Hoti në BSPK premton rritjen e pragut të pagës minimale

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një takimi që ka zhvilluar të hënën me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSKP), Haxhi Arifi, ka premtuar se do të bëhet draftimi i Kontratës Kolektive në mënyrë që të përmirësohen të drejtat e punëtorëve.

“Në vazhdën e komunikimit që e kemi me të gjitha kategoritë e shoqërisë kosovare, me biznese, me studentë, pensionistë, sot jemi në BSPK si partneri kryesor social në Kosovë. Jemi zotuar se do të zbatojmë Marrëveshjen me BSPK-në dhe do të zbatojmë Ligjin që mbron të drejtat e punëtorëve. Që në ditët e para do të punojmë bashkë, për të marrë vendimin për rritjen e pagës minimale. Do të punojmë bashkë për të shikuar se si mund të trajtojmë më mirë përvojën e punës gjatë viteve të 90-ta”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se do të promovojmë zhvillimin ekonomik i cili balancon të drejtat e punëtorëve.

“Kemi shumë punë për të bërë në sektorin privat, për të përmirësuar kushtet e punëtorëve atje”, ka thënë kandidati për kryeministër.

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi ka thënë se korniza ligjore duhet të përmirësohet për t’i mbrojtur më mirë dhe më shumë të drejtat e punëtorëve.

Pension dhe pagë nga buxheti i shtetit, Muja i ‘hekurt’ që nuk i njeh dënimet e Gjykatës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja për shumë gjëra mund të hyjë në historinë e Kosovës, por për moshën që ka, e që ende ushtron detyrën e të parit të një komune, mund të thyejë rekord edhe në botë.

Periskopi.com Lajme

77 vjeçari që ka shumë probleme me shëndetin, është bërë një ‘kështjellë’ e pathyeshme në Prizren.

Që kur është bërë kryetar, është përcjellë me skandale e pakënaqësi të shumë qytetarëve. Qyteti ndër më të bukurit në Kosovë, nuk është ngjallur ekonomikisht në mandatet e tij.

Jo vetëm kaq, ai është i dënuar me dy vjet burgim dhe vazhdon të jetë në postin e të parit të Prizrenit, ngase dënimin e ka me kusht që të mos kryej vepra të tjera penale gjatë 3 vjetëve të ardhshëm.

Shumë herë është kërkuar dorëheqja e tij. Një ndër më të rëndësishmet është për shkak të tragjedisë që ndodhi në këtë qytet, ku është shembur një shtëpi në Zonën Historike në Prizren, dhe i mori jetën një fëmije 3 vjeç.

Ramadan Muja, siç mëson Periskopi pavarësisht që nuk shihet askund, dënimeve që ka dhe mospunëve, ai merr pagën e kryetarit, por edhe pensionin.

Nga buxheti i shtetit, Muja, brenda në viti merr rreth 21 mijë euro në vit.

Shtëpia ku banon Ramadan Muja, kryetar i Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës, ka 250 metra katror dhe kap vlerën prej 150 mijë eurosh, ndërsa ka para të gatshme në bankë 103,416 euro.

Ai vet ka deklaruar se ka rrogën vjetore prej 18,664 euro dhe pensioni prej 1,896 euro.

Nuk përfundon me kaq, kandidati i PDK-së dhe kryetari aktual i Prizrenit, Ramadan Muja, është në mandatin e tij të tretë si kryetar i Prizrenit.

I doktoruar në histori, nuk duhet lënë pa përmendur se ai ka përjetuar edhe Luftën e Dytë Botërore.

Pavarësisht se ai dyshohej për keqpërdorim pronash, PDK-ja e kishte të preferuar dhe e kandidoi gjithmonë për kryetar, raporton lajmi.net

I njohur si refuzues i debateve televizive, i daljes para publikut, shikuesve dhe kundër-kandidatëve, Muja qëndron në fron që rreth 10 vjet, e premtimi më i famshëm i partisë së tij, mbetet 100 milionëshi për Prizrenin, që kurrë më nuk është përmendur pas fushatës.

