tramezzani

Tramezzani trajner i Kombëtares U-19?

Arjan Bellaj nuk do të jetë më trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit U-19.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i cili drejtoi ekipin në dy edicionet e fundit të eliminatoreve të Evropianit të kësaj grupmoshe, kishte shkuar sot në FSHF për të paraqitur planin e tij për një turne miqësor në Kinë, por atje ka mësuar se në Sektorin e Ekipeve Kombëtare ishte vendosur shkarkimi i tij.

Në një intervistë telefonike për “Panorama Sport”, Bellaj ka konfirmuar gjithçka, duke bërë të qartë se për të kishte marrë fund eksperienca kuqezi.

“Është e vërtetë që nuk do të jem më trajner i Kombëtares U-19. Këtë vendim ma tha vetë Paolo Tramezzani. Për mua ishte kënaqësi që bashkëpunova me të dhe me këtë ekip për kaq kohë”, u shpreh ai.

Tramezzani, krahu i djathtë i Gianni de Biasit, ka marrë përsipër postin e Drejtorit Teknik të FSHF dhe ai po përpiqet të riorganizojë përfaqësueset e moshave.

Hapi i parë ka qenë moskonfirmimi i Redi Jupit në stolin e përfaqësueses U-21, ndërsa shkarkimi i sotëm i Bellajt nga U-19 duket se ndjek të njëjtën linjë.