Arrestohet gjatë protestës lideri kryesor i opozitës ruse

Lideri kryesor i opozitës ruse, Alexei Navanly është arrestuar gjatë një proteste anti-korrpsion në Moskë.

Periskopi.com Lajme

Këtë e kanë bërë të ditur dëshmitarët për BBC, teksa kanë pohuar se protestuesit tentuan ta parandalonin furgonin e policisë i cili po e tërhiqte liderin e tyre gjatë protestës së organizuar, njofton Klan Kosova.

Navalny është i njohur për fushatën e tij anti-korrupsion, i cili ka në shënjestër zyrtarët e lartë në afërsi të Kremlinit.

Edhe pse u arrestua, thuhet se ai ka kërkuar nga të pranishmit që të vazhdojnë protestën edhe pa prezencën e tij.

Nisma e AAK garojnë me listë të përbashkët, e lënë të hapur kthimin e VV-së

Nisma e AAK do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e reja.

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj, lë të hapur mundësinë edhe për rikthimin e LVV-së, për çka thotë se mund të ketë marrëveshje të re në të ardhmen.

Këto komente i bëri në “Rubikon” të KTV-së.

“Nuk jemi ndarë përfundimisht pasi të gjithë jemi në opozitë. Nuk është e thënë se nuk mund të ulemi e të bisedojmë edhe një herë”, ka thënë ai.

 

 

E gjithë opozita në protestë për Ramush Haradinajn (Foto)

Protesta që po mbahet në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë në përkrahje të Ramush Haradinajt i ka bërë bashkë të gjithë pa dallime partiake.

Periskopi.com Lajme

Mijëra qytetarë janë mbledhur në shesh në protestë paqësore pas shtyerjes së vendimit për ish komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinajn.

Anëtarët e shoqërisë civile, deputetë të PDK-së, Vetëvendosjes,  dhe të gjitha partive të tjera janë në rendin e parë të protestës./Indeksonline/

‘Hashim Thaçi po mashtron për vizat, po bënë presion që ta kaloj Demarkacionin!’

Përfaqësuesit e opozitës konsiderojnë se deklarata e Hashim Thaçit që nëse miratohet demarkacioni menjëherë do të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovë, është një mashtrim.

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka theksuar për Gazetën Blic se “këto janë deklarata dëshpëruese të Thaçit i cili po përpiqet me çdo formë të bëje presion për kalimin e marrëveshjes se demarkacionit, të cilën  ai vet e ka nënshkruar”.

Sipas saj, Kosova natyrisht se duhet t’i ketë të  përcaktuara vijat kufitare me te gjithë fqinjët e saj përfshi Malin e Zi.

Por, shton ajo kjo marrëveshje duhet rishikuar dhe në  ato pjesë ku Kosova humb territor, të  korrigjohen ashtu siç ka qenë kufiri administrativ para shpërbërjes se Jugosllavisë.

Ndërsa, sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi thotë për Gazetën Blic se Thaçi është i fundit që ka të drejtë të flasë për  afatet e liberalizimin e vizave.

Sipas tij, Thaçi sa i përket afateve asnjëherë nuk ka qene i saktë me qellim a pa qellim.

“Ai në vitin 2010 ka deklaruar se liberalizimi i vizave do të ndodh për 15 muaj, dhe kanë kaluar me vite e nuk janë realizuar këto premtime. Sa here Thaçi flet për viza dijeni që nuk janë informata kredibile”, thotë Sherifi.

Sipas tij, Thaçi synim ka vetëm që ta kaloj demarkacionin që e ka nënshkruar, dhe në ketë mënyrë po i bën shantazh deputetëve.

“Nuk duhet të merren seriozisht deklaratat që Thaçi i bën për viza”, thotë Sherifi për Gazetën Blic.

Kurse analistët politik konsiderojnë se Thaçi e ka ekzagjeruar me deklaratat për liberalizimin e vizave.

