mustafi

Valencia nuk e shet Mustafin

Periskopi.com Sporti

Valencia i ka dhënë një lajm shumë të keq Arsenalit.

Trajneri i klubit nga Mestalla, Pako Ayestaran insiston se mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi nuk do të largohet nga skuadra spanjolle.

“Mustafi nuk është në shitje dhe nuk do të largohet nga klubi”, deklaroi Ayestaran.

Reprezentuesi gjerman ka qenë shumë i lidhur me një kalim te skuadra londineze, mirëpo ditë më parë ishte raportuar se marrëveshja mes klubeve veç ishte arritur, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë. /Periskopi.com