që mund t’i ndihmojë të përshtaten në nivelet e larta që luajnë bardhezinjtë.

Kessie po shkëlqen te Atalanta dhe mesa duket është i gatshëm për një ekip të madh, shkruan Albeu.

Mahmoud Dahoud është emri tjetër, vetëm 20 vjeç dhe me një përvojë tashmë te Borussia Moenchengladbach, skuadër që po spikat në Bundesligë dhe në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu ndiqet dhe shoku i tij i skuadrës Krammer.

Fanela e Xhakës ndër më të shiturat në Angli (Foto)

Liga Premier është liga me marketingun më të madh, ku lojtarët dhe klubet fitojnë shumë nga shitja e produkteve të tyre.

Periskopi.com Sporti

SportsDirect ka publikuar një listë me Top 15 fanellat më të shitua në Ligën Premier dhe në mesin e tyre është edhe ajo e Granit Xhakës.

Lojtari me më së shumti fanella të shitura është Paul Pogba dhe pas tij vjen Zlatan Ibrahimovic, të dy nga Manchester Unitedi.

Pastaj vijnë dyshja e Arsenalit, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, kurse pesëshja mbyllet nga Philippe Coutinho i Liverpoolit.

Më poshtë keni fotografinë dhe mund të shikoni 15 fanellat më të shtirua këtë sezon në Ligën Premier.

fanelat

Befason Mourinho, vendos Pogban në këtë pozitë

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho mund t’i ndryshojë pozicionin e lojës mesfushorit Paul Pogba.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit është kritikuar mjaft shumë këta muaj për paraqitje të dobëta.

Ndërsa, portugezi beson se 23-vjeçari mund të përshtatet mjaft mirë në fazën e mbrojtjes, saktësisht në qendër.

“Ai është top futbollist dhe mendoj se mund të bëhet qendërmbrojtës fenomenal”, tha Mourinho.

“Me kualitetet e pasimeve, lojën në ajër dhe fizikun e trupin e madh mund ta arrijë këtë”. /Periskopi.com

Henry i del në mbrojtje Pogbas

Thierry Henry i ka dal në mbrojtje bashkëkombësit të tij, Paul Pogba.

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Arsenal ka folur për fillimin e karrierës së tij në fubtollin anglez dhe duke e mbrojtur mesfushorin e talentuar të Manchester United.

Francezi Pogba është nën kritikat nga mediat angleze dhe ndërkombëtare shkaku i formës së dobët që është duke e treguar në këtë fillim sezoni pas transferimit rekord nga Juventus.

“Të flasësh për Paul Pogban, bëhet fjalë për një lojtar me shumë kualitet. Kur erdha në fillim në Premier Ligë, nuk ia dilja që të luaja mirë. Shumë lojtar e kanë këtë problem. Ky është një proces, por në ditët e sotme shtypi dhe tifozët nuk të japin shumë kohë, Pogbas i duhet kohë’’, ka thënë Henry.

“Të gjithë i dimë kualitetet që posedon ai. Mendoj që mund t’ia dalë në Manchester, ky është opinioni im personal”, përfundoi francezi. /Periskopi.com

Ja se kush i pagoi 27 milionë euro, Mino Raioles për transferimin e Pogbas

Transferimi i francezit, Paul Pogba, ishte në qendër të vëmendjes gjatë gjithë merkatos së kaluar për shkak të transferimit të tij rekord tek, Manchester United.

Periskopi.com Sporti

Arsyeja që kishte zgjatur kaq shumë ky transferim ishin edhe bonuset e agjentit të francezit, Mino Raiola që kërkonte plotë 27 milionë euro nga njëri klub t’i paguante.

Agjenti Raiola është një nga më të mirët dhe kishte vendosur të vështirsojë procesin e transferimit të mesfushorit.

Në fillim të dy klubet hezituan por marrëveshja për kalimin e Pogbas u arrit. Por nuk u zbulua asnjëherë se kush i pagoi Raioles bonuset, tani drejtori i Juventus, Bepe Marotta ka zbuluar gjithqka.

