alcacer

Alcacer ka një porosi për tifozët e Barcelonës

Sulmuesi i Barcelonës, Paco Alcacer është shprehur i bindur se do të rigjejë formën dhe do të fillojë të shënojë gola.

Periskopi.com Sporti

Spanjolli u transferua në Camp Nou nga Valencia në afatin kalimtar të verës, mirëpo në paraqitjet e tij te klubi katalunas ka dështuar të shënoj gol.

“Është e komplikuar të transferohesh te një klub i madh si Barcelona, ku aty ka lojtarë të veçantë”, deklaroi Alcacer.

“Unë do të shënoj gola. Vitin e kaluar unë gjithashtu kisha probleme për të shënuar golin tim të parë, por kam shënuar i pari dhe unë do të shënoj edhe më shumë”, shtoi ai. /Periskopi.com

messi

Nuk kam parë kurrë lojtar si Messi

Periskopi.com Sporti

Transferi i ri i Barcelonës, Paco Alcacer thotë se nuk ka parë kurrë lojtar të nivelit të Lionel Messit.

Spanjolli u transferua në Camp Nou në këtë verë, ndërsa thotë se nuk ka mundur ta besoj kur gjigandi katalan e kërkonte.

“Unë kurrë nuk kam parë ndonjë lojtar sikur Messi”, deklaroi Alcacer.

“Unë nuk mund të besoja se Barcelona dëshironte të më transferonte. Unë jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që jam këtu”. /Periskopi.com

alcacer

Barcelona transferon Alcacer

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Valencias, Paco Alcacer.

23-vjeçari ka nënshkruar për pesë sezone me gjigandin katalan.

Vlera e këtij transferimi kap shifrën e rreth 30 milionë eurove, ndërsa në kontratën e tij te Barca do të vendoset një klauzolë e lirimit në vlerë prej 100 milionë euro. /Periskopi.com

alcacer

Alcacer kalon testet mjekësore te Barcelona

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i deritanishëm i Valencias, Paco Alcacer ka kaluar me sukses vizitat mjekësore te Barcelona.

Lajmi është dhënë nga e përditshmja katalanase ‘Sport’, e cila sqaron se 22-vjeçari do të nënshkruajë një marrëveshje pesë-vjeçare me kampionin e La Ligas. /Periskopi.com

alcacer

Barca arrin marrëveshje me Alcacer

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e Valencias, Paco Alcacer, raportojnë mediat europiane.

22-vjeçari është pajtuar të kalojë në Camp Nou, megjithatë marrëveshja mes dy klubeve ende nuk është arritur.

Por, pasi marrëveshja mes lojtarit dhe kampionit të La Ligas veç është arritur, vështirë se insistimi i Valencias për mosshitjen e 22-vjeçarit do ta ndalë atë nga largimi prej Mestalla. /Periskopi.com

alcacer

Alcacer pranë Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Barcelona është e vendosur të transferojë sulmuesin e Valencias, Paco Alcacer, shkruan Mundo Deportivo.

Drejtuesit e gjigandit katalan do të përpiqen që këtë transferim ta mbyllin më së largu në fund të kësaj jave.

Alcacer pritet t’i kushtojë pesë herë kampionit të Europës rreth 30 milionë euro. /Periskopi.com

alcacer

Barcelona pas Alcacer

Periskopi.com Sporti

Barcelona është e gatshme të tentojë transferimin e sulmuesit të talentuar të Valencias, Paco Alcacer.

Sipas The Sun, drejtuesit e klubit katalan janë gati të nënshkruajnë me lojtarin në fjalë, në mënyrë që të rrisin konkurrencën në repartin sulmues.

Megjithatë, ende nuk dihet shuma të cilën do ta kërkojë klubi nga Mestalla në këmbim të lojtarit në fjalë. /Periskopi.com