Prishtina bëhet edhe me Panair Dimëror

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në hapjen e Edicionit 2016 të Panairit Dimëror në Prishtinë, i organizuar nga Asociacioni i Agjencive Rajonale për Zhvillim (ARDA), në kuadër të projektit Mbështetja për Zhvillimin Ekonomik Rajonal.

Periskopi.com Lajme

Në fjalën e saj, ministrja Bajrami tha se gjatë këtij viti janë organizuar shumë panaire, duke vlerësuar shumë pozitivisht faktin që ndërmarrjet vendore po prodhojnë produkte kualitative.

“Këto produkte kanë nevojë për promovim dhe për hapësira tregtare gjë të cilën ne po mundohemi së bashku ta krijojmë përmes panaireve. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë promotor i zhvillimit ekonomik. Bizneset familjare dhe startup-et  janë gjithashtu shumë të rëndësishme në kontekstin e zhvillimit ekonomik të vendit”, tha Bajrami, duke shtuar se prodhuesit vendorë kanë kaluar nëpër periudha të vështira dhe se ambienti i biznesit po ndryshon për të mirë.

Ministrja Bajrami, po ashtu, theksoi se tashmë është krijuar një ambient i favorshëm dhe se janë krijuar politika fiskale të cilat janë në favor të prodhimeve vendore në krahasim me ato të kaluara.

“Gjatë këtij mandati, ne kemi punuar shumë në përmirësimin e legjislacionit, eliminimin e burokracisë së tepërt, kemi bërë investime në infrastrukturë fizike, lehtësim në qasje në financa përmes Fondit për Garanci Kreditore ku deri tani më janë lëshuar 63 kredi”, ka thënë Bajrami, duke shtuar se po ndihmohet në certifikimin e produkteve për standardet e cilësisë dhe veçanërisht në ndihmën për ndërmarrjet kosovare në promovimin e produkteve të tyre brenda dhe jashtë vendit.

Ministrja Hykmete Bajrami foli edhe për angazhimet e MTI-së, e cila, siç tha ajo, gjatë këtij viti ka financuar pjesëmarrjen e 190 ndërmarrjeve në 17 panaire të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare ku janë ekspozuar 780 produkte dhe kanë arritur të lidhen 32 kontrata për eksport të produkteve kosovare, ndërsa mbi 90 kontrata janë duke u negociuar në mes kompanive kosovare dhe atyre të huaja./ Periskopi

Blej Shqip

Blej Shqip në qendër të Prishtinës (Foto)

Të dielën në Prishtinë është hapur panairi "Blej Shqip".

Periskopi.com Lajme

Ky panairi i organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, tashmë është bërë tradicional.

Çdo gjë vendore, e punuar dhe prodhuar mund të gjendet aty.

Në panair po marrin pjesë rreth 120 prodhues dhe kompani shqiptare nga Republika e Kosovës, e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Panairi do të jetë i hapur tri ditë radhë.

Gjatë ditës drejtori Genc Bashota dhe Ambasadori Qemal Minxhozi vizituan panairin.

U tha se duhet lënë retorikën e fjalëve, e duhet të punohet që prodhimet shqiptare të mbizotërojnë në të gjitha trojet tona.

Iniciativa Blej Shqip u konkretizua nga ide në projekt në pranverën e vitit 2010.

E iniciuar në atë kohë nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RrOSH) projekti ‘Blej Shqip’ synonte të nxiste konsumatorët shqiptarë të blejnë produkte dhe shërbime shqiptare. Për gati çdo vit “Blej shqip” organizoi në Tiranë e Prishtinë panaire e aktivitete që kishin për qëllimin lidhjen shkëmbimin dhe promovimin e prodhimeve dhe shërbimeve shqiptare./ Periskopi

Blej Shqip  15235476_1359936890686118_2362729833314316690_o

blej-shqip

Sot hapet panairi “Blej Shqip”

Sot në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, do të hapet panairi “Blej Shqip”, ku do të prezantohen 100 biznese nga të gjitha trevat shqiptare.

Periskopi.com Lajme

Panairi organizohet nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Republikës së Shqipërisë dhe gjatë tre ditëve në vijim në të do të ekspozojnë mallra e tyre mbi 100 biznese nga të gjitha trevat shqiptare.

Siç njofton Komuna e Prishtinës, panairi do të hapet zyrtarisht nga Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota dhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Republikës së Shqipërisë, Milva Ekonomi, transmeton KosovaPress.