Jo të gjithë janë të pasur, ka ish – deputetë që nuk kanë para

Periskopi.com Lajme

Në ditën e deklarimit të pasurisë çereku i tash ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk kishin asnjë cent në llogarinë e tyre bankare. Kështu të paktën kanë deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit me rastin e deklarimit të pasurisë së tyre.

Në mesin e ish- deputetëve të cilët kanë deklaruar se nuk kanë para të gatshme është edhe kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti. Njëjtë kanë deklaruar edhe Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, Pal Lekaj, Agim Çeku, Gëzim Kelmendi e Nenad Rashiq.

Në deklarimin  e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, nga të gjitha grupet parlamentare të legjislaturës së kaluar, janë 33 deputetë të cilët kanë deklaruar se nuk kanë para të gatshme në llogaritë e tyre, ose të paktën ato nuk i kanë deklaruar në formularët e pasurisë.

Nga PDK janë shtatë ish-deputetë të cilët kanë deklaruar se nuk kanë para të gatshme: Agim Çeku, Shaip Muja, Ganimete Musliu, Flora Brovina, Fadil Beka, Luljeta Veselaj-Gutaj dhe Emilija Redzepi.

Nga LDK janë gjashtë ish-deputetë pa para të gatshme: Melihate Tërmkolli, Teuta Rugova, Njomza Emini, Blerim Grainca, Kimete Bytyqi dhe Etem Arifi.

Nga Vetëvendosje janë pesë ish-deputetë, duke nisur nga i nominuari për Kryeministër Albin Kurti, më pas Rexhep Selimi, Aida Dërguti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Mytaher Haskuka.

Nga AAK janë tre ish-deputetë të cilët kanë deklaruar se nuk kanë para të gatshme: Pal Lekaj, Bali Muharremaj dhe Teuta Haxhiu.

Po kaq ish-deputetë janë edhe nga Nisma, duke nisur nga kryetari Fatmir Limaj, si dhe dy deputetët tjerë: Zafir Berisha dhe Enver Hoti.

Në grupin e Listës Serbe janë pesë ish-deputetë që kanë deklaruar se nuk kanë para të gatshme. Ata janë: Nenad Rasiq, Adem Hodza, Sasa Milosavljeviq, Jasmina Zhikoviq dhe Milka Vuletiq.

Nga Grupi 6+ janë: Kujtim Paçaku, Danush Ademi dhe Çerim Bajrami.

Po ashtu edhe ish-deputeti Gëzim Kelmendi ka deklaruar se nuk ka para të gatshme. Kelmendi me partinë Fjala nuk ka arritur që të kalojë pragun elektoral dhe rrjedhimisht nuk do të jetë deputet në legjislaturën e re.

Mësoni sa para ka Valdete Daka

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka deklaruar shumë më pak para të gatshme në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Valdete Daka, gjyqtare në Gjykatën Supreme dhe kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerën prej 155 mijë e 798 eurove.

Sipas deklarimit të saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit pasuria e luajtshme- vetura ka vlerën 12.700 euro.

Të hyrat vjetore të Dakës, bashkëshortit dhe fëmijëve sipas deklarimit të pasurisë janë 40136 euro.

Para të gatshme Daka ka deklaruar se ka 17 mijë e 400 euro, derisa një vit më parë para të gatshme ajo kishte deklaruar 47 mijë e 500 euro.

Ndodh në Kosovë, kryetari ‘legjendar’ merr pagë dhe pension

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja për shumë gjëra mund të hyjë në historinë e Kosovës, por për moshën që ka, e që ende ushtron detyrën e të parit të një komune, mund të thyejë rekord edhe në botë.

77 vjeçari që ka shumë probleme me shëndetin, është bërë një ‘kështjellë’ e pathyeshme në Prizren.

Që kur është bërë kryetar, është përcjellë me skandale e pakënaqësi të shumë qytetarëve. Qyteti ndër më të bukurit në Kosovë, nuk është ngjallur ekonomikisht në mandatet e tij.

Jo vetëm kaq, ai është i dënuar me dy vjet burgim dhe vazhdon të jetë në postin e të parit të Prizrenit, ngase dënimin e ka me kusht që të mos kryej vepra të tjera penale gjatë 3 vjetëve të ardhshëm.

