RTK

Skandalet e stafit të RTK-së – menaxhmenti me veprime të njëanshme (Foto)

Menaxhmenti i RTK-së ka mbajtur një takim të veçantë, të martën, ku u diskutua për shqetësime lidhur me paraqitjet publike, përfshirë rrjetet sociale, të të punësuarve, e sidomos stafit editorial, të cilët dëmtojnë reputacionin dhe paanshmërinë e RTK-së, raporton Periskopi

Periskopi.com Lajme

Mësohet se shkas i këtij takimi të ‘veçantë’ ishin statuset e fundit të redaktorit të RTK-së, Ernest Luma, i cili e quajti vorr kryeministrin Mustafa. Por, ai shkoi edhe më tej. Reagoi edhe kush këshilltarët e Mustafës kërkuan të merren masa ndaj tij.

Por, në takimin e menaxhmentit të RTK-së, thuhet se mosrespektimi i rregulloreve të RTK-së dhe standardeve profesional sanksionohet.

Madje, menaxhmenti rikujton se është përgjegjësi e eprorëve të parë që të ndërmarrin masa konform rregullativës, në rast të çfarëdo shkeljeje të supozuar.

“Kërkohet nga të punësuarit në RTK që t’u përmbahen kontratave të tyre të punës dhe rregulloreve, të cilat gjendjen të publikuara në ueb-faqen e RTK-së”, kanë shkruar menaxhmenti stafit të tyre, duke u bashkangjitur edhe linçe të tjera, raporton Periskopi

Por, ndryshe që tashmë në RTK, ekziston një rast kur është dënuar nga puna, menaxhmenti nuk vepron një lloj edhe me të tjerët.

Përveç Lumës, janë edhe shumë të tjerë që përdorin fjalë ofenduese dhe tepër banale në rrjete sociale.

Periskopi ua sjellë disa nga statuset e Milaim Zekës, që punon në këtë medium, të redaktorit Fisnik Dergutit, e edhe të këshilltarit të drejtorit të RTK-së, Mentor Shalës, ai është Bekim Shehu.

15970807_10211675765071660_1034313041_n

 

 

15941921_10211675876194438_663722068_n

 

15978341_10211675775351917_1371124541_n

 

 

15942206_10211675726750702_1211017373_n

 

 

Për këtë veprim të njëanshëm, dhe mosndëshkim të të tjerëve ka reaguar edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, Fadil Hoxha.

Ai ka shkruar se me këtë gjendje duhet të merret edhe Kuendi i Kosovës, sepse sipas tij, brenda Televizionit Publik po ndodh katrahurë.

Reagimi i Hoxhës:

Punëtorëve të RTK-së

Te punesuarit e RTK dje kane pranuar nje leter nga menaxhmenti i RTK-se dhe kryeredaktoret rreth paraqitjeve publike, perfshire rrrjetet sociale, te stafit te RTK-se. Para nje viti nje leter te ngjashme ne e kishim marre nga drejtori gjeneral i RTK-se, Mentor Shala.

Cka ka ndodhur gjate ketij viti!

Per shkak te postimeve ne fb i vetmi i denuar eshte redaktori Arsim Halili, njeherit nenkryetar i sindikates dhe anetar i bordit te gazetareve, per arsye te nje shkrimi me sarkazem rreth voneses se liberalizimit te vizave. Redaktori Halili pervec denimit me largim per gjashte muaj nga puna eshte degraduar edhe per pese shkalle ne pozite.

Ne anen tjeter, ne thuajse cdo dite jemi deshmitare te postimeve me lloj lloj fyerje e tallje ndaj qytetareve te rendomte, udheheqesve te shtetit dhe institucione te ndryshme. Shohim gazetare e anetare bordi duke moderuar e marre pjese ne fushata zgjedhore te subjekteve politike. Menaxhmenti heshte para tyre!

Ndersa, per denimin e nenkryetarit te sindikates, drejtorit gjeneral, Mentor Shala nuk i ishte pritur mengjesi. Ai ne oren 23:30 permes postimit ne fb e beri publike suspendimin nga puna te redaktorit Halili dhe i kerkoi kryredaktorit Ridvan Berisha nisjen e procedurave diciplinore ndaj tij.

Ridvan Berisha e Xhymret Veliu para se me kerku nga te punesuarit zbatim te rregulloreve e keni per obligim me fol per standardet e dyfishta qe po perdoren ne RTK. Sidomos ti Ridvan nuk duhesh me heshte per arsye se ke qene epror i drejperdrejte i Arsimit dhe pjese e peticionit prej 300 nenshkrimeve per kthimin e tij ne vendin e punes.

Nuk duhet me heshte as Kuvendi i Kosovës por duhet te marre masa ndaj paaftësisë se bordit per ta penguar drejtësinë selektive qe po aplikohet nga menaxhmenti i RTK-se./ Periskopi

Redaktori i RTK-së e quan ‘vorr’ kryeministrin Mustafa

qkuk

Mjekët në QKUK ofendojnë rëndë pacientët, u thonë ….