E në fillim të muajit që kemi lënë pas, më në fund, Gjykata e Apelit ia kishte dalë ta caktojë një datë për një seancë ndaj Ramadan Mujës dhe ish-zyrtarëve të tjerë të Komunës së Prizrenit.

Palëve në këtë proces u ishin dërguar njoftimet e nënshkruara për datën 14 mars, por pak ditë më pas seanca është anuluar.

Ndryshe, pas dënimit në shkallën e parë në mars të vitit 2014, rastin ndaj kryetarit Muja dhe 5 ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj komune, që akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Apeli e kishte kthyer në rigjykim.

Prokuroria ishte ankuar ndaj këtij vendimi në Gjykatën Supreme, që e kishte anuluar vendimin për rigjykim dhe e kishte kthyer rastin për rishqyrtim në Apel./ Periskopi

Profesionet më të paguara por që nuk kërkohet diploma

Shumë profesione janë nga më të kërkuarat, pa qenë nevoja për mbarimin e Universitetit: Nga drejtuesi i fermës, te kontrolli i fluturimit.

Periskopi.com Lajme

Për disa profesione, është më mirë të bësh djalin/student-model: të shkosh në shkollë për të marrë nota të mira, të diplomohesh dhe specializohesh. Por jo gjithnjë një formim i mirë arsimor është sinonim i rrogës së lartë, shkruan shqip. Ka në fakt profesione shumë mirë të paguara, që gjithsesi nuk përkojnë me nevojën për të pasur një titull universitar, të paktën sipas të dhënave të “US Bureau of Labor Statistics”: numrat relativë me këto 10 profesione, referohen në SHBA. Por përse të mos marrë dikush spunto nga këto?

Instaluesi dhe riparuesi i linjave elektrike

Një punë teknike, e paguar mirë, për të cilën mjafton një diplomë. Bëhet fjalë për rreth 59.000 euro në vit (në SHBA).

Drejtor ferme

Tashmë bujqësia dhe blegtoria është në plan të parë në SHBA dhe ata që kujdesen për një aktivitet të tillë, nuk marrin pak, rreth 562 mijë euro në vit.

IT ose zhvillues web-i

Nuk është një profesion që mungon në Europë. Por në Amerikë, ata që realizojnë sajte interneti, fitojnë 63.000 euro në vit, mjafton të keni marrë një diplomë që ju certifikon.

Operator i impianteve elektrike

Me një rrogë mesatarisht 64.000 euro në vit, është një profesion vërtet shumë i kërkuar në Amerikë.

Instalues dhe riparues i ashensorëve

Mjafton një diplomë e një shkolle profesionale, pasi është shumë e kërkuar: kështu, çdo kush mund të bëhet një instalues ashensorësh. Paga mesatare për kolegët amerikanë është 70.000 euro në vit.

Komandant anije

Kush e adhuron detin, është mirë që të përfitojë. Për të drejtuar tragete dhe rimorkiatorë, mjafton një diplomë instruktimi të shkallës së dytë duhet të kaloni një kurs profesional pas shkollës dhe rroga amerikane shkon rreth 75.000 euro në vit.

Shërbime funerale

Vështirë që do të buzëqeshni në një punë të tillë. Por në fund të muajit, kur paratë që do të fusni në xhep, do ju gëzojnë: flitet për një rrogë mesatare prej 76.000 euro në vit.

Pilot tregtar

Për të bërë këtë punë, është e nevojshme të merret licenca, pasi më parë të keni frekuentuar një shkollë fluturimi. Më vonë, mund të drejtoni avionë dhe helikopterë privatë.  Rroga mesatare (në SHBA): 76.000 euro.

