Regjimi i Asadit skandal në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Përfaqësuesi i regjimit të Asadit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Beshar Xhaferi ka shkaktuar skandal duke i paraqitur në Këshillin e Sigurimit (KS) fotografitë e masakrës në Halep nga regjimi si “sulme të kryera nga opozita.

Periskopi.com Lajme

KS i OKB-së pardje organizoi mbledhje urgjente për shkak të krizës humanitare në Halep. Në seancë fjalim mbajti edhe përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, Beshar Xhaferi. Ai paraqiti fotografi me kufomat e të vdekurve në sulmet ajrore të regjimit në lindje të Halepit, raporton AA
Duke pohuar se kufomat në fotografi u përkasin civilëve të vdekur nga sulmet e opozitarëve, Xhaferi u shpreh: “Sot (30 nëntor) dhjetëra civilë u vranë nga terroristët të cilit përmes modifikimit gjenetik janë shndërruar në opozitarë të moderuar e të cilët përkrahen nga SHBA-të, Britania dhe Franca, përderisa përpiqeshin të iknin nga Halepi lindor në Halepin perëndimor, konkretisht nga zonat e kontrolluara nga terroristët në zonat ku gjendet ushtria e Sirisë.”

Gazetarët e AA-së kanë analizuar nga afër fotografinë që Xhaferi mbante në dorë dhe në këtë mënyrë nxori në shesh gënjeshtrën e regjimit. Më pas, AA ka kontaktuar me gazetarin e Qendrës Mediatike të Halepit (AMC), Arif al Arif, i cili ka shkrepur atë fotografi.

“Në vendin ku shkrepa fotografinë pamë copa predhash të mortajave”

Në deklaratën për gazetarin e AA-së, Arif tha se fotografitë në fjalë i ka bërë në lagjen Xhub Kubbe, vend ky i cili është vend i masakrave të regjimit. Arif vazhdoi: “U trondita kur e pashë fotografinë time në duar të Xhaferit. Unë isha një nga gazetarët që shkuam në zonën e sulmit në Xhub Kubbe. Në vendin ku shkrepa fotografinë pamë copa predhash të mortajave. Regjimi në Xhub Kubbe shënjestroi drejtpërsëdrejti civilët. Shkuam në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet e mbrojtjes civile. Xhaferi dhe regjimi janë ekspertë të gënjeshtrës. Xhaferi flet kështu në mënyrë që regjimit dhe Sirisë t’u mundësojë autoritet për t’i vrarë civilët. A është e logjikshme që opozitarët t’i qëllojnë civilët të cilët ikin nga bombat në lindje të Halepit? A nuk është regjimi ai i cili i ka bërë rrafsh me tokën spitalet? Apo vallë edhe këto i ka bërë opozita?”

“Fotografia i përket sulmit ku regjimi vrau 45 civilë”

Ndërkaq, gazetari i AA-së në Halep, Ibrahim Ebu Leys, po ashtu kishte fotografuar vendin e njëjtë pas sulmit në fjalë. Në lidhje me gënjeshtrën e Xhaferit, Leys tha: “Një kënd të ngjashëm me fotografinë në dorën e Xhaferit e kisha shkrepur edhe unë në vendin e ngjarjes. Fotografia e Arifit i përket sulmit kur regjimi vrau 45 civilë të cilët iknin nga forcat e regjimit. Këndi i kapur në fotografi shfaq rrugën ku forcat e regjimit qëlluan me artileri dhe mortajë civilët të cilët po iknin nga sulmet e regjimit në lagjen Xhub Kubbe për të migruar në zonat e kontrolluara nga opozitarët. Edhe ekipet e mbrojtjes civile kanë mbledhur shumë dëshmi se këtë sulm e ka realizuar regjimi.”