“Deklarata e Presidentit Thaçi se po nuk kaloi demarkacioni tani qytetarët e Kosovës do të presin me dekada për lëvizje të lirë patjetër se është një hiperbolizim për të vënë nën presion deputetët dhe shoqërinë. Është shpërthim nervoz i një presidenti që nuk respekton demokracinë, demosin, të drejtën autonome në vendosje të deputetëve”, ka theksuar analisti politik, Jon Leka në një deklaratë të dhënë për Gazeta Blic.

Sipas Jon Lekës, kjo kampanjë nuk i takon atij.

“Është çështje e qeverisë. Ai duhet të thotë mendimin dhe të lusë por jo të kërcënohet për gjëra që nuk janë në duart e tij”, tha ai.

Leka shton se, nga ana tjetër tashmë është e vërtetë se pa rregullimin e demarkacionit nuk ka lëvizje të lirë.

“Për shkak të fajit të qeverive Thaçi – Mustafa qytetarët janë vënë në një pashtegësi të panevojshme që në diktat të vendosin për diçka që s’duan”, tha ai.

Protesta e opozitës në Tiranë, protestuesit qëndrojnë në shesh (Video)

Para dhjetëra mijërave njerëzve të mbledhur në Tiranë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka thënë se janë aty për të marrë vendim e madh, që të largojë qeverinë e Edi Ramës.

Periskopi.com Lajme

Ai ka bërë thirrje shqiptarëve të tubuar aty që të qëndrojnë në shesh deri sa vendi të shkojë në zgjedhje të lira, e deri atëherë të krijohet një Qeveri teknike.

———————————————————————————-

Mijëra protestues janë mbledhur në bulevardin e Tiranës, së bashku me ta dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha, por dhe deputetë demokratë.

Protestuesit mbajnë në duar pankarta kundër Rilindjes, por dhe tre dordolecë me figurën e kryeministrit Edi Rama, ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe ministrit Ilir Beqaj, dy ministrat më të përfolur për korrupsion.

Protestues dhe anëtarë të Partisë Demokratike nga e gjithë Shqipëria janë nisur drejt Tiranës që herët në mëngjes. Nga Gjirokastra, Berati, Fieri, Kukësi, Korça dhe Elbasani, i janë përgjigjur thirrjes së kreut të Partisë Demorkatike mijëra qytetarë, të cilët janë nisur drejt kryeqytetit me dhjetëra furgona e autobusa.

Protesta e opozitës zhvillohet kundër qeverisë, e cila sipas Partisë Demokratike, është pozicionuar kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme. Fillimi i protestës së sotme të opozitës, sipas policisë është programuar të zgjasë deri në orën 16.00, por në kërkesën e saj, Partia Demokratike, nuk e ka vendosur përfundimin e saj. Një ditë më parë Lulzim Basha tha se momentin e përfundimit të saj do e vendosin qytetarët.

Policia njoftoi një ditë më parë se nuk ka informacione për akte dhune gjatë protestës. Sot do të angazhohen rreth 1 mijë efektivë të komisariateve dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Si rrjedhoje e masave të marra në kuadër të protestës, do të këtë bllokime të kufizuara në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në disa akse që lidhen me të.

Edi Rama / ARKIV

Ndodh edhe kjo: Edi Rama shpërndan protestën masive të opozitës

Në Tiranë një protestë masive po ndodh ende. Ajo është organizuar nga opozita atje.

Periskopi.com Lajme

E këtë protestë e ka shpërndarë në rrjete sociale vet Edi Rama.

Madje ka thënë se është krenar që po bëhen protesta si kjo, pa tela e gjemba, dhe asnjë frikë e trysni nga shteti.

Shkrimi i saj i plotë:

Vetëm 6 vjet më parë, Ziveri, Hekurani, Aleksi, Faiku u vranë nga pushkët e shtetit të kapur prej pushtetit, pikërisht në bulevardin ku në këtë moment protestohet, pa gardhe telash me gjemba dhe asnjë frikë e trysni nga shteti. Prandaj s’mund të mos jemi sot krenarë, edhe për këtë ndryshim kaq rrënjësor në rrugën tonë për të bërë shtet, ku padiskutim ka rezistencë e pakënaqësia të natyrshme.