Menaxher transporti, magazinimi dhe shpërndarjeje

Nuk shërben një diplomë për këtë rol në drejtimin e sistemit të transportit, të magazinimit të mallrave dhe shpërndarjes së tyre. Mjafton një diplomë e shkollës së lartë dhe rroga mesatare përtej oqeanit është 80.000 euro.

Kontrollor i trafikut ajror

Për të mbërritur të kontrolloni trafikun ajror, është e nevojshme të keni një diplomë 2-vjeçare në SHBA. Rroga mesatare është 107.000 euro në vit. Ndërsa në Europë, për t’u bërë kontrollor i fluturimeve ajrore, përzgjedhja bëhet nga shërbimet e aeroportit.

Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut morën pagën e 13-të, jashtë ligjshëm?

Bordi dhe menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kanë marrë pagën shtesë ose pagën e 13-të për vitin 2016, por jo edhe të gjithë punonjësit në KEK që janë rreth 4.800.

Periskopi.com Lajme

Ata që iu gëzuan pagës së 13-të janë drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, drejtues të lartë të KEK-ut, Sali Bytyqi, Nexhat Podrimja, Nijazi Thaçi, udhëheqës të bordit, Berat Rukiqi, kryetar, anëtarët tjetër Haki Mjeku, Enver Muli, Ranko Makic, Burim Leci dhe Pranvera Dobruna-Kryeziu dhe disa të tjerë nga udhëheqja.

Kjo ndarje e pagave shtesë për menaxhmentin e ngushtë nuk është në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ky diskriminim ka revoltuar të gjithë punëtoret në këtë ndërmarrje publike, për faktin se bordi nuk ka as mandat.

Edhe zyrtarë të KEK-ut kanë pranuar se menaxhmenti ka marrë pagën shtesë, me arsyetimin se janë të parapara me kontrata individuale.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës(SPEK), Izet Mustafa thotë për KosovaPress, se janë diku 20 zyrtarët më të lartë në KEK që kanë marrë pagën e 13-të.

Sipas tij, kjo ndarje e pagave shtesë vetëm për menaxhmentin nuk është e drejtë ligjore. Ai tha se shqetësime të punonjësve dhe pakënaqësi për fat të keq në korporatën energjetike ka mjaft, ndër këto shqetësime janë ato rreth pagesave dhe rreth punëve që ata i kryejnë në përditshmëri.

“Absolutisht nuk është e drejtë dhe kjo ka qenë edhe arsyeja që është shfaqur një revoltë tek punonjësit. Ne këtë e kemi thënë edhe në takim me bordin dhe menaxhmentin e KEK-ut dhe me ato institucione që menaxhojnë me KEK-un, nuk është e drejtë”, deklaron Mustafa.

Ai shton se kanë marrë një premtim nga menaxhmenti se prej muajt mars të gjithë punonjësit në KEK do të marrin një pagë shtesë për kontributin e tyre në vlerë prej 100 euro.

Mustafa thekson se punëtorët nuk janë të kënaqur për një pagesë prej 100 euro, e cila nuk ka ndodhur as deri më tani.

“Unë e di që pritjet e punëtorëve janë për një vlerë më të madhe, mirëpo gjatë bisedave dhe ballafaqimit me menaxhmentin e KEK-ut rreth kërkesës për këtë lloj page shtesë, jemi bindur që menaxhmenti, aksionari në këtë rast nuk ka pasur mundësi me paguar një vlerë më të madhe”, tha ai.

Edhe kryetari i Sindikatës së Re në KEK, Rafet Osmani, ka konfirmuar se janë të informuar se pagë shtesë kanë marrë komplet bordi i KEK-ut dhe menaxhmenti.

Osmani tha se për këto paga diskriminuese, menaxhmenti është bazuar me një rregullore të brendshme të KEK-ut.