“E blemë Pogban për 1.5 milionë euro, për të evituar problemet ligjore me Unitedin, ndërkohë që patëm edhe shpenzime të tjera për të paguar agjentët dhe këshilltarët e tij”.

“Pas 4 vitesh te Juventusi, ai vendosi të kthehet në Angli, me çdo kusht, jo thjesht për paratë”.

“Shitja te United na dha 105 milionë euro, plot 5 milionë euro bonus, nëse Pogba rinovon apo shitet për më shumë se 50 milionë”.

“Kjo bën që të kemi një fitim prej 95 milionë eurosh, nga të cilat 27 do t’i paguhen Mino Raiolas dhe kompanisë së tij. Në fund, fitimi neto nga Pogba për ne është 72 milionë euro”, ka thënë drejtori i Juventusit.  Paul Pogba u transferua për një shifër rekord plot 105 milionë euro duke u bërë kështu lojtari më i shtrejtë në histori. /Periskopi.com

Hargreaves: Carrick është Pirlo i Manchester United

Owen Hargreaves mendon se ish partneri i tij duhet të startojë për ekipin e Jose Mourinhos dhe të jetë partneri i Paul Pogbas.

Periskopi.com Sporti

Ish mesfushori anglez ka dhënë mendimin e tij për Miachel Carrick se a duhet të startojë si dyshe me francezin, Paul Pogba. Jose Mourinho ende nuk e ka gjetur partnerin ideal për francezin.

“Carrick është lojtari më i ngjashëm nga mënyra e lojës që luan Pirlo. Carrick duhet të startojë që Pogba të jep më të mirën nga vetja” tha Owen Hargreaves për BT Sport.

“Unë mendoj se Mourinho është duke u munduar që  të gjejë partneri më të mirë për Pogban dhe sipas meje Carrick duhet të startojë në çdo ndeshje”, përfundoi ish mesfushori i Bayern Munich dhe Manchester United.

Carrick dhe Pogba zhvilluan një ndeshje shumë të mirë si dyshe ndaj Fenerbahces dhe kjo mund të shtyjë teknikun portugez për të startuar edhe në kampionatë me këtë dyshe. /Periskopi.com

Formacioni i javës në Europa Ligë (Foto)

UEFA ka publikuar formacionin e javës në Europa Ligë.

Periskopi.com Sporti

Në këtë formacion nuk kishte se si të mungonte transferi më i shtrenjtë i futbollit, Paul Pogba, i cili shkëlqeu në ndeshjen që Manchester United e zhvilloi ndaj Fenerbahces.

uefa formacioni /Periskopi.com

Pogba tregon bisedën me Rooneyn para penaltisë

Paul Pogba ka zbuluar bisedën e mbrëmshme me Wayne Rooneyn para realizimit në gol të penaltisë.

Periskopi.com Sporti

United triumfoi bindshëm përballë skuadrës turke Fenerbahce, në ndeshjen e vlefshme në Europa Ligë.

Pogba rrëfen momentin, për të cilin mediat angleze vlerësuan se ishte përplasje.

“I thash Waynet se doja të realizoja penaltinë dhe ai më lejoi. Jam shumë i lumtur që shënova at penalti dhe është respekt që më lejoi një lojtar si ai. Jam shumë krenar”, tha Pogba. /Periskopi.com

Mourinho tregon se çka i duhet Pogbas

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka folur sërish për mesfushorin Paul Pogba.

Periskopi.com Sporti

Francezi shënoi mbrëmë dy gola në ndeshjen ndaj Fenerbahces në Europa Ligë, ndeshje të cilën United e fitoi 4:1.

Mourinho beson se 23-vjeçarit i duhet kohë për t’u dëshmuar.

“Dy ditë më parë, Pogba ishte lojtari më i keq në Premier Ligë dhe 48 orë më vonë ai është fenomenal”, deklaroi Mourinho.

