maldini-zanetti

Pesë lojtarët me më së shumti paraqitje në garat europiane

Këtu mund t’i gjeni lojtarët të cilët kanë zhvilluar më së shumti ndeshje në garat europiane për skuadrat e tyre.

Periskopi.com Sporti

Paolo Maldini ka zhvilluar 174 paraqitje për Milanin në garat europiane, kryesisht në Ligën e Kampionëve.

Xavi Hernandez ka luajtur në 173 ndeshje që Barcelona ka zhvilluar në këto gara.

Clarence Seedorf, ish-futbollisti i Milanit, Ajaxit, Real Madridit dhe Interit ka zhvilluar 163 paraqitje në garat europiane.

Raul Gonzales ka zhvilluar 161 paraqitje në garat europiane gjatë kohës sa ishte pjesë e Real Madridit dhe Schalke 04.

Javier Zanetti, ish-ylli i Interit ka zhvilluar 160 paraqitje në këto gara. /Periskopi.com

maldini

Maldini i përgjigjet Milanit

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini ka hedhur poshtë mundësinë që të marrë përsipër detyrën e drejtorit sportiv te ky klub.

Periskopi.com Sporti

Italiani është pothuajse legjenda më e madhe e ‘rosonerëve’, mirëpo ai duket se nuk e ka në plan të marrë përsipër një detyrë të tillë.

Ai e ka konfirmuar vetë këtë gjë, duke thënë se nuk është koha e duhur që ai të emërohet në këtë post.

Milani pritet të bëhet së shpejti me pronarë kinezë, të cilët me gjasë do të bëjnë investime të mëdha në klub. /Periskopi.com

maldini

Milani ka nevojë për Maldinin

Periskopi.com Sporti

Ish-mesfushori i Milanit, Massimo Ambrosini thotë se ish-klubi i tij ka nevojë për legjendën Paolo Maldini.

Ky i fundit ka qenë i lidhur me marrjen e mundshme të një detyrë brenda ‘rosonerëve’.

“Sikur të isha një tifoz i Milanit, unë do të uroja që Paolo Maldini të kthehej”, deklaroi Ambrosini.

“Nëse unë do të ishte në bordin e klubit, unë do të konsultohesha menjëherë për ta bërë një gjë të tillë”. /Periskopi.com