Lekaj: Procedimi i demarkacionit, veprim qesharak i Mustafës

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit Mustafa që demarkacioni të procedohet të hënën për në Kuvendin e Kosovës.

Ai Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa, e ka quajtur sikur një qeveri që drejton një mahall e jo një shtet.

“Sa i përket kësaj mënyre të veprimit  nga kryeministri Mustafa më besoni që më përngjan sikur të ishte një qeveri sikur e udhëheqë një mahall dhe njo shtet. Dhe është një papjekuri totale dhe kjo nuk ka asnjë qëllim tjetër, veq se të krijojë huti te qytearët dhe një ndjenjë të pasigurt”, ka thënë Lekaj për lajmi.net

Ai e ka vlerësuar si qesharak këtë vendim, duke e ditur se të mërkurën do të votohet mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Sepse tanimë dihet që kjo qeveri do ta ketë mosbesimin nga Kuvendi, dhe mendoj se është tepër qesharake që tani të procedohet Demarkacioni kur kryesia ka vendos që të mërkurën të ketë votëbesimt të Qeverisë”, ka përfunduar Lekaj.

Pas një bisede telefonike me Hoyt Yee, kryeministri i ka kumtuar atij vendimin se Demarkacioni do të procedohet për në Kuvendin e Kosovës ditën e hënë.

Reklamë
Reklamë

Flet Pal Lekaj për nënshkrimet, tregon kur do rrëzohet Qeveria

Periskopi.com Lajme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pret që me mocionin e mosbesimit do të arrihet deri të rrëzimi i qeverisë PDK-LDK. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Pal Lekaj ka thënë se AAK-ja bashkë me partitë tjera opozitare do ta shtyjnë përpara këtë mocion.

“Besojmë që tashmë të gjithë e kanë kuptuar se s`jemi ku shkojmë tutje me modelin qeverisës Mustafa-Veseli. Kjo qeveri duhet të shkojë sa ma parë nga pushteti dhe prandaj konsiderojmë e besojmë që do të duhej e do të ketë sukses mocioni. Roli i Aleancës por edhe i tërë opozitës është shumë pozitiv dhe i rëndësishëm për të shtyrë përpara këtë mocion”, ka deklaruar Lekaj për “Indeksonline”.

Ai ka deklaruar se koalicioni i tanishëm qeverisës gjendet “nën ethe” meqë ka kohë që i ka harruar qytetarët e saj. Sipas Lekajt, ky është argumenti që tregon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Spektri politik tashmë është në atë që quhet ethe para elektorale dhe shihet që edhe partitë e pushtetit po tentojnë të grabisin ditët e tyre të fundit në pushtet për të rehatuar vetveten por e kanë harruar Kosovën dhe qytetarët. Prandaj edhe ky është një argument shtesë që është e nevojshme që t’ua rikujtojmë disave se ku është Kosova e ku qytetarët e saj”, është shprehur ai.

Ndryshe, sot u raportua se iniciativa e mocionit e nisur nga Nisma për Kosovën ka mbledhur sot 41 nënshkrime të deputetëve që janë pro rrëzimit të qeverisë. Pritet që mocioni me nënshkrimet e mbledhura të procedohet në Kuvend, kurse kohën se kur do të ndodhë kjo do ta caktojnë krerët e Nismës dhe AAK-së.

Reklamë
Reklamë

Lekaj ka dy fjalë për Gjykatën franceze

Shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj, ka komentuar vendimin e gjykatës në Colmar të Francës, për ta shtyrë edhe për tri javë vendimin përfundimtar për ish-kryeministrin e Kosovës e ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Periskopi.com Lajme

“E papranueshme, e pafalshme e totalisht në kundërshtim me konstitucionalitetin e legalitetin ndërkombëtare e evropian kjo mënyrë e të bërit politikë në emër të drejtësisë, nga kushdo çoftë kundër njerëzve me meritor që Kosova është sot e lirë dhe e pavarur”, ka thënë Lekaj.

“Serbia është gjenocidiale, edhe sot, siç ishte dje, sepse duke dashtë me i fshehë krimet e saja të shkaktuara në Ballkan e sidomos kundër shqiptarëve, bënë të tilla lojëra me fletëarreste. Ramushin mundeni me e vonu, e këtë po e bëni padrejtësisht, por me ndalë asnjëherë”, ka shtuar më tej ai.

Reklamë
Reklamë

Lekaj përsëritë një kërkesë të kahmotshme

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se zgjedhjet në Kosovë duhet të mbahen sa më parë.

Periskopi.com Lajme

 

Ai thekson se që nga konstituimi i Qeverisë LDK-PDK, të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa ka pasur një varg problemesh e dështimesh.

Sipas Lekajt qeveria aktuale ka shkaktuar edhe skandale të shumta dhe serioze, duke iu referuar Marrëveshjes për Asociacionin dhe Marrëveshjes për Demarkacionin.

“Në  vendin tonë, për shkak të qeverisjes së keqe e dështake, me mijëra biznese veçanërisht të vogla madje edhe të mesme në vend të funksionimit janë ç’regjistruar dhe mbyllur, duke shkaktuar dhe rritur numrin edhe ashtu jashtëzakonisht të madh të papunëve! Po ashtu  edhe investimet e jashtme  janë në rënie të vijueshme!”, tha Lekaj.

