Shqiptarët nuk figurojnë në hartën e pagjumësisë

Periskopi.com Video

5 gabimet që çojnë në pagjumësi

Nuk është e nevojshme të shpjegojmë se përse gjumi është kaq i rëndësishëm për ne. Gjithsesi, shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e gjumit, e vërtetuar kjo edhe nga statistikat. Mungesa e gjumit shkakton ç’rregullime të humorit, dhimbje koke dhe shkon deri aty sa dobëson sistemin imunitar. Njerëzit që janë vazhdimisht të privuar nga gjumi, priren të kenë presion të lartë të gjakut dhe diabet. Duhet të dimë se sjellja jonë e ndikon gjumin. Do të ndajmë me ju pesë nga gabimet që mund të favorizojnë pagjumësinë.

Periskopi.com Shëndeti

1-Dhoma juaj e gjumit është rrëmujë

Nëse në dhomën tuaj të gjumit vendosni objekte që nuk kanë lidhje me qetësinë dhe relaksin, ky mund të jetë një ndër shkaqet e mungesës së gjumit. Nëse e mban televizorin ndezur, apo përdor pajisje të tjera elektronike, ki  parasysh se ato stimulojnë nervat e syve. Kjo shërben për të dërguar një sinjal në pjesë të trupit që kontrollojnë hormonet, temperaturën e trupit dhe funksione të tjera që luajnë rol në gjumin tënd. Mund të duket e vështirë, por nuk duhet të kontrollosh  e-mail-et dhe nuk duhet të  përdoresh rrjetet  sociale përpara se të flesh . Dhoma e gjumit duhet përdorur për t’u qetësuar dhe për  gjumin tuaj.

2-Në dhomën tuaj të gjumit gjenden ngjyra të forta

Nëse ke shumë ngjyra dhe dekor  të tillë që ndriçon dhomën tënde, kjo mund të të shqetësojë gjumin. Përdor ngjyra qetësuese, të tilla si jeshilja, bluja dhe grija.  Ngjyrat e ndezura janë të përshtatshme në kuzhinë dhe në dhomat e tjera në shtëpi,  ku është e nevojshme të  sjellësh gjallëri. Ngjyra e verdhë  dhe e kuqe, janë ngjyra që japin energji dhe kjo nuk është aspak e nevojshme në dhomën e gjumit. Ngjyrat e ftohta, si bluja,  mund të përdoren për të ngjallur një ndjenjë qetësimi dhe për të nxitur gjumin.

3-Je duke ngrënë shumë sheqerna

Kur hamë ose pimë diçka të ëmbël si karamele, pije me gaz ose energjike, energjitë tona rriten menjëherë. Kjo na stimulon fizikisht dhe mendërisht. Pas konsumimit të sheqernave jo vetëm që do  të përballesh me këtë shqetësim,  por mund të harrosh fare të flesh. Kjo sepse, ke  ndikuar në sistemin tënd të gjumit.

4-Po fle bashkë me një kafshë shtëpiake

Të flesh me qenin apo macen tënde e prish gjumin. Ata mund të  rënkojnë, rrotullohen, e madje mund t’ju shtyjnë ju nga krevati. Ky  mund të jetë rezultati kur fle me një qen. Nëse ky është shndërruar  tashmë në  një zakon për ty, fol me veterinerin tënd për tu këshilluar se si ta trajnosh qenin tënd. Ata përsëri do të duan të struken pranë teje edhe pasi e ke bërë këtë ndryshim, por mos u dorëzo.

5-  Të mungojnë mjetet që e ndihmojnë gjumin

Ka persona të cilëve u  nevojiten disa mjete  më të veçanta për të bërë një gjumë më të mirë.  Nëse hyn tek këta njerëz,  mund të blesh një maskë sysh dhe  kufje gjumi për veshët. Kjo do të të ndihmojë të mos shqetësohesh nga dritat e rrugës dhe nga çdo dritë tjerët artificiale. Kufjet do t’ju ndihmojnë në rast se partneri juaj gërhet, ose njerëzit e tjerë në shtëpi, janë akoma zgjuar dhe bëjnë  zhurmë.

Pija që i thotë lamtumirë pagjumësisë

Çrregullimi i gjumit është një problem i zakonshëm që i prekë si meshkujt ashtu edhe femrat. Edhe pse mund të duket i padëmshëm në fillim, mungesa e vazhdueshme e gjumit mund të çojë në tension të lartë të gjakut, mungesë të energjisë dhe depresion.

Periskopi.com Lajme

Çfarë shumica e njerëzve nuk e dinë është se shëndeti i mirë varet nga kualiteti i gjumit. Insomnia mund të jetë rezultat i shumë faktorëve, si stresit dhe dietave të dobëta.

Çrregullimet e gjumit tani prekin më shumë se 50-70 milionë njerëz, sipas një studimi të fundit.

Nëse bëni pjesë në këtë grup të njerëzve, është mirë që ta përgatitni një recetë shtëpiake shumë të dobishme e cila mund ta përmirësojë kualitetin e gjumit.

Dhe kjo recetë ka vetëm dy përbërës – banane dhe kanellë. Bananja është e pasur me kalium dhe magnez, të cilët ndikojnë në kualitetin e gjumit. Kurse kanella ju ndihmon që ta relaksoni trupin.

Si ta përgatitni këtë recetë?

Përbërësit:

1l ujë,

1 banane,

një majë kanellë.

Udhëzimet:

Pritni skajet e bananes dhe vlojeni atë në një litër ujë. Zieni për 10 minuta. Derdheni lëngun në një gotë. Shtoni kanellën për të përmirësuar shijen dhe për të rritur përfitimet shëndetësore. Pini një orë para gjumit!