Ambasada amerikane dhe OSBE kanë një paralajmërim për subjektet politike në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ambasada e SHBA-ve dhe OSBE-ja, ftojnë të gjitha partitë dhe subjektet politike të Kosovës t’i ndërpresin të gjitha format e frikësimeve politike, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

Në këtë njoftim thuhet se garuesit politik Kosovarë kanë të drejtë elementare demokratike për të zhvilluar fushatë bazuar në idealet e tyre për të ardhmen e kësaj shoqërie dhe duhen të jenë në gjendje ta ushtrojnë këtë të drejtë pa qenë të kërcënuar apo të frikësuar.

“Ftojmë të gjithë liderët politik që t’i refuzojnë dhe ti dënojnë të gjithat format e frikësimeve, kurse nga Task Forca Zgjedhore presim që në përpikëri t’i hetoj të gjitha raportet e çfarëdo përpjekjeje të marrë për ta manipuluar këtë proces demokratik”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane dhe OSBE-së.

Bizneset financojnë fushatat, partitë u premtojnë tenderët

Periskopi.com Lajme

Në prag të fushatës zgjedhore, përveç angazhimeve të partive politike për koalicione dhe aderime të personaliteteve të ndryshme, edhe bizneset, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, fillojnë me një lloj fushate, e cila shprehet nëpërmjet mbështetjes financiare për subjektet politike.

Kjo mbështetje, sipas tyre, mund t’u kthehet më pas bizneseve, duke i favorizuar në ofertat e tenderëve që i hapin institucionet në të dyja nivelet.

Përfaqësues të shoqërisë civile vlerësojnë se gjatë viteve të fundit është vërejtur, siç thonë ata, një luks i madh i shpenzimeve elektorale.

Krahas shpenzimeve për marketing nëpër mjetet e informimit, një shumë e madhe e parave derdhet edhe për koncerte, pankarta, flamuj partiakë, uniforma e të ngjashme.

Por, përderisa shpenzimet vlerësohen shumë të mëdha, çështje më brengosëse, sipas analistëve politikë, mbetet mungesa e transparencës rreth burimeve financiare.

Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se rreth 950 mijë euro është shuma e mjeteve materiale që partitë politike, sipas ligjit, duhet të shpenzojnë për zgjedhje.

“Partitë politike nuk mund të shpenzojnë më shumë se 0.5- cent për një votues të regjistruar. Dhe, për këto zgjedhje, kufizimi është 950 mijë euro, që një subjekt politik mund të shpenzojë për fushatë zgjedhore”, thotë Krasniqi.

Këto shpenzime, thekson Krasniqi, hyjnë në kuadër të më shumë se 4 milionë eurove, që Kuvendi i Kosovës ndan për partitë parlamentare në Kosovë.

Por, sipas tij, shuma e shpenzimeve është dukshëm më e madhe, pasi partitë politike gjejnë burime tjera të financimit, posaçërisht te kompanitë private. Kjo formë e financimit asnjëherë nuk është arritur të verifikohet ose të sanksionohet.

“Edhe kompanitë private do të përfshihen në aktivitete, qoftë duke përmbyllur shpenzimet për aktivitete të caktuara që partitë politike i kryejnë në këtë periudhë; duke dhënë mjetet financiare direkt për këto parti politike ose duke dhënë edhe paga për anëtarë të partive politike për t’i mbajtur më afër vetes”, sqaron Krasniqi.

Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, pranojnë se bizneset, kryesisht ato që konsiderohen të mëdha, financojnë fushatat e partive politike.

Po ashtu, edhe punëtorët e këtyre bizneseve, shpesh detyrohen të votojnë për partitë e caktuara.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas zgjedhjeve, financimi shpaguhet me anë të tenderëve.

Sipas tij, ka raste kur kompanitë kanë financuar fushatën e subjekteve politike, por nuk ka pasur privilegje, për shkak se partia nuk i ka fituar zgjedhjet.