Afërsisht 300 mijë civilë në lindje të Halepit janë të rrethuar tanimë tre muaj. Regjimi i Asadit dhe përkrahësit e tij që nga 15 nëntori i vazhdojnë sulmet me ashpërsinë maksimale nga ajri dhe toka. Në 17 ditët e fundit, si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën më shumë se 750 civilë, ndërsa 2.500 janë plagosur. Sulmet kanë pamundësuar funksionimin e të gjitha spitaleve dhe shkollave në qytet. Mijëra civilë po vazhdojnë të migrojnë në lagjet e kontrolluara nga opozitarët të cilët i shohin si relativisht të sigurta.

Zv/Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështje Humanitare dhe Koordinatori i Gjendjeve Emergjente, Stephen O’Brien, në mbledhjen në fjalë të KS të OKB-së theksoi se lindja e Halepit prej 150 ditësh është e rrethuar nga regjimi. “Përgjërohemi që Halepi të mos shndërrohet në një varrezë gjigante, të mbrohen civilët në emër të njerëzimit dhe të sigurohet qasje në qytetin e rrethuar”, u shpreh O’Brien.

Nikki Haley

Trump zgjedh për ambasadore në OKB vajzën e një imigranti nga India

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka zgjedhur guvernatoren e Karolinës Jugore, Nikki Haley, vajzën e një imigranti nga India, e cila ka pak përvojë ndërkombëtare, që të jetë ambasadore e SHBA-së në OKB, ka njoftuar AP bazuar në shkrimet e mediave amerikane.

Periskopi.com Lajme

Guvernatorja, 44 vjeçare, sipas raportimit të rel, e ka pranuar ofertën, kanë bërë të ditur burime të paemëruara të një gazete lokale në Karolinën Jugore.

Përzgjedhja e Haley, që mishëron tolerancën, mund të ketë për qëllim zbutjen e komenteve të debatueshme të Trumpit për imigrantët dhe pakicat, si dhe akuzave për seksizëm gjatë fushatës zgedhore për zgjedhjet e 8 nëntorit, kur e mundi rivalen demokrate, Hillary Clinton.

Haley, që vitin e klauar nënshkroi ligjin për largimin e flamurit të Konfederatës nga ndërtesa e administratës në Karolinën Jugore, ka kritikuar Trumpin gjatë fushatës së zgjedhjeve paraprake republikane, për mos ngritjen e zërit më fuqishëm kundër supremacistëve të bardhë.

Flamuri i Luftës Civile, një emblemë e Amerikës Jugore, ka qenë i ndërlidhur për një kohe të gjatë me skllavërinë.

Haley mbështeti rivalët e Trumpit në zgjedhjet paraprake para se deklaronte muajin e kaluar se do të votojë për Trumpin përkundër rezervave që kishte për karakterin e tij.

Trump, një republikan, pritet të marrë detyrën në janar të vitit të ardhshëm.

Nigeri

OKB: Rreth 75 mijë fëmijë në Nigeri rrezikojnë të vdesin nga uria

Në muajt në vijim në Nigeri rrezikojnë të vdesin nga uria rreth 75.000 fëmijë, është paralajmërimi i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Periskopi.com Lajme

Koordinatori humanitar i OKB-së për Nigeri, Peter Lundberg, thotë se kriza në këtë vend thellohet më një shpejtësi të madhe, raporton AA

Për situatën katastrofale, ai fajëson organizatën terroriste Boko Haram e cila me aktivitetet e saj ka shkatërruar shtetin afrikano-perëndimor.

Putin

Rusia heq dorë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare

Rusia do të tërhiqet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare sipas një urdhërese të nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin.

Periskopi.com Lajme

Diçka e tillë sipas një deklarate të lëshuar të mërkurën nga Agjencia Informative Ligjore ruse, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.

Presidenti ka udhëzuar Ministrinë e tij të Punëve të Jashtme të njoftojë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, se Rusia nuk ka ndërmend të bëhet një shtet palë e Statutit të Romës së Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

VLora Çitaku

Të mërkurën në OKB raporti për Kosovën

Më 16 nëntor Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton raportin e rregullt për Kosovën.

Periskopi.com Lajme

Kjo është bërë e ditur në agjendën javore të Kombeve të Bashkuara në të cilën saktësohet se në Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës, “Në orët e paradites do të flitet për Lindjen e mesme, dhe pas dite Këshilli do të mbajë takimin për Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.”

