Policia në Kosovë kap mbi dy milionë euro të falsifikuara

Policia e Kosovës, konkretisht policia kufitare, në Vermicë, në bashkëpunim me zyrtarët Doganor, në orët e hershme të mëngjesit kanë konfiskuar mbi dy milionë euro të falsifikuara.

Periskopi.com Lajme

Ata kanë ndaluar fillimisht automjetin TAXI me targa të Shqipërisë për një kontroll më të detajuar e në të cilin gjendeshin B.D, i lindur më 1972, mashkull, shtetas i Shqipërisë dhe për pasagjer kishte: F.B, i lindur më 1980, mashkull, shtetas i Kamerunit, me leje qëndrimi në Francë, transmeton Klan Kosova.

“Gjatë kontrollit të përbashkët nga zyrtarë të të dy institucioneve, në bagazh të automjetit në një çantë, në brendësi të saj janë gjetur paketime të ndryshme kartëmonedhash të dyshuara si të falsifikuara me vlerën e: 500, 200, 100 dhe 50 euro. Po ashtu, së bashku me to është gjetur edhe letër e paketuar dhe e prerë në dimensione që i përgjigjen masës së kartëmonedhave: 500, 200, 100, 50 euro”, ka njoftuar policia gjatë një konference.

Pas numërimit të kartëmonedhave të falsifikuara, ka rezultuar të jenë: dy milionë e njëqind e tridhjetë e një mijë (2.131.000) euro,  si dhe dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e tre (2733) copë letër e bardhë që do të përdorej  për përpunim e kartëmonedhës 500 eurosh.

Policia si provë materiale ka konfiskuar kartëmonedhat e dyshuara si të falsifikuara, si dhe tetë shishe me preparate kimike që përdoren për falsifikim, tri folija alumini, një pako doreza plastike, dy shiringa, dy pasaporta të Kamerunit, një patentë shoferi dhe një  leje qëndrimi për në Francë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit – Departamenti i Krimeve të Rënda  në Prizren dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

Dalin pamjet nga fabrika e parave

Periskopi.com Video

Zyrtare, ja sa do paguajmë në Rrugën e Kombit

Tashmë është fakt! Kush kalon në Rrugën e Kombit, do paguajë!

Periskopi.com Lajme

Hapet rruga për zbatimin e kontratës së koncesionit të Rrugës së Kombit, që do të thotë se për të kaluar në këtë rrugë automjetet duhet të paguajnë një tarifë prej 5 euro. Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit “Catalyst Viva Das General Contracting LLC – Salillari sh.p.k. – Bee Tech – Violiap Ateve – Kastrati” që do të mirëmbajë autostradën është botuar në Fletoren Zyrtare.

Kontrata e koncesionit “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot– Morinë”, ndër të tjera përjashton nga kjo pagesë automjetet e forcave policore e ushtarake, si dhe autoambulancat e zjarrfikëset. Për te gjitha mjetet e tjera do të ketë një vlerë të ndryshme pagese, ndërkohë që tarifa mesatare është parashikuar 5 euro.

Taksa bazë për të kaluar në të do të jetë 4.17 euro pa TVSH. Tarifa nuk do të jetë fikse përgjatë 30 viteve. Pasi të ndërtohet pika e pagesës, ajo do të kryhet në lekë ose në euro, dhe do të tërhiqet nga kompania cash ose me kartë krediti/debiti.

Ndërkohë për banorët e zonës, kryesisht të Kukësit që janë përdoruesit më të shpeshtë të kësaj rruge, është gjetur zgjidhje. Kompania koncesionare do të paguajë 120 mijë euro për tre vitet e para me qëllim minimizimin e kostove për banorët. Mbi bazën e fluksit të automjeteve, është përllogaritur që në një vit koncesionari të arkëtojë mesatarisht rreth 8 milionë euro. Marrëveshja parashikon se në rastet kur fluksi i automjeteve që qarkullon në këtë rrugë nuk arrin të sigurojë këtë nivel të ardhurash, atëherë qeveria shqiptare në cilësinë e autoritetit kontraktor do të duhet të plotësojë me të ardhura të tjera publike deficitin e krijuar.

 

 

Mësohet metoda më e përkryer se si të bëni para nga Youtube

Natasha Lee ishte shofere taksie, por qëkur zbuloi sesi të bënte para nga YouTube, ajo ka hequr dorë nga profesioni. Por cili është profesioni i saj i ri?

Periskopi.com Tech/Auto

Lee poston video që shihen nga miliona persona, ku i mëson atyre sesi të lyejnë thonjtë. Ajo ka krijuar edhe një studio ku regjistron videot.

E pakënaqur nga puna si taksiste, 36 – vjeçarja nga Britania vendosi që pasionin që kishte për thonjtë ta çonte më larg.

Ajo filloi një kurs dhe spasi zbuloi dikë që postonte video në YouTube vendosi të bënte të njëjtën gjë.

Lee bëri edhe një trajnim 6 mujor tek ëebsite i videove dhe tashmë ka miliona shikues dhe bën aq të ardhura sa nuk ka nevojë të bëjë punë tjetër./ KosovaPost

Vendet që ofrojnë punë, para ose shtëpi – mjafton të shkoni atje!

Jeni duke menduar për të shkuar jashtë vendit? Këtu janë disa vende tek të cilat ka punë “me shumicë” dhe disa prej tyre edhe ofrojnë para që në momentin që ju vendoseni atje.

