Zelanda e Re ju paguan pushimet nëse shkoni për një intervistë pune

Zelanda e Re ka krijuar padyshim intervistën e punës që të gjithë kemi ëndërruar.

Periskopi.com Lajme

Qyteti i  Wellington është duke kërkuar të rekrutojë ekspertë të teknologjisë nga e gjithë bota dhe më spektakolarja është se bosat e teknologjisë do të ofrojnë pushime për të gjithë ata që mund të provojnë meritat e tyre.

Kompania e  quajtur “Looksee Wellington”, një biznes i specializuar në fushën e marketingut global, do të presë 100 kandidatë me fat dhe të paguajë për të gjitha fluturimet, strehimin dhe mbi të gjitha pushimet.

Në këmbim, aplikantëve do t’u kërkohet që të para-rregullojnë intervistat e punës me “kompanitë kryesore të teknologjisë” në qytet, shkruan “The Independent”.

Kandidatët do të duhet të marrin pjesë në takimet dhe eksplorimet rreth qytetit.

 

Kompanitë do të bëjnë oferta për kandidatët më të mirë në fund të javës.SYRI.net

RTK-ja do të bëhet me pagesë

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie, sot diskutoi për projektligjin për RTK-në, me ç’rast u bënë shumë ndryshime të cilat do t’i dërgohen Qeverisë për votim.

Periskopi.com Lajme

Ndryshime në projektligjin për RTK-në ka pasur në gjashtë pika të rëndësishme, por çka bie në sy, është që RTK-ja do t’u kushtojë familjeve kosovare me nga 2.5 euro, shkruan gazetametro.net.

RTK-në qytetarët kosovarë e kishin paguar edhe më herët me anë të faturave për energji, mirëpo kjo ishte cilësuar si shkelje kushtetuese, për ç’ka Gjykata Kushtetuese e kishte pezulluar.

Ndërkaq, RTK-së mund t’i hiqen edhe dy anëtarë të bordit, pasi nga 11 sa i ka tash, me projektligjin e  ri parashihet të jenë vetëm 9 anëtarë. Madje, këta anëtarë do të kenë një mandat 5 vjeçar, por s’do të kenë mundësi ri-kandidimi.

Gjithashtu, në projektligjin e ri kërkohet krijimi i një komisioni ‘ad-hoc’ për RTK-në, i cili do të kishte jo vetëm deputetë, por edhe profesionistë. Po ashtu, parashihet që RTK-ja të auditohet nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, gjë që nuk është bërë më herët.

Ndërkohë, ky projektligj do të dërgohet në fillim të javës tjetër në Qeveri për votim, e më pas kthehet tek deputetët për t’u votuar në Kuvend.

Ndryshe, Sindikata e Pavarur e RTK-së ditët e fundit ka ngritur shqetësime për kushtet e punës në transmetuesin publik dhe vonesë të pagave.

Zyrtare, ja sa do paguajmë në Rrugën e Kombit

Tashmë është fakt! Kush kalon në Rrugën e Kombit, do paguajë!

Periskopi.com Lajme

Hapet rruga për zbatimin e kontratës së koncesionit të Rrugës së Kombit, që do të thotë se për të kaluar në këtë rrugë automjetet duhet të paguajnë një tarifë prej 5 euro. Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit “Catalyst Viva Das General Contracting LLC – Salillari sh.p.k. – Bee Tech – Violiap Ateve – Kastrati” që do të mirëmbajë autostradën është botuar në Fletoren Zyrtare.

Kontrata e koncesionit “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot– Morinë”, ndër të tjera përjashton nga kjo pagesë automjetet e forcave policore e ushtarake, si dhe autoambulancat e zjarrfikëset. Për te gjitha mjetet e tjera do të ketë një vlerë të ndryshme pagese, ndërkohë që tarifa mesatare është parashikuar 5 euro.