“Atij i duhet kohë. Isha në itali, e njoh futbollin italian. Të jesh në Itali për katër apo pesë vjet dhe të kthehesh këtu nuk është e lehtë për shkak të intensitetit”, shtoi ai. /Periskopi.com

Nuk ka lojtarë të paprekshëm tek Manchester United

Jose Mourinho ka insistuar se lojtarët të profilit si Paul Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic nuk janë të paprekshëm.

Periskopi.com Sporti

Kur ishte në Chelsea në vitin 2006, Mourinho kishte deklaruar se disa lojtar kryesor janë të paprekshëm dhe pa marr parasysh formën e tyre ata nuk do të largohen nga ekipi bazë.

I pyetur para ndeshjes me Fenerbahce në kuadër të Europa Ligës se a aplikohet e njëjta metod edhe në Old Trafford, Mourinho u përgjigj: “Jo. Atëherë ishte Premier Liga ndryshe dhe ishte storie e ndryshme dhe ekip shumë më i mirë”.

“Jo të paprekshëm, të paprekshëm në ekipin tonë duhet të jenë krenaria, shpirti i ekipit dhe përkushtimi ndaj klubit” shtoi Mourinho.

Lojtarët si Pogba dhe Ibrahimovic së fundëmi kanë marrur kritika për formën e tyre në javët e fundit.

Manchester United e pret sonte Fenerbahce në Old Trafford në kuadër të Europa Ligës nga ora 21:05. /Periskopi.com

Mourinho i dëshpëruar me yllin e United

Jose Mourinho është shprehur se ka pritur më shumë nga Paul Pogba.

Periskopi.com Sporti

Strategu portugez e kishte vendosur francezin në pozitën mbas sulmuesit apo siç njihet numëri 10, francezi ishte një nga lojtarët më të dobët në derbi.

“Në pozitën që ka luajtur Pogba kam pritur më shumë”

“Në repartin e mbrojtjës ishim shumë të mirë, ne kishim një rast shumë të mirë me Ibrahimovic ku mendova se shënoi”.

“Ishte një ndeshje e vështirë për neve dhe për ata. Më shumë për ata, ne startuam shumë mirë dhe patëm në kontroll gjithqka” shtoi Mourinho për Sky Sport.

Liverpool dhe Manchester United kanë ndarë pikët duke barazuar pa gola në derbin e javës. /Periskopi.compogba

Pogba: Mourinho më kërkon të luaj si kjo legjendë

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba ka zbuluar diçka interesante nga kërkesat që trajneri i tij, Jose Mourinho i bënë atij.

Periskopi.com Sporti

Francezi thotë se portugezi i kërkon atij që të luajë si legjenda italiane, Andrea Pirlo.

“Mourinho më jep udhëzimet dhe unë mundohem që t’i ndjek ato”, deklaroi Pogba.

“Detyra ime është që të rikuperoj topa dhe të marr pjesë në fazën mbrojtëse të skuadrës, një lojë tjetër nga ajo që jam mësuar ta luaj. Ai më kërkon të luaj pak a shumë si Pirlo”, shtoi ai. /Periskopi.com

Puyol përkrahë Paul Pogba

Ish mbrojtësi i Barcelonës dhe kombëtarës spanjolle, Carlos Puyol ka dalur në mbështetje të françezit karizmatik Paul Pogba.

Periskopi.com Sporti

Ai gjatë një interviste e ka përkrahur duke thënë “Ai nuk është një lojtarë që shënon 50 gola në sezon, por ai ka një talent unik dhe njerëzit duhet të presin”

“Pogba është një ndër lojtarët më të mirë në botë” tha Puyol për Squawka.com

Mesfushori këtë verë është rikthyer në Manchester United pas disa sezona të kaluar në Juventus për një shumë rekorde prej 100 milionë euro ta paguar nga klubi anglez në arkat e Juventus.