“Ata janë bazuar në një rregullore të brendshme të KEK-ut që kanë… janë konfidenciale… ka marrë drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, drejtori i financave Sali Bytyqi, sekretari i KEK-ut, Nexhat Podrimja me gjithë anëtarët e bordit të KEK-ut”, deklaroi Osmani.

Punonjësi tjetër në KEK, Ragip Mehmeti, inspektor për siguri në makineri pranon se nuk ka marrë pagën shtesë për vitin paraprak, edhe pse ai tha se menaxhmenti i ka quajtur punëtorët e KEK-ut heronjtë të Kosovës që punojnë në temperatura minus 30 gradë celsius.

“Jo ne nuk kemi marrë pagën e 13-të, edhe pse na takon me kontratë kolektive. Kjo kërkohet kur realizohet plani, e plani edhe në qymyr, përveç djerrinës që nuk është realizuar plani, ai i ngase sektori i qymyrit dhe i energjisë elektrike ka qenë mbi 100 përqind performaca. Djerrina në Mirash ka ngecur me 5 milionë metër kub që nuk është realizuar plani vetëm për vitin 2016, andaj, nuk janë fajtorë punëtorët, problemi qëndron këtu ku ka mbetur ngërç, andaj kërkojmë që të zhbllokohet kjo situatë në favor të punëtorëve…. Kemi kërkuar që punëtorët e KEK mbasi që edhe vet menaxhmenti i quan heronjtë e Kosovës të shpërblehen me pagën shtesë apo me pagën e 13-të”, theksoi Mehmeti.

Sipas tij, gjendja aktuale në KEK është shumë e vështirë dhe shumë e rëndë, andaj, janë vonuar proceset që është dashur të kryhen. Ai kërkoi që të krijohen kushte për punëtorë dhe mos të rrezikohen vendet e tyre të punës.

Drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Korporatën Energjetike të Kosovës KEK, Skënder Bucolli ka pranuar se disa zyrtarë të menaxhemntit që kanë kontratë idividuale kanë marrë pagën e 13-të.

“Sa i përket pyetjes suaj, të gjithë punonjësit e KEK-ut duke përfshi edhe zyrtarët e lartë nuk kanë marrë pagë shtesë, përveç atyre të parapara me kontrata individuale”, ka thënë shkurt në përgjigjen elektronike Bucolli.

Edhe pse drejtori menaxhues i KEK, Arben Gjukaj merr pagë mujore 2500 euro, Bucolli është ankuar se menaxhmenti i KEK-ut, krahasuar me ndërmarrjet e tjera publike dhe agjencitë e ndryshme i ka pagat më të vogla në vend, pavarësisht faktit se është një ndër ndërmarrjet më të mëdha në vend me rreth 5 mijë punëtorë, operon me stabilimente të stërvjetruara dhe prapë ka treguar përgjegjësi të lartë duke qenë një ndër ndërmarrjet e rralla në vend që nga viti në vit është duke e ngritur përformancën.

Bucolli thotë se të gjithë punëtorët e KEK-ut janë dëshmitar se mirëqenia e përgjithshme e punëtorëve të saj është objektivi kryesor i menaxhmentit, përkundër barrës që ka në gjendjen financiare të KEK-ut dhe situatën nëpër të cilën ka kaluar korporata.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, për KosovaPress theksoi se ndarje e pagave të 13-ta për menaxhemntin nuk është në rregull, në rast se ka ndodhur një gjë e tillë, ai thotë se kjo duhet të arsyetohet nga menaxhmenti. Mustafa thotë se nuk ka njohuri për ndonjë rezultat të jashtëzakonshëm.

“Kjo parimisht nuk do të ishte në rregull, por duhet parë arsyetimin për këtë. Bordi dhe menaxhmenti mund të kenë premi për rezultate të jashtëzakonshme, nëse këto janë të precizuara me rregullore. Rezultate të tilla personalisht mua nuk më janë të njohura”, theksoi deputeti Mustafa.

