Flet mësuesja që turpëroi nxënësit në Facebook (Foto)

Flet mësuesja e Shkollës “Emin Duraku”: E krijuam grupin në Facebook për t’i informuar prindërit

Periskopi.com Lajme

 

Pas raportimit të mediave dhe reagimit të një sërë institucionesh rreth veprimit të mësueses së shkollës “Emin Duraku”, e cila kishte postuar në Facebook një fotografi të nxënësve që nuk e kishin kryer një detyrë, ka reaguar edhe vet protagonistja e kësaj ngjarjeje, mësuesja Lindita Ilazi – Fazliu.

Ajo ka thënë për “RTV Dukagjini”, se hapja e faqes në rrjetin social Facebook, ka pasur për qëllim informimin e prindërve për punën që po e bëjnë fëmijët e tyre gjatë procesit mësimor.

Ilazi – Fazliu ka thënë se “i kam postuar disa fëmijë që nuk e kanë mësuar vjershën që ta shohin edhe prindërit e tyre”.

“Por më pastaj kush e ka shpërndarë foton në Facebook, nuk e di. Kam mbetur e befasuar kur e kam parë veten”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, mësuesja Lindita Ilazi – Fazliu nga shkolla fillore “Emin Duraku” në Prishtinë ka zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për t’i ‘gjykuar’ nxënësit e saj, të cilët sipas mësueses, nuk kanë kryer një obligim që ajo ua ka dhënë.

lindita-650x358-640x352

Shpend Ahmeti tregon për masat e ndërmarra ndaj mësueses që postoi fotografitë e nxënësve në Facebook

Kryetari Shpend Ahmeti ka shkruar në Facebook në lidhje me lajmin e publikuar së fundmi, ku një mësuese nga shkolla fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, ka postuar në Facebook fotografitë e fëmijëve të cilët nuk e kishin mësuar vjershën.

Periskopi.com Lajme

 

“Për rastin e mësimdhënëses të publikuar në media mbrëmë

Mësimdhënësja ka postuar foto në grup të mbyllur në facebook ku janë dakorduar me prindërit për komunikim. Kryetarja e prindërve ka thënë se kjo ka qenë marrëveshja me prindër.

Megjithatë për opinion po ju tregojmë për masat e ndërmarra

Kemi dërguar letër zyrtare në mëngjes tek inspektorët e Ministrisë së Arsimit sepse është nën përgjegjësinë e tyre ky inspektim

Kemi dërguar ekipin e drejtorisë së Arsimit për vizitë speciale dhe për ta përgatitur raportin deri në fund të ditës

Drejtori i Shkollës do të përgatis raport:

Në bazë të këtyre DKA me drejtoreshën Arbërie Nagavci do të merr vendimin meritor”.

Ahmeti më pas gjatë statusit ka shkruar që kjo është punë e inspektoratit të arsimit dhe ka postuar nenin ligjor që tregon që është në kompetencë të Inspektoratit të Arsimit.

“P.S. Udhëzimi administrativ

Ligji Nr.2004/37

PËR INSPEKSIONIN E ARSIMIT NË KOSOVË

Detyrat e Inspeksionit të Arsimit

Neni 4

4.2. Inspektimet e rregullta informative dhe kontrolluese kryhen në mbështetje të planit

vjetor të Inspeksionit të Arsimit, kurse ato emergjente e speciale në bazë të kërkesave të

organeve dhe palëve të interesuara.