Sipas shefit të Grupit parlamentar të AAK-së po bëhen dy dekada që nga çlirimi i vendit e gati dekada e parë që nga shpallja e pavarësisë dhe nuk kemi liberalizim për qytetarët e Kosovës, duke mbetur kështu vendi më i izoluar në Evropë.

Ai tha se shkaku esencial i dështimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nuk është, kinse, pezullimi i ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin, por dështimet qeveritare në fusha të ndryshme, veçanërisht në: harxhimet enorme dhe të panevojshme për numrin jashtëzakonisht të madh të ministrive, bordeve e agjencive; gjendja anarkike e kaotike në sistemin e drejtësisë, në shëndetësi, arsim sikundër në  ekonomi; humbja e rasteve gjyqësore të vlerave jashtëzakonisht të larta për shkak të   veprimeve pushtetare korruptive; korrupsioni gallopant në të gjitha sferat e jetës shoqërore, ekonomike, politike, arsimore, shëndetësore; dështimi i anëtarësimit të vendit tonë në UNESCO-n;  dështimi evident i realizimit të premtimeve megalomane zgjedhore, dështimi për reformimin e sistemit zgjedhor.

Reklamë
Reklamë

Lekaj lavdëron Thaçin për veprimin për FSK-në

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka deklaruar se Kosova nuk duhet ta presë Listën Serbe për të krijuar Ushtrinë.

Periskopi.com Lajme

“Sa i përket tranformimit të FSK-së në Ushtri, apo ndërrimit të misionit, Lista Serbe nuk duhet të pritet. Prandaj duhet që sa më parë të procedohet Ligji”.

“Me kohë kemi parë që Lista Serbe nuk e ka ndërmend ta votojë. Prandaj është parë që të bëhet ndryshimi i kapaciteteve që t’i dalë në mbrojtje Kosovës”.

Lekaj që është i ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se iniciativa e Presidentit është e duhur.

“Presidenti është komandant i Ushtrisë dhe me Kushtetutë ai është dashur ta iniciojë edhe pse Qeveria ka qenë inerte në këtë drejtim. Si rezultat i ngecjes së Qeverisë presidenti e ka marrë këtë inciativë”.

Ai ka thënë poashtu se AAK është shumë pro krijimit të Ushtrisë.

“Si AAK e kemi thënë se nuk ka shtet pa ushtri. Tash flitet se duhet konsultohet Beogradi dhe të bëhen ndryshimet kushtetuese”.

“Si AAK jemi që sa më shpejt të procedohet ligji në Kuvend dhe të miratohet me ato kompetencat që duhet t’i ketë një ushtri”.

Reklamë
Reklamë

Lekaj: Nuk përjashtohet mundësia e ekstradimit të Haradinajt në Serbi

Shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj, ka qenë i ftuar në “Interaktiv” të KTV-së. Ka thënë se gjithë shqiptarët kudo që janë e sidomos bashkëpunëtorët e Ramush Haradinajt nuk kanë pritur edhe këtë vendim të padrejtë, duke iu referuar atij të sotmit që e lë në Francë ish-kryeministrin e Kosovës deri në mes të prillit.

Periskopi.com Lajme

“Ne kemi menduar se kjo maskaradë të ndërpritet sot, dhe t’i kthehet familjes, Kosovës e punës sepse me të drejtë e kemi quajtur se ‘Ramushi është Kosova’. Është bërë e tepërt që Haradinaj ta paguajë borxhin e të gjithëve”, ka thënë Lekaj.

Deputeti ka thënë se është vërejtur një përgjumje e institucioneve.

“Në ditët e para ka pasur një shkëmbim letrash, ministri Hoxhaj ka zhvilluar një takim me homologun e tij në Francë dhe dukej një angazhim. Por në anën tjetër Serbia nuk është ndalur. Kanë dërguar diku rreth 500 faqe shkarravina. Për ne ato janë të papranueshme, sepse Ramushi e ka kaluar dy herë testin e drejtësisë. Ky është një persekutim ndaj zotit Haradinaj”, ka thënë Lekaj.

Ajo që do duhej bërë sipas Lekajt, është “që duke e njohur Serbinë dhe duke parë të gjitha ato deklarata atëherë Qeveria jonë të jetë shumë më aktive që t’i përgjigjet kësaj ofensive”.

“Ta ndërpresë edhe dialogun me Serbinë deri sa të pastrohen listat e Serbisë në Interpol. Ju e dini që ne kemi kërkuar këtë edhe me Rezolutë në Kuvend por për fat të keq nuk hasëm në konsensus te kolegët deputetë”, ka thënë Lekaj.

Duke parë procedurat, Lekaj ka thënë se “nuk përjashtohet as ekstradimi i Harainajt në Serbi”.

“Prandaj duhet një mobilizim më i madh. Vetëm ata që nuk ia duan të mirën Kosovës, e që duan që në Kosovë të ndodhte sërish luftë do të mund të bënin një gjë të tillë”, ka thënë Lekaj.

