vieira

Vieira kritikon Arsenalin

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Arsenalit, Patrick Vieira ka adresuar disa kritika ndaj ish-klubit të tij.

Klubi nga Emirates Stadium po kalon një periudhë të vështirë në sezonin e ri, ku në dy ndeshjet e para ka marrë vetëm një pikë.

Francezi thotë se ‘topçinjve’ po i mungojnë lojtarë të fortë fizikisht, ndërsa shton se në klub duhet të ketë vend edhe për legjendat e klubit, të cilët mund të ofrojnë punë të mirë brenda gjigandit londinez.

“Brezi im ka pasur lojtarë shumë të fortë fizikisht. Në pesë ose gjashtë vjetët e fundit, Arsenali ka pasur më shumë lojtarë teknik. Ndërsa grupi ynë i të ‘pamposhturve’ të vitit 2004 i kishte të gjitha”, deklaroi Vieira.

“Kur e shikoj Arsenalin, ata luajnë futboll të mirë. Por, unë mendoj se atyre u mungon diçka, dhe kjo është prezenca e duhur fizike. Ata kanë qenë zhgënjyes, duke humbur ndeshje të cilat është dashur t’i fitojnë”.

“Jam i zhgënjyer që në Arsenal nuk punojnë ish-lojtarët e këtij klubi. Do të ishte mirë që lojtarët e rinj të shohin një Thierry Henry, një Freddie Ljungberg, ose një Martin Keown, të cilët kanë qenë në klub për shumë vjet dhe që kanë punuar në akademinë e klubit. Unë nuk e kuptoj këtë, sepse dera duhet të jetë e hapur për ta, por nuk e di pse Arsenali po e bën këtë”. Periskopi.com