bedri-nika

Gratë e LDK’së këmbëkryq në odat e Drenicës (Foto)

Fushata që ka nisur para disa dite në Drenas është bërë temë diskutimi, e gjitha kjo pasi partitë ishin vërshuar odave nëpër fshatrat e kësaj komune.

Periskopi.com Lajme

Kemi parë se si PDK’ja po mbante fushatë nëpër odat e Drenasit me burrat, ndërsa me gratë nëpër dhomat e ndenjës apo sallonet.

Por ndryshe po vepron LDK’ja, e cila duket se nuk i ndanë “burrat nga gratë” as kur fushata është nëpër oda, shkruan “Magazina.al”

Në një fotografi të publikuar nga kandidati i LDK’së Bedri Nika, shihet se si deputetja nga kjo parti Dorentina Maloku është e ulur këmbëkryq bashkë me  zëvendësministren e zhvillimit ekonomik Besa Zogaj.

Ramiz Lladrovci / ARKIV

Banorët e Abrisë “kryqëzojnë” Lladrovcin dhe Demakun (Video)

Në vazhdën e fushatës elektorale në Drenas, odat tashmë janë bërë vend i preferuar për të bërë fushatë.

Periskopi.com Lajme

Kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe ish-kryetari Nexhat Demaku kanë shkuar në një ambient familjarë, që nuk duket si odë klasike e burrave, për të shpaluar premtimet e tyre, por nuk u pritën mirë.

Banorët e zonës kanë folur me tone të larta në drejtim të drejtuesve të PDK-së duke i akuzuar se nuk kanë bërë asgjë.

Në xhirimin e mëposhtëm, të publikuar nga MalishevaPress, shihet se si banorët flasin dhe nuk i japin fare kohë drejtuesve të PDK-së të thonë fjalën e tyre.

 

fushata

PDK në Drenas i ndan burrat në oda e gratë në sallone (Foto)

Edhe pse ende zyrtarisht, fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme duket se ka filluar në Drenas dhe partitë kanë dalë në terren.

Periskopi.com Lajme

Fushata kryesishtë është fokusuar në lagje të ndryshme nëpër fshatra të Drenasit, ndërsa për burrat po dalin “odat” të preferuarat për fushatë, kurse gratë po zgjedhin dhomat e ndenjës apo ndryshe siç njihen në përditshmëri “Sallone”, shkruan “Magazina.al”

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu, po del të jetë mjaftë aktive, duke bërë fushatë për partinë e saj në “sallonet” me gratë e Drenasit, ajo shpesh këto foto po i publikon edhe në rrjetet sociale, ku duket se ka pas vete një numër të madh të grave drenicase.

15179011_1286939538044091_8675397331284169314_n 15134641_1286939624710749_5384747352233267092_n 15095719_10209766754919619_4839304743466205522_n