“Paska shku muti të EDA” dhe “Krejt budallë ish muti”, janë dy mesazhe telefonike mes dy kardiologëve.

Periskopi.com Lajme

“Muti” – terminologji e re e mjekëve për pacientë – në këtë rast është një 78-vjeçar, i cili në vitin 2014 në mesnatë ishte dërguar në QKUK, në gjendje të rëndë shëndetësore e ekonomike, i cili gjatë betejës me zemrën ishte trajtuar si jashtëqitje nga ata që paguhen për të shpëtuar jetë.

Mijëra pacientë – të cilëve mjekët e akuzuar në rastin “Stenta” u referohen si “fakira”, “budallë” e “muta” – prej vitit 2011 kanë kaluar përmes repartit invaziv të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK. Shumë prej këtyre pacientëve këtë vit deponuan dëshmitë në Prokurorinë e Shtetit për trajtimin e tyre çnjerëzor.

Si pasojë, 65 persona u akuzuan për ryshfet, keqpërdorim të detyrës zyrtare e trajtim të pandërgjegjshëm profesional.

Krimi pretendohet se ka nisur nga koka. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, një person i njohur për qëndrimet e tij moralizuese, është pjesë e aktakuzës.

kuvendi

Këto janë ofendimet më të mëdha të politikanëve kosovarë (Video)

Sharjet e fyerjet nga politikanë, liderë e deputetë janë bërë gati se të zakonshme në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Jo rrallë, cak i tyre ishin gratë.

Rasti i fundit, është i ish avokatit të popullit, Sami Kurteshit drejtuar ministres Dhurata Hoxha.

Ndodh edhe kjo, Isa Mustafa ofendon të gjithë e kërkon nga të tjerët të mos e bëjnë

Periskopi.com Video
Islam Lauka

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë e quan Edi Ramën ‘misionari i plehut’

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, e ka cilësuar si “misionar të plehut” kryeministrin shqiptar Edi Rama, për të cilin pati shumë kritika lidhur me vizitën që ai pati në Serbi në fillim të tetorit.

Periskopi.com Lajme

Lauka gjatë një interviste në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, është shprehur se mendon që Rama ka gabuar me vizitën në Beograd, dhe ka thënë se ai nuk mund t’i përfaqësojë të gjithë shqiptarët.

“Edi Rama, “misionari i plehut” i cili e bëri pleh punën e marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri, nga Beogradi. Edi Rama gjatë vizitë së tij të parë në Kosovë, nuk e  ka përmendur fare emrin e Ibrahim Rugovës, me çka dëshmoi se nuk e njeh mirë Kosovën”, tha ai.

“Njeriu që dikur ka përfaqësuar zyrën diplomatike të Tiranës në Prishtinë, po konsideron se tendenca për t’i pajtuar shqiptarët e serbët që u shpreh gjatë Forumit të Sigurisë në Beograd ku Rama mori pjesë, ishte e gabuar sepse pa Kosovën, nuk mund të ketë pajtim me Serbinë”, thotë ai.

“Para se të shkohej në Beograd, duhej menduar mirë. Forumi ku mori pjesë Rama, ishte forum sigurie dhe tema ishte pajtimi i shqiptarëve me serbët. Rama s’mund t’i prezantonte të gjithë shqiptarët në Serbi. Ai nuk e kishte një prokurë nga shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë e as të Malit të Zi. Rama do duhej t’iu thoshte organizatorëve se nëse duan që t’i pajtojnë shqiptarët me serbët, do duhej ftuar në diskutim së pari Kosova. Në rast se nuk pajtohet Serbia me Kosovën, për çfarë pajtimi do të flisnim?”, ka thënë Lauka për Orën e Fundit.

Sipas tij, debati “kosovar VS shqiptar” që shpërtheu pas vizitës së Ramës në Beograd, nuk ka vend në mes shoqërive të të dyja vendeve.

“Debati mbi çështjen Kosovë –Shqipëri është i panevojshëm dhe i dëmshëm. Kemi shumë sfida dhe gjëra të tjera me të cilat duhet të merremi pa humbur kohë në një debat artificial dhe shterpë. Për mua ka kosovarë po që janë shqiptarë, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë vijnë nga krahina të ndryshme. Kosova ka qenë krahinë e Shqipërisë, por tani është shtet dhe ka identitetin e vet të spikatur shtetëror”, thotë Lauka

Mirëpo në anën tjetër, sipas tij, nuk ka kuptim që kosovarët të cilësohen sikur popull me një tjetër kombësi.

“Mirëpo të thuhet se kosovarët janë tjetër komb, është diçka absurde”, ka thënë ai.

Lauka ndër të tjerash, ka thënë se kryeministri shqiptar para se të dalë e t’i rregullojë punët e Kosovës ka mjaft të tilla për të kryer në Shqipëri dhe po ashtu, ka deklaruar se Rama po bie pre e komplimenteve të kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.