Është padyshim një rrugë shumë e vështirë. Reformat e vërteta nuk janë aspak të lehta, madje shpesh janë operacione mjaft të dhimbshme. Por s’ka asnjë të ardhme të sigurt për vendin, shoqërinë, fëmijët tanë, pa i operuar me kurajo pjesët e kalbëzuara në vite të organizmit të shtetit. Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kuptojnë këtë. Ata janë të vetëdijshëm edhe për vështirësitë, edhe për domosdoshmërinë e reformave.

Por s’ka dyshim se Shqipëria dhe shqiptarët e lënë 25 vjet në baltën e një tranzicioni të gjatë pa reforma, meritojnë vazhdimin me vendosmëri të tyre, e veçanërisht të reformës në drejtësi! E cila duhet zbatohet një orë e më parë duke filluar nga vettingu. Ne do të ndjekim e dëgjojmë me respekt, çdo shprehje pakënaqësie të pakicës, por nuk do të ndalemi asnjë minutë në përmbushjen e misionit tonë për të bërë shtet.

Ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë!

Matoshi – kryeministrit: Nuk është marre me e lut opozitën (Video)

Analisti i RTV21, Halil Matoshi iu drejtua kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, duke i thënë se nuk është marre që një kryeministër ta thërrasë opozitën për të ndërtuar një koncenzus kombëtar.

Periskopi.com Lajme

“Nuk është marre një kryeministër ose një president me e thirr opozitën përditë me i lut me ardh në takime edhe me ndërtu koncenzus kombëtar për çështje e mëdha të interesit vital të Kosovës të shtetit edhe të kombit”, tha ndër të tjerash Matoshi, shkruan rtv21.tv

Matoshi shtoi se duhet lutur dhe thirrur publikisht edhe serbët por edhe opozitën, kjo pasi që siç tha ai Kosova po humb shumë kohë e kemi sfida të mëdha shtetërore si ajo e formimit të ushtrisë.

 

 

 

Opozita e gatshme për rezistencë të fortë kundër Asociacionit dhe Demarkacionit

Partitë opozitare paralajmërojnë rezistencë të fortë për të mos lejuar kalimin në Kuvend të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ato thonë se nëse këto marrëveshje sillen në Kuvend do të rikthehet edhe gazi lotsjellës, shkruan sot, gazeta Zeri.

Periskopi.com Lajme

Deputetët e opozitës përsëri do të hedhin gaz lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës nëse Qeveria e Kosovës e riprocedon në legjislativ Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Megjithatë, partnerët e koalicionit qeverisës këmbëngulin se këto marrëveshje do të miratohen në Kuvend.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se Kosova e ka për obligim ta themelojë Asociacionin.

“Ne e kemi obligim ligjor themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumice Serbe. Prandaj do të themelohet në harmoni me ligjin e vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Gecaj, duke shpresuar “se opozita është mbushur mend dhe nuk do t’i kthehet metodave primitive të politikëbërjes”. “Të shpresojmë se janë mbushur mend e nuk do t’i kthehen metodave të tilla primitive”, ka deklaruar Gecaj.

Nëntë policë nën hetime për protestën e opozitës

Nëntë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë përfunduar në hetime për shkak të dyshimeve se kanë tejkaluar përgjegjësitë e tyre gjatë ndërhyrjes në një protestë të opozitës, dy vjet më parë.

Periskopi.com Lajme

Sipas zëdhënësit të Inspektoratit Policor, Arbër Beka, pas përfundimit të hetimeve në lidhje me veprimet e zyrtarëve policorë gjatë kësaj proteste, nëntë raste janë trajtuar me elemente të veprës penale për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Protesta e 27 janarit solli për herë të parë përdorimin e pothuaj gjithë arsenalit që kishte në dispozicion Policia e Kosovës duke përdorur topat e ujit, autoblindat, kamionët e blinduar, gazin lotsjellës e plumbat e gomës.