“Edhe në këtë fushatë, prapë bizneset do të financojnë, disa më pak e disa më shumë, edhe pse partitë politike i marrin rreth 30 mijë euro, për çdo deputet në Kuvendin e Kosovës. Ato marrin edhe mjete tjera nga institucionet për fushata, por nuk janë të mjaftueshme”.

“Këtu shihet se fushatat janë shumë agresive, janë shumë të kushtueshme dhe pjesa më e madhe e tyre vjen nga kompanitë apo personat që kanë privilegje nga institucionet e shtetit”, thekson Shahini.

Partitë politike, pothuajse në asnjë palë zgjedhje, nuk janë treguar transparente për burimet e financimit të fushatave të tyre zgjedhore, si dhe për shpenzimet e parave që ato parti i marrin nga buxheti i shtetit.

Arton Demhasaj, nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, thotë për Radion Evropa e Lirë se partitë politike shpenzimet për fushatën zgjedhore i mbulojnë nga bizneset në Kosovë, duke shpresuar më pas në marrjen e tenderëve.

“Është një lloj skandali më vete, që miliona euro shpërndahen përmes procesit të tenderimit te bizneset që i kanë financuar partitë politike, sidomos partitë politike që kanë qenë në pushtet, sepse ato kanë menaxhuar me paranë publike”, thotë Demhasaj.

Sipas Ligjit për financimin e partive politike, partitë janë të obliguara që të publikojnë për çdo vit raportin vjetor financiar, që duhet të përmbajë bilancin e gjendjes, pasqyrën e fitimit të humbjes, që tregon të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e partisë. Raporti vjetor financiar i vitit paraprak duhet të mbetet i publikuar së paku një vit në faqet e përkatëse zyrtare.

Ndryshe, në prag të fushatës parazgjedhore, partitë politike po bëjnë “ luftë” se cila më shumë të fusë në subjektin e vet afaristë të kompanive të mëdha vendore.(REL)

Dastid Pallaska ka një parashikim të keq për AAK’n dhe AKR’n që bënë koalicion me partitë e mëdha

Periskopi.com Lajme

Avokati Dastid Pallaska shpjegon në detaje se si partitë e vogla që hynë në koalicione me PDK-në dhe LDK-në do të ‘digjen’ keq.

Ai shpjegon se kandidatëve të AAK-së dhe AKR-së do u duhet të kenë shumë më shumë vota se dikur për tu bërë deputet.

Sipas tij, rritja e numrit të votave të përgjithshme që do të fitojnë koalicionet parazgjedhore do të rezultojë në rritjen e pragut të votave që do t’i nevojiten një kandidati/e për tu zgjedhur deputet/e.

Thotë se numri i partive të mëdha mund të rritet ndërsa tregon çfarë mund të bëjnë partitë e vogla për të mos u dëmtuar, transmeton Periskopi

Shkrimi i plotë:

Kundër-efekti i koalicioneve parazgjedhore për partitë e vogla

Në përpjekje për të arsyetuar koalicionet parazgjedhore me rivalët politikë të deri djeshëm, partitë e vogla u krenuan me sukseset e negociatave të minutave të fundit.

AAK tregoi se si ka “gjunjëzuar” PDK-në duke i marrë – krahas pozitës së Kryeministrit – edhe 50% të listës zgjedhore. AKR, në anën tjetër, me mburrje njoftoj se do të përfaqësohet në listën zgjedhore të koalicionit me 30% të kandidatëve.

Përderisa përqindjet e lartpërmendura janë impresive, partive të vogla duket se iu ka ikur një detaj i vogël por shumë i rëndësishëm në matematikën e zgjedhjes së deputetëve nga listat e koalicioneve parazgjedhore.

Rritja e numrit të votave të përgjithshme që do të fitojnë koalicionet parazgjedhore do të rezultoj në rritjen e pragut të votave që do t’i nevojiten një kandidati/e për tu zgjedhur deputet/e.

