Këto janë besytnitë më të çuditshme në botë

E dimë se nuk janë të vërteta, por megjithatë disi ua kemi frikën, besojmë se sjellin ters.

Periskopi.com Lajme

E premte, datë 13 Konotacionet negative, të cilat i lidhim me numrin 13 kanë shpjegim nga disa teori. Njëra ndër to i ka rrënjët te tradita e krishterë. Apostulli Juda, i cili e tradhtoi Krishtin, ishte i trembëdhjeti në Darkën e fundit. Frika nga numri 13 lidhet edhe me një mit norvegjez. Në fakt, në vendin Valhala 12 perëndi ishin mbledhur për t’u argëtuar, ku u paraqit mysafiri i 13- të, i paftuar, Loki shpirtkeq, i cili shkaktoi kaos në mesin e perëndive. Për këto dhe shkaqe të tjera, numri 13 shkakton njëfarë frike në tërë botën. Disa shkencëtarë thonë sesi 80% e rrokaqiejve në botë nuk e kanë katin e 13-të, hotelet dhe spitalet nuk e kanë dhomën nr 13, shumica e aeroporteve nuk ka dalje 13 në pistë, etj.

Derdhja e kripës Sipas një besëtytnie të lashtë, derdhja e kripës është shenjë e keqe. Edhe kjo i ka rrënjët në Bibël. Në fakt, tradita e krishterë thotë se Juda gjatë darkës së fundit ka derdhur kripë edhe atë pak para se ta tradhtonte Krishtin. Në të kaluarën kripa ka qenë tepër e shtrenjtë, kështu që derdhja e saj me të vërtetë ishte fat i keq.

Pasqyra e thyer Ekziston një besim i përhapur sesi pasqyra e thyer sjell shtatë vjet të fatit të keq. Ka disa shpjegime për këtë, ku njëri ndër ta thotë se pjesëzat e pasqyrës së thyer mund ta robërojnë shpirtin. Mendohet se, me thyerjen e pasqyrës, thyhet edhe shpirti. Në disa kultura, kur të vdesë dikush, mbulohen të gjitha pasqyrat në shtëpi, në mënyrë që shpirti i të vdekurit të mund të largohet pa probleme.

Macja e zezë që na e prenë udhën Në kulturat e Perëndimit macja e zezë ka kohë që konsiderohet ters. Ato lidhen me shtrigat, e mendohet se, nëse na e prenë udhën, do të na ndodhin gjëra të këqija. Macja e zezë e cila ta pret udhën, sipas besimit të krishterë, në fakt është dreq, i cili kështu na pengon që të hyjmë në parajsë.

Kryqëzimi i gishtave Shenja e gishtave të kryqëzuar është edhe një formë e mbrojtjes nga shpirtrat e këqij. Rrënjët e kësaj besëtytnie nuk dihen edhe pse duket se ky besim më shumë mbretëron në vendet e krishtera. Në fakt, nëse me anë të gishtave e bëjmë shenjën e kryqit të krishterë, atëherë i pengojmë shpirtrat e këqij që të na bëjnë keq. Gishtat kryqëzohen edhe kur rrejmë, meqë mendohet se një gjë e tillë na mbron nga pasojat e rrenës.

Kruarja e shuplakës së majtë sjell para Besimi se do të marrim para nëse na kruhet shuplaka e majtë, si dhe bindja se do të japim para nëse na kruhet dora e djathtë, janë besëtytni mjaft të shprehura. Nuk është gjetur asnjë shpjegim i kësaj besë- tytnie, por thuhet se kur të na kruhet dora, atë duhet ta kruajmë për ndonjë objekti të drunjtë, meqë një gjë e tillë, paramendoni, po na sjellka fat.

Reklamë
Reklamë

Shokon Apple, Iphone do të ketë përmasat e një pasqyre muri (Video)

Apple deklaron se iphone do të ketë përmasën e një pasqyre muri.

Periskopi.com Tech/Auto

Kjo është “Pasqyra e zgjuar”, ose më mirë një iPhone gjigand në të cilin sheh edhe veten. Me të mund të dërgohen mesazhe, të shihen videot e Netflix, dhe shumë gjëra të tjera që bëhen normalisht me një smartphone.

Pasqyra Apple është dizenjuar nga Rafael Dymek, një shpikës në Nju Jork, megjithatë nuk dihet nëse ai ka plan ta shesë shpikjen e tij. Smartphone-i gjigand përdor sistemin e iOS 10 të Apple, dhe ka pamjen e ngjashme të një iPhone.

Në projektin e ri është i aksesueshëm koha, data e moti. Pas 45 sekondash mos-përdorimi, smartphone-i gjigand fiket vetë, dhe më pas kthehet në një pasqyrë normale si gjithë të tjerat.

Reklamë
Reklamë