Protesta u mbajt si reagim ndaj një deklarate së ish-Ministrit Aleksandër Jabllanoviq, ndërsa kërkohej nga kryeministri Isa Mustafa ta shkarkojë atë.

Sipas një raportit të Inspektoratit Policor të Kosovës, atë ditë nga përleshja u lënduan 107 policë, 53 protestues dhe 10 qytetarë.

Në këtë ditë, një polic kishte goditur deputetin e Lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti.

KALLXO.com e kishte xhiruar momentin kur Kurti u godit nga ana e policit të njësisë speciale.

Nuk ishin vetëm protestuesit ata që u lënduan e lënduan.

I pyetur nga KALLXO.com, se a ka pasur zyrtarë policorë të hetuar nga IPK-ja gjatë protestës së 27 janarit, zëdhënës i IPK-së, Arbër Beka tha se nga gjithsej 40 raste të dërguara në Departamentin për Krime të Rënda, 9 nga to kanë rezultuar me elemente të veprës penale apo keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“IPK ka përfunduar hetimet, në konsultim dhe me udhëzim të prokurorit të rastit, ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore konkretisht në Departamentin për Krime të Rënda në Prishtinë raportin përmbledhës për të gjeturat dhe veprimet e ndërmarra nga IPK. Nga gjithsej 40 raste, 4 raste IPK i ka dërguar në DSP për trajtim disiplinor, kurse në raportin përmbledhës për prokurorinë janë të përfshira 36 raste, ku 9 prej tyre mund të trajtohen si raste me elemente të veprës penale për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike dhe lëndim trupor, ndërsa për 27 raste nuk është mundur vërtetohen apo të gjinden elemente të veprës penale”, tha Beka për KALLXO.com.

Sipas tij, IPK-ja ka zhvilluar një inspektim të jashtëzakonshëm në Policinë e Kosovës lidhur me vlerësimin e performancës policore në menaxhimin e protestës së 27 janarit të vitit 2015.

Opozita refuzon të bëhet pjesë e dialogut, kërkon zgjedhje

Partitë opozitare nuk do t’u përgjigjen thirrjeve të Qeverisë që t’i bashkohen dialogut me Serbinë, i cili është paralajmëruar të vazhdojë në nivel presidentësh dhe kryeministrash.

Periskopi.com Lajme

Nisma për Kosovën, fraksion ky i dalë nga Partia Demokratike e Kosovës, i ka bërë përgjegjës ish-kreun e PDK-së, aktualisht presidentin Hashim Thaçi, dhe kryeministrin Isa Mustafa për degradimin e dialogut, shkruan sot Koha Ditore.

Madje, sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, dialogu i filluar në vitin 2011 nga qeveria Thaçi 2, “pa ndonjë përgatitje serioze, nuk kishte shans të përfundonte ndryshe”.

“Nga atëherë deri më sot dialogu nuk u përdor asnjëherë si mjet për forcimin e shtetit të Kosovës dhe nxjerrjen e Serbisë nga veriu i vendit, por u përdor nga Thaçi për forcimin e pushtetit të tij personal dhe kthimin e Serbisë në Kosovë, përmes Listës serbe”, ka theksuar Krasniqi gjatë një konference për media.

Kundër dialogut me Serbinë nga Franca është deklaruar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sipas të cilit Prishtina po dëshmon inferioritet dhe përulje ndaj Beogradit.

Ky është vendimi i Kuvendit për rastin Dehari

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar propozimin e PDK-së për rastin e Astrit Deharit, ku ndër të tjera thuhet se nëse familja kërkon hetim të vdekjes së Astrit Deharit jashtë vendit, atëherë Qeveria e Kosovës, duhet t’ia mundësojë këtë duke hequr edhe shpenzimet.

Periskopi.com Lajme

Në ndërkohë është votuar edhe një projekt-rezolutës të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili morri më pak vota se sa rekomandimet e PDK-së.

Mustafa: Së shpejt bëhet ratifikimi i demarkacionit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se është duke punuar rreth grumbullimit të votave të nevojshme për riprocedimin e demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend, në mënyrë që ky ligj të mos dështojë.

