Arrest shtëpiak për Oliver Ivanoviqin

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore e EULEX-it në Mitrovicë ka marrë vendim për heqjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj Oliver Ivanoviqit.

“Unë e kam një qëllim, që ta heq njollën nga emri im dhe që përfundimisht ta zgjidh këtë çështje. Absolutisht nuk kam lidhje me atë që më ngarkohet por këtu duhet ta dëshmojë” ka thënë Ivanoviq.

Ivanovic vitin e kaluar ishte dënuar me nëntë vjet burg për krime kundër civileve të kryera më 14 prill të vitit 1999 nga forcat serbe në Mitrovicë.

Ai është burgosur në vitin 2014 ndërkohë që në gjykimin kundër tij janë dëgjuar më shumë se 80 dëshmitarë të prokurorisë dhe mbrojtjes.

 

Reklamë
Reklamë

Ivanoviq: Thaçi nuk i prish raportet me Amerikën dhe NATO’n

Lideri i Iniciativës Qytetare serbe, Oliver Ivanoviq, mendon se “arrestimi i Ramush Haradinajt është përdorur si një pretekst për ndërprerjen e bisedimeve pasi Prishtina nuk ka fuqi politike për të zbatuar ndonjë vendim të saj”.

Periskopi.com Lajme

 

“Qeveria në Prishtinë dhe opozita imponuan që Kuvendi të merr disa vendime. Rezolutën e miratuar për ndërprerjen e dialogut deri në lirimin e Haradinajt e kanë bërë për shkak objektivave që duan t’i arrijnë nga Brukseli”, ka thënë Ivanoviq, në një intervistë për ‘Sputnik’.

Ai ka shtuar se një gjë e tillë nuk do të mbetet pa pasoja në sytë e komunitetit ndërkombëtar.

“Këto truke që po përdor Prishtina për të shpjeguar pafuqinë e tyre nuk do t’i pranoj amerikanët e as Bashkimi Evropian. Pritet që të marrin kritika të rënda dhe presion për të vazhduar negociatat”, tha Ivanoviq, transmeton lajmi.net.

Sipas Ivanoviq, Hashim Thaçi nuk është aspak politikan naiv pasi alarmoi vendin se do të dorëhiqet në qoftë se nuk formohet Ushtria e Kosovës.

“Ai është një politikan dinak dhe si i tillë unë dyshoj se do bënte gabim fatal duke kundërshtuar mendimin e NATO-s dhe të Amerikës. Shpjegimi i një njoftimi të tillë do të thotë se ai ende negocion me persona nga administrata e sotme e Uashingtonit më saktësisht ata që kanë mbetur ende nga koha e Obamas. Qëndrimi zyrtar i Amerikës është i qartë. Problemi është tek mesazhet e përziera që nuk janë të qarta. Duhet një mesazh i qartë i cili thotë – nuk duhet të bëhet, për shkak se njerëzit nuk e kuptojnë zhargonin diplomatik”, ka përfunduar Ivanoviq.

Reklamë
Reklamë

Apeli shfuqizon dënimin ndaj Oliver Ivanoviqit

Dënimi me nëntë vjet burgim ndaj Oliver Ivanoviqit, liderit të SDP-së, është shfuqizuar, njoftoi avokati i tij Nebojsha Vllajiq, raporton RTS.

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Apelit në Prishtinë, sipas këtij mediumi, ka vërtetuar aktgjykimin lirues ndaj Ivanoviqait për vrasjen e shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës në shkurt të vitit 2000, transmeton Koha.net raportimin e RTS-së.

Është shfuqizuar aktgjykimi ndaj liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviqit, me të cilën ishte dënuar me nëntë vjet burgim, i tha RTS-së avokati Nebojsha Bllajiq.

Vendimin nëse Ivanoviq do të mbetet ende në paraburgim apo do të lirohet do ta marrë Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Reklamë
Reklamë

Ivanoviq nuk beson në ekstradimin e Haradinajt në Serbi

Udhëheqësi i iniciativës qytetare serbe SDP, Oliver Ivanoviq i cili që tre vjet ndodhet në paraburgim, për shkak të akuzave për krime kundër popullatës shqiptare gjatë luftës së 1999 tha se nuk beson se Ramush Haradinaj do të ekstradohet në Serbi.