Përderisa në zgjedhjet e vitit 2014 një kandidati të AAK-së i nevojiteshin rreth 5,600 vota për tu zgjedhur deputet, ky prag do të rritet konsiderueshëm kur kandidatët e AAK-së konkurrojnë brenda një liste zgjedhore me kandidatët e PDK-së, të cilët do të marrin më shumë vota vetëm për shkak se partia e tyre në total ka më shumë vota se AAK.

Mbi këtë supozim, është e qartë se në legjislaturën e ardhshme numri i deputetëve të partive të mëdha mund të rritet përtej fuqisë së tyre reale, gjithnjë në dëm të partnerëve të tyre të vegjël.

E vetmja mënyrë për ta minimizuar këtë dëm është nëse partitë e vogla e koncentrojnë votën në një numër të caktuar të kandidatëve. / Periskopi

Greg Delawie

Delawie ka një porosi për politikanët, ua vështirëson zgjedhjet

Periskopi.com Lajme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për RTK-në, thotë se partitë politike në prag të fushatës zgjedhore, duhet të kenë kujdes se çfarë njerëzish përfshijnë në listat zgjedhore.

Delawie thotë se është për të ardhur keq që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi gjatë këtij mandati.

Ai  gjithashtu thotë se se rinia e Kosovës, për shkak të përfitimeve politike, është duke humbur shumë mundësi, duke iu referuar liberalizimit të vizave.

Delawie thekson se institucionet duhet të vazhdojnë të punojnë në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni pas edicionit të lajmeve.

Mustafa thotë se partitë e tjera po i frikësohen rritjes së LDK-së

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partitë e tjera po ia kanë frikën rritjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, prandaj edhe po i kërkojnë zgjedhjet e parakohshme.

Kryeministri këto deklarime i ka bërë në Deçan, ku LDK-ja pati ceremoninë e 27 vjetorit të themelimit të degës së saj në këtë komunë.

Mustafa pohoi edhe se përkundër që Deçani qeveriset nga një tjetër parti, investimet nga qendra nuk kanë munguar pasi LDK-ja është parti që mendon dhe punon vetëm për interesat e qytetarëve, transmeton Klani

“Deçani meriton të qeveriset nga LDK dhe ky është synim ynë”, tha Mustafa, duke shtuar se “kur ta kremtojmë 28 vjetorin e themelimit do ta kemi Deçanin nën përgjegjësinë dhe qeverisjen tonë”.

Parashikohet rezultati i zgjedhjeve: Befasitë s’kanë të ndalur!

Analisti Donik Sallova ka thënë në emisionin “Politika” në Tribuna Chanel se nuk pret shumë ndryshime nga zgjedhjet e ardhshme.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, PDK do të jetë partia e parë, derisa për vendin e dytë do të luftojnë LDK e Vetëvendosje.

“VLAN-in e prishi LDK-ja, për shkak të prishjes rrotacioni mund të jetë i pjesshëm. Prandaj ka gjasa që pas zgjedhjeve, qeveria mund të ndodhte me ndryshime” shprehet analisti Donik Sallova.

“Vendimet janë elektorale dhe jo të Thaçit, do të jenë në favor të PDK-së. Nuk pres shumë ndryshime nëse mbahen zgjedhjen” Çollaku.

Sondazhi i fundit, VV’ja partia e parë në vend, LDK’ja në vendin e katërt (Video)

Për vetëm më shumë se një orë votim në televizionin Rrokum, rekord i votimit ka shënuar për subjektet politike në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Mijëra votues janë paraqitur në sondazhin e këtij televizioni, e në dy versionet ka dal fituese Lëvizja Vetëvendosje. Edhe përmes telefonit edhe online në rrjetin social facebook, raporton Periskopi

7256 persona kanë dhënë votën e tyre, që rreth gjysma prej tyre votuan për Vetëvendosjen.