“Nuk përjashtohet mundësia për eskalim”, ka thënë tutje Lekaj, teksa ka cituar fjalët e kreut të AAK-së që mbështetja ndaj tij të jetë e matur.

Ka folur edhe për protestën e së shtunës gjithëpopullore në shesh, dhe bojkotin që AAK-ja do t’i bëjë Kuvendit të Kosovës deri në lirimin e Haradinajt. Në Kuvend, ka thënë Lekaj, deputetët e AAK-së do t’i kthente vetëm demarkacioni, FAK-u apo çështje të tjera, siç ka thënë ai me interes të jashtëzakonshëm shtetëror.

Reklamë
Reklamë

AAK: Aktakuza ndaj Lekajt e sulmet ndaj Abrashit për hesape politike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë me një kumtesë për medie ka reaguar ndaj ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale kundër shefit të deputetëve të saj Pal Lekaj dhe sulmet kundër nënkryetarit të AAK-së Gazmend Abrashi.

Periskopi.com Lajme

Kumtesa thotë që të gjitha këto janë bërë me qëllime politike.

Ky është teksti i kumtesës:

“Ngritja e aktakuzës kundër Pal Lekajt, nënkryetar I AAK-së, si dhe sulmet e njëpasnjëshme që i janë bërë gjatë disa ditëve të fundit Gazmend Abrashit, po ashtu nënkryetar i AAK-së, pikërisht tani kur Kosova po përgatitet për zgjedhje, s’ka asnjë dyshim se janë të kalkuluar mirë dhe janë të orientuara kundër AAK-së e për hesap të kundërshtarëve politikë të saj.

Pa dashur që të mohojmë as rendin e as ligjin, memontumi i përzgjedhur që të goditen Lekaj e Abrashi, dhe atë për vepra ordinere të ndodhura disa vite më parë, është krejtësisht transparent se po bëhet për hesape politike.Nëse prokuroria paska pasur dëshmi që e inkriminojnë Lekajn, ose policia fakte për përfshirjen e Abrashit në veprime komprometuese në lidhje me privatizimin e Hotel Grandit, pse nuk i paskan trajtuar këtë çështje disa vite më herët, po pikërisht tani !

AAK, pavarësisht sulmeve të koordinuara kundër saj e njerëzve të saj, është e përcaktuar në kursin politik që për qëllim ka zhvillimin dhe mbrojtjen e interesit kombëtar të Kosovës”.

Reklamë
Reklamë

Ramiz Kelmendi dhe Pal Lekaj i kundërvihen njëri-tjetrit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi dhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së kanë folur rreth miratimit të demarkacionit dhe lidhjes së kësaj çështje me viza.

Periskopi.com Lajme

Ramiz Kelmendi ka thënë se demarkacioni është shumë me rëndësi dhe sipas tij komisioni për matjen e territorit është duke e kryer punën e vet.

“Duhet të dihet një gjë se demarkacioni duhet të kryhet pasi që është kusht për viza. Kosova ka 10906 km katror. Jemi në shekullin e 21 dhe nuk matet si në kohët e vjetra”, ka thënë Kelmendi për transmetuesin publik.

Kurse Pal Lekaj është shprehur i bindur se Kosova humb territor me miratimin e këtij ligji, duke theksuar se opozita është duke u bazuar në fake historike dhe gjeografike.

“Marrëveshja duhet të ndryshojë. Edhe vendet e rajonit kanë pasur problem me demarkacionin por nuk e kanë pasur kusht për viza”, u shpreh Lekaj pë RTK.

Kontradikta gjatë debatit pati edhe për çështjen e asociacionit. Përderisa zëvendëskryeministri Kelmendi shprehej i bindur se bashkësia e komunave serbe duhet të formohet, deputeti i AAK-së këmbëngulte që ajo marrëveshje është e kryer.

Reklamë
Reklamë

Lekaj: Qeveria po i nënshtrohet Serbisë, nuk u treguam unik për Haradinajn

   Nuk u mjaftuan plotë 11 orë debatë deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të rënë në ujdi lidhur me një rezolutë e cila do të shprehte qëndrimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me arrestimin e kryetarit të AAK-së dhe ish komandantit të UÇK-se Ramush Haradinajt.

Periskopi.com Lajme

 

 

E, këtë situatë e ka parë si shumë shqetësuese dhe të pakuptim shefi i grupit parlamentar të AAK-se Pal Lekaj, i cili për Gazetën Monitor ka thënë se me këtë rast Qeveria e Kosovës dëshmoj për pazotësinë e saj.

Lekaj ka theksuar po ashtu se mos arritja e unitetin në mes të pozitës dhe opozitës, lidhur me hartimin e një rezolute për Haradinajn dëshmoi për nënshtrimin që ka qeveria e Kosovës ndaj Serbisë.

“Më shqetësim është për qytetarët që më të vërtet nuk ishim unik kur ka të bëj me arrestimin e Ramush Haradinajt dhe qeveria e Kosovës u tregua e pazotë për vendin e vet që të marrë vendime politike që shkojnë në favor të disa zhvillimeve pozitive në Kosovë. Ajo që mund ta theksoj është që ne kemi prit të jemi unik, sidomos gjithë kjo që ka ndodhur prej Serbisë, ndërsa qeveria e Kosovës vazhdon të jetë e nënshtruar nga Serbia”, ka thënë Lekaj.