Shumë herë është kërkuar dorëheqja e tij. Një ndër më të rëndësishmet është për shkak të tragjedisë që ndodhi në këtë qytet, ku është shembur një shtëpi në Zonën Historike në Prizren, dhe i mori jetën një fëmije 3 vjeç.

Ramadan Muja, siç mëson Periskopi pavarësisht që nuk shihet askund, dënimeve që ka dhe mospunëve, ai merr pagën e kryetarit, por edhe pensionin.

Nga buxheti i shtetit, Muja, brenda në viti merr rreth 21 mijë euro në vit.

Shtëpia ku banon Ramadan Muja, kryetar i Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës, ka 250 metra katror dhe kap vlerën prej 150 mijë eurosh, ndërsa ka para të gatshme në bankë 122 mijë euro.

Ai vet ka deklaruar se ka rrogën vjetore prej 18,680 euro dhe pensioni prej 2,760 euro.

Nuk përfundon me kaq, kandidati i PDK-së dhe kryetari aktual i Prizrenit, Ramadan Muja, është në mandatin e tij të tretë si kryetar i Prizrenit.

I doktoruar në histori, nuk duhet lënë pa përmendur se ai ka përjetuar edhe Luftën e Dytë Botërore.

Pavarësisht se ai dyshohej për keqpërdorim pronash, PDK-ja e kishte të preferuar dhe e kandidoi gjithmonë për kryetar, raporton lajmi.net

I njohur si refuzues i debateve televizive, i daljes para publikut, shikuesve dhe kundër-kandidatëve, Muja qëndron në fron që rreth 10 vjet, e premtimi më i famshëm i partisë së tij, mbetet 100 milionëshi për Prizrenin, që kurrë më nuk është përmendur pas fushatës.

E në fillim të muajit që kemi lënë pas, më në fund, Gjykata e Apelit ia kishte dalë ta caktojë një datë për një seancë ndaj Ramadan Mujës dhe ish-zyrtarëve të tjerë të Komunës së Prizrenit.

Palëve në këtë proces u ishin dërguar njoftimet e nënshkruara për datën 14 mars, por pak ditë më pas seanca është anuluar.

Ndryshe, pas dënimit në shkallën e parë në mars të vitit 2014, rastin ndaj kryetarit Muja dhe 5 ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj komune, që akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Apeli e kishte kthyer në rigjykim.

Prokuroria ishte ankuar ndaj këtij vendimi në Gjykatën Supreme, që e kishte anuluar vendimin për rigjykim dhe e kishte kthyer rastin për rishqyrtim në Apel./ Periskopi

Kongresmeni amerikan e krahason Kosovën me Arabinë Saudite

Periskopi.com Lajme

Kongresmeni amerikan, Matt Gaetz, bashkë me një grup kongresmenësh, ishte në një turne ballkanik nga Turqia nëpër Greqi, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, kurse nga dhoma e Kongresit në Washington, ka shprehur përshtypjet e tij për këtë vizitë.

Ai flet për politikën sigurinë dhe ekonominë e rajonit, duke dalë i shqetësuar me politikat dhe ndryshimet e imponuara të Recep Tayyip Erdogan në Turqi, i cili, sipas Gaetz, është duke shtruar ndikim destruktiv në gjithë Ballkanin, sidomos në Kosovë, Maqedoni dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Jam gjithnjë e më i shqetësuar se Erdogani po ka një ndikim shumë destruktiv në Ballkan dhe përgjatë Evropës. Në Turqi, qeveria po merr masa të ashpra për ta riformuar mënyrën qeverisjes dhe se si e shohin islamin në vend, duke e bërë kështu sistemin më pak gjithëpërfshirës e më shumë autokratik”, shprehet Gatez.

“Turqia e Erdoganit duhet të siguroj Shtetet e Bashkuara (SHBA) se koncepti i një islami politik të mos imponohet në vendet si Kosova, Maqedonia dhe Bosnja”, ka thënë Gatez, për gazetametro

Kongresmeni Amerikan thotë se është pak e çuditshme se pak ditë para arritjes në Kosovë, ra qeveria në Prishtinë, por siç shprehet Gaetz, Kosova e ka një borxh ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe popullit të vet.