Periskopi.com Lajme

“Unë nuk jam optimist se Haradinaj do të ekstradohet në gjyqësorin serb, por ka shansa që të jetë e  interesuar Gjykata Speciale e cila ka formalisht një zyrë në Prishtinë, por të gjitha rastet do të kryhen në Hagë”

Ai nga Parisi do të transferohet direkt në qytetin kryesor të Holandës. Kjo pa dyshim do të prodhojë pasoja të caktuara politike për Kosovë dhe Metohi, për shkak se qeveria nuk ka fuqi të vërtetë, ka thënë ai për “Veçernje Novosti”, transmeton Klan Kosova

Reklamë
Reklamë

Të burgosurit serbë në burgun e Mitrovicës pezullojnë grevën e urisë

Të burgosurit serb në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë, pas katër ditësh i dhanë fund sot grevës së urisë, të cilin e filluan pas vendimit që katër nga të arrestuarit të transferoheshin në burgun afër Podujevës.

Periskopi.com Lajme

Gjithashtu pjesë e kësaj greve të urisë ishte edhe, Oliver Ivanoviq të cilët vendosën të ndalonin grevën e urisë pas bisedimeve me Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, përfaqësues të popullit të Kosovës dhe drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, shkruan Tanjug.

Të burgosurit ishin në grevë që nga e shtuna,e që sipas tyre kishin frikë se mund të transferoheshin në disa burgje tjera të Kosovës.

Në burg të Podujevës nuk ishte asnjë i burgosur serb, kurse katër serbët të cilët u zhvendosën ishin banorët e parë të nacionalitetit serb këtë qendër të burgimit.

Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ka të vendosur rreth 40 të persona të burgosur.

Reklamë
Reklamë

KLMDNj: Transferimi i të burgosurve serbë në Gërdoc, shkelje të drejtave të tyre

KMDLNj vlerëson se është shkelje e të drejtave të personave të privuar nga liria që të transferohen pa vendim dhe pa paralajmërim, siç është rasti me transferin e bërë.

Periskopi.com Lajme

Monitorues të KMDLNj-së, kanë vizituar  Burgun për Siguri të Lartë në Gërdoc, pas njoftimit se janë transferuar 4 persona të privuar nga liria të nacionalitetit serbë nga Qendra e Paraburgimit të Mitrovicës.

Fillimisht monitoruesit takuan zëvendës drejtorin e Burgut me të cilin diskutuan mbi transferin e ndodhur dhe për vlerësimin e Burgut për të transferuarit.

Zyrtarët i pohuan monitoruesve se të transferuarit nuk kanë shfaqur ndonjë pakënaqësi mbi transferin e as për kushtet dhe sjelljen e stafit në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Pas këtij takimi monitoruesit takuan nga afër dhe biseduan me të transferuarit ( 3 nga ta, sepse njëri ndodhej në seancë gjyqësore).  J. J. i dënuar, mirëpo ende jo të formës së prerë i deklaroi KMDLNj –së se ai nuk ka asnjë vërejtje për Burgun e Sigurisë së Lartë dhe e vetmja kërkesë e tij ishte që të kthehej në Mitrovicë për arsye të kushteve ekonomike jo të mira e cila i pamundëson vizitat e familjes.

“N. V i dënuar me vendim të formës së prerë, gjithashtu i transferuar nga Q. P. Mitrovicë i deklaroi KMDLNj – së se më shumë preferon të qëndrojë në BSL. Ai pohon se parapëlqen të qëndrojë në BSL për shkak të kushteve dhe trajtimit më të mirë. Gjithashtu, i lartëcekuri ka marrë gjithë tretmanin e nevojshëm me të ardhur në BSL”.

“Edhe i paraburgosuri Z. V u shpreh se nuk kishte asnjë ankesë për tretmanin dhe kushtet në BSL. Të gjithë të transferuarit (3 nga ta) pohuan se i kanë marrë të gjithë gjësendet personale nga Q.P Mitrovicë dhe se janë njoftuar familjet e tyre mbi transferin. Gjithashtu, asnjëri nga ta nuk ndodhet në grevë urie”.

Reklamë
Reklamë