Sipas tij ky ka qenë momentin kur Qeveria e Kosovës është dashur të tregoj se është e aftë për të marrë vendime politike e që kanë rëndësi të madhe për vendin.

Lekaj tregoi se cila ishte pika që ndau pozitën dhe opozitën.

“Deri te pika e katërt që ishte ndërprerja e bisedimeve deri në lirin e Haradinajt dhe pastrimin e të gjitha listave nga INTERPOLI për ish ushtarët e UÇK dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të thotë këtu ishim këmbëngulës sepse treguan një pazotësi për të vendosur dhe për të ndërprerë bisedimet. Kjo le të kuptohet se nga kjo qeveri s’kemi çka të presim më mirë”, ka theksuar Lekaj.

Ndryshe seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga AAK-ja pas arrestimit të Ramush Haradinaj me 4 janar në Francë, pas një fletëarresti të lëshuar nga Serbia për gjoja krime lufte.

Reklamë
Reklamë

Lekaj: Haradinaj u arrestua për pasi i pengonte dikujt

Për lirimin e ish-kryeministrit dhe njëherësh liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, janë angazhuar të gjithë shqiptarët të cilët besojnë në idealet e UÇK-së, prandaj lirimi i tij do të ndodhë shpejt. Kështu është shprehur në një intervistë për gazetën “Zëri”, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Periskopi.com Lajme

 

Sipas tij, arrestimi i Haradinajt ka ndodhur kryekëput për inate politike, mes Serbisë e Kosovës. Siç thotë Lekaj, ish- kryeministri është një pengesë bukur e madhe për arritjen e qëllimeve në Kosovë. “Serbia dhe aleatët e saj e shohin si pengesë për arritjen e qëllimeve të veta në Kosovë, e prandaj z. Haradinaj tentojnë t’i bëjnë presion dhe ta bllokojnë me të tilla rrugë, duke e ndaluar, duke e penguar në punën e tij që është punë për Kosovën kryekëput për forcimin dhe zhvillimin e saj”, ka deklaruar Lekaj.

Po ashtu Lekaj vë në theks edhe mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme ditën e martë, për të cilën vlerëson se Kuvendi i Kosovës ka disa raste që seancat e jashtëzakonshme nuk po arrin t’i mbajë në bazë të emërimit.

Ndryshe, shefi i grupit parlamentar të AAK-së ka ripërsëritur se dialogu në Bruksel duhet të ndërpritet, pasi që prej tij, siç thotë Lekaj, nuk po përfitohet asgjë. Ndërkohë, ai i ka komentuar edhe fletarrestimet nga Serbia, për të cilat vlerëson se Qeveria duhet të ndërmarrë urgjentisht diçka që t’i zhvleftësojë ato.

Reklamë
Reklamë

Lekaj: Presim që sot të lirohet Haradinaj dhe të vazhdojë me agjendën e tij

Shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në një prononcim për Telegrafin tha se presin që kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj të lirohet sot dhe të vazhdojë me agjendën e tij.

Periskopi.com Lajme

Ai tha se Evropa si tërësi e shtetet anëtare të saj, por edhe të gjitha vendet e botës demokratike nuk duhet të bien pre e këtyre fletë arresteve të lëshuara nga një shtet të cilin e kanë bombarduar vet, përmes NATO-s.

“Fillimisht siç e kemi thënë edhe mbrëmë, z.Haradinaj është ndaluar nga autoritetet franceze, bazuar në një fletë arrest të vitit 2004 të lëshuar nga Serbia, për më tepër nga një shtet që tashmë nuk ekziston, sepse aty shkruan unioni Serbi – Mali i Zi. Pra Evropa si tërësi e shtetet anëtare të saj, por edhe të gjitha vendet e botës demokratike nuk duhet të bien pre e këtyre fletë arresteve të lëshuara nga një shtet të cilin e kanë bombarduar vet, përmes NATO-s. Vetëm se me këtë duhet ta kuptojnë se Serbia ka mbet me të njëjtin mentalitet. Ne presim që pas përfundimit të burokracisë franceze, kryetari Haradinaj të lirohet sot e të vazhdojë me agjendën e tij”, tha Lekaj.

Reklamë
Reklamë

Lekaj: Veteranët u përçan në ditën e tyre

Miratimi i Ligjit për Plotësim të Ligjit të Veteranëve ka nxitur reagimin e Grupit Parlamentar të AAK-së. Kryetari i këtij grupi ka thënë se në këto orë të vona kur duhej të uronin për unitet dhe bashkim të faktorit politik e ushtarak të ish-UÇK-së, u bë e kundërta.

Periskopi.com Lajme

Ky është reagimi i plotë i Lekajt:

Mazhoranca e  “Zullumit”

Ligji i cili kaloj sonte në orët e vona në netët e festave, kur do të duhej që të uronim për unitet dhe bashkim të faktorit politik e ushtarak të ish-UÇK’s, u bë e kundërta.