Mbrojtjen shëndetësore të fëmijëve, të nxënësve, të studentëve, të mësimdhënësve

dhe të punëtorëve të tjerë të institucionit arsimor;

Masat disiplinore të shqiptuara ndaj nxënësve, studentëve, mësimdhënësve dhe

punëtorëve të tjerë të institucionit;

5.3. Inspektorët e arsimit urdhërojnë edhe:

Inicimin e procedurës disiplinore ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë, të cilët nuk i kryejnë punët dhe detyrat e përcaktuara me rregulla të institucionit dhe

me ligj;

UDHËZIM ADMINISTRATIV

Ndalimi, ndërprerja e punës dhe inicimi i procedurës disiplinore ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë në institucionet edukativo-arsimore, aftësuese dhe shkencore

Neni 2

Ndalimi, ndërprerja dhe inicimi i procedurës disiplinore

Inspektori i arsimit, ndalon, ndërpren punën e mësimdhënësve dhe punëtorëve në institucionet edukativo- arsimore, shkencore dhe aftësuese si dhe e fillon procedurën e shqyrtimit të masës

disiplinore ndaj tyre, nëse konstaton se:

  1. e) përdor dhunën fizike ndaj fëmijëve, nxënësve, studentëve dhe kolegëve ;
  2. nj) në mënyrë të paautorizuar jep të dhënat e besueshme si:

të dhënat personale të fëmijëve, nxënësve dhe studentëve, familjes dhe kolegëve;

informatat shëndetësore dhe mjekësore;

problemet familjare;”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Bie përdorimi i duhanit në mesin e nxënësve në Kosovë

Konsumimi i duhanit në mesin e të rinjve të moshës 13-15 vjeçare ka rënë nga 6.7 % sa ishte në mesin e të rinjve të moshës 13-15 vjeçe më 2004, në 4.4 %, në 2016, derisa duhan-pirja pasive prej 84 % sa ishte në mesin e kësaj kategorie në ambiente të mbyllura më 2004, ka rënë në 43.8 % më 2016.

Periskopi.com Lajme

Ndërkohë, 94.3 % e nxënësve të kësaj grupmoshe favorizojnë ndalimin e duhanit në hapësira të mbyllura publike.

Kështu u bë e ditur sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ku u bë prezantimi i rezultateve të Hulumtimit Gjithpërfshirës lidhur me duhanpirjen në mesin e të rinjve (GYTS II), i kryer nga IKSHP, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Qendrës për Kontroll të Sëmundjeve (SDC) me seli në Atlanta të SHBA-së.

GYTS është një standard global për monitorimin sistematik për përdorimin e duhanit tek të rinjtë dhe për të përcjellë treguesit kryesor të kontrollit të duhanit.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se me gjithë rezultatet pozitive, shifra prej 8.8 % e nxënësve që kanë përdorur produkte të duhanit në kohën e anketimit, tregon për një dimension dhe hapësirë ku duhet të intervenohet, sepse, Ligji për Kontrollin e Duhanit, synon para së gjithash që të mbrojë të gjitha gjeneratat, por në veçanti gjeneratat e reja, nga pasojat shkatërruese të duhan-pirjes.

“Për këtë qëllim, javën që shkoi, diskutimet për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe uljen e prevalencës së duhanpirjes i kemi ngritur në nivelin më të lartë të Qeverisë së vendit, duke kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejt nga të gjitha autoritetet zbatuese, qendrore dhe lokale, që të përmbushin obligimet për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Dhe, me që për fokus hulumtimi dhe diskutimi i sotëm ka të rinjtë, Ministria e Shëndetësisë bashkë me ministritë e tjera, sektorin jo-qveritar dhe Zyrën e OBSH-së në Kosovë, ka krijuar Kornizën e Programit Kosovar për Kontrollin e Duhanit, me qëllim që problemin e duhanpirjes ta adresojmë edhe prej dimesnionit të ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe edukimit shëndetësor, si një nga hallkat e rëndësishme në uljen e prevalencës, krahas aktiviteteve të tjera inspektuese, monitoruese dhe masave ndëshkuese që i parasheh ligji. Ky program, do të jetë gati në pjesën e parë të vitit 2017”, tha Rrahmani.

