Ganimete Musliu ne ode

Flet Ganimete Musliu: Jam rritur në oda, në Drenicë janë përdorur si kinema

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tregon se është rritur në oda.

Periskopi.com Lajme

Thotë se nuk flet si studiuese por nga ajo që ka përjetuar.

Musliu në Klan Kosova tregoi se në familjen ku është rritur asnjëherë nuk ka qenë ndaluar që gratë të hyjnë në oda, të flasin e jo vetëm të shërbejnë.

“Në oda ka pasur rregulla, është ditë çka flitet. Në fshatra nuk ka pasur amfiteatre, apo të ngjashme. Unë i quaj tempuj odat e Drenicës, veçanërisht të Drenicës. Përveç takimeve të rëndësishme që janë mbajtur, të dielave e kemi përdoru si kinema, jemi mbledhur krejt fëmijët dhe kemi shiku filma”, tha Musliu./ Periskopi

 

11389799

Odat e Drenasit hapin dyert për fushatë parazgjedhore (VIDEO)

Fushata parazgjedhore për të parin e Drenasit ka nisur e ajo kryesisht po bëhet vetëm nëpër oda.

Periskopi.com Lajme

E një gjë të tillë po e praktikojnë të gjitha partitë, përfshirë edhe kandidati i pavarur.

Por pse po bëjnë diçka të tillë, kandidatët kanë edhe aryset e tyre.

 

 

Dafina Demaku

Edhe diçka për fushatën nëpër odat drenicase

Nuk mund të të mos bie në sy një kabinet i tërë ministrash që kanë zbarkuar në Drenas, të cilët në Prishtinë të lënë përshtypjen që nuk kanë ndonjë njohuri si dathet këpuca, e në odat drenicase po na qëndrojnë këmbëkryq.

Dafina Demaku Opinione

Debatin që ka hapur Vullnet Krasniqi në shkrimin me titull “Këmbëkryq në odën e marrëzisë”, e kanë vazhduar Milaim Zeka dhe Ganimete Musliu. I njoh personalisht që të tre. Mili s’do duhej ta shndërronte këtë shkrim në sulm kundër kolegëve të tij, Ganja s’do duhej të tingëllonte mosduruese ndaj kritikave dhe kritikat e Vullnetit janë me vend.

Odat nuk i fyen askush si objekte se do të ishte absurde. Është njësoj si ta fyesh objektin e ahurit si të odës. Ato marohen prej të njëjtit material por të destinuara për qëllime të ndryshme. Kështu që nuk ka problem askush me ‘objektin odë’. Problemi qëndron te trajtimi që i bëhet Drenicës përmes odave. Të marrëzisë, sic do të thoshte Vullneti. Pse duhet të njëjtit njerëz ta identifikojnë Drenicën me oda, e të njëjtit ta identifikojnë ‘PDK-në e Drenicës’ në Prishtinë me zyre e salla moderne. Nëse bash i kryen punë ‘oda’ si objekt për të qenë më i suksesshëm, pse Enver Hoxhaj nuk e shndërron objektin e Ministrisë së Jashtme për shembull në një pamje ode?

Problemi ka të bëjë me trajtimin e ‘mentalitetit drenicas’ i cili, me sa kam kuptuar te Vullneti dhe nëse nuk gaboj, kështu mendoj edhe unë, oda është një identifikim me Drenicën (Shota, Xheva, Zahidja…nana ime Zymrija, apo?!). Nëse nuk e përdorë këtë objekt në fushatë, fushata jote do të dështojë. Po të kishte zgjedhje në Prishtinë ose Gjilan, pra do të shihnim një fushatë nëpër restorante, hotileri…Por jo. Këta, që kanë zbarkuar në Drenicë, janë dyfytrësh të mentalitetit. Pra, fyejnë mentalitetin. Këta, po i thonë Drenicës se ju jeni për oda ndërkaq po sa ta kalojmë kryqin e Komoranit, ne i ndërrojmë qorapet me të cilat kemi shkelur në odat tuaja.

Dhe po. Ashtu sic thotë Vullneti. Ganja, nuk duhet të ndihet keq nëse dikush ia bën pyetjen se ku janë gratë e atyre burrave që janë nëpër oda, derisa po kuvendojnë se si do të zhvillojnë Drenasin (e shkretë…). Ku janë ato gra? Duke pjekur kingjat në helli për kuvendarët në oda? Duke i ‘vënë fëmijët në gjumë’ derisa në odat e burrave të tyre po vendoset e ardhmja e tyre?

Pavarësisht a ke vendosur të zhvillosh fushatë në odë apo në restoran, këtyre pyetjeve s’do të duhej t’u ikje dhe të mos i duroje.

Gjeneratat e reja nuk mund t’i duan odat. Milaimi, Ganja…edhe gjithë familja ime, mund të kenë kujtime të mira nga odat, për një kohë, por neve nuk mund të na imponohet dashuria ndaj këtij objekti ku femra ka pasur rolin: ‘ta shtrojë bukën”, ‘ta sjellë legenin për burrat’, etj.

Tash, mos më flisni për një Shotë, një Xhevë, një Zahide dhe ta zëmë sikur nëna ime të ishte një heroinë si ato, një Zymrie.

Fatin e Shotës, Xhevës, Zahides…nuk e kanë pasur shumë femra në Drenicë.

Ndoshta, duhet të kërkojmë edhe shumë heroina. Ndoshta, ato mund t’i gjejmë edhe jashtë odave…

Ndoshta janë ato gratë që pjekin kingja në helli. Ato që i kanë dërguar fëmijët të flenë derisa në odë po bëhet fushata.

A mund ta imagjinoni se mund ta kenë një rrëfim për jetën edhe ato? Ndoshta ka pak heroizëm edhe në jetën e tyre…Pse s’po e kërkojmë?