Për veç pagave, sindikalistët e KEK-ut thonë se punëtorët e KEK-ut janë të shqetësuar edhe për vendet e punës së tyre që rrezikohen për shkak të mbylljes së sistemeve të djerrinës, dhe se rezervat e qymyrit flitet që janë vetëm deri ka fundi i muajt qershor.

Rafet Osmani nga Sindikata e re ka ngritur shqetësimet edhe për rrezikshmërinë e lartë të punonjësve në punën e tyre me kushte të rënda. Ai tha se gjendja në miniera është mjaft shqetësuese, njësia punuese e djerrinës në Mirash veç është e mbyllur, nuk ka mundësi me zhvilluar aktivitet./I.Shabani/

Punëtorët e Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë në grevë, kërkojnë rritje të pagave

Punonjësit e Drejtorisë së Arsimit në komunën e Prishtinës sot kanë mbajtur një grevë duke shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me pagat që ata marrin.

Periskopi.com Lajme

Këta punëtorë grevën e kanë mbajtur në zyrat e tyre në ndërtesën e komunës, ndërsa asnjë nga ta nuk ka dashur që të flas për KosovaPress.

Por për grevën dhe kërkesat e tyre ka folur shefja e arsimit të Prishtinës Arbërie Nagavci.

Nagavci tha se është në dijeni për grevën e këtyre punëtorëve, ndërsa tregoi se kërkesën për rritje të koeficientit të pagave për këta punëtorë e kanë paraqitur edhe te kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, i cili të njëjtën e ka dërguar edhe në Ministri të Financave por që e njëjta është refuzuar.

“Zyrtarët e Arsimit ka kohë që e kanë paraqitur kërkesën për ngritje të koeficienti, e cila për mendimin tim është një kërkesë legjitime sa i përket punës dhe angazhimeve që ata i bëjnë çdo ditë. Por kjo i tejkalon kompetencat tona kërkesën e zyrtarëve dhe mbështetjen tonë. Sigurisht e kemi paraqitur edhe para kryetarit të Komunës Shpend Ahmeti, i cili ka dërguar një kërkesë në Ministri të Financave për ngritjen e pagës për një numër, jo vetëm për zyrtarët e Arsimit, por për punëtorët e komunës së Prishtinës në mes të cilëve ka mosharmoni të mëdha edhe brenda Komunës po edhe në raport me komunat tjera. Përgjigjja e parë e Ministrisë së Financave ka qenë një refuzim edhe pse kryetari Ahmeti i ka njoftuar se komuna ka buxhet të mjaftueshëm që të përballoj nivelizimin e pagave të zyrtarëve”, tha Nagavci.

Punëtorët grevistë i ka vizituar edhe një përfaqësues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, për të parë nga afër gjendjen dhe kërkesat e tyre.

Nënkryetari i SBASHK-ut Lutfi Mani tha për KosovaPress se janë të njoftuar se këta punëtorë i janë drejtuar komunës që nga viti 2013 që të zbatohet ligji mbi pagat, ku paguhen në bazë të koeficientit dhe se komuna u ka thënë se kjo çështje do të rregullohet.

“Grevën po e mbajnë punëtorët e sektorëve arsimit të komunës së Prishtinës për shkak të pagave. Këta që nga viti 2013 iu kanë drejtuar komunës me kërkesë që të zbatohet Ligji mbi Pagat që është për shërbyes civil ku paguhen në bazë të koeficientit ashtu si e parasheh ligji dhe të kenë paga të barabarta me komunat që janë përreth. Komuna ka thënë që për të gjithë punëtorët e komunës të rregullohet kjo çështje, këtu ka qenë edhe një grevë një ditshme po është pezulluar me ndërmjetësimin e SBASHK-ut, sepse SBASHK-u vjen këtu për tu solidarizuar…Greva vazhdon, i lusim zyrtarët komunal që të reflektojnë pozitivisht dhe shpresojmë që kjo grevë të përfundojë sa më shpejtë por gjithmonë me realizim të kërkesave të punëtorëve”, tha Mani.