Drejtori ekzekutiv i IKSHP-së, Naser Ramadani, tha se duhani është një faktor i riskut të lartë sidomos për shkaktimin e sëmundjeve të kancerit të mushkërive, sëmundjeve të tjera të traktit respirator dhe sistemit kardiovaskular. Për këtë qëllim, GYTS II, theksoi ai, është një instrument i mirë për të bërë matjen e prevalencës së duhan-pirjes në mesin e të rinjve dhe për të ndërmarrë masa për fuqizimin e kontrollit të duhanit.

Shefi i OBSH-së në Kosovë, dr. Skënder Syla, duke nënvizuar rezultatet e hulumtimit që në shumicën e të gjeturave janë inkurajuese, tha se Ligji për Kontrollin e Duhanit në Kosovë duhet të zbatohet pa asnjë alternativë, si mjeti më i mirë për uljen e prevalencës së duhan-pirjes.

“E kemi thënë në fillim kur ligji ka hyrë në fuqi që ky nuk do të jetë një sprint, por një maratonë, ndërsa ne jemi në kilometrin e katërt të saj…”, tha ai.

Rezultatet e GYTS II, që është realizuar me 5031 nxënës të klasave 7, 8 dhe 9, i kryer në shkallë vendi, i ka prezantuar profesoresha Merita Berisha (IKSHP), duke shpalosur faktet rreth përdorimit të duhanit, sistemet e shpërndarjes nikotinë elektronike, duhan-pirjes pasive, qasjes dhe disponueshmërisë, mediave dhe duhanit dhe njohurive të përgjithshme dhe qëndrimeve rreth duhanit.

Rezultatet e GYTS II janë krahasuar me ato të GYTS I, që në Kosovë është realizuar për herë të parë në vitin 2004.

Në diskutimet e zhvilluara u theksua se përgjysmimi i nivelit të ekspozimit në duhan-pirje pasive dhe rritja e shkallës së njohurive rreth duhan-pirjes, ku 94. 3%të nxënësve favorizojnë ndalimin e duhanit brenda vendeve të mbyllura publike, janë rezultate inkurajuese që duhet të përcillen me masa fuqizuese, në mënyrë që duhan-pirja të bie edhe më tej në Kosovë, që është edhe një nga synimet e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Donte ta shiste nxënësen, arrestohet mësuesja

Një 52-vjeçare me profesion mësuese është arrestuar nga autoritetet ukrainase nën akuzën e trafikut të qenieve njerëzore.

Periskopi.com Lajme

Galina Kovalenko, e cila ka humbur vajzën e saj në një aksident automobilistik, akuzohet se po planifikonte të shiste nxënësen 13-vjeçare një organizate të mundshme kriminale në trafikun e organeve të qenieve njerëzore.

Nga hetimet e autoriteteve ukrainase rezulton se ajo do e shiste 13-vjeçaren, e cila vinte nga një familje e varfër, për shumën e 8.050 paundëve.   Shumë të cilën pretendohet se ajo do të paguante borxhet e saja.  Bashkëshorti i 52-vjeçares, një ish-polic, ka dalë në mbrojtje të saj duke akuzuar ish-kolegët se kanë organizuar këtë komplot ndaj gruas së tij.

52-vjeçarja, e cila është edhe gjyshe, nëse shpallet fajtore ndaj akuzave të ngritura rrezikon një dënim deri me 15 vite burg.  Zyrtari i Prokurorisë në qytetin Kharkiv të Ukrainës, Vita Dubovik, deklaroi se: “Galinas nuk i interesonte shumë se çfarë do i ndodhte flëmijës. Asaj nuk i interesonte nëse ajo do të adoptohej, do kthehej në skllave, apo do t’i hiqeshin organet”.

Nxënësit në Suharekë, presin e palojnë drutë e shkollës

Janë gjithsej 120 metra dru. Me to do ngrohen nxënësit e stafi i shkollës teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë.

Periskopi.com Lajme

 

or, kësaj pune u desh që t’ia bëjnë hyzmetin vetë nxënësit.