Mustafa, siç transmeton KP, është shprehur i bindur se ratifikimi i projektligjit për demarkimin e kufirit me Malin e Zi do të ndodhë shumë shpejt.

Këto deklarata kryeministri Mustafa i bëri gjatë fushatës promovuese të qumështit në Kosovë , ”Qumështi i vendit tim’.

Opozita: Kur të ndryshohet mentaliteti i Qeverisë, vijnë vizat

Akuza e kryeministrit Isa Mustafa në drejtim të opozitës se këto të fundit janë fajtore pse Kosovës nuk iu hoqën vizat këtë fundvit, njejtë si Ukrainës dhe Gjeorgjisë, vlerësohet si e pabazë.

Periskopi.com Lajme

Ndërsa opozita, sipas tyre, nuk e ka fuqinë politike e as mandatin për të qeverisur me vendin.

Donika Kadaj-Bujupi, deputete e Lëvizjes “Vetëvendosje”, njëherit anëtare e Komisionit për Integrime, ka vlerëusuar se qeveria e ka fajin kryesor për mosliberalizim të vizave.

“Natyrisht se përgjegjësia për mosliberalimin e vizave i takon krejtësisht Qeverisë. Kriteri më i rëndësishëm për liberalizimin e vizave është luftimi i korrupsionit. Kjo kërkesë është injoruar vazhdimisht nga Qeveria”, ka deklaruar ajo, shkruan Zeri

E luftimi i korrupsionit sipas saj, do të arrihej vetëm nëse kryeministri bashkë me kolegët e tjerë të tij, të dorëzoheshin në organet e drejtësisë.

“Në fakt nënkupton luftimin në majat e zhvillimit të këtij fenomeni. Luftimi i korrupsionit do të thotë që Isa Mustafa t’ia nisë prej vetes dhe t’i dorëzojë edhe kolegët e tij të koalicionit ‘Pronto’ tek organet e drejtësisë. Por, një kryeministër me 70 dosje të korrupsionit, sigurisht që nuk merret me këtë çështje”, ka theksuar deputetja e LVV-së.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka vlerësuar se kryeministri Mustafa duhet ta përgëzojë opozitën për veprimet që ka bërë në të mirë të Kosovës.

“Isa Mustafa duhet ta përgëzojë opozitën që ka qenë, është e do të jetë gardiane e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror, derisa të ketë kanosje nga kryeministra të papërgjegjshëm si puna e Isa Mustafës”, ka deklaruar ai për Zërin

Ndërkaq, ka thënë se vizat do të hiqen vetëm atëherë kur do të ndryshohet mentaliteti i qeverisë aktuale.

Nga ana tjetër, shefja e Grupit Parlamentar të “Nismës për Kosovën”, Valdete Dushica-Bajrami, ka vlerësuar se fajtori për mosliberalizim të vizave duhet të gjendet brenda qeverisë së Kosovës.

“Për mosrealizimin e premtimeve që i kanë prezantuar edhe gjatë fushatës e madje edhe gjatë gjithë kësaj kohe nga z. Mustafa, ashtu edhe nga partneri i tij për liberalizimin e vizave, si çdo herë këta duan ta gjejnë fajtorin”, ka deklaruar ajo.

Ajo tutje, e ka cilësuar si të ulët mospërmbushjen e detyrave të Qeverisë.

Mustafa: Do të ftojë ekspertët e opozitës dhe shoqërisë civile për matje të territorit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se pret që shumë shpejt ministrat serbë të kthehen në qeveri, e po ashtu edhe të emërohen ministrat në ministritë, të cilat tashmë po udhëhiqen nga ushtrues detyre.

Periskopi.com Lajme

Ndërsa sa i përket iniciativave konkrete për matje të territorit të Kosovës, Mustafa tha se do t’i bëjë ftesë opozitës e shoqërisë civile që të caktojnë ekspertët e tyre, të bëhet matja dhe të shihet se ka humbur apo jo Kosova territor me Malin e Zi.