“SHBA-ja vazhdon të jetë e interesuar në Kosovën, pasi shumë amerikanë kanë paguar për lirinë e Kosovës. Ne presim që nga zgjedhjet e ardhshme të sigurohet një qeveri stabile, gjykata të forta dhe të drejta si dhe fuqizim i sundimit të ligjit, të drejta të plota në pronën private dhe një shtyp të lirë”, thekson Gaetz.

Ajo çka i kishte lënë përshtypje kongresmenit Gaetz, është që Kosova siç e quan ai, është një Arabi Saudite e thëngjillit, pra një vend me shumë resurse thëngjilli dhe po pengohet të shfrytëzoj këto resurse nga lobimet e disa fondacioneve si ajo e miliarderit Soros, dhe fonde të tjera nga Evropa.

Sipas kongresmenit Gaetz, pavarësimi Energjetik i Kosovës është i rëndësishëm, sepse largohet nga influenca e energjisë ruse, dhe këtë nuk duhet ta pengoj lobimet e ndryshme.

“Pavarësimi i Kosovës në energji është i rëndësishëm, sepse tepër shumë shtete janë të varura nga energjia ruse, gjë që ka ndikim negativ në politikat e tyre. Pavarësimi Energjetik përpos kësaj është interes jetik për zhvillimin e ekonomisë, dhe një Kosovë më të sigurt”, përfundon Gaetz.

Shefit i AKI-së pasuri qindra mijëra euro dhe veturë 23.500 euro (Dokument)

Shefi i ri i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi nuk e ka deklaruar pasurin e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2016. Të paktën kjo nuk është publike në formularët e publikuar në ueb faqen e AKK-së edhe pse deklarimi i pasurisë është i obliguar me ligj për gjithë zyrtarët e shtetit.

Periskopi.com Lajme

Por një vit me herët, pra në vitin 2015, Gashi e ka deklaruar pasurin e tij, si dhe të familjes dhe të hyrat e tyre siç kërkohen me ligj.

Shefi i AKI-së, si duket ka një pasuri të mirë dhe të hyra ta mjaftueshme për një jetë mbi mesatare në kushtet e Kosovës. Në total pasuria e tij kalon shifrën mbi 300.000 euro por ka edhe një borxh, kredi prej 20.000 eurosh qe e ka marrë për blerje të veturës, raporton Infokusi.com

Paga e gruas së tij në KEDS me e madhe se e sekretarit të MPB-së

Në vitin 20015, Gashi ka deklaruar se kishte të ardhurat vjetore nga MPJ-ja në vlerë prej 13,200.00 eurosh.

Por pavarësisht pozitës së lartë në ministri, si sekretar i përhershëm, Gashi kishte siç e ka deklaruar në formularin e pasurisë ka marrë pagë më të vogel se gruaja e tij qe është e punësuar në KEDS. Paga vjetore e deklaruar e bashkëshortes është hiq me pak se 14,400.00 euro. Ndërsa të hyrat e printerëve ai i ka deklaruar se marrin, njeri pagë vjetore në vlerë 4,704.00 dhe pension 1,680.00 euro, raporton Infokusi.com

Kurse pasuri e paluajtshme e tani shefit të AKI-së kalon shifrën mbi 300.000 euro. Vetëm një banesë të prindit, 80 m2 ai e ka deklaruar se ka vlerë 160,000.00. Po ashtu ka një shtëpi 95 m2 në vlerë prej 95,000.00 eurosh dhe dy troje, një qe ka vlerë 28.000 euro dhe një tjetër 33.000 euro.

Shefi i AKI-së po ashtu e ka deklaruar edhe një kredi në vlerë prej 20.000 eurosh për ta blerë një veturë të cilën e ka deklaruar se kushton hiq me pak se 23.500 euro.

droton-gashi-akk-1 droton-gashi-akk-2 driton-gashi-akk-3

Kjo është pasuria e drejtorit të RTK’s, Mentor Shala (Dokument)

Drejtori i Radio Televizionit Publik të Kosovës RTK del të ketë një pasuri goxha të mirë. Atë tashmë e ka deklaruar vet.