Punëtorët e Drejtorisë së Arsimit në komunën e Prishtinës kanë paralajmëruar se edhe ditëve të ardhshme do të ketë grevë deri në realizim të kërkesave të tyre.

Deputeti i LDK-së refuzon rritjen e pagave për deputetët

Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi kundërshton rritjen e mëditjeve për deputetët.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se ende nuk ka parë asnjë dokument të tillë, por nëse dërgohen në Kuvend thotë se do e kundërshton, raporton Periskopi

Sipas tij, Qeveria duhet të alokojë mjetet në drejtime të tjera, siç janë rastet sociale, shëndetësia, arsimi e të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Nuk di sa është e vërtetë kjo çështja e rritjes së mëditjeve për deputetët, unë nuk jam në dijeni për këtë çështje, vetëm çka lexova nëpër portale. Nëse një propozim i tillë vjen në parlament, unë nuk do ta përkrahu sepse nuk ka nevojë, deputetet e kanë të rregulluar bukur mirë çështjen financiare.

Prioritet për qeverinë për të alokuar mjete të tilla duhet të jenë sektorët tjerë si psh: rastet sociale, shëndetësia, arsimi etj.

Sh. B.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës kërkon edhe uljen e pagave për deputetët dhe zyrtarët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Faton Topalli thotë se me ligjin e ri për pagat duhet të ulen rrogat e deputetëve dhe zyrtarëve të lartë shtetëror.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se kuhs dëshiron të pasurohet le ta bëjë përmes ekonomisë, jo në kurriz të qytetarëve.

“Ligji për Pagat duhet të sillet në Kuvend, por jo t’i ngris por t’i ulë pagat e funksionarve të shtetit. Ky ligj duhet të krijoj kushtet e nevojshme që marrja me politikë të mos jetë atraktive për pasurim personal. Kush don të pasurohet le të merret me ekonomi, por jo me politik dhe në kurriz të shumicës së qytetarëve të varfër të Kosovë”, thotë Topalli./ Periskopi

Profesori i UP-së që mori 7 mijë euro pagë për një muaj

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Safet Merovci, mori një pagë prej 7 mijë e 289 eurosh në muajin janar të këtij viti.

Periskopi.com Lajme

Siç njofton Klan Kosova, për katër muajt e parë të vitit 2016, Merovci ka marrë një pagë mesatare prej rreth 4 mijë eurosh.

Profesori i cili ligjeron në Fakultetin Ekonomik e arsyeton pagën me angazhimin e tij në universitet. Në një prononcim për Klan Kosovën, ai ka thënë se mban mësime shtesë për të rritur shumën e pagës së tij.

Safet Merovci

“Rroga e profesorit të asocuar neto është 1,238.23 euro. Paga shtesë është edhe për gjashtë orë mbi normë, që e mbajmë mësimin në Master. Ekonomiku e ka edhe degën në Mitrovicë. Shtesat i marrim vetëm përmes ligjeratave”, ka thënë Merovci.

Merovci thotë se nuk merr para pa vendim ligjor, dhe se të gjitha transaksionet e pagës së tij bëhen përmes bankës.

“Asnjë cent nuk e marrë pa një vendim ligjor dhe të gjitha përmes kontos”, pohon profesori i Fakultetit Ekonomik.

Ndërsa ish-ministrja e Energjisë dhe Minierave të Kosovës, Justina Pula, e cila ligjëron në Universitetin e Prishtinës, merr një pagë mesatare prej 2 mijë e 800 eurosh në muaj në këtë institucion.

Siç njofton televizioni Klan Kosova, ish-ministrja e cila ligjëron në Fakultetin Ekonomik në UP, Justina Pula, për katër muaj gjatë këtij viti ka marrë 11 mijë e 260 euro nga paga e saj.