Sonte, mazhoranca politike-qeverisëse ka bërë dëmin më të madh ndaj luftës së UÇK’s, në Ditën e Veteranëve e bënë edhe një ndarje dhe përçarje të tyre.

Krejt kjo në kundërshtim me parimet e demokracisë duke bërë presion në deputetet e Kuvendit, sepse edhe nga katër herë është përsëritë votimi për të njëjtin propozim.

Kryeministri i Kosovës, kur bëhet fjalë për vlerat e luftës Çlirimtare është mësë i gatshëm t’i përbuzë ato.

Por kur është në pyetje muri ndarës dhe dialogu me Serbinë është po aq në gjendje që të bëjë “aminin” e të pranojë çka do çoftë, vetëm që të jetë rahat në pushtetin e tij izoluese për Kosovën.

Sot e keni dënuar çdo luftëtarë i cili edhe ashtu, ka qenë buzë greminës, sepse ka marrë lëmoshë nga kjo qeveri.

Në fund të vitit ua dërguat një “dhuratë” që i dënon që i ndanë e që e defaktorizon luftën Çlirimtare dhe i bjenë në shprehje sundimtarët nga ish sistemi.

Reklamë
Reklamë

Lekaj: Çka po ndodh sot në Kosovë është e paramenduar nga Beogradi

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka vlerësuar se qeveria e Kosovës nuk është e aftë t’i kryejë punët e saja, as me Listën Serbe, e as e vetme.

Periskopi.com Lajme

Ai në një prononcim të dhënë për Zëri.info, ka thënë se ky subjekt politik, i cili tashmë ka ngrirë sërish pozicionin e saj në kuvend, nuk është formuar për t’i sjellë të mira Kosovës.

“Qeveria si me Listën Serbe si pa të, është e paaftë t’i kryejë detyrat e saj në mbrojtje të Kosovës dhe sovranitetit të saj. Lista Serbe nuk është krijuar për t’i ndihmuar Kosovës të ecë tutje”, ka deklaruar Lekaj.

Sipas tij, qeveria asnjëherë nuk ka arritur të jetë e pavarur prej Listës Serbe dhe Serbisë.

“Qeveria edhe njëherë po e përsëris, nuk ka qenë në gjendje të jetë sovrane dhe e pavarur nga ndikimi i Serbisë përmes Listës Serbe”, ka theksuar ai.

Lekaj gjatë bisedës, ka thënë se gabimi i qeverisë ka ndodhur qysh në fillim, kur është lidhur koalicioni me Listën Serbe.

“Gabimi që në fillim ka ndodhur me lidhjen e koalicionit me të, prandaj kjo çka po ndodhë sot është e gjitha e paramenduar që në fillim nga Beogradi”, ka shtuar tutje deputeti i AAK-së.

Ndërkohë, ka vlerësuar se duhet që sa më parë të shkohet në zgjedhje, pasi që ashtu si ai është shprehur, qeveria e tanishme nuk është më funksionale.

Ndryshe, Lista Serbe gjatë ditës së sotme e ka ngrirë sërish pozicionin e saj në kuvend, vetëm  dy ditë pas takimit që ka mbajtur me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. /Zëri

Reklamë
Reklamë

Kjo është projekt-rezoluta pas nëntë orësh debat për murin në Mitrovicë

Pal Lekaj që ka iniciuar seancën për murin e ndërtuar në Mitrovicë ka prezantuar konkluzionet e tij, që pret se ato do të ndryshohet e ri-përpilohen, deri kur të bëhen rezolutë.

Periskopi.com Lajme

Pas nëntë orë debat për murin Lekaj ka shpalosur disa kërkesa, por meqë nuk ka pasur numër të duhur deputetësh ato nuk është hedhur në votim, raporton Periskopi

Konkluzionet:

  1. Kërkojmë nga kryeministri shkarkimin e menjëhershëm të ministres për Dialog, Edita Tahiri
  2. Qeveria e Kosovës të ndërpresë dialogun me Serbinë derisa Serbia të mos e njoh Kosovën
  3. Qeveria përmes organeve të merr masat që muri në Mitrovicë të rrënohet
  4. Të merren masa që të mos ndryshohet plani për rivitalizimin e urës
  5. Qeveria të kujdeset që rivitalizimin e urës, që të përmbajë ato që ka pasur ura gjithmonë
  6. Të bëhet e mundur që qytetarët sa më shpejtë të kthehen në pronat e tyre në të dy pjesët në qytetin e Mitrovicës

 

Ndryshe, Kuvendi pritet që të mbledh 40 nënshkrime për një seancë të jashtëzakonshme që pritet të mbahet të mërkurën, ku edhe mund të votohet kjo Rezolutë, pas ndryshimeve që do të bëhen në të./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Lekaj e Mustafa përplasen për murin në Mitrovicë

Ndaj fjalës së kryeministrit Isa Mustafa, ka reaguar shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj.

Periskopi.com Lajme

“Mos e fyej këtë Kuvend. Mos bëni thirrje që ta hidhni përgjegjësinë te qytetarët, sepse ata do të kërkojnë përgjegjësi sikurse sot që bie përgjegjësia mbi ju”, ka thënë Lekaj.

