Paditet mjeku se ka tentuar të pengojë dëbimin e kosovarit

Dr. Gallhofer ka trajtuar një rom të traumatizuar 32 vjeçar nga Kosova, të cilin pastaj në fillim të marsit dy policë e kishin marrë nga klinika duke e arrestuar dhe pastaj dëbuar në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Rasti i një mjeku që ka tentuar të pengonte dëbimin në Kosovë të një refugjati me sëmundje mentale po bën jehonë të madhe në Gjermani, pasi që autoritetet e qytetit (Wetterau) kanë bërë kallëzim penal kundër tij.

Dr. Gallhofer, kështu quhet mjeku psikiatër udhëheq Klinikën Psikiatrike në kuadër të Spitalit Universitar në Giesen. Ai ka trajtuar një rom të traumatizuar 32 vjeçar nga Kosova, të cilin pastaj në fillim të marsit dy policë  e kishin marrë nga klinika duke e arrestuar dhe pastaj dëbuar në Kosovë. Qarku Wetterau duke e akuzuar mjekun Gallhofer e fajëson atë se ka provuar ta pengojë dëbimin dhe me këtë veprim ka shkelur ligjin për qëndrimin e të huajve në Gjermani.

Pas kësaj kanë reaguar qarqet e majta në regjion. Kështu partitë SPD dhe “Partia e majtë” e quajnë revanshim qëllimkeq dhe manovër e tejdukshme veprimin e shtetit në këtë rast. Mjeku me renome, sipas përfaqësuesit të SPD-së, Merz, në këtë mënyrë tentohet të heshtet dhe të frikësohet.

Paditet mjeku se ka tentuar të pengojë dëbimin e kosovarit

Reklamë
Reklamë

Agim Bahtiri padit Avni Kastratin për vuajtje psikike (Video)

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka paditur për shpifje, kryetarin e degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, për të cilin thotë se “me qëllim të denigrimit, revanshizmit dhe xhelozisë, ka deklaruar të dhëna joreale dhe të paqëndrueshme”.

Periskopi.com Lajme

Si bazë e padisë të siguruar nga Veriu.info, është përdorur një video e publikuar në media më datë 22.09.2016, për të cilën Bahtiri thotë se përmban shpifje me qëllim “të përbaltjes së emrit të tij”.

“Për më tepër, i padituri abuzimin e paditësit e ndërlidh me veprimet e Sami Bilallit, duke bërë shpifje drakonike dhe të marrëzishme për gjoja se në zyrën e paditësit është biseduar vlera mbi 300 mijë euro, të përvetësuara në mënyrë mashtruese, nga personi siç thotë i paditur këshilltar i kryetarit dhe vet paditësi, e që në realitet të gjitha këto veprime të Sami Bilallit me sirianin e ashtuquajtur ‘Arnaut’ kanë ndodhur në kohën kur paditësi fare nuk ka qenë në Kosovë por ka jetuar dhe vepruar në shtetet e Evropës perëndimore, ashtu edhe siç dihet se si kryetar i komunës paditësi mandatin e ka marrë duke filluar nga data 24.12.2013” (sic.), thuhet në padinë e bërë nga kryetari Bahtiri.

Bahtiri thotë se me anë të këtyre shpifjeve, siç thotë ai, i janë shkaktuar trysni, vuajtje psikike dhe shpirtërore me ndikim në reputacionin e tij në sferën e aktivitetit shoqëror dhe biznesor.

“Për këto arsye, paditësi në kuptim të nenit 5, paragrafi 5.4, të ligjit civil kundër shpifjes dhe fyerjes parashtron këtë padi për faktin se i padituri me veprimet e veta në mënyrë të rëndë dhe kualifikuese ka cenuar nderin, dinjitetin, prestigjin dhe reputacionin e paditësit, duke i shkaktuar kështu shqetësim psiqik dhe dhembje shpirtërore …” (sic.), thuhet ndër të tjera në padinë e siguruar ng portali Veriu.info.

Bahtiri ka kërkuar që Gjykata Themelore në Mitrovicës ta detyrojë Kastratin që në emër të kompensimit moral t’i paguajë 50 mijë euro dëmshpërblim.

Reklamë
Reklamë