“Unë do tu dërgojë ftesa tani. Në të vërtetë kërkesa të gjithëve dhe partive opozitare dhe shoqërisë civile që ata të caktojnë ekspertët e tyre, të bëhet matja. Nuk dua ta pengoj askënd. Sepse të gjithë ne dëshirojmë dhe unë dëshiroj si kryeministër i vendit, që të kem një ekzaminim të ekspertëve dhe të thonë se sa është sipërfaqja e Republikës së Kosovës. Nëse vijmë në konstatim se është territori, atëherë mbetet vetëm çështje e tekeve politike. Por nuk kemi arsye ta pengojmë procesin e liberalizimit të vizave”. /kp/

Arifi i AAK-së: Opozita të mos ngutet me kërkesën për zgjedhje

Periskopi.com Lajme

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, po konsideron se opozita nuk duhet të ngutet me kërkesën për zgjedhje

Sipas tij, çdo ditë që koalicioni LDK-PDK udhëheq me vendin, qytetarët do t’i njohin më shumë

“Zgjedhjet në Drenas po tregojnë se opozita nuk duhet të ngutet me kërkesa për zgjedhje nacionale. Çdo ditë që koalicioni qeverisës LDK-PDK udhëheq me Kosovën aq më mirë po i sheh dhe po i njeh populli. Kosova përnjëmend paska pas nevoj për koalicionin LDK-PDK”, ka shkruar Arifi në facebook.

Abdullahu: Problemi i demarkacionit është trillim opozitar, e votojmë kur t’i kemi votat

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu ka thënë se kur t’i sigurojnë votat, atëherë do ta dërgojnë në Kuvend të Kosovës, Marrëveshjen për Demarkacion.

Periskopi.com Lajme

Më tej, Abdullahu ka thënë se duhet t’i ndihmojnë Malit të Zi, teksa teorinë për falje të tokës së Kosovës për Malin e Zi, e ka quajtur “anti-amerikane” dhe sajesë opozitare, transmeton Koha.net.

“Ne duhet t’i ndihmojmë Malin e Zi. T’i falësh tokë Kosove Malit të Zi, është anti-amerikane. Është sajesë a trillim opozitar për ta sulmuar Qeverinë”, ka thënë Abdullahu.

Opozita për zgjedhje të dyfishta në pranverë

Kohëve të fundit janë shtuar zërat që vendi mund të shkoj drejt dy palë zgjedhjeve, atyre qendrore dhe lokale, paralelisht në pranverë të vitit të ardhshëm.

Periskopi.com Lajme

Këtë ide po e mbështetin plotësisht, tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën, të cilat zgjedhjet i shohin si rrugëdalje të vetme nga gjendja në të cilën ndodhet vendi, shkruan Indeksonline.

Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë së AAK-së, vlerëson se kërkesa për të shkuar drejt zgjedhjeve, tashmë nuk është vetëm kërkesë e opozitës, por edhe të tjerëve në përgjithësi. Kjo sipas tij, ka ardhur si pasojë e zhvillimeve të fundit politike.

“Çështja e zgjedhjeve të parakohshme apo të jashtëzakonshme, tashmë po shndërrohet në një kërkesë përtej AAK-së, apo opozitës në përgjithësi. Momenti politik dhe zhvillimet e fundit i kanë shtruar si nevojë zgjedhjet. Nëse nuk keni harruar ne fundvitin e shkuar AAK, ka dalë me idenë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, kjo si rrugë për të dalë nga bllokada që dukej që atëherë, por të tjerët na kanë akuzuar se kundërshtimin e dy çështjeve të mëdha, e kishim vetëm për pushtet”, ka thënë Nitaj.

Sipas tij, tani pas një viti Kosova ka ardhur në situatë, kur për zgjedhjet e parakohshme nuk mendon vetëm AAK apo opozita, por kjo ide dhe kërkesë është gjithnjë e më e shprehur edhe nga vetë eksponentë të partive në pushtet.