Taksa bazë për të kaluar në të do të jetë 4.17 euro pa TVSH. Tarifa nuk do të jetë fikse përgjatë 30 viteve. Pasi të ndërtohet pika e pagesës, ajo do të kryhet në lekë ose në euro, dhe do të tërhiqet nga kompania cash ose me kartë krediti/debiti.

Ndërkohë për banorët e zonës, kryesisht të Kukësit që janë përdoruesit më të shpeshtë të kësaj rruge, është gjetur zgjidhje. Kompania koncesionare do të paguajë 120 mijë euro për tre vitet e para me qëllim minimizimin e kostove për banorët. Mbi bazën e fluksit të automjeteve, është përllogaritur që në një vit koncesionari të arkëtojë mesatarisht rreth 8 milionë euro. Marrëveshja parashikon se në rastet kur fluksi i automjeteve që qarkullon në këtë rrugë nuk arrin të sigurojë këtë nivel të ardhurash, atëherë qeveria shqiptare në cilësinë e autoritetit kontraktor do të duhet të plotësojë me të ardhura të tjera publike deficitin e krijuar.

 

 

Pagoi 7 mijë dollarë për të vrarë bashkëshorten, shokohet kur e shikon në varrimin e saj (Video)

Pesë ditë më parë, bashkëshorti i Noela Rukundo-s, kishte paguar dy vrasës për të ekzekutuar bashkëshorten e tij për arsye ende të pa ditura. Ngjarja ka ndodhur në Australi.

Periskopi.com Fun

Por, gjërat nuk shkuan sikur ai dëshironte, pasi njëri nga vrasësit ishte shoku i vëllait të Noelës dhe kur e kishte parë atë ishte shtangur. Ata e lanë atë të lirë pas dy ditësh, por duke e gënjyer të shoqin e saj dhe duke i marrë kështu edhe 7 mijë dollarë sipas marrëveshjes.

Pas pesë ditësh, ajo qëndroi për disa minuta jashtë shtëpisë së saj, duke parë se si njerëzit ishin duke përcjellë një arkivol, arkivolin e saj. Pak më vonë ajo pikasi personin që donte të shikonte, bashkëshortin e saj.

E ndërsa ky i fundit e pa vuri duart në kokë duke thënë: “O Zot, ç’po më shohin sytë?!..Një fantazmë”. Ajo uli xhamin e makinës duke i thënë: “Surprizë, jam akoma gjallë!”.

Personat që ishin paguar për vrasjen, për t’i vërtetuar që e vranë, e morën në tel atë dhe e lanë të dëgjonte “Vrite atë, vrite”, e sigurisht ky ishte një inskenim që ata bënë për ta mashtruar.

“The Washington Post” shkruan se pas gjithë këtij tmerri, Noela e ka denoncuar në polici krimin që bashkëshorti i saj donte të bënte.

Pavarësisht lutjeve të tij ajo nuk e ka falur. Mësohet se ai është dënuar me 9 vjet burg për tentativë vrasjeje. “Unë vazhdoj të qëndroj si një grua e fortë. Situata që kalova?! Kaloi… tani do të nis një jetë të re”, shprehet Noela.

Zemaj thotë se ka parë pagesat për vrasjet politike në Kosovë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka rrëfyer se ka parë edhe vetë shkresat ku tregohej se sa paguheshin vrasësit për vrasjet e caktuara.

Periskopi.com Lajme

Ai theksoi se ka pasur eliminim të njerëzve të cilët janë konsideruar si vrasës me pagesë.

“Ka pas edhe eliminim të njerëzve të cilët kanë qenë adresë apo të cilët janë konsideruar si vrasës me pagesë, vrasës potencial të njerëzve”, ka thënë ai në KTV

“Gjatë hetimeve kam par shkresa të veçanta ku është ditur edhe shuma e parave për pagesën për një vrasje, qoftë edhe të kolonel Tahir Zemaj”, shtoi tutje deputeti Zemaj.