Periskopi.com Lajme

Ai ka tokë, shtëpi, e vetura, e më së shumti bie në sy, paratë e kursyera në banka. Jo vetëm ai, edhe bashkëshortja e tij, ku të dy bashkë marrin para nga taksat e qytetarëve të vendit, e kursime kanë edhe fëmijët e tyre.

Përveç pagës si drejtor, ai ka edhe një punë tjetër, në AAB, universitet privat i cili ka hapësirë të madhe të marketingut në RTK.

Ndërsa, pagë nga RTK-ja që financohet nga buxheti i vendit me rreth 10 milionë në vit, e që njihet si televizion i afërt me PDK-në merr edhe bashkëshortja e tij.

hjtskhs dfdsf fgfdgd

 

Trashëgimia e ‘trishtuar’ e Barak Obamas

Kjo është një rënie e dëshpëruar e zyrës më të lartë të perandorisë më të fuqishme në historinë e botës. Ajo mund të prodhojë lehtë cinizëm dhe të përhapë nihilizëm helmues. A ka ende ndonjë shpresë për të vërtetën dhe drejtësinë në këtë kohë dekadente? A ka Amerika aq kapacitet për të qenë e sinqertë me veten e saj dhe varësinë vetë-shkatërruese të adhurimit të ksenofobisë frikacake?

Cornel WEST Opinione

Ralph Ualdo Emerson dhe Herman Melville dy intelektualët më të mëdhenj publik të shekullit të 19-të luftuan me pyetje të ngjashme dhe kanë arritur në të njëjtin përfundim si Heraclitus: Karakteri është fat .

Koha e Barack Obama mund të ketë qenë shansi ynë i fundit. “Post-integriteti” jonë dhe e vërteta është mbytur nga markat zbavitëse dhe aktivitetet fitimprurëse që kanë të bëjnë pak ose asgjë me të vërtetën, integritetin apo mbijetesën afatgjatë të planetit. Ne jemi dëshmitarë të versionit postmodern fatkeq të botës.

“Mbretërimi” i Obamës nuk ka prodhuar , sic e quajnë demokratët, “makthin” e Donald Trump por ka  kontribuar drejt tij. Dhe ata mbështetës të Obamas që refuzuan t’i ulërisnin për të marrë sadopak përgjegjësi janë gjithashtu përgjegjës.

Disa prej nesh iu lutën Obamës që mos të shkëputej nga prioritetet e Wall Street-it.

Por ai ndoqi këshillën e “zgjuar” të këshilltarëve të tij neo-liberale për të shpëtuar nga Ëall Street. Në mars të vitit 2009, Obama u takua me udhëheqësit e tyre.

“ Unë qëndroj midis jush , jam në anën tuaj dhe do t’ju mbroj –  ua tha ai.  Por vetëm pak ditë më vonë, një drejtor ekzekutiv i Wall Street-it shkoi në burg.

Por për torturuesit amerikane të myslimanëve të pafajshëm dhe transparencën e sulmeve të telekomanduara që vrarë civilë të pafajshëm?  Administrata e Obamas  na tha se nuk ishte qoftë edhe një civil.  Por pastaj na tha se ishin vrarë vetëm disa. Dhe pastaj na tha se ndoshta ishin vrarë 65 civilë. Megjithatë, kur një civil amerikan, Uarren Ueinstein, u vra në vitin 2015 ka pasur një konferencë për shtyp të menjëhershme me keqardhjet e thella dhe kompensim financiar. Dhe sot ne ende nuk e dimë sa civilëve u kanë marrë jetën bombarduesit amerikanë.

Në dolën në rrugë përsëri me “Black Lives Matters”  dhe grupeve të tjera por shkuam në burg sepse protestuam kundër policisë që ekzekutonte njerëzit me ngjyrë.