“Unë besoj se edhe partitë e shumicës, zgjedhjet e parakohshme duhet t’i shohin si një mundësi të rikthimit të një far lloj normaliteti në vend, dhe sot nuk kemi normalitet. Kjo nuk duhet të shihet si agjendë e opozitës, por domosdoshmëri e krijuar nga një situatë pa rrugëdalje. Tani, e mira e së mirës do të ishte që zgjedhjet të mbaheshin menjëherë, por nëse klasa politike e këtij vendi, mund të arrijë një konsenzus që zgjedhjet të mbaheshin edhe në pranverë, kjo do të ishte gjyma e të keqes”, ka theksuar Nitaj për Indeksonline.

Edhe zyrtari për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti vlerëson se zgjedhjet duhet të mbahen sa më parë, aq më mirë. Madje, ai ka thënë se VV-ja veçse ka filluar përgatitjet në teren, duke u bërë gjithmonë e më e fortë.

“Për ne është jashtëzakonisht urgjente mbajtja e zgjedhjeve dhe kjo duhet të ndodhë sa më parë. Kjo sepse shtetin nuk mund ta drejtojë tutje një qeveri e cila punon në kundërshtim me vullnetin e popullit, e cila është e kriminalizuar dhe të cilës i ka humbur legjitimiteti. Ne ka kohë që kërkojmë zgjedhjet dhe mendojmë që sa më shumë vonohet mbajtja e tyre, aq më shumë stërkeqet vendi, prandaj do të duhej që pranvera e 2017’së ta gjente Kosovën me një qeveri të re”, ka thënë Hoti për Indeksonline.

Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale, Hoti ka shtuar se edhe në nivel lokal, në shumicën e komunave gjendja është e rëndë sepse udhëheqin këto parti dhe kanë model të njëjtë. Megjithatë, sipas tij,  prioritare dhe urgjente janë zgjedhjet e përgjithshme, ngase është i nevojshëm një ndryshim rrënjësor në qendër.

“Por, sidoqoftë, ne jemi duke u forcuar në terren dhe VV është më e fuqishme se kurrë më parë. Paralelisht me shtrirjen e madhe në terren jemi në përgatitje edhe për proceset zgjedhore”, ka thënë tutje Hoti.

Partia tjetër opozitare, Nisma për Kosovën mbështet mbajtjen e zgjedhjeve sa më parë që është e mundur. Bilall Sherifi, anëtar i Kryesisë së Nisma-s ka thënë për Indeksonline se meqë asgjë nuk po bëhet si duhet në Kosovë, zgjedhjet janë zgjidhja e vetme.

“Duke e parë që në vend asgjë nuk është duke u bërë sikur që duhet, atëherë rëndësi ka që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt qoftë menjëherë brenda 45 dite, qoftë në pranverë”, ka thënë shkurt Sherifi. /Indeksonline/

Mustafa thotë se ka ende hapësirë me opozitën të gjejnë zgjidhje për demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ka ende hapësirë që pozita dhe opozita të gjejnë një zgjidhje për marrëveshjen e demarkacionit dhe t’i hapet rruga liberalizimit të vizave.

Periskopi.com Lajme

“Unë mendoj se hapësira domosdoshmërisht duhet të ekzistojë, sepse ne kemi përgjegjësi para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Këtë përgjegjësi tani ne s’mund ta zhvendosim meqë jemi në opozitë dhe të themi se është përgjegjësi e pozitës sepse vetëm ata po na bllokojnë. As opozita nuk mund të thotë se ne nuk po pajtohemi me këtë por tani do ta zgjidh pozita sepse kemi të bëjmë me interesa të qytetarëve. Ata qytetarë nuk janë vetëm qytetarë të pozitës apo opozitës, janë qytetarët tanë dhe prej të cilëve përmes votës kemi marrë obligim që t’ua zgjidhim problemet dhe të punojmë në interes të tyre”, ka thënë Mustafa.

Kreu i qeverisë kosovare është duke qëndruar në Bruksel, ku ka marrë pjesë në takimin e parë të Këshillit të Stabilizim Asocimit.

