tirana-partizani1

Përfundon ndeshja Tirana-Partizani, e cila zgjati dy ditë

Ndeshja e cila zgjati dy ditë ndërmjet Tiranës dhe Partizanit ka përfunduar.

Periskopi.com Sporti

Skuadrat nga kryeqyteti shqiptar ndanë pikët duke luajtur pa gola 0:0.

Ndeshja në fjalë u ndërpre mbrëmë për shkak të një problemi me energjinë elektrike në stadium. /Periskopi.com

rryma

Kush ka faj për ndërprerjen e derbit për shkak të rrymës?

Gjatë zhvillimit të derbit të djeshëmTirana-Partizani e cila u ndërpre në minutën e 63 pasi iku energjia elektrike në stadium, deputeti Braçe dha një deklaratë për TCH ku akuzoi FSHF-në si përgjegjëse e të gjithë situatës.

Periskopi.com Sporti

“Në momentin që u vendos të mos luhej ndeshja, erdhën dritat. Më vjen keq që u ndërpre takimi, pasi Partizani ishte në momentin e tij më të mirë. Ky është stadiumi i vetëm që ka kryeqyteti dhe ai gjeneratori që federata e mbante dhe e kalbte në shi te ‘Qemal Stafa’ duhet të ishte këtu”, deklaroi ai.

Edhe gjatë zhvillimit të derbit të djeshëm mes Tiranës dhe Partizanit, tfanatiksit kanë përsëritur si zakonisht korin kundër deputetit të Partisë Socialiste, Erjon Braçe, i cili njihet si tifoz i zjarrtë i Partizanit.

“Guerrilsi vogël mes luftës e paqes, i dehur nga “birat” e Erion Braçes”.

tirana-partizani

Statistikat e veçanta të Derbit Tirana-Partizani

Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani nesër në mbrëmje pritet të dhurojë spektakël. Për herë të fundit super sfida është luajtur të enjten më 22 dhjetor të vitit 2005, me të kuqtë që fituan 1-0 si skuadër pritëse.

Periskopi.com Sporti

Ky do të jetë derbi numër 147 ndërmjet dy rivalëve më të mëdhenj të kryeqytetit. Partizani numëron 60 fitore, Tirana ka triumfuar në 40 raste, ndërsa 46 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Të kuqtë janë në avantazh edhe për sa i takon numrit të golave të shënuar me 212 rrjeta, përballë 162 golave të bardhebluve.
Rezultati që është regjistruar më së shumti në derbi është barazimi 2-2, i përsëritur në 29 raste.

Tirana paraqitet gjithashtu në disavantazh edhe prej ecurisë së viteve të fundit, sepse nuk fitojnë përballë të kuqve në 10 derbit e fundit radhazi.

Suksesi i fundit i bardhebluve është ai i 7 shkurtit 2014, sfidë që u mbyll me fitoren 1-0 me golin e brazilianit Gilberto.
Të enjten në fushë do të zbresin në total 39 tituj kampionë, të ndarë 24 për Tiranën dhe 15 për Partizanin.

Në 14 ndeshjet e fundit të kësaj periudhe, rezultati më i shpeshtë kanë qenë fitoret 1-0, të regjistruara në 3 raste, po aq sa edhe barazimet pa gola.

 

partizani

Ndalet Partizani

Partizani humbi një mundësi të artë për të marrë edhe përkohësisht kreun e Kategorisë Superiore. “Të Kuqtë” u ndalën në barazim 1-1 nga Luftëtari në ndeshjen e parë sezonale që këta të fundit luanin në shtëpinë e tyre.

Periskopi.com Sporti

Golat u shënuan që të dy në pjesën e dytë të lojës. Fillimisht vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 57 me anë të Bregut, ndërsa Partizani barazoi në minutën e 72 me anë të Ibrahimit.

Në minutën e 87, Licaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe braktis fushën, por koha e mbetur nuk mjaftonte për Partizanin që të shfrytëzonte avantazhin numerik në fushë dhe të largohej me pikë të plota nga Gjirokastra, shkruan Top Channel.

Ky rezultat u shkon më shumë përshtat gjirokastritëve dhe ishte pikërisht barazimi objektivi i vendosur nga trajneri i tyre një ditë para takimit.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Laçi fitoi minimalisht 1-0 në takimin ndaj Korabit.

tifozja

Humbi ndjenjat, tifozja e Partizanit tregon momentet e tmerrit në spital (FOTO)

Trevisa Tufa, mbrëmjen e djeshme humbi ndjenjat dje në stadiumin e Elbasanit. Nuk ka mjaftuar vetëm tensioni që shkaktuan forcat e policisë në stadium, por më pas e kanë “terrorizuar” sërish në ambientet e spitalit, ndërkohë që ajo ende nuk e kishte marrë veten mirë.

Periskopi.com Sporti

Në një intervistë për “Panorama Sport”, ajo rrëfen incidentin dhe më pas orët e sikletshme që iu desh të kalonte në spital. “Më vjen keq ta them, por policët më sëmurën më tepër në spital, sesa vetë incidenti që përjetova në stadium”, tregon tifozja e Partizanit.

