xhakaa

Arsenali shkatërron Baselin dhe përfundon në pozitën e parë në grupin A

Skuadra e Arsene Wenger ka shkatërruar Baselin me rezultat 4-1.

Periskopi.com Sporti

E gjithë ndeshja shkoi nën regjinë e Lucas Perez që shënoi het-trik.

Perez shënoi në minutën e 8-të,  ndërsa e dyfishoi epërsinë në minutën e 16-të.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa Perez e kompletoi het-trikun në 47-të.

perez
Lucas Perez, Arsenal

Iwobi shënoi golin e katërt për Arsenalin e golin e vetëm për Baselin e shënoi Doumbia.

Në anë tjetër në këtë grup PSG e humbi vendi e parë, ku pësoi humbje ndaj Ludogorets 1-2.

Virgil Misidzhan e hapi ndeshjen në minutën e 15-të dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Cavani shënoi për 1-1 një gol të bukur, ndërsa Wanderson ia humbi shpresat parisienëve duke shënuar për 2-1.

cavanii

Arsenali ka tubuar 14 pikë, ndërsa PSG 11.

 

ludo

Ludogorets tronditë edhe njëherë PSG (Video)

Ludogorets ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Paris Saint-Germain.

Periskopi.com Sporti

Skuadra bullgare e shënoi golin e dytë përmes brazilianit Wanderson. /Periskopi/

paris-saint-germain-vs-ludogorets-live-stream-sopcast-highlights-full-match

Formacionet zyrtare: PSG-Ludogorets

Paris Saint-Germain dhe Ludogorets sonte zhvillojnë ndeshjen e fundit në takimin e grupit A.

Periskopi.com Sporti

Francezët janë favoritë për të shënuar fitore ndaj bullgarëve dhe  të kualifikohen si lider të grupit për në fazën tjetër ndërsa Ludogorets është në pozitën e tretë me dy pikë, bullgarët do të shpresojnë në ndonjë mrekulli dhe të kualifikohen për në Evropa Ligë.

Këto janë formacionet zyrtare:

Paris Saint-Germain: Aréola; Meunier, Marquinhos, Thiago Silva, Maxwell; Motta, Matuidi; Lucas, Ben Arfa, Di María; Cavani

Ludogorets: së shpejti…

martial

Martial largohet nga Manchester United?

Paris Saint-Germain jan duke shpresuar se do mund të transferojnë sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi francez, iu bashkua ‘djajëve të kuq’ në vitin 2015, por në këtë sezon ka dështuar të sigurojë një vend në formacionin bazë nën urdhërat e Jose Mourinhos.

Martial sezonin e kaluar ishte një lojtarët kyç të skuadrës ku kishte shënuar 17 gola në 49 paraqitje. /Periskopi/

cavani

Emocionale: Ja çka ka bërë Cavani për Chapecoense (Foto)

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani ka përkujtuar viktimat e tragjedisë së skuadrës braziliane Chapecoense.

Periskopi.com Sporti

Ai këtë e ka bërë pas shënimit të golit, ku kishte një maic me mbishkrim ‘ Forca ACF’. Vlen të theksohet se sonte Cavani ka arritur edhe shfriën e 100 golave për skuadren parisiene. /Periskopi/

cavani
Edinson Cavani, ia dedikojë golin viktimave të Chapeoense
paris

PSG ndihmonë klubin Chapecoenses, ndanë miliona euro pas tragjedisë

PSG ka vendosur t’i ndajë 40 milionë euro për ta ndihmuar klubin e Chapecoenses pas aksidentit të tmershëm ajror.

Periskopi.com Sporti

Kampionët e Francës kanë vendosur ta bëjnë këtë për ta mbajtur të gjallë klubin që ka përjetuar njërën ndër tragjeditë më të mëdha të futbollit.

Lajmi ka filluar të konfirmohet nga mediumet e njohura evropiane.

Chapeecoenses ishte duke udhëtuar për ta zhvilluar finalen e Suda America për në Kolumbi.

messi

Messi ka marrëveshje me këtë gjigand evropian?

E ardhmja e Lionel Messi është objektiv i fundit nga mediat botërore të sportit.

Periskopi.com Sporti

Chelsea, Man United dhe Man City janë lidhur më herët me sulmuesin argjentinas, edhe ky i fundit e ka refuzuar një gjë të tillë publikisht.

Por, tani RTL shkruan se Paris Saint-Germain ka zbuluar taktikat për transferimin e pesë herë fituesit të ”Topit të Artë” në Parc des Princes.

Mediumi prestigjioz francez shkruan se Paris Saint-Germain do të tentojë për transferimin e Messit në vitin 2018 dhe se drejtuesit e PSG-së kanë qenë vazhdimisht në kontakt me babain e yllit të Barcelonës.

arfa

Ylli francez largohet nga PSG, transferohet në Seria A?