Mustafa ka thënë se procesi i integrimeve evropiane të vendit është në duart e Kosovës. Ai thotë se nëse opozita po e bllokon demarkacionin, e cila sipas tij është vendimi i parë i madh i Kosovës në rrugën e integrimeve, atëherë ata po e bllokojnë ndërtimin dhe integrimin e shtetit.

“Sot mendoj se ishin shumë të qartë edhe përfaqësuesja Mogherini edhe komisionari Hahn se ata duhet të japin përkrahje maskimale që ne ta çojmë përpara këtë proces. Është në duar tona që ne ta bëjmë hapin e parë. Unë mendoj se ne do të gjejmë një gjuhë të përbashkët me opozitën por edhe me disa deputetë të pozitës të cilët kanë agjendat e tyre personale dhe nuk janë duke menduar për përgjegjësinë e tyre dhe votën që kanë marrë nga qytetarët. Rruga jonë evropiane nënkupton unitetin e brendshëm dhe përgjegjësinë tonë. Kjo është njëra prej vendimeve të mëdha që duhet të marrim në këtë rrugë. Në të ardhmen do të marrim vendime të tjera. Nëse ne fillojmë të pengojmë, kjo do të thotë se po fillojmë të pengojmë shtetin, që ai të mos ndërtohet dhe integrohet dhe ky nuk është vullnet i qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa në një intervistë për RTK.

Duke folur për takimin e parë të Këshillit për Stabilizim Asocim, kryeministri Mustafa ka thënë se është konfirmuar progresi i Kosovës në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje fuqizon shumë fusha, përmes së cilave do të përfitojë Kosova.

“Fuqizon fushën e biznesit sepse mundëson që ne të kemi qasje më shumë në programet e biznesit. Fuqizon fushën e shkencës sepse do të kemi qasje në programet shkencore të Bashkimit Evropian. Në fushën e ndërtimit institucional dhe demokratizimit sepse kemi qasje edhe në ato institucione”.

Avdullah Hoti

Hoti thotë se s’ka probleme mes koalicionit PDK-LDK, beson se buxhetin e votojnë edhe opozita

Ministri i Financave, Avdullah Hoti thotë se nuk ka probleme mes koalicionit LDK-PDK sa i përket buxhetit.

Periskopi.com Lajme

Në Klan Kosova ai duke e arsyetuar buxhetin aktual tha se atë e kundërshtojnë edhe njerëz brenda LDK-së, por është i bindur që ato janë vetëm vërejtje.

Madje Avdullahu ka besim që edhe opozita do e përkrahin në parim, ngase sipas tij, buxheti për vitin e ardhshëm është shumë më i mirë se ai i vitit që po lëmë pas.

“Nuk ka probleme mes koalicioni, por ka njerëz edhe brenda LDK-së që e kundërshtojnë. Do kalojë në lexim të parë. e pas kësaj, do ulemi do bëjmë shpërndarje. Në parim besoj që  përkrahin edhe opozita. Do e realizojmë këtë buxhet”, thotë Avdullahu.

Buxheti i Republikës së Kosovës, i paraparë për vitin 2017, do të jetë 2 miliardë e një milion euro me të cilin parashihet rritje ekonomike 4%. / Periskopi

Anëtari i LDK-së: Asgjë nuk funksionon në Kosovë, zoti na ndihmftë!

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeton Lajqi ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në vend.

Periskopi.com Lajme

Ai në një shënim në Facebook thekson se e vetmja shpresë na ka mbetur tek Zoti.

Reagimi i plotë i Lajqit:

Koalicioni qeveritar thotë nuk jemi mazhorancë!

Opozita nuk egziston për mendimin tim!

Obligimet e marra, premtimet e bëra para miqëve ndërkombëtar nuk po realizohen!

Investime të huaja direkte nuk ka, vende të reja pune nuk ka, liberalizim të vizave as vitin tjetër! Korrupsion dhe depresion gjithandej!

Zoti na ndihmoftë!