Lekaj ka thënë se kryeministri po është kundërthënës në fjalën e tij.

“Por thotë që muri do të rrënohet, e në anën tjetër po thotë se ajo është përgjegjësi e Komunës së Mitrovicës në veri”, ka thënë Lekaj.

Mustafa i është përgjigjur duke thënë se po e adreson çështjen vetëm me Ligj.

“As mendjen se kam të veprojë ndryshe si kryeministër, pos me Ligj”, ka thënë Lekaj.

Reklamë
Reklamë

Lakaj: Bota t’i thërras ndërgjegjes e ta ndal luftën në Aleppo

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se pamjet nga Aleppo tregojnë se atje po bëhet masakër ndaj civilëve, pa i kursyer as fëmijët.

Periskopi.com Lajme

 

Lekaj përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se bota duhet të zgjohet, t’i thërras ndërgjegjes së saj e të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm që ajo luftë të ndërpritet.

Postimi i plotë:

Pamjet që shfaqen nga Aleppo e Sirisë, tregojnë se atje nuk po bëhet luftë ndaj terrorizmit, por masakra ndaj civilëve, pa kursyer as fëmijët.

Fëmijët do të duhej të ishin argumenti për hirë te të cilëve do të duhej me pas paqe, e jo ata të jenë shënjestër e luftës.

Bota duhet të zgjohet, t’i thërras ndërgjegjes së saj e të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm që ajo luftë të ndërpritet.

Kosova e ka ndjenjën e freskët se çka shkakton lufta, prandaj jemi me popullin e pafajshëm Sirian, kundër vrasjeve të civilëve.

Reklamë
Reklamë

Murin në Mitrovicë e ndërtoi dobësia e qeverisë Mustafa në raport me Serbinë

Muri mbi lumin Ibër në Mitrovicë është  pasojë e dobësive të shfaqura nga Qeveria e Kosovës në raport me Qeverinë e Serbisë, pasi  veprimet e Kosovës janë  shumë defensive.

Kushtrim Hajzeri Intervista

Kështu ka thënë në një intervistë për Periskopi.com, kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

Ai potencon se marrëveshjet e arritura në Bruksel nuk janë transparente për publikun, nuk dihet çfarë përmbajnë dhe sipas tij kjo mos transparencë krijon hapësirë për të dyshuar  se çfarë në të vërtetë po i kurdis Kosovës, qeveria Mustafa, si vazhdimësi e qeverisë Thaçi.

Sa i përket lidhshmërisë së sulmeve nga mediat serbe ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me siç thotë ai sulme të kryeministrit,  Lekaj thekson se  në vazhdimësi, kryeministri natën, nëpër terr përmes profilit të Facebook-ut, por edhe përmes eksponentëve, ka sulmuar personalitetin e e kryetarit të AAK-së.

Lekaj, gjithashtu ka folur edhe për takimin e kryeministrit, Isa Mustafa me homologun e  tij malazez, Millo Gjujanoviç, për raportet me partitë opozitare si dhe ka folur nëse AAK-ja do të pranonte të bënte koalicion me njërën nga partitë në pushtet.

Intervista e plotë:

Periskopi: Ditë më parë një portal ka raportuar që AAK-ja është pajtuar me versionin aktual të demarkcionit dhe do ta votojë atë. A ka diçka të vërtetë në këto raportime?

Lekaj: Siç ka raportuar portali në fjalë, pa burime dhe mbështetje në të vërtetën, ashtu edhe është shpifja se ka diçka në këtë drejtim. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, çdo herë ka qenë transparente dhe e hapur në çdo rast e për çdo temë, e po të kishte diçka në këtë drejtim, njëjtë do ta bënim edhe në këtë rast. Asnjëherë nuk jemi fsheh pas askujt për t’i treguar të vërtetën popullit. E vërteta është se demarkacioni, në versionin çfarë është tani, është i papranueshëm sepse është i dëmshëm për territorin e Kosovës. Vazhdojmë të kemi të njëjtin mendim dhe qëndrim për demarkacionin deri sa nuk ka lëvizje pozitive në këtë drejtim, që nënkupton, kthimi në pikën zero, shkarkimin e Komisionit Shtetëror të Demarkacionit dhe një rivlerësim total të situatës.

Periskopi: Kryeministri, Isa Mustafa ka zhvilluar një takim të paparalajmëruar me homologun e tij nga Mali i Zi. Si e komentoni këtë takim, kur dihet se demarkcioni me Malin e Zi është tema më e diskutuar dhe që po ngjallë pakënaqësi?

Lekaj: Ne me Malin e Zi, si shtet fqinj, nuk kemi telashe. Demarkacioni është një temë e cila duhet të gjejë zgjidhje për hirë të interesave ndër shtetërore tonat dhe në raport me BE’n, por asesi që të bëjmë diçka që shkon në dëm të Kosovës, integritetit territorial të saj. Kryeministri, siç zakonisht kanë bërë të gjitha qeveritë që nga shpallja e pavarësisë, nuk ka bërë transparente asgjë për këtë takim, jemi në dijeni vetëm aq sa kanë transmetuar mediat. Dinamika e kryeministrit në të gjitha drejtimet, duke e përfshirë edhe temën e demarkacionit, nuk del jashtë kornizave të moshës së tij, prandaj kemi shumë ngecje, vonesa të cilat direkt ndikojnë në zhvillimin e Kosovës.

