Çmimet ‘Oscars’ dhe gafa më e madhe në këtë ceremoni

Periskopi.com Video

Willian: Oscar një mik shumë i mirë

Futbollisti i Chelseat, Willian thotë se është i pikëlluar me largimin e Oscarit.

Periskopi.com Sporti

Braziliani është transferuar tek klubi kinez, Shanghai SIPG pasi që lojtari nuk ishte në planet e trajnerit të “Bluve”, Antonio Contes.

Willian tha se Oscar është një mik i tij shumë i mirë, por ai është i lumtur që braziliani ndihet mirë në klubin e ri. Lajmi vijon më poshtë ↓

“Oscar është një mik shumë i mirë dhe unë jam shumë i pikëlluar që ai u largu, por unë ndihem mirë që ai është i lumtur në klubin e ri”, ka thënë Willian.

“Ai do të luajë në Kinë dhe unë vetëm dua t’i uroj fat atij”.

“Ne do të jemi në kontakt, kjo nuk ka rëndësi nëse ai është në Kinë dhe unë jam këtu”.

“Kur unë kam ardhur këtu, ai më ndihmoi shumë, kështu që unë dua ta falënderoj për çdo gjë që ai bëri për mua”, ka theksuar Willian.

 

Zyrtare: Oscar prezantohet me fanelën e Shanghai SIPG (Foto)

Futbollisti brazilian, Oscar, është fotografuar me fanelën e skuadrës së re të tij. (Foto)

Periskopi.com Sporti

Oscar u transferua nga Chelsea për shumën e 60 milionë funte në Shanghai SIPG, për t’u bashkuar me ish trajnerin e tij, Andre Villas Boas.

oscar shanghai
Oscar

/Periskopi/ Lajmi vijon më poshtë ↓

Oscar nuk largohet nga Chelsea

Mesfushori brazilian, Oscar, ditëve të fundit është lidhur me një kalim në futbollin kinez.

Periskopi.com Sporti

Sot është raportuar se futbollisti kishte arritur marrëveshje me klubin kinez, Shanghai SPIG, ku transferi i tij do të kushtonte 71 milionë euro.

Por, sipas burimeve të Sky Sports braziliani dëshiron qëndrimin në Stamford Bridge dhe të luftojë për një vend në formacionin e trajnerit italian, Antonio Conte, transmeton Periskopi.com Lajmi vijon më poshtë ↓

oscar-chelsea-570085
Oscar, Chelsea

 

Oscar në këtë sezon ka humbur vendin në formacionin bazë të Chelsea dhe mendohet se do të largohet në janar te klubin kinez.

Nëse transferohet atëherë do të bashkohet me bashkkombësin e tij, Hulk dhe ish trajnerin e tij te Chelsea, portugezin Ander Villas-Boas.

villas-boas-zenit_3792406
Andre Villas-Boas, do të jetë trajneri i ri i Oscar nëse transferohet

/Periskopi/

Zyrtare: Chelsea vendos për Fabregas dhe Oscar

Mesfushorët e Chelseat, Cesc Fabregas dhe Oscar do të qëndrojnë në Stamford Bridge.

Periskopi.com Sporti

Këtë e ka konfirmuar trajneri i të kaltërve të Londrës, Antonio Conte.

“E ardhmja e Oscarit është Chelsea. Për mua ai është një lojtar i rëndësishëm në skuadër. Ai është në formë të mirë dhe një lojtar i madh”, ka deklaruar Conte. Lajmi vijon më poshtë ↓

“Fabregas? Ai është në një gjendje të mirë dhe në dispozicion për të dielën me siguri. E ardhmja e Fabregasit është e njëjtë si e Oscari”, shtoi ai.

Dyshja në fjalë ka qenë shumë e përfolur për një largim nga pesë herë kampioni i Anglisë, mirëpo një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë. /Periskopi.com

Inter kërkon yllin e Chelseat

Inter është interesuar në yllin brazilian të Chelseat , Oscar.

Periskopi.com Sporti

Inter janë të vendosur të nënshkruajnë me mesfushorin e Chelseat, Oscar edhe pse londinezët nuk do të hjekin dorë nga çmimin i tyre të vendosur për brazilianin që kishin paguar për të marrë nga skuadra braziliane Internacional.

Oscar në këë sezon nuk po arrin të gjejë formën e tij më të mirë, ku ka humbur besimin e italianit Conte. Lajmi vijon më poshtë ↓

25-vjeçari në 201 paraqitje për Chelsea ka shënuar 38 gola. /Periskopi.com/

Oscar, Chelsea

Ylli i Chelseat në radarin e Juventus

Juventus është duke e rikthyer interesimin në mesfushorin braizlian, Oscar.

Periskopi.com Sporti

Juventus vazhdon të jetë i interesuar në mesfushorin e Chelsea dhe mund të testojë rezistencën e skuadrës londineze qysh në janar për të blerë brazilianin, sipas Calciomercato.

Futbollisit i kombëtares braziliane ishte i lidhur me një kalim në Torino gjatë verës, por nuk u realizua ky transferimi pas që vendosi të qëndrojë edhe një sezon tek ‘blutë e londrës’. Lajmi vijon më poshtë ↓

Juventusi shpreson që konkurenca e madhe tek skuadra e Antonio Contes dhe ofrimi për futboll të rregulltë të bindin 25-vjeçarin për t’u trasnferuar në Itali. /Periskopi.com

oscar
Oscar, Chelsea

Hazard dëshiron pozitën e Oscar

Mesfushori belg, Eden Hazard ka shprehur dëshirën e tij që të luajë në pozitën 10 siç njihet në zhargonin e futbollit.

Periskopi.com Sporti

Anësori është duke u përdorur në këtë pozitë nga kombëtarja belge me ardhjen e trajnerit të ri, Roberto Martinez.

Hazard e ka thënë këtë për Dail Mail por nuk do të thotë që Chelsea të ndryshojë mënyrën e lojës për një lojtar. Lajmi vijon më poshtë ↓

Belgu për “blutë e londrës” luan në pozitën e majtë të mesfushës.

“Më pëlqen të luaj si numër 10. Ndonjëherë në Chelsea nuk luajnë me këtë sistem. Nuk e di nëse unë do të luaj në atë pozitë në Chelsea. Ju duhet të pyesni menaxherin!”,

“Unë luaj në anën e majtë dhe përpiqem të bëjë më të mirën që mundem. Nuk mendoj se Chelsea kërkojnë të ndryshojnë vetëm për mua, vetëm që unë të mund të luajë si një 10”. /Periskopi.com

Conte ishte i frikshëm në fillim

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Chelseas, Oscar ka zbuluar se në fillim të marrjes së detyrës, trajneri i të kaltërve të Londrës, Antonio Conte dukej disi i frikshëm me mënyrën se si punonte me lojtarët.

Mirëpo, braziliani ka fjalë të mira për strategun italian, për të cilin thotë se është një trajner shumë i mirë.

“Ai është një trajner shumë i mirë dhe një djalë shumë i mirë”, deklaroi Oscar.

“Çdo trajner është i ndryshëm me njëri-tjetrin dhe ne tani po luajmë një stil pak më të ndryshëm”.

“Në fillim Conte ishte pak i frikshëm, sepse ai punon shumë me lojtarët që në fillim, por kur ju shikoni rezultatet në fushë, atëherë e kuptoni se ai e ka bërë atë për një arsye”. /Periskopi.com