Trump

NYT: Trump ka përdorur metoda të dyshimta për shmangien e taksave

​Kandidati republikan, Donald Trump ka përdorur metoda të dyshimta gjatë viteve ’90 për të shmangur deklarimin e qindra miliona dollarëve të ardhura të tatueshme dhe pakësuar derdhjet tek tatimet, njoftoi sot gazeta amerikane “New York Times”.

Periskopi.com Lajme

“Këto manovra tatimore, aktualisht të jashtëligjshme e kanë lejuar shmangien në masë të madhe për të paguar dhjetëra miliona dollarë të taksave federale mbi të ardhurat”, bëri të ditur e përditshmja amerikane.

Miliarderi disa herë radhazi është vënë në vështirësi gjatë fushatës se nuk kishte paguar taksat federale dhe për refuzimin për të publikuar të ardhurat, në kundërshtim me një tradite të respektuar nga të gjithë kandidatët e partive të mëdha në zgjedhjet presidenciale.

Sipas “New York Times” skema e kontestuar e shmangies nga organet tatimore është regjistruar në vitet 90, në një periudhë kur Donald Trump u angazhua në ndërtimin e kazinove duke marrë hua shuma të konsiderueshme nga investitorët.

Në mënyrë krejt të papritur, shumë prej këtyre bizneseve përjetuan vështirësi të mëdha financiare duke deklaruar falimentimin.

Në fillim të muajit tetor, “New York Times” kishte publikuar se Trump kishte deklaruar rreth një miliard dollarë humbje në 1995, duke i mundësuar në këtë mënyrë shmangien nga tatimi mbi të ardhurat për gati 20 vite.