Periksopi: Tani ka lindur edhe një problem për Kosovën, ai i murit mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Sipas jush çka e solli këtë problem dhe si e shihni fundin e kësaj pune?

Lekaj: Kishim një takim të Komisionit për Punë të Jashtme, anëtarë i të cilit jam, me vetëm këtë pikë të rendit të ditës. Personalisht jam angazhuar që të kemi edhe një takim të jashtëzakonshëm të komisionit por kam insistuar që të kemi seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, por që mungojë interesimi i partive në pushtet por edhe i disave nga opozita, përjashto Nisma-n. Ne, si Grup Parlamentar, tani kemi iniciuar procedurat për interpelancë me kryeministrin për këtë temë, tani i mbetët kryesisë të vendos, por ne insistojmë që kjo të ndodhë. Për t’u kthyer me konkretisht në pyetjen tuaj. E kemi thënë në vazhdimësi se këto barrikada, siç edhe muri së fundmi, sepse të tillë e konsiderojmë, janë si pasojë e dobësive të shfaqura nga qeveria jonë në raport me qeverinë e Serbisë, janë shumë defensive veprimet tona. Marrëveshjet nuk janë transparente për publikun, nuk dijmë çfarë përmbajnë dhe kjo mos transparencë na bënë me dyshu se çfarë në të vërtetë po i kurdis qeveria Mustafa, si vazhdimësi e qeverisë Thaçi, Kosovës.

 

Periskopi: Mediat serbe kanë  sulmuar  kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.  Ju keni thënë se këto sulme nuk janë rastësi pasi kanë ndodhur në të njëjtën kohë me siç i keni quajtuar ju sulme nga kryeministri Isa Mustafa. Pse kjo lidhje?

Lekaj: Po siç thuhet nga populli, armiku ngreh topat për kalatë e pathyeshme. Aleancat ndodhin për të sulmuar nga të gjitha anët, njerëzit që nuk thyhen dot. Z.Haradinaj ka qenë është dhe do të jetë i pathyeshëm kur është në pyetje interesi i Kosovës, ketë e ka dëshmuar në çdo etapë kohore. Ju, por edhe opinioni i gjerë, e dini se, në vazhdimësi, kryeministri natën, nëpër terr përmes profilit të Facebook-ut, por edhe përmes eksponentëve, ka sulmuar personalitetin e z.Haradinaj dhe çdo herë (nuk mund të jetë koincidencë) kanë qenë të sinkronizuara, ose më individ a media serbe, apo ka pasë edhe deklarata të ulëta e pa asnjë bazë për media ndërkombëtare nga njerëz të kryeministrit. Pra e gjithë kjo bëhet për të heqë vëmendjen nga situata e rënduar në vend, për dëmet e vërteta që kjo qeveri është duke ia shkaktuar Kosovës. Ramush Haradinaj është i pastër në mbrojtje të Kosovës dhe është në krahë të perëndimit kundër terrorizmit, s’ka asgjë të vërtetë as nga njëra e as nga pala tjetër, çka shpifin, si brenda Kosovës, si jashtë saj.

Periskopi: Si qëndrojnë raportet e AAK-së me AKR-në?

Lekaj: Raportet e opozitës, si brenda opozitës parlamentare, poashtu edhe me partitë që nuk kanë arritur me hy në parlament janë gjithmonë raporte komunikimi për të ofruar diçka ndryshe. Pra vetvetiu si parti opozitare që jemi, tani për tani, në bazë të detyrës, komunikojmë dhe zhvillojmë ide si është e mundshme me ndodhë qeverisja, zhvillimi, me një fjalë, si me e ba Kosovën të plotë, në ketë kuptim jemi në komunikim edhe me AKR-në, ende nuk kemi diçka konkrete por jemi në rrugë të mirë për bashkëpunim në të ardhmen.

Periksopi: Çfarë raporte ka AAK-ja me ish-partnerin e bllokut opozitar, Lëvizjen Vetëvendosje?

Lekaj: Siç e thash edhe me lartë, na takon, si opozitë të jemi në komunikim për të dhënë vlerësimet tona për zhvillimet në vend dhe për të parë mundësitë edhe për ndonjë bashkëpunim kur është e nevojshme, pse jo. Por bashkëpunim të çdo hershëm dhe reciprok kemi më Nisma-n si partnerë i boshtit opozitarë.

Periskopi: A mund të pritet ndonjëherë një koalicion i AAK-së me njërën nga partitë në pushtet?