Ne protestuam kur Forcat e Mbrojtjes së Izraelit vranë më shumë se 2.000 palestinezë (duke përfshirë 550 fëmijë) në 50 ditë. Megjithatë, Obama u përgjigj me fjalë duke shpjeguar gjendjen e vështirë të punonjësve të policisë, hetimet e departamentit dhe 225 milion dollarët  shtesë si mbështetje financiare për ushtrinë izraelite. Obama nuk tha qoftë edhe një murmuritje rreth fëmijëve të vdekur palestinez.

Përveç kësaj, politika arsimore e Obamas  bëri që shumë nga forcat e tregut të mbyllnin qindra shkolla ??publike. Sindikatat në Ëisconsin, Seattle dhe Çikago (kundërshtuar fuqishëm nga Kryetari i Bashkisë Rahm Emanuel, një i besuar i Obamës) e kaluan gjithçka në heshtje.

Në vitin 2009, Obama e quajti kryetarin e Nju Jorkut, Michael Bloomberg, një “kryebashkiak të shquar”. Megjithatë, ai anashkaloi faktin se më shumë se 4 milion njerëz u ndaluan dhe u dhunuar nën vëzhgim Bloomberg-ut. Dy vjet më vonë, e pash veten të ulur në një burg sepse po protestoja pikërisht për këto politika që Obama injoroi kur lavdëronte Bloomberg-un.

Megjithatë, mediat kryesore nuk arritën të nxjerrin në pah këto të vërteta të dhimbshme  lidhur me Obaman. Në vend të kësaj, ekspertët e mirë-paguar në televizione  dhe radio festuan “madhështinë” e Obamas. Dhe shumica e zëdhënësve me ngjyrë paturpësisht mbrojtën heshtjet e Obamës dhe krimet në emër të simbolizmit racial.

Vrasja bruto e qytetarëve amerikanë pa proces të rregullt ligjor, pas urdhrave të drejtpërdrejtë nga Obama ishte hedhur mënjanë nga mbështetësit neoliberale të të gjitha ngjyrave. Dhe Eduard Snouden, Chelsea Maning, Sterling Jefrej dhe rrëfyesit e tjerë të të vërtetave tjera janë demonizuar ashtu si krimet që ata kanë ekspozuar.

Arritja më e madhe legjislative e presidentit ishte sigurimi shëndetësor për më shumë se 25 milionë qytetarë. Por ajo mbeti thjesht një politikë të bazuar në treg, e krijuar nga Fondacioni “Heritage” dhe paratë e Mitt Romney.

Mungesa e guximit të Obamas për t’u përballur me kriminelët e korporatave financiare = dhe gabimi i tij  për urdhërimin e  bombardimeve me avionë çuan në revolta populiste të të djathtës amerikane si dhe drejt rebelimeve fashiste islamike në Lindjen e Mesme.

Bernie Sanders me shumë pasion u përpoq të gjeneronte populizmin e majtë, por ai u shtyp nga Clinton dhe Obama në parapraket e padrejta të partisë Demokratike.

Deri tani ne e gjejmë veten duke hyrë në një epokë të fashiste: me një ekonomi neo-liberale që pritet të shpërtheje, me një qëndrim shtypës ndaj “të huajve”  të brendshëm dhe me një kabinet militant të etur për lufra.

Në të njëjtën kohë, ne po shohim një eklips të së vërtetës dhe integritetit në emër të markës së Donald Trump, të bllokuar nga mediat  e korporatave.

Cfarë trashëgimie e trishtuar kjo e Barack Obamas.

/Përshtati Syri.net nga The Guardian/

Trump heq dorë nga bizneset e tij: “Do i përkushtohem presidencës”

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump ka deklaruar ditën e sotme se do të heq dorë nga bizneset e tij të pasurive të patundshme për tu përkushtuar në punën e tij të re.

Periskopi.com Lajme

Donald tha se do ta mbajë një konferencë pas 15 ditës për të sqaruar detaje nga puna e tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Do të mbajë një konferencë të madhe në New York, bashkë me fëmijët e mi, më 25 dhjetor për të deklaruar faktin se do të largohem plotësisht nga drejtimi i bizneseve të mi dhe do të përqëndrohem plotësisht në punën e presidentit për ta bërë Amerikën sërish madhështore.”- ka thënë ai nëpërmjet një serie postimesh ne Twitter./ Opinion