Sipas një video amatore, gjatë orës se Edukatës Fizike ata u morën me prerjen dhe palimin e druve, ani pse përmasat e tyre duken të mos jenë fort të vogla.

Megjithatë, sipas drejtorit rreth 30 nxënës e kërkuan vetë një gjë të tillë.

Drejtori Sopa mohon ta ketë obliguar dikë për këtë punë, ndërkaq pranimin e ndihmës së nxënësve e arsyeton me moshën që ata kanë.

Ai thotë që kjo u bë në bashkëpunim me punëtorët teknik, por në video nuk shihet ndonjë i tillë.

Për këtë punë u angazhuan vetëm nxënësit më trupmëdhenj, prandaj Sopa vlerëson se me këtë nuk u shkelen të drejtat e askujt e as nuk u përdorën fëmijët.

Të të njëjtit mendim janë edhe në komunën e Suharekës, ku vetëm pohuan fjalët e drejtorit.

Meqë punën me drutë e kryen nxënësit e paradites, atyre të pasdites u ngeli të luajnë gjatë orës së Edukatës Fizike.

Kjo nuk është hera e pare që televizioni ka raportuar për angazhim të fëmijëve në punët që u takojnë punëtorëve teknik. Një rast i ngjashëm, veçse me filloristët, kishte ndodhur tek shkolla Abdyl Frashëri në Prizren.

Nxënësit kërkojnë drejtësi për Astritin (Foto/Video)

Periskopi.com Lajme

Nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës, kanë protestuar sot dhe kanë kërkuar drejtësi për aktivistin e VV-së, i cili vdiq 12 ditë më parë në burgun e Prizrenit.

Ata, duke mbajtur parulla në duar, kanë brohoritur “Drejtësi për Astritin”, “Unë jam Astrit” e “Pa drejtësi nuk ka qetësi”.

Kjo protestë është përkrahur nga Këshilli i nxënësve të Prishtinës, NISMA IME (organizatë joqeveritare) dhe rrOku (organizatë joqeveritare). /Periskopi/

15153033_10154667121463698_755665596_o 15139227_10209585157760833_2098644089_n 15139753_10209585158560853_822056748_n 15129794_10209585158800859_540610644_n

15126191_10209585159080866_1746457946_o

Helmohen nxënësit në shkollë, policia jep detaje nga ngjarja

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për ngjarjen që ndodhi sot në shkollën 9 vjeçare në Kamëz “Jashar Hoxha’ ku mbetën të helmuar 4 nxënës.

Periskopi.com Uncategorized

Sipas njoftimit zyrtar ka qenë drejtoresha e shkollës ajo që ka telefonuar në numrin e emergjencave 112, duke thënë se 4 fëmijë në shkollë kanë pasur probleme shëndetësore. Menjëherë në shkollë është dërguar grupi hetimor, ku Drejtoresha e kësaj shkolle ka pretenduar se mos ka patur lëndë narkotike një nga nxënësit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë kontrolluar të gjithë shkollën, nga ku ka rezultuar se në shkollë nuk është konstatuar asnjë lëndë e dyshuar narkotike.

Nga kontrolli i imtësishëm dhe aroma e ndierë nga shërbimet dyshohet se aroma ka qënë kimikat (në formë të gaztë) që përdoret për pastrim.

Nxënësit të cilët kanë shfaqur probleme me shëndetin, kanë marrë mjekimin e nevojshëm në Spital. Sipas deklaratave të tyre aroma ka qenë shumë e fortë, shkruan Lapsi.al.

Nga deklarimi i mjekut të Spitalit, figuron se këto shqetësime nuk kanë ardhur si pasojë e aromës së ndonjë lëndë narkotike por nga aroma e ndonjë kimikati të fortë. Shërbimet e policisë po punojnë për evidentimin e llojit të kimikatit të futur në shkollë.