Një shqiptar nga Kosova nderohet nga Papa Françesku (Foto)

Arianit Shehu, drejtori ekzekutiv i NDI (Instituti Demokratik Kombëtar) për Lindje të Mesme me bazë në Aman të Jordanisë ka marrë një medalje te veçante, hiç më pak se nga Papa Françesku.

Periskopi.com Lajme

Shehu është nderuar me Medaljen e Vitit të Shenjtë të Mëshirës.

Në motivacion thuhet se “Hirësia e tij, siguron lutje mbështetjeje për ju, familjen tuaj dhe të gjithë ata përkushtimi dhe sakrifica e të cilëve shpëton jetë të panumërta, shpërndanë dashuri dhe mëshire, duke i dhëne lavdi Zotit”!

Në një postim te tij ne rrjetin social Facebook, Shehu ka thënë se “Si një mysliman që jam, ndjehem veçanërisht i nderuar që një medalje e tillë me vjen në vitin e shenjtërimit të Nënë Terezës”.

Instituti Kombëtar Demokratik për Çështje Ndërkombëtare është një organizate jo-fitimprurëse e themeluar nga ish Sekretarja e Shtetit zonja Medlin Ollbrajt dhe punon me partnerët në vendet në zhvillim për të rritur efektivitetin e institucioneve demokratike.

arianit

Ipeshkvia e Kosoves

Ipeshkvia pret njohjen nga Vatikani dhe vizitën e Papës në Prishtinë

Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës në Prizren, Don Shan Zefi ka folur për gazetarë spanjollë, të cilëve u ka thënë se beson fuqishëm në njohjen e Kosovës nga Vatikani.

Periskopi.com Lajme

Shan Zefi ka thënë se tashmë kanë filluar të punojnë për vizitën e Papa Frençesko vitin e ardhshëm, kur do të kanonizohet katedralja “Nënë Tereza”, në përvjetorin e parë të shenjtërimit të Nënës Terezë, transmeton Koha.net.

“Ne presim njohje të shpejtë nga ana e Vatikanit”, ka thënë Zefi, teksa ka shtuar se janë në pritje të konfirmimit zyrtar të vizitës së Papës.

Njëjtë edhe ministri Enver Hoxhaj për gazetarët spanjollë ka thënë se Kosova është e interesuar që të ndërtojë marrëdhënie diplomatike me Vatikanin dhe të shkëmbejë ambasadorët me Selinë e Shenjtë.

“Po i shpërfaq pritjet tona, se sa e rëndësishme do të ishte për identitetin tonë vizita e Papës në Kosovë”, ka thënë kryediplomati kosovar, teksa ka shtuar se “për ne është Selia e Shenjtë është më shumë e rëndësishme se sa për vendet tjera të Ballkanit, pasi ka ndihmuar kosovarët përgjatë historisë, në shekuj në ndryshëm”, shtoi ai.

Me tej gazetarëve u është thënë se qytetarët e Kosovës janë të impresionuar me Papën e ri dhe karizmin e tij, duke ritheksuar rëndësinë e vizitës së tij në Kosovë, që mund të ndodhë vitin e ardhshëm.