Larg saj ka mbetur PDK-ja, e ajo që bie në sy është që LDK ka mbetur e katërta, pas AAK&NISMA.

Këto janë rezultatet

 

VV – 3600

PDK – 1531

AAK – NISMA 940

LDK – 703

AKR – 362

ALTERNATIVA- 120

 

 

 

Zgjedhje të parakohshme më së largu në qershor

Demarkacioni, e edhe projektligji për bërjen e FSK’së ushtri, janë dy çështje të cilat do të përdoren për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Periskopi.com Lajme

Burime brenda partisë më të madhe në vend, PDK’së, kanë thënë për gazetametro.net, se do të ketë zgjedhje të parakohshme gjatë këtij viti, dhe një pjesë e partisë po insiston që ato të mbahen sa më shpejt, më së largu në qershor. Në PDK tanimë, thuhet se përgatitjet për zgjedhje veçse kanë filluar.

Megjithatë, sipas të njëjtit burim, për këtë ende nuk ka folur kryetari i partisë, Kadri Veseli, edhe pse ai vet ka filluar të dal në terren dhe të bëj spote, që mund të konsiderohen parapërgatitje për fushatë elektorale.

Ky burim po ashtu thotë se nëse zgjedhjet nuk do të mbahen këtë qershor, ato do të mbahen në të njëjtën kohë me zgjedhjet lokale.

Nga koalicioni qeverisës LDK është ajo që nuk po dëshiron të ketë zgjedhje të parakohshme. Kjo parti po insiston që të respektohet kalendari i rregullt zgjedhor.

Sipas analistit Imer Mushkolaj, tani është koha më se e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje dhe se gjasat janë si asnjëherë më shumë.

“Partnerët e koalicionit qeveritar madje as nuk po komunikojnë si duhet, lëre më të marrin vendime të rëndësishme për vendin. Çdo ditë më tepër në pushtet i këtij koalicioni vetëm sa e dëmton vendin dhe nuk e ndihmon”, ka thënë Mushkolaj për gazetametro.net.

Ndërsa publicisti, Xhemal Ahmeti ka thënë për Gazetën Metro, se kriza brenda LDK’së reflektohet në kualitetin dhe kompaktësinë e koalicionit, dhe kjo sips tij shkakton dëme si në qeverisje brenda ashtu edhe në politikat e vendit me faktorët ndërkombëtarë.

“E vetmja alternativë, me apo pa zgjedhje, për problemet aktuale mbetet një tryezë urgjente gjithëpërfshirëse për të dalë nga kjo pozitë pa rrugëdalje në të cilën gjendet vendi. Përndryshe atë ditë që njëri nga partnerët e koalicionit të kërkojë zgjedhje të reja ato do caktohen”, ka thënë Ahmeti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po ashtu ka shprehur gatishmërinë teknike, për t’i organizuar ato, kurdo që partitë marrin vendim për këtë

 

Kadri Veseli sulmon kompanitë që bëjnë sondazhe

Kryetari i i PDK'së, Kadri Veseli ka komentuar sondazhet e fundit të bëra në Kosovë ku partia që ai udhëheq nuk po del aspak mirë.

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë në Rrokum TV ai tha se PDK-ja ëhstë bindshëm më e mira, tha se u beson të gjitha sondazheve e në anën tjetër tha se o bëhen sondazhe nga kompanitë që nuk janë profesionale për këtë punë.

Kur u pyet nga gazetari se si e komenton sondazhin ku PDK-ja nuk është e para por Vetëvendosje, tha se e pranon edhe atë.

