BE në panik, 5 ngjarjet që do shkaktojnë kaos në Ballkan

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk këtë javë theksoi se tensionet në Ballkan janë jashtë kontrollit, dhe këto të fundit sipas tij po shkaktohen pjesërisht për shkak të ndërhyrjes së faktorëve të huaj të cilët janë duke u përpjekur për të destabilizuar këtë zonë tash e një kohë.

Periskopi.com Lajme

 

Mediat kroate raportojnë se kjo situatë ka shkaktuar panik në Bashkimin Evropian, pasi ata më në fund e kanë kuptuar se kaosi në Ballkan mund të jetë në rritje.Mediat kanë evidentuar pesë ngjarjet të cilat do të mund të shkaktonin probleme dhe destabilizim në rajon: Problemi për krijimin e Qeverisë në Maqedoni – Situata në Maqedoni është mjaft alarmante.

Presidenti Gjorge Ivanov, ka refuzuar t’ia japë mandatin Zoran Zaevit edhe pse ky i fundit ka arritur të sigurojë nënshkrimet e shumicës. Ai si arsyetim e ka përdorur Platformën Shqiptare, e cila sipas tij e shkelë sovranitetin dhe pavarësinë e Maqedonisë. Shqiptarët në anën tjetër, duan të ndryshojnë kushtetutën për të futur gjuhën shqipe si të dytën zyrtare, dhe duan përfaqësim të barbartë të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Madje LSDM, ka drejtuar akuza te Presidenti se po tenton të bëjë grusht shteti. Situata e tensionuar në Bosnjë dhe Hercegovinë – Shteti i Bosnjës ka qenë një ndarje mes dy njësive federale – pjesën kroate të Federatës dhe atë të Republikës së Serbisë.

Udhëheqësi i Republikës së Serbisë, Milorad Dodik rregullisht ka kërcënuar që do të organizojë një referendum për pavarësi, dhe situata duket mjaft e tensionuar. Kosova e dëshiron Ushtrinë, Serbia kundër – Deputetët e Kosovës kanë miratuar një rezolutë që kërkon lirimin e pakusht të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e që deri te ky vendim do të ndërpritet edhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Përveç kësaj, mosmarrëveshjet kanë lindur pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mori hapa konkretë dhe vendosi për hartimin e projektligjit që do të transformonte Forcën e Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Për këtë hap, menjëherë ka reaguar kryeministri i Serbisë, Aleksandr Vuçiç i cili ka thënë se kjo është në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e Kosovës.

Ndërhyrja ruse në Mal të Zi – Shteti i Malit të Zi sipas të gjitha gjasave në muajin maj do të bëhet anëtar i 29-të në NATO. Rusia është e vendosur kundër këtij vendimi, dhe e gjitha kjo ka kulmuar me akuza për orkestrimin e një grusht shteti nga Rusia në Mal të Zi. Podgorica zyrtare thotë se ata kanë kapur një grup rusësh duke u përpjekur të kryenin një sulm terrorist në ditën e zgjedhjeve, pra më 15 tetor të vitit të kaluar.

Sipas Policisë malazeze gjatë natës së zgjedhjeve ishte planifikuar të kryheshin një serivë veprimesh terroriste, duke sulmuar institucionet, dhe duke mos përjashtuar as rrëmbimin e qëllimshëm të kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviç. Kurse këto akuza kategorikisht i ka mohuar Kremlini zyrtar.

Ndikimi i fuqive botërore në ngjarjet e Ballkanit – Duke folur për ndërhyrjen e faktorëve të jashtëm, Donald Tusk ndoshta i është referuar Rusisë, e pse jo edhe Turqisë e cila është politikisht shumë e pranishme në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Për shumë vite pikërisht Bashkimi Evropian ka mbështetur ndikimin e Uashington në Rajon, por pas ardhjes në pushtet të Donald Trumpit kjo ka ndryshuar.

Ministri i jashtëm malazez, Srxhan Darmanvovic ka thënë se qeveria e Malit të Zi nuk ka parë ndonjë kthesë në politikën amerikane në Ballkan, por ai i ka bërë thirrje BE-së dhe NATO-s që të rrisin përpjekjet që të garantojnë siguri dhe stabilitet në rajon.

I gjithë Elbasani në panik, askush nuk e di ç’po ndodh

Lëkundje të forta kanë tronditur sot qytetin e Elbasanit dhe më gjerë. Denoncimi vjen nga vetë qytetarët e Elbasanit të cilët kanë shkruar në adresë të BalkanWeb duke kërkuar informacione dhe duke shprehur shqetësimin e tyre. Ata thonë se lëkundjet kanë qenë me dhjetëra dhe shumë të forta.

Periskopi.com Lajme

Nga ana tjetër nga Instituti i Sizmologjisë në vend nuk ka asnjë të dhënë për lëkundje sizmike.

“Përshëndetje. Doja t’ju pyesja nëse keni ndonjë informacion mbi tërmetet sot, se këtu në Elbasan kemi ndjerë 4-5 lëkundje shumë të forta por nuk po e marrim vesh se çfarë është. Lëkundjet kanë qenë shumë të forta edhe janë ndjerë në të gjithë qytetin. Lëkundje aq të forta mund të shkaktohen vetëm nga tërmetet”, shkruan një qytetar nga lagjja Skënderbej.

“Jemi në panik. Të shkruaj nga Kuqan Elbasan. Ka shume lëkundje, nuk e dimë se çfarë është, s’kemi asnjë informacion zyrtar”, thotë një banor.

“Dhjetëra tërmete kanë ndodhur sot në Elbasan, cila është arsyeja apo s’keni marr informacion se kemi dyshime që mund te jetë për shkak të ndonjë kompanie”, thotë një tjetër banor i qytetit.

Nuk dihet ende arsyet misterioze të këtyre lëkundjeve dhe për sa kohë do vazhdojnë./Albeu.com

Panik në Londër, evakuohen stacionet e trenave

Dy stacionet e metrosë në Londër janë evakuuar sot pasi është raportuar për një zjarrë në tren.

Periskopi.com Lajme

Pasagjerëve në stacionin Highbury dhe Islington u është thënë të largohen nga stacionet edhe më pas u mbyll për një kohë, shkruan gazeta “Mirror”, përcjellë lajmi.net

Disa nga udhëtarët thanë se kanë nuhatur erë e se diçka po digjej, transmeton lajmi.net.

Një zëdhënës i Trafikut të Qytetit në Londër (TFL) ka thënë se të dy stacionet janë hapur pasi problemi teknik ishte zgjidhur, edhe pse ai nuk i ka komentuar arsyet e evakuimit.