Hatem Ben Arfa do të largohet nga Parc des Princes.

Periskopi.com Sporti

Pasi shkëlqeu me Nicen, Ben Arfa nuk ka arritur të përsëris ato paraqitje edhe në këtë sezon në fanelën e PSG, pasi edhe ka prishur raportet me trajnerin spanjoll Unay Emery.

images
Ben Arfa, Paris Saint-Germain

 

Sipas medieve italiane, anësori është lidhur me një kalim te Roma e cila e sheh si zëvendësim për Mohamed Salah i cili do të jetë për një muaj e gjysmë në Kupën e Afrikës.

Roma e kërkon francezin huazim dhe për të ka ofruar 800 mijë euro ndërsa me të drejtë blerje në fund të stinorit për 10 milionë. /Periskopi/

352adfec00000578-3638903-dier_wheels_away_in_celebration_after_scoring_the_opening_goal_a-m-56_1465817941348

Ylli anglez në radarin e gjigandëve evropian

Klubi francez është duke menduar që në Janar t'a sjellë në rradhët e veta futbollistin e Liverpoolit, Adam Lallana

Periskopi.com Sporti

Kampionët e Ligue 1 janë të gatshëm të japin 40 milionë euro si dhe reprezenutesit anglez t’i ofrojnë pagë javorë trefish më të lartë se sa merrë në “Anfield”.

Sheikët e PSG janë gati t’ia ofrojnë 200 mijë euro në javë 28 vjeçarit, dhe do të jetë shumë veshtirë të refuzohet.

Lallana është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2014.

adam-llalanna
Adam Llallana, Liverpool
verati-vs-ramsey

Përfundon në paqe takimi në Londër (Video)

Arsenali dhe Paris Saint-Germain ka ndarë pikët në kuadër të Ligës së Kampionëve në grupin A.

Periskopi.com Sporti

Arsenali edhe në këtë ndeshje u gjend në disavantazh ndaj francezëve, pasi që PSG kaloi në epërsi përmes sulmuesit Edinson Cavani në minutën e 18’.

cavani
Edinson Cavani, pas golit të shënuar ndaj Arsenalit

‘Topqinjtë’ arritën të barazojnë rezultatin në fund të pjesës së parë, përmes pikës së bardh të cilen e shëndrroi në gol francezi Giroud. Ishte kiliani Alexis Sanchez i cili fitoi penaltin pas një pasimi nga Mesut Ozil.

arasf
Oliver Giroud, pasi që shënoi nga pika e bardh

Pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë me të parën, por kësaj radhe ishte Arsenal të cilët shënuan të parët në minutën e 60’ përmes Marco Verattit i cili shënoi në portën e gabuar pas një rrëmuje në zonën e skuadrës së tij.

Por, skuadra e drejtuar nga Unay Emery nuk u dorëzua dhe baraspeshoi përsëri gjërat në lojë, ku shënoi përmes brazilianit Lucas Moura i cili u ndihmua nga Iwobi. Moura realizoi me kokë golin pas një harkimi nga Di Marias.

moura
Lucas Moura, duke festuar golin e barazimit

Pas këtij takimi këto dy skuadra kanë pikë të barabarta nga 11 pikë secila, por skuadra franceze është lidere e grupit për shkak të gol diferencës.

/Periskopi.com/

arasf

Arsenal rikthehet në lojë, barazon shifrat (Video)

Arsenali ka arritur ta barazojë rezultatin në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit në Emirates.

Periskopi.com Sporti

Këtë e ka bërë përmes francezit Giroud i cili shënoi nga pika e bardh. /Periskopi.com/

cavani

Paris Saint-Germain kalon në avantazh ndaj Arsenalit (Video)

Paris Saint-Germain ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit.

Periskopi.com Sporti

Golin e shënoi përmes sulmuesit Edinson Cavani në minutën e 18’. /Periskopi.com/

arsenaliii

Formacionet zyrtare: Arsenal-Paris Saint-Germain

Arsenali sonte është nikoqirë i skuadrës franceze Paris Saint-Germain, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Këto dy skuadra sonte do të luftojnë për kreun e tabelës të grupit A, pasi që të dyja kanë pikët e barabarta me nga 10 pikë secila. Arsenali është lider për shkak të gol diferencës më të mirë.

Takimi i parë në Francë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Ndeshja fillon nga ora 20:45.

Këto janë formacionet zyrtare:

Arsenal: 

giorud

Paris Saint-Germain: Aréola, Thiago Silva (C),Krychowiak, Marquinhos, Verratti, Lucas, Thiago, Motta, Cavani, Meunier, Matuidi,Maxwel

Shkodran-Mustafi-Laurent-Koscielny-549432

Ky është mbrojtësi më i mirë në botë (Foto)

Laurent Koscielny dhe Thiago Silva janë dy mbrojtësit më të mirë në botën e futbollit, shkruan tabloidi ‘Goal’.

