turqia

Lajm i mirë për Përfaqësuesën e Kosovës

Mbrojtësi turk, Omer Toprak është lënduar para sfidës me Kosovën.

Periskopi.com Sporti

Qendërmbrojtësi turk, i cili luan për Bayer Leverkusenin, është larguar nga lista e lojtarëve të ftuar nga Fatih Terim për ndeshjen Turqia-Kosova.

27-vjeçari është larguar nga kampi i reprezentacionit, sipas mediave turke.

Toprak është një nga shtyllat kryesore të ekipit turk dhe trajnerit Terim.

Turqia dhe Kosova do të takohen më 12 nëntor me fillim nga ora 18:45. /Periskopi.com

toprat-780x439