bbr

Tashmë edhe shqiptarët me BBR

Jemi mësuar me emrat e grupeve të lojtarëve më të mirë në botë si BBC (Bale – Benzema – Cristiano Ronaldo), apo edhe MSN (Mesi – Suarez – Neymar).

Periskopi.com Sporti

Këto janë treshet e lojtarëve më të mirë në botë për momentin, por tashmë edhe shqiptarë do të kenë treshen e tyre me një emër të ngjashëm.

Bëhet fjalë për trinomin Balaj – Berisha – Roshi, që tashmë do të formojnë BBR te Terek Grozni, transmeton Sportal.al.

Të tre lojtarët shqiptarë janë përshtatur mjaft mirë në futbollin rus dhe tashmë skuadra e tyre e re ka vendosur t’i personifikojë me këtë emër.

Ndoshta edhe kjo treshe mund të ketë një sukses të madh në Rusi, ashtu si këto dy treshet e tjera në kampionatet e tyre.

kombetarja-8-620x330

Dy futbollistët e Kombëtares ishin afër PSG-së

Bekim Balaj dhe Odise Roshi ishin afër transferimit te Paris Saint-Germain Bekim Balaj, në një intervistë të dhënë për Izvestia.ru, ka folur për kalimin në Rusi te Terek Grozny, duke konfirmuar se është ambientuar shumë shpejt me skuadrën, ndërsa ka treguar edhe një moment shumë të veçanta nga fillimet e karrierës si futbollist.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për testimin që zhvilloi te PSG, ku mundi të nënshkruante po të mos ishin bërë pengesë drejtuesit e Vllaznisë, me të cilët kishte kontratë.

“Isha vetëm 16 apo 17 vjeç, dhe ne, bashkë me shokun tim të skuadrës te Terek, Roshin, shkuam te francezët e PSG për testime. Mendoj se gjithçka shkoi mirë, por në fund nuk arrita të siguroja një kontratë”, ka deklaruar Balaj

“Presidenti i klubit tim shqiptar të asaj periudhe nuk arriti akordin me gjigandët francezë. Ajo ishte hera e parë kur u largova nga Shqipëria për të mësuar se si veprojnë klubet në vende të tjera. Ishte një eksperiencë e shkëlqyer”, ka theksuar ai.

Bekim Balaj është kthyer në një nga emrat më të njohur në kampionatin rus të futbollit. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare po shkëlqen me fanellën e Terek Grozni, me të cilën ka shënuar 8 gola në 12 ndeshje, duke kryesuar renditjen e golashënuesve në Rusi dhe duke mbajtur ekipin në zonën e Kupave të Europës.