 

Shuhret Fazlliç

Ky është kryetari i komunës që ia uli pagën vetes, i vinte turp për pagën e lartë që kishte

Ndodh rrallë që politikanët të ulin me dëshirën e tyre pagën, por një politikan në rajonin e Ballkanit është ndryshe nga të tjerë.

Periskopi.com Uncategorized

Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së qytetit Bihac në Bosnjë dhe Hercegovinë, i cili ka vendosur që të ulë pagën e tij.

Kryebashkiaku Shuhret Fazlliç ka miratuar ndryshimin e pagës së tij, sigurisht me ulje, ndryshe ngase ndodh zakonisht, shkruan syri.net.

Këshilltarët bashkiakë kanë vendosur që të rrisin pagat për punonjësit e organeve administrative të qytetit dhe kryebashkiaku ka kontribuar për këtë.

Paga e tij është reduktuar me 40 për qind, duke hequr nga portofoli i tij rreth tre paga mesatare neto në Federatën Boshnjake.

Nga 4500 KM (rreth 2500 euro), në 2.500 KM (rreth 1300 euro).

“Më vjen turp që të kem të ardhura të tilla të mëdha në kohët e sotme. Ky është një mesash që të gjithë ne duhet të ndryshojmë qëndrim për sa i përket fondeve publike. Duhet të shpenzojmë në mënyrë modeste. Kjo është mënyra e vetme për të jetuar më mirë në qytetin tonë”, tha kryebashkiaku.

b_160916053 suhret_fazlic_kandidat_za_gradonacelnika_bihaca uhret-fazllic

Trump refuzon pagën e presidentit prej 400 mijë dollarë në vit

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump refuzoi pagën presidenciale prej 400 mijë dollarë në vit.

Periskopi.com Lajme

Trump më 17 shtator në tubimin e tij në New Hampshire tha se në rast të zgjedhjes së tij si president do të refuzojë pagën që i takon si president, raporton AA

“Gjëja e parë që do të bëj kur të bëhem president? Do të refuzoj pagën e Presidentit. Kjo për mua nuk është ndonjë gjë e madhe”, pati thënë Trump.

Thaçi inkurajon mësimdhënësit për paga më të larta

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një darke, e cilësuar si tradicionale, me mësimdhënës të komunës së Kaçanikut ka premtuar se edhe në të ardhmen do t’i mbështesë mësimdhënësit kur është në pyetje ngritja e pagave, nëse Qeveria do të ndërmerrte një vendim të tillë.

Periskopi.com Lajme

 

“Sonte nuk kam ardhur për t’iu premtuar mësimdhënësve se do t’ia rrisë pagat, por nëse Qeveria e Kosovës do të merrte një vendim të tillë atëherë unë do t’ju përkrahë, por nëse është nevoja edhe do t’iu inkurajoj. Është kënaqësi e veçantë të takohemi serish me ju në këto angazhime të përbashkëta shtetërore, andaj jemi të përkushtuar se do ta fuqizojmë edhe më shumë shtetin tonë”, ka thënë midis të tjerash Thaçi në Kaçanik, raporton Koha.net.

Ai ka potencuar se shoqëria mund të lëvizë përpara vetëm me një nivel të lartë të edukimit sepse kemi vlerësuar dhe do të vlerësojmë gjithmonë se edukimi është çelësi i çdo suksesi për shoqërinë e Kosovës dhe i së ardhmes së sigurt.

Ndërkaq, Ministri i arsimit, Arsim Bajrami, mësimdhënësve të kësaj komune u ka premtuar ndërtimin e dy shollave për të ardhmen.

“Në Kaçanik pak kohë më parë kemi përuruar objektin e shkollës së mesme por nuk do të ndalemi me kaq sepse do t’i ndërtojmë edhe dy shkolla të tjera në të ardhmen”, ka thënë Bajrami.