“Pashë tifozë që ishin duke u ngjeshur drejt radhëve tona. Nuk e kuptova se përse një moment policët hynë brenda në stadium dhe nisën të ushtronin dhunë. Në fillim as që arrita ta kuptoj se çfarë po ndodhte, sepse shikoja vetëm tifozë që vinin drejt nesh.

Unë isha me babanë në krah dhe për një moment u merakosa edhe për të. Humbja e ndjenjave? Nuk e di nëse kjo më ndodhi prej shqetësimit apo sikletit që përjetova, apo se dikush më goditi. Nuk mbaj mend asgjë të them të drejtën”, tregon tifozja e Partizanit.

Trevisa më tej në intervistën e saj tregon se ka përjetuar momente të vështira edhe në spital nga forcat policiore.

“Sapo nisa të marr veten dhe të kuptoja pak nga pak se çfarë kishte ndodhur. Por nuk zgjati shumë dhe erdhën policët duke ngritur zërin e duke bërtitur në kupë të qiellit. Aty u sëmura më keq pastaj.

Nisën të debatojnë me babanë tim. Ai po u thoshte se si ka mundësi që policia sillet kaq keq në stadium, por ata nisën t’i hakërrehen dhe të ngrenë zërin”, përfundoi intervistën e saj tifozja e zjarrtë e të kuqve.

sormani

Sormani largohet nga Partizani

Adolfo Sormani i jep lamtumirën Partizanit. Trajneri që vetëm pak muaj më parë u prezantua me shumë bujë, ka ndërprerë bashkëpunimin me të kuqtë pas startit jo në pritshmëritë e drejtuesve të skuadrës së kuqe.

Periskopi.com Sporti

Lajmin e bën të ditur klubi kryeqytetas në faqen zyrtare ku thekson se divorci ka ardhur pasi palët kanë rënë dakort për të ndjekur rrugë të ndryshme.

“Klubi njofton se Adolfo Sormani ka ndërprerë aventurën me të kuqtë. Traineri Italian nga sot nuk do të jetë më në drejtimin e 15 –të herë kampionëve të vendit. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke ndërprerë më mirkuptim bashkëpunimin mes tyre. Në krye të ekipit emërohet Sulejman Starova”, thekson Partizani në komunikatën zyrtare, ku nuk sqaron nëse Starova do ta drejtojë ekipin për shumë kohë apo do do të jetë emri tranzitor i stolit të kuq. Ishte data 1 korrik kur klubi kryeqytetas prezantoi trajnerin italian Adolfo Sormani, por pas 2 muajve e gjysmë, 51-vjeçari nuk arriti të mbijetonte në stolin e skuadrës, pavarësisht kualifikimit historik në turin e tretë të UEFA Chamions League.

Pas 5 javëve të para të Kategorisë Superiore, Partizani renditet në vendin e 3 me 8 pikë, 7 më pak se Skënderbeu kryesues. Humbja e fundit në Kukës duket se vulosi fatin e trajnerit që erdhi në vendin tonë mes pritshmërive të mëdha, duke vendosur si objektiv edhe vazhdimin e projektit të nisur nga klubi për rritjen e mëtejshme të sistemit zinxhir.

kukesi

Kukësi mposht Partizanin

Kukësi ka mposhtur Partizanin me rezultat minimal 1:0.

Periskopi.com Sporti

Golin e vetëm në kryendeshjen e kësaj jave në Kategorinë Superiore e shënoi kroati Pero Pejic.

Pas kësaj fitoreje, Kukësi ka 9 pikë dhe renditet në pozitën e dytë në tabelë, pas Skënderbeut, që gjendet në pozitën e parë me 12 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Periskopi.com

fejzullahu

Fejzullahu rinovon kontratën

Mbrojtësi i Partizanit, Arbnor Fejzullahu ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2018.

Periskopi.com Sporti

23-vjeçari ka qenë i përfolur kohëve të fundit për një largim të mundshëm nga skuadra kryeqytetase, mirëpo tashmë gjithçka është qartësuar.

15 herë kampionët e Shqipërisë njoftuan se ai do të mbetet pjesë e skuadrës në fjalë të paktën deri në vitin 2018.

Fejzullahu është pjesë e Partizanit prej tre sezonesh. /Periskopi.com

mustafa

Mustafa: Kam besim se do ta mposhtim Partizanin

Periskopi.com Sporti

Mesfushori kosovar i cili është transferuar javë më parë te Tirana, Argjend Mustafa ka folur për derbin e madh shqiptar kundër Partizanit të Tiranës.

Të dyja skuadrat kryeqytetase takohen këtë të dielë me fillim nga ora 19:00 në Elbasan Arena, për të zhvilluar kryendeshjen e javës në Kategorinë Superiore.

Ndërsa, Mustafa, i cili më herët ka mbrojtur ngjyrat e Partizanit, ka besim se skuadra e tij e re do të fitojë kundër ish-skuadrës.

“Dua të them që jam i lumtur që i jam bashkuar Tiranës dhe shpresoj që do të kthehem sa më shpejt dhe të jem i gatshëm për skuadrën”, deklaroi 24-vjeçari i cili është pranë rikthimit nga një dëmtim.

“Në derbi shpresoj se do të fitojë Tirana. Besoj se do t’ia dalim. Tani ka filluar të kompletohet skuadra dhe ajo është bërë e frikshme për kundërshtarët”, shtoi Mustafa.  /Periskopi.com