Gjatë kësaj seance ambasadorët e Këshillit të Sigurimit në debatet e tyre do të  përqendrohen mbi  zhvillimet e fundit në Kosovës sidomos rreth  ngecjes së procesit të dialogut të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.

Aty do të flitet edhe për demarkacionin, krizën dhe paralizimin e institucioneve kosovare si dhe funksionalizimin e Gjykatës Speciale.

Zahir Tanin do të flas për zhvillimet kryesore si përfaqësues i sekretarit të përgjithshëm, dhe shef i UNMIKut, Serbia do të përfaqësohet nga niveli i lartë, ndërsa Kosovë nga ambasadorja Vlora Çitaku.

Raporti,  mbulon periudhën nga 16 korriku deri në 15 tetor 2016.

Për më shumë ndiqeni kronikën.

Astrit Dehari / ARKIV

Nesër protestë para selisë së OKB-së, kërkohet drejtësi për Astrit Deharin

Lëvizja Vetëvendosje, dega e saj në Zvicër ka organizuar protestë para selisë së OKB-së në Gjenevë.

Periskopi.com Lajme

Në ftesën që po qarkullon në internet bëhet e ditur se aty do të bëhet thirrje për drejtësi.

Manifestimi mbahet në orën 16:00.

“Thirrje për DREJTËSI ! – Para OKB-së.

Ju ftojmë që të bashkoheni në manifestimin tonë, të organizuar me rastin e vrasjës së aktivistit Artit Dehari.

Ju lutemi që ta shpërndani njoftimin për bashkatdhetarët.

TË SHTUNËN – 12 NËNTOR

ORA 16h00

Place des Nations – 1202 Genève

(Pranë selisë së OKB-së)

Vdekja e aktivistit politik Astrit Dehari në burgun e Prizrenit, ka prekur të gjithë shqiptarët me mendje të shëndoshë, gjithandejë nëpër botë.

Familja e Asrit Deharit ka jetuar në Zvicër deri në vitin 99. Pas përfundimit të luftës, kjo familje është kthyer në Kosovë.

Ky fakt ka prekur edhe më shumë bashkatdhetarët tanë në Zvicër.

Ne, bashkativistët e Astritit, organizojmë manifestim para OKB-së për të kërkuar Drejtësi dhe Lirimin e aktivistëve politik nga burgjet e Kosovës.”. / Periskopi

OKB: Hynë në fuqi marrëveshja për klimën

Marrëveshja globale për ndryshimet klimatike prej sot hynë në fuqi, duke bërë presion ndaj afro 200 vendeve për të filluar zbatimin e planeve për luftimin e emetimit të gazrave të dëmshëm.

Periskopi.com Lajme

“Ky është moment për të festuar”, tha shefja e Kombeve të Bashkuara për klimë, Patricia Espinosa, dhe ka shtuar se “është, po ashtu, moment pë të shikuar përpara me synim të qartë dhe gatishmëri të ripërtrirë për detyrën e ardhshme”.

Me Marrëveshjen e Parisit parashihet lirimi i ekonomisë botërore nga karburantet e fosileve në gjysmën e dytë të këtij shekulli, duke e kufizuar rritjen e temperaturës mesatare botërore nën 2 shkallë Celsius.

Rusia ‘përjashtohet’ nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së

Rusia është përjashtuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB, në atë që shihet si një ndëshkim shembullor ndaj vendit, i cili po akuzohet gjithnjë e më tepër për krime lufte pas veprimeve të saj në Siri.

Periskopi.com Lajme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e përbërë nga 193 anëtarë, votoi këtë të premte për të zgjedhur 14 anëtarët e Këshillit 47-kombësh, që është edhe trupa kryesore e OKB-së e ngarkuar me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, transmeton TCh.

Rusia, e cila mori vetëm 112 vota, humbi vendin e saj rajonal për shkak se Hungaria mori 144 vota, ndërsa Kroacia të njëjtin numër sa rusët, duke i lënë këta të fundit jashtë Këshillit.