Periskopi.com Lajme

—Një qytet i vogël në Zelandë të Re, Kaitangata, ka një problem të madh. Ai ka shumë vende të lira të punës, duke ofruar strehim gratis, por nuk ka mjaft njerëz për të mbushur ato. Sipas medieve të huaja, ky komunitet rural ka 800 banorë, dhe ndodhet rreth 80 kilometra nga qyteti Dunedin.

Autoritetet Kaitangate janë duke u përpjekur për të joshur familjet, duke u siguruar një truall dhe një shtëpi me një vlerë prej 230,000 dollarëve të Zelandës së Re (149.000 euro).

—Qytete në shtetin australian të Tasmanias janë të interesuar për punëtorët që punojnë në fermat e prodhimit të qumështit. Në ishull ka një numër të madh të fermave të pajisura plotësisht, për shitje.

Fermerët duhet të ketë një vizë pune, dhe prioritet i është dhënë punëtorëve britanikë për shkak të ngjashmërive në sistemin e prodhimit në mes Britanisë së Madhe dhe Australi, dhe jo vetëm.

—Irlanda ka nisur një fushatë me anë të së cilës do të tërhiqte rreth 2 mijë ekspertë të IT-së nga e gjithë bota.

Sipas Karl Flannery, drejtor Ekzekutiv i “Storm Technology”, përcjell Telegrafi, industria e teknologjisë informative në Irlandë po ecën më mirë se që ishte parashikuar.

—Komunitetet rurale Pajpstoun dhe Manitoba ofrojnë programe për emigrantët me anë të së cilave u ofrohet tokë shumë e lirë ose gratis.

Krejt çfarë ata duhet të bëjnë është që vetëm të japin një depozitë prej 1,000 dollarësh kanadezë (695 euro) dhe të angazhohen për të ndërtuar një shtëpi për 90 ditë nga nënshkrimi i kontratës.

Industritë në Pajpstoun që kërkojnë punëtorë janë të naftës, bujqësisë dhe blegtorisë. /Telegrafi/

Capital T mes luksit të shfrenuar dhe shumë femrave në klipin e ri (Video)

Reperi i njohur Capital T ka publikuar projektin e tij më të ri, këngën dhe klipin “100”.

Periskopi.com Limonada

 

Ai është cilësuar si një ndër reperët më produktiv të këtij viti në estradë, gjersa nuk është ndalur për asnjë moment, duke sjell kështu vazhdimisht projekte të reja muzikore.

“100” është kënga më e re e realizuar nga producenti Mixey, tekstin e së cilës e ka shkruar vet reperi, gjersa për klipin janë kujdesur Imagine Films.

Videoklipi është mjaft ekstravagnt, dhe Kapo diti që edhe kësaj radhe, të befasojë fansat me paraqitjen dhe stilin e tij.

Ky projekt, pritet të jetë një sukses i radhës për reperin, i cili hitet gjatë 2016-tës i ka patur të shumta. /Telegrafi

Leonora Jakupi shkel mbi para (Foto)

Këngëtarja e shumë kërkuar Leonora Jakupi, ka mbajtur një koncert për shqiptarët në Amerikë.

Periskopi.com Limonada

Leonora ka qenë këto ditë në një mbrëmje muzikore me shqiptarët në New York, ndërsa siç është bërë zakon për shumë këngëtar, edhe ajo është “mbuluar” me para, transmeton “Magazina.al”

Në një foto të siguruar nga Magazina.al, ajo shihet duke shkelur në skenën e mbushur me dollarë amerikanë.

leonora

Bleu Toyota duke paguar tërësisht me monedha të imta (Foto)

Burri i njohur vetëm si Gou nga Zhengzhou i Kinës, e ka blerë një veturë me para të ima, që i kishte kursyer për vite të tëra.

Periskopi.com Tech/Auto

Shitësi i luleve, ishte marrë vesh me pronarët e garazhës, që të paguaj në këtë formë, në këmbim të një Toyota Prado, transmeton Telegrafi.

Ai ka shkuar me mbi 100 mijë youan, teksa të gjitha monedhat ishin nga dhjetë deri në 50 cent. Në mesin e parave, kishte edhe bankënota letre, por që nuk vlejnë më shumë se një youan.

Punonjësit nuk kanë humbur kohë dhe ia kanë filluar menjëherë të numërojnë sasinë enorme të parave.

Pas 12 orësh, ata kanë arritur në shumën që duhej për të shitur makinën.

 

bleu-toyota-duke-paguar-teresisht-me-para-te-ima-foto-3

Mësohet sa para ka fituar brenda një ore Mark Zuckerberg

“Facebook” para disa ditësh njoftoi se fitimet tremujore të kompanisë u rritën për 186%.

Periskopi.com Lajme

Rritja ndikoi edhe në pasurinë personale të Mark Zuckerberg, e cila për një orë pati rritje për 3.4 miliardë dollarë.

Kjo bëri që pasuria e tij neto të arrijë një shumë prej 56.7 miliardë dollarësh – duke e bërë atë kështu njeriun e pestë më të pasur në botë.

Sipas revistës “Forbes”, 32-vjeçari është prapa Jeff Bezos, i cili ka një pasuri prej 64 miliardë dollarësh.

8 të arrestuar, mijëra euro të sekuestruara dhe shumë gjësende tjera

Periskopi.com Video