Lekaj: Po në këtë drejtim, paraprakisht, duhet të ndodhin zgjedhjet sa ma parë që të jetë e mundur, sepse kështu siç jemi sot, Kosova është vetëm në stagnim minus, pra jo vetëm ndaljen, por po ecim mbrapa, përderisa vendet e tjera të rajonit po përparojnë drejtë integrimeve euroatlantike. AAK, në bazë të vlerësimit qytetarë që do të marrë pastaj edhe do të tentojmë t’i materializojm idetë tona në të mirë të qytetarëve dhe rritjes së standardit të tyre. Ne po angazhohemi që Kosovës t’ia mundësojmë një ndryshim të plotë, pra që të dalim fitues të zgjedhjeve, pastaj nëse kjo ndodhë do të jetë më lehtë për Kosovën po edhe për neve.

 

Reklamë
Reklamë

Fillon lufta në mes këshilltares së kryeministrit dhe Pal Lekajt

Shefja e kabinetit të kryemini0strit Mustafa, Vlora Dumoshi ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Periskopi.com Lajme

“Pal Lekaj po kërkon nga BE-ja: “ose na i hiqni vizat ose shkarkojeni Qeverinë”! Modest në të gjitha aspektet Pali, i cili siç duket nuk e kupton që të dy këto procese janë në dorën tonë. Qeveria do të vazhdoj punën e saj në shërbim të plotë të qytetarëve, ndërkaq Pali me shokë duhet të vendosin se deri kur do t’i sakrifikojnë interesat e qytetarëve të vendit, për përfitime ekskluzivisht elektorale”, ka shkruar Dumoshi në llogarinë e saj në Facebook.

Reklamë
Reklamë

Pal Lekaj: Isa Mustafa ka humbur tërësisht sensin e një udhëheqësi shtetëror, ka ide kota

Pas kërkesës së kryeministrit Mustafa për formimin e një komisioni të ri ku do të shqyrtohet edhe një herë çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj.

Periskopi.com Lajme

 

Ai ka thënë për GazetaBlic se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka humbur tërësisht sensin e një udhëheqësi shtetërorë.

“Kryeministri e ka humbur tërësisht sensin e një udhëheqësi shtetëror me ide të kota që nuk prodhojnë asgjë. Në këtë kuadër është edhe idea e fundit nga ai për të krijuar një komision i cili do të bënte matjen e tokës” ka përfunduar Lekaj.

Tutje deklaratën e tij Lekaj e ka vazhduar duke thënë se për tu bërë matja duhet të ketë kufijë, përcjell GazetaBlic.

“Por para së të ndodh matja duhet të kesh kufijtë nga ku deri ku të bëhet matja. Pra është absurdi i radhës kjo ide e kryeministrit…” përfundoi deklaratën e tij Lekaj.

Kjo është deklarata e plotë të cilën Mustafa e kishte bërë para disa dite, trasnemton GazetaBlic.

’Ju bëjë apel Kuvendit dhe deputetëve, në qoftë se ka nevojë jemi në gjendje ta themelojmë edhe një komision që ta mas sipërfaqen, do të mund të vijnë edhe opozita’’.

Reklamë
Reklamë

Lekaj: Serbia duhet ta kuptoj realitetin se Kosova është e pavarur

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka qëndruar në Mitrovicë për tryezën e organizuar nga KDI lidhur me dialogun Kosovë - Serbi: Impakti në jetën e qytetarëve.

Periskopi.com Lajme

Lekaj bashkë me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin, vizituan Urën e Ibrit, e cila po rindërtohet, ku shprehi qëndrimin se kjo urë duhet t’i ketë të gjitha elementet e dikurshme dhe duhet të jetë një shenjë e bashkimit të qytetit dhe qytetarëve, pa dallime.

Njoftimi i plotë i GP të AAK-së:

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka qëndruar në Mitrovicë për tryezën e organizuar nga KDI lidhur me dialogun Kosovë – Serbi: Impakti në jetën e qytetarëve.

Lekaj bashkë me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin, vizituan Urën e Ibrit, e cila po rindërtohet, ku shprehi qëndrimin se kjo urë duhet t’i ketë të gjitha elementet e dikurshme dhe duhet të jetë një shenjë e bashkimit të qytetit dhe qytetarëve, pa dallime.

Pastaj në tryezën e organizuar nga KDI, në prezencën e përfaqësuesve të OJQ’ve, ai shprehu qëndrimin e tij se marrëveshjet e arritura deri tani janë shumë pakë të konsultueshme me qytetarët, në emër të të cilëve dhe për të cilët në fakt do të duhej të arriheshin ato, përmendi rastin e marrëveshjes për targat, atë të kodit telefonik dhe të drejtësisë, për të gjitha këto marrëveshje ka të ngritur vetëm flamuj të fitoreve politike nga Republika e Kosovës dhe Serbia, por nuk ka implementim të tyre, për të rregulluar jetën e qytetarëve.

Nënkryetari i AAK-së e kritikoi mospjesëmarrjen e Goran Rakiçit (kryetar i pjesës Veriore të Mitrovicës), duke theksuar se edhe ai do të duhej të ishte prezent për të ndëgjuar qëndrimet tona dhe për të thënë qëndrimet e tij për këtë temë.

Serbia duhet ta pranojë realitetin se Kosova është shtet i pavarur e qytetarët serbë të Kosovës duhet të kthejnë kokën e bashkëpunimit nga qeveria e Kosovës, theksoj në fund të fjalës së tij, kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Reklamë
Reklamë