“Nuk jemi duke bërë gara kush është e para, vendos qytetari. Secili sondazh është pozitiv, a dini pse, për arsye se edhe ato momente kur bëhen sondazhe nga ato kompani që nuk janë profesionale, janë pozitive, sepse e kënaqin dikë kur e rrisin. Çdo Sondazhi i besoj”, tha ai duke qeshur./ Periskopi

Francois Fillon fiton zgjedhjet partiake në Francë

Francois Fillon do të jetë kandidati i konservativëve për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, pasi rivali i tij kryesor Alain Juppe pranoi humbjen.

Periskopi.com Lajme

Rezultate e hershme tregojnë se Fillon ka fituar me një margjinë rreth 70 për qind – derisa janë numëruar më pak së gjysma e votave.

Fillon tha se tani duhet të nis aksioni për ndërtimin e një shoqërie me të drejtë.

LEXO:  Zgjedhjet 2017, deputeti i LSI: Nuk ka koalicion me PD, ja arsyet

Ai pritet të ballafaqohet në zgjedhjet e Presidenciale me një kandidat nga socialistët dhe me Marine Le Pen e krahut ekstrem të djathtë në Prill të 2017.

Përfundon gati tri orësh takimi i krerëve politikë me Hahnin e Lunaçekun

Ka përfunduar pas gati tri orësh takimi që pesë krerët e partive parlamentare në Kosovë kanë zhvilluar sonte me Komisionerin Johannes Hahn dhe nënkryetaren e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek, e shefen e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

Periskopi.com Lajme

Kadri Veseli i PDK-së, njëherësh kryeparlamentar e Isa Mustafa i LDK-së, njëherësh kryeministër i vendit nuk e kanë thënë asnjë fjalë pas takimit me gjithë interesimin e gazetarëve që kanë pritur aty për të mësuar detaje nga takimi që është mbajtur me dyer të mbyllura, raporton Koha.net.

Pas takimit megjithatë kanë folur Visar Ymeri i Vetëvendosjes, e Ramush Haradinaj nga AAK-ja. Të dy kanë thënë se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të dalë nga situata në të cilën ndodhet vendi.

Komisioneri Hahn ka ardhur sot për vizitë zyrtare në Kosovë, kurse euro-deputetja Lunaçek, është në Kosovë që nga dje.

Të dy përfaqësuesit e lartë evropianë kanë pasur një agjendë të ngjeshur, ku kanë takuar përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës.

Hahn kritikon pozitën dhe ua kujton se liberalizimi është në dorën e tyre

Tashmë janë shndërruar në rutinë deklaratat se Kosova nuk mund të ketë lëvizje të lirë pa e kaluar demarkacionin me Malin e Zi.

Periskopi.com Lajme

Komisionari për zgjerim i BE-së Johanes Hahn erdhi në Prishtinë duke përsëritur me dhjetëra herë se pa demarkacion e luftim të krimit e korrupsionit nuk ka liberalizim, ndonëse thotë se Kosova është vetëm një kilometër larg këtij procesi, raporton KTV.

Ka kritikuar edhe koalicionin që ka shumicën në kuvend që prej një viti nuk po arrin ta ratifikoj marrëveshjen, ndërsa ka thënë se me deklarata në letër BE-ja nuk bën kompromis.

Duke iu referuar deklaratave të presidentit Hashim Thaci, Hahn ka thënë se është habitur me qëndrimin ku fajësohet BE-ja që Kosova nuk ka liberalizim. Hahn ka kërkuar që debati të zhvillohet në Kuvend pa gazlotsjellës e mjete të dhunshme, por me argumente.

Ndërsa nikoqiri Isa Mustafa tha se me komisionarin Hahn kanë diskutuar arritjet dhe sfidat e Kosovës.

Thaçi fton në takim liderët e partive politike

Presidenti Hashim Thaçi, ka ftuar në takim liderët e partive politike, ku do të diskutohet për reformën zgjedhore.

Periskopi.com Lajme

Në ftesën e presidentit të cilën e ka siguruar Ekonomia Online, thuhet se takimi do të zhvillohet nesër në ora 10:00 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

ftesa