Periskopi.com Sporti

Por, ky tabloid i njohur shkruan se mbrojtësi francez është më në formë se braziliani kohëve të fundit.

Koscielny është një ndër shtyllat kryesore të skuadrës së Arsenalit.

Vlen të ceket se sonte me fillim nga ora 20:45 ‘topçinjtë’ presin Paris Saint-Germain, për të zhvilluar ndeshjen ndoshta vendimtare për kreun e grupit në Ligën e Kampionëve.

silva-koscielny

/Periskopi.com

psg2

Yllit të PSG-së nuk i lejohet hyrja në Britani për ndeshjen me Arsenalin

Mbrojtësit të djathtë të Paris Saint-Germain, Serge Aurier i ka ndodhur diçka shumë e keqe.

Periskopi.com Sporti

Atij iu është ndalur hyrja në Britani dhe nuk do të mund të luajë në ndeshjen e nesërme përballë Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

Kjo, pasi ai ka një proces gjyqësor të papërfunduar në Francë.

Nesër me fillim nga ora 20:45 në Emirates Stadium përballen Arsenali dhe PSG. /Periskopi.com

zlatan-ibrahimovic-manchester-united-old-trafford_3757446

Ibrahimovic: PSG-Man Utd? Kjo skuadër është më e fortë

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic thotë se Paris Saint-Germain është ekip më i fortë sesa skuadra e tij aktuale.

Periskopi.com Sporti

Ai insiston se skuadra nga Old Trafford nuk është favorite për titullin e Premier Ligës në këtë sezon.

“E kam thënë nga fillimi se nuk jemi favorit për ta fituar titullin këtë sezon”, deklaroi Ibrahimovic.

“Manchester United nuk është ekip i fortë sa Paris Saint-Germain”, shtoi ai. /Periskopi.com

barcelona

Ky yll refuzon Barcelonën

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Serge Aurier e ka përjashtuar mundësinë për t’u transferuar te Barcelona.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se e sheh të ardhmen te skuadra parisiene, pasi ka kontratë edhe për tri vjet.

“E ardhmja ime është në Paris. Unë nuk mendoj për Barcelonën apo për ndonjë klub tjetër. Jam i lumtur këtu dhe kam kontratë edhe për tri vjet”, deklaroi Aurier. /Periskopi.com

verratti

Chelsea e dëshiron Verrattin në janar

Chelsea besohet se është duke konsideruar për të transferuar mesfushorin e PSG-së, Marco Verratti.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori italian që nga shkarkimi i trajnerit Luarent Blanc, nuk po mund të gjejë formën e tij më të mirë që kishte vitet e fundit. Me ardhjen e Unay Emery, ‘mozarti’ nuk po arrin të ketë vazhdimësi të formës dhe po ka probleme me lëndime.

Sipas ”The Mirror”, është skuadra e Chelsea që po e vëzhgon lojtarin dhe nësë arrijnë marrëveshje, atëherë Obi Mikel dhe Fabregas do të lirojnë vendin për Verratin.

24-vjeçari së fundëmi ka nënshkruar kontratë me klubin francez edhe për pesë vite të ardhshme. Verratti që nga transferimi i tij nga Pescara ka fituar katër tituj të Ligue 1, dy kupa të Francës dhe dy kupa të Ligës. /Periskopi.com

atletico-madrid-la-liga-spain_3446114

Paris Saint-Germain kërkon yllin e Atletiko Madrid

Paris Saint-Germain janë duke monitoruar situatën e Carrascos dhe duan ta blejnë atë pas dështimit të Jese Rodriguez.

Periskopi.com Sporti

Ata duan një anësor që luan me këmbë të djathtë dhe alternativa perfekte është belgu.

Raportime nga Goal.com thonë se ata janë të gatshëm të shpenzojnë shifra marramendëse për ta sjellur atë ne Parc des Prince.

yanick

 

city

PSG me ofertë për yllin e Manchester City

Paris Saint-Germain është duke planifikuar të bëjë lëvizjen në drejtim të Manchester City për sulmeusin argjentinas, Sergio Aguero.

Periskopi.com Sporti

Kampioni francez ende nuk e ka gjetur zëvendësuesin e Ibrahimovic që nga largimi i tij nga skuadra, pas dështimit për të nënshkruar me Antonio Greizman ata e dëshirojnë sulmuesin e Manchester City.

Aguero shihet si lojtari që do të udhëheqë sulmin e skuadrës franceze të drejtuar nga Unay Emery, sipas SundayExpress.

Ish lojtari i Atletiko Madrid është duke kaluar në formën e karrierës së tij në këtë sezon nën urdhërat e Pep Guardiolës.

28-vjeçari ka shënuar 14 gola në 15 paraqitje për ‘qytetarët